Close
Faqja 38 prej 88 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 874
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    BE-ja nuk konfirmon se marrëveshja për kufirin është IBM

    Publikuar: 13.12.2012 - 08:45

    Prishtinë, 12 dhjetor – Bashkimi Evropian nuk konfirmon se aranzhimi i pajtuar mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, është menaxhim i integruar i kufirit (IBM). Prezencat e BE-së në Kosovë nuk kanë pranuar të japin detaje për aranzhimet që më 10 dhjetor kanë filluar të aplikohen nga autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë në Jarinjë e Merdar dhe që nga të dyja qeveritë u proklamuan si fillimi i zbatimit të konceptit për menaxhim të integruar të kufirit. Sipas tyre, EULEX-i po zbaton atë për çka janë marrë vesh palët.

    Bashkimi Evropian nëpërmjet baroneshës Catherine Ashton dhe zyrës së vet në Kosovë nuk ngurrojnë që aranzhimit që ka ndodhur në Jarinjë e Merdar t`i referohen si IBM, mirëpo kur janë pyetur për mungesën e zbatimit të kritereve bazë të këtij koncepti, nuk kanë dashur që të komentonin.

    Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”.

  2. #372
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kurti : Pazarxhinjtë po e udhëheqin Kosovën

    Gjilan, 15 dhjetor- Në një tribunë të mbajtur me qytetarët e Gjilanit nga lëvizja „Vetvendosje“ me temë „Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik”, kreu i saj Albin Kurti, ka thënë se ajo që po ndodh aktualisht me negociatat me Serbinë ëshë një lloj pazari të cilin politikanët tanë po e zhvillojnë për të përmbushur interesat e shtetit armik të Kosovës, Serbisë. “Ne këtu jemi të flasim për negociata që po e vëjnë në pazar Kosovën, sepse kemi pazarxhinj që e udhëheqin Kosovën, e të cilët edhe do ta shesin të tërën deri në fund të udhëheqjes”, ka thënë ai, duke shpjeguar se si negociatat që po zhvillohen e kanë për temë Kosovën, derisa po bëhen për interes të Serbisë. Kurti shtoi se me dialogun teknik, fillimisht të udhëhequr nga Edita Tahiri, Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat, ndërkaq me dialogun politik që po e udhëheq Thaçi, ajo do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “Përderisa është hera e parë që Serbia varet nga Kosova për anëtarësim në BE, qeveria jonë në vend se ta kushtëzojë Serbinë, ajo po i vihet në shërbim interesave të saj, duke ja plotësuar kështu kriteret për integrim euroatlantik”, ka thënë Kurti.

    Duke folur për veriun e Kosovës ai tha se Lëvizja “Vetvendosje“ beson se mund të integrohet veriu dhe të bashkohet Mitrovica, por për këtë duhet vullnet dhe program, që këta qeveritarë nuk e kanë. Ndërkaq para të pranishmëve në këtë tribunë Kurti prezantoi 13 pikat për integrimin e veriut, pika këto që janë prezantuar për herë ta parë në vitin 2008. “Janë dy momente të cilat e sjellin Kosovën nga pozicioni defensivë në ofensivë, njëra është ndalja e bisedimeve dhe tjetra është bllokimi i produkteve të Serbisë. Nëse i aplikojmë këto dyja mund ta zbatojmë edhe planin 13 pikësh për integrimin e veriut”, është shprehur Kurti, i cili tha se zbatimi i këtyre pikave është e vetmja artelnativ e cila do ta shpëtonte nga ndarja këtë pjesë të vendit.
    http://www.koha.net/?page=1,13,127565

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Serbia kërkon ndryshim të IBM-së

    Nuk ka kaluar as një javë prej se ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq udhëheqësit e Beogradit kanë kërkuar nga Brukseli që të ketë ndryshim të marrëveshjes, në mënyrë që serbët të mos paguajnë doganë Kosovës për mallrat e tyre.

    Kryeministri serb, Ivica Daçiq, i cili vetë ka marrë pjesë në marrëveshje, ka vizituar një ditë më parë baroneshën Catherine Ashton, nga e cila ka kërkuar që prej datës 10 janar vitit ardhshëm, serbët të mos paguajnë më doganë për mallrat që hyjnë në Kosovë.

    Kërkesa e tij ka ardhur pasi që biznesmenët serbë kryesisht të veriut kanë paralajmëruar masa radikale kundër doganave.

    Nuk dihet saktësisht përgjigjja që Daçiq ka marrë nga Ashton, meqë nuk është bërë publike. “Zëri” ka bërë përpjekje të marrë përgjigje nga zyra e Ashton, por nuk ka arritur.

    Por të njëjtën ditë, Beogradit i është bërë me dije nga EULEX-i, se dogana duhet paguar.“Duhet të paguani doganën, e sa i përket pagesës për atë vendosin udhëheqësit e bisedimeve nga Prishtina dhe Beogradi”, kështu citohet në mediet serbe, t’i ketë thënë të premten serbëve të veriut, shefi i Doganës në EULEX, Gafi Men.

    Gazeta ka kuptuar se shumë kamionë që vijnë nga Serbia për në Kosovë, po kthehen prapa pasi që nuk po mund të kalojnë pa pagesë, siç kanë bërë deri para 10 dhjetorit.

    Janë me dhjetëra kamionë që janë kthyer vetëm tre ditë e fundit. Biznesmenët serbë nuk duan të paguajnë doganën e Kosovës, sepse nuk e njohin atë. Pastaj mallrat janë për banorët serbë të veriut dhe nuk kanë pse të paguajnë Prishtinën për këtë”, tha në kushte anonimiteti një politikan serb në veri.

    Sipas tij, të premten disa prej biznesmenëve serbë të veriut janë takuar me zyrtarë nga EULEX-i, dhe po ashtu kanë dërguar kërkesë kryeministrit Daçiq që të bëjë një zgjidhje.

    Nga ana tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, as që duan të komentojnë kërkesën e Daqiçit për heqjen e pagesës së doganës.

    Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, tha shkurt për “Zëri”, se doganat duhet paguar. “Kodi Doganor duhet të respektohet në çdo pikë kufitare të Kosovës në mënyrë të njëjtë”, tha ai.Sa i përket kthimit të kamionëve me mallra serbe, zyrtarë nga dogana të paktën zyrtarisht thonë se nuk kanë informacione të tilla.

    Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, çdo gjë po shkon në mënyrë të rregullt.“Ne nuk kemi vërejtur telashe. Mallrat po hyjnë, më shumë ka konsumime ditore, ushqime, pra import të mallrave komerciale”, tha shkurt Stavileci për gazetën.

    Ndryshe, analistë politikë në Kosovë mendojnë se tani është momenti për të parë se sa seriozisht e marrin marrëveshjen palët, përfshirë edhe Brukselin.

    Analisti, Adrian Arifaj, tha për “Zëri”, se marrëveshjet janë të panegociuara, dhe se ato nuk mund të ndryshohen më pas.Rreth 120 afaristë dhe ndërmarrës serbë të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, në një takim të përbashkët që kanë mbajtur, kanë vendosur që ta bllokojnë Jarinjën, të hënën me 17 dhjetor.

    Nëpërmes të një komunikate për mjetët e informimit, afaristët serbë kanë thënë, se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit është shkelur, pasi që kalimi i kamionëve me mallra që dedikohen për veriun e Kosovës, po kushtëzohet me pagesën e doganës dhe taksave tjera doganore. Ata gjithashtu kanë thënë, se nuk Jarinje nuk po zbatohen as garancitë që kanë marrë nga krerët e shtetit, se serbët nuk do të paguajnë doganë.

    Afaristët serbë, sipas komunikatës, do të protestojnë dhe do ta bllokojnë Jarinjen, dy o rë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Në komunikatë thuhet se do të lejohen të kalojnë vetëm “automjetët me prioritet”
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...him-te-ibm-se/

  4. #374
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    ... ne fakt serbia eshte duke vepruar, sipas planit dhe kalkulimeve qe ka bere, ndersa ne anen tjeter perballe ka keta prontelinat analfabete te stilit; qaaaaaa kaaa ndodhe ? hiç, send! Pooo aaaaaaaa ? qajo eshte me randesi edhe qe jemi ketu, ku nuk do duhej per asnje minut te ishim.

    Sapo te marre statusin e kandidatit per BE, do ua kthej brryl ketyre paçavrave, duke mos rrespektuar e as zbatuar asnjeren nga ato qe ka nenshkruar.. Pse kush do ta obligoj Serbine ti permbahet marreveshjeve ?! mos EU rastesisht. E bombarduan me muaj dhe nuk pranoj e nuk pranoj. Haptas te lufton dhe te tregon qe te lufton kudo ne organizmat rajonale e boterore edhe te deklaron qe nuk do te njohe, e nderkohe degjohen duke thene e deklaruar paçavurat nga Prishtina, se Serbia na njohu ose vetem sa nuk na ka njohur si shtet, por edhe nese nuk na njeh tani BE do ta detyroje te na njohe !!! Po pse, do te duhet BE ta detyroje te ju njoh si shtet dhe ç`faktor me rendesi eshte per EU-ne Kosova qe EU do ta detyronte Serbine; ose do i njohesh ose ti mbyllim dyerte.

    Dhe do te bije dita kur keto prontelinat analfabete do te zhduken edhe nga skena politike, por qe kane lene mbrapa tyre nje grumbull te madh berllogu e zgjidhjesh, qe veshtire eshte te iniciohen e diskutohen ose te riinicohen nga fillimi.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #375
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    ... ne fakt serbia eshte duke vepruar, sipas planit dhe kalkulimeve qe ka bere, ndersa ne anen tjeter perballe ka keta prontelinat analfabete te stilit; qaaaaaa kaaa ndodhe ? hiç, send! Pooo aaaaaaaa ? qajo eshte me randesi edhe qe jemi ketu, ku nuk do duhej per asnje minut te ishim.

    Sapo te marre statusin e kandidatit per BE, do ua kthej brryl ketyre paçavrave, duke mos rrespektuar e as zbatuar asnjeren nga ato qe ka nenshkruar.. Pse kush do ta obligoj Serbine ti permbahet marreveshjeve ?! mos EU rastesisht. E bombarduan me muaj dhe nuk pranoj e nuk pranoj. Haptas te lufton dhe te tregon qe te lufton kudo ne organizmat rajonale e boterore edhe te deklaron qe nuk do te njohe, e nderkohe degjohen duke thene e deklaruar paçavurat nga Prishtina, se Serbia na njohu ose vetem sa nuk na ka njohur si shtet, por edhe nese nuk na njeh tani BE do ta detyroje te na njohe !!! Po pse, do te duhet BE ta detyroje te ju njoh si shtet dhe ç`faktor me rendesi eshte per EU-ne Kosova qe EU do ta detyronte Serbine; ose do i njohesh ose ti mbyllim dyerte.

    Dhe do te bije dita kur keto prontelinat analfabete do te zhduken edhe nga skena politike, por qe kane lene mbrapa tyre nje grumbull te madh berllogu e zgjidhjesh, qe veshtire eshte te iniciohen e diskutohen ose te riinicohen nga fillimi.
    Po, po...
    edhe une po ua them te njejten gje (edhe disave ne nje vend) se nuk ka pasur kurre bisedime ndermjet Serbiese dhe Kosoves.
    Keto qe po quhen 'bisedime' (qe prej Rambujese e deri sot ne Bruksel) jane gjithhere kerkesa te Serbise. Serbia ato ua thot BN (nderkombetareve) dhe del ne skene teatri i quajtur "Bisedimet Kosove-Serbi". Luhet per mrekulli nga 'aktoret' (kukullat)...
    ...kurse (vaj) mileti edhe sot e kesaj dite iu beson ketyre perrallave (me lesh)

    *
    klipp&klar

  6. #376
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    Po, po...
    edhe une po ua them te njejten gje (edhe disave ne nje vend) se nuk ka pasur kurre bisedime ndermjet Serbiese dhe Kosoves.
    Keto qe po quhen 'bisedime' (qe prej Rambujese e deri sot ne Bruksel) jane gjithhere kerkesa te Serbise. Serbia ato ua thot BN (nderkombetareve) dhe del ne skene teatri i quajtur "Bisedimet Kosove-Serbi". Luhet per mrekulli nga 'aktoret' (kukullat)...
    ...kurse (vaj) mileti edhe sot e kesaj dite iu beson ketyre perrallave (me lesh)

    *
    ec e mos e ringjall ate psikopatin e Ju-es-es-it edhe ti thuash, jo ketu ne shkolle, shkolla nuk eshte per qitje e as femijet, por ti gjeje ca prontelina objekt i mire per shenjester, por fillimisht te ua vrasesh baben, pastaj nenen qe kane lindur abortusa te tille e ne fund keta, por tu japesh mundesine para se te plase Baaaaam, te thone: Prontooooooooo, qaaaaaa kaaa ndodhe ? hiç, send! tani do ua zbraze irak-katorin me plumba
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  7. #377
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Zor me ua qellue osht. Ku me e dite sa plumba duhet me i harxhue per me e qellue nje pondel ('fytyre')


    *
    klipp&klar

  8. #378
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    çka me ja qelluar, aty si poligon qitjeje, sa here ti nxjerrin fytyrat e surratat nje traktor me "prikolicen" full municion plus edhe dy rimorkio mbrapa. Edhe nese nuk sos pune irakatori, atehere dy bomba "dore" ne goje edhe a folni me me Serbine ?! jo, kurre, hiç as per se vdekuri me!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Platforma e Serbisë: Veriu i Kosovës si Republika Serbe!


    Në thelbin e platformës serbe për Kosovën të cilën së shpejti do ta prezantojë presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, Serbia kërkon status të veçantë për veriun e Kosovës. Do të kërkohet një lloj i entitetit të veçantë, raporton e përditshmja serbe “Novosti”.

    Ky dokument nacional, të cilin e transmeton “OraInfo”, i cili përgjithësisht pritet të ndikojë, sipas “Novostit”, në të ardhmen e Kosovës, ka marrë mbështetjen e të gjitha partive qeveritare serbe në takimin e së dielës.

    Ka mbetur që për këtë platformë të deklarohen Grupet Parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.

    Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjëra dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale të një lloj entiteti të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.

    Në praktikë, atje më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.

    Por, platforma, gjithashtu, do të thirret edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje direkte me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”. /orainfo/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...publika-serbe/

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ivanoviq: Autonomia, e vetmja zgjidhje

    Serbët e veriut në asnjë rrethanë e për asnjë kusht nuk do të integrohen në institucionet e Prishtinës, sepse nuk u besojnë atyre. Prandaj, që kjo çështje të rregullohet duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, e kjo është dhënia e një autonomie për veriun e Mitrovicës.

    Kështu u deklarua për “Zërin”, njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq, ish-sekretar për Kosovë në Qeverinë e kaluar serb.

    Gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, e zhvilluar në zyrën e tij në veri të Mitrovicës, Ivanoviq, i cili aktualisht është këshilltar në zyrën nacionale serbe për punësim që gjendet në veri të Mitrovicës, tha se serbët nuk iu besojnë institucioneve kosovare.

    Thirrjet e Prishtinës për integrimin e veriut, sipas tij, serbët e veriut i marrin si kërcënim, si përpjekje për ndërhyrje me dhunë, ashtu siç ka ndodhur në verën e vitit të kaluar me 25 korrik, e cila e ka kthyer situatën edhe 10 vjet më pas.

    Është e kotë një përpjekje e tillë sepse nuk do të ndodhë. Serbët e veriut nuk do të pranojnë një gjë të tillë, edhe sikur Prishtina t’iu ofrojë një jetë më të mirë, për të cilën kanë shumë dëshirë, por ndjenja e frikës te ta është më e fortë se çdo dëshirë tjetër”, u shpreh Ivanoviq për gazetën.

    Ai tha se veriu është dhe mbetet problem politik, i cili duhet të diskutohet në dialogun që po zhvillohet mes dy palëve në Bruksel.

    Autonomia për veriun, mendoj se do të ishte një zgjidhje që do të kënaqte serbët në veri. E kjo do të duhej të ishte e pranueshme edhe për shqiptarët, për shkak se me autonomi nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ashtu siç po ia kanë frikën shumica e tyre”, tha Ivanoviq, duke shtuar se shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo, siç shprehet ai “gjatë këtij shekulli”.

    Me autonomi veriut i mundësohet që ajo t’i ketë të definuar kufijtë e saj, të jetë i definuar si regjion në kuptimin politik e gjeografik, tha Ivanoviq.

    Definicioni që ne e shohim është ky: Veriu të jetë pjesë e Kosovës me një status të zgjidhur, ndërsa Kosova pjesë e Serbisë me një status të pazgjidhur”, u shpreh ndër tjerash Ivanoviq.

    Ndër tjerash ai thotë se është shenjë e mirë që takimet mes kryeministrit Thaçi dhe Ivica Daqiçit, të paktën kanë krijuar një lëvizje, por prapë, sipas tij, duhet kohë e gjatë të kalojë që marrëdhëniet të rregullohen.

    E për ta barë këtë, ai thotë se është Bashkimi Evropian, i cili duhet të vazhdojë të ndërmjetësojë, në mënyrë që marrëveshjet e arritura të mbahen.

    “Në fund të fundit, këtu është interesi i BE-së që tensionet Kosovë-Serbi të përfundojnë sa më parë, se në të kundërtën njerëzit, si shqiptarët ashtu edhe serbët, do të ikin në Evropë, do të kërkojnë azil politik, e kjo do t’i bëjë dëm Evropës”, tha ai.

    E në ndërkohë që marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve të rregullohen, Ivanoviq përmend modelin e Qipros, i cili, sipas tij, do t’i konvenonte edhe Kosovës edhe Serbisë.

    Sipas këtij modeli, i bie që Serbia bashkë me Kosovën të futet në BE, në ndërkohë Kosova nuk përmendet që ka hyrë në kuadër të Serbisë”, tha ai. Pra, sipas tij, janë çështje ku të dyja palët duhet të lëshojnë pe, përndryshe nëse nuk bashkëpunojnë të dyja edhe mund të humbin.

    Ndryshe, sipas Ivanoviq, në dialogun Kosovë-Serbi një prej temave që sa më parë duhet të diskutohet dhe e cila do të zbuste tensionet, është tema e të zhdukurve. “Kjo çështje duhet të rregullohet sa më parë, duhet të jetë njëra prej temave të para sepse luan rol të madh në zbutjen e raporteve”, tha Ivanoviq.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...tmja-zgjidhje/

Faqja 38 prej 88 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •