He, ketu fjala ishte qysh me dale ne protesta, jo qysh me ju bashkue tu Serbise![]()
He, ketu fjala ishte qysh me dale ne protesta, jo qysh me ju bashkue tu Serbise![]()
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
S'jane ligjerata, por vetem shprehje e mendimit...
Nese nuk t'pelqen, mos e lexo dhe mos e komento.
Ato parashikimet tjera lidhur me te ardhmen e Kosoves gjithashtu jane kryesisht spekulime dhe joreale. Jo pse i ke thene ti, por sepse, sipas mendimit tim, nuk jane te bazuara sa duhet ne te kaluaren, realitetin, rrethanat dhe zhvillimet dhe pritshmerite e pergjithshme.
Majfton te permendet vetem fakti qe Serbia ne Kosove kishte shume me teper se ka aktualisht apo se ate qe, sipas teje, pretendon te arrije dhe se ne nje Ballkan sadopak demokratik, lere me te integruar ne BE, nuk ka vend per ato gjera qe Serbia gjoja tenton ti arrije, per te thene se nuk ka baze te mjaftueshme per zhvillime sic i ke projektuar ti ne ate shkrim. Kjo nuk do te thote se nuk ka njerez dhe qarqe ne Serbi qe shpresojne dhe besojne ne zhvillime te tilla, te ngjashme apo edhe me te kqia - shikuar nga perspektiva shqipetare. Gjithashtu eshte i pamohueshem interesi i Serbise per ruajtjen dhe rritjen e ndikimit ne rajon, edhe permes Kosoves.
Nese rikthehet Rusia ne Ballkan dhe mbaron demokracia ne pjesen me te madhe te Europes etj., atehere gjerat sigurisht mund te zhvillohen me ndryshe.
Perndryshe, Serbia eshte "kthyer" edhe pas 500 vitesh ne Kosove. Jo ne baze te nje plani, por kryesisht fale rrethanave te favorshme...
P.S.
Mos i kupto kundershtimin dhe kritiken si sulme personale, pavaresisht a jane te drejta. Sepse ne nuk njihemi dhe as nuk i kemi borxh njeri tjetrit. Behet fjale vetem per diskutim forumi, pa asnje obligim, pervec rregullave te forumit...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 06-12-2012 më 12:50
a jeni bind o burra se ne ket qeveri jan njerzit me te poshter ne ballkan pra at qe LVV- e kshte paralajmruar se jan qeveritar mafios e rrugaq dul e sakt edhe diqka ato CD. nuk i zbuloj lvv.. se pe skishte nevoj kt e kemi dit pranone o burra se kjo qeveri duhet te ik
ME PARULLEN ERRADHES O HASHIM OTRATHTAR DOTE VARIM NE LITAR
Eigner: Për veriun bisedohet në fillim të vitit të ardhshëm
Ambasadori i Austrisë në Beograd, Johannes Eigner ka deklaruar se për zgjidhjen afatgjate të veriut të Kosovës do të bisedohet në fillim të vitit të ardhshëm, dhe ka shtuar se “asgjë që do të imponohej me dhunë nuk do të ishte zgjidhje e qëndrueshme”.
Ai ka thënë për gazetën “Blic” se “ndonëse është e qartë se asgjë nuk është e thjeshtë në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, konsideron se “duhet filluar me zgjidhjet për gjërat më të thjeshta, kurse mbi statusin e veriut të Kosovës tek më vonë”, dhe ka shtuar se “akoma është herët të flitet mbi këtë”.
Eigner ka theksuar se Këshilli i Evropës pas përparimit që është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, do të duhet që më qartë që është e mundshme të paralajmërohet se kur do të mund të fillojnë negociatat mbi anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe çka saktë duhet bërë akoma për t’u marrë vendimi pozitiv, transmeton RTK.
Ai ka sqaruar se niset nga fakti se Serbia nuk mund të pret në dhjetor ta marrë datën pakusht për fillimin e negociatave, por Austria do të angazhohet për këtë, që të jetë e qartë se kur mund të merret vendimi për fillimin e negociatave.
Pyetjes se si i shikon protestat e serbëve në veri të Kosovës që janë frikësuar dhe nuk kanë besim në marrëveshjet e arritura, Eigner është përgjigjur se “është me rëndësi që banorëve të Kosovës t’u sqarohet çka është dakorduar. Është mirë që Qeveria e Serbisë ka vendosur të angazhohet në këtë, dhe të bisedojë me banorët në mënyrë që t’u mundësohet për ta kuptuar sa më mirë”, ka shtuar ambasadori austriak në Beograd. /rtk/
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...t-te-ardhshem/
Për hir të dialogut BE-ja “harron” integritetin e Kosovës
Bruksel, 8 dhjetor – Pas raundit të fundit të dialogut në nivel të lartë politik, të zhvilluar për të tretën herë mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, vendet anëtare të BE-së pak a shumë kanë rënë dakord edhe për tekstin e konkluzioneve, të cilat priten të miratohen javën që vjen, së pari në takimin e ministrave në Këshillin e Përgjithshëm e më pas eventualisht të mbështeten edhe nga shefat e shteteve apo qeverive. “Koha Ditore” ka siguruar tekstin e këtyre konkluzioneve dhe në to shihet se pjesa më e madhe e tekstit u dedikohet çështjeve të lidhura me raportet e Kosovës dhe Serbisë, dhe situatës në veri të Kosovës.
Ajo që bie në sy menjëherë është se, për dallim nga dokumenti i zgjerimit i miratuar nga Komisioni Evropian para dy muajsh, në këto dokumente nuk përmendet termi “integriteti territorial i Kosovës“. Burime diplomatike të BE-së,madje nga shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën, i thanë “Kohës Ditore” se “përmendja e integritetit territorial nga ana e Komisionit ka qenë një gabim, i cili ishte nxitur nga deklaratat e zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës dhe është dashur të dërgohet porosia se ndarja nuk është opsion“. Por të njëjtat burime kanë thënë se “diplomacia serbe, shumë shtete anëtare si dhe disa qarqe të lidhura me dialogun, kanë shprehur mendimin se nuk duhet përmendur integritetin territorial, sepse një gjë e tillë do të pengonte vazhdimin e dialogut dhe BE-ja do t’ia humbiste epitetin e organizatës neutrale ndaj statusit“.
Tekstin komplet rreth kësaj “harrese” mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”.
http://www.koha.net/?page=1,13,126478
Me desht bisedojme me desht nuk bisedojme, pune e jona eshte
Ne e kemi perkrahjen e AAK-se, dhe LDK-se, ndersa ju jeni mbet si zorr qorre kerkah hic.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Kurti: Qeveria e do Kosovën si Titanikun
Gjakovë, 9 dhjetor - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka tërhequr vërejtjen se Kosova në bisedimet politike të nisura me Serbinë po dëmtohet, ndërsa, sipas tij, e ka një shans të mirë që ajo të dalë në ofensivë. Këtë do ta bënte me vetëm dy proteza - ndërprerjen e bisedimeve si dhe bllokimin e mallrave, tha Kurti në një tribunë të organizuar në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, të dielën, njofton Koha Ditore.
Sipas kreut të VV-së, “për herë të parë në histori e kemi shansin unik që varësia tradicionale e Kosovës ndaj Serbisë të zëvendësohet në varësi të Serbisë për integrime evropiane dhe ajo të varet nga Kosova” dhe kjo duhet të shfrytëzohet.
Ai shtoi se shumë njerëz kanë përfituar pasi janë pasuruar. “Këta njerëz nuk kanë motiv për ta ndryshuar gjendjen. Ata kanë interes të mbetet kjo gjendje, derisa shumica e popullit është varfëruar dhe e papunë”.
“I vetmi projekt që ka qeveria është liberalizimi i vizave. Me këtë, ky vend nuk e ka ardhmërinë e mirë. Nëse i zoti i shtëpisë flet çdo ditë se si duhet ta lëshojmë shtëpinë, atëherë kjo flet keq për atë shtëpi. E kanë bërë Kosovë si anija e Titanikut, kur kapiteni i anijes ofron bileta për varkat shpëtuese anash, meqenëse anija do të fundoset”, shtoi Kurti.
“Kryeministri jonë po i demanton edhe evropianët që kanë probleme me Serbinë. Gjermani ia ka vënë 7 kushte Serbisë e SHBA-ja katër, kurse kryeministri jonë asnjë”, tha më tutje lideri i VV-së, duke përfunduar se “është e patolerueshme të bisedohet me Serbinë, kur ajo na ka kaq shumë borxh”. Më gjerësisht për këtë në numrin e nesërm të gazetës.
http://www.koha.net/?page=1,13,126690
no commentIBM-ja zbatohet pa probleme, stafi bartet me helikopter
...
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...me-helikopter/
Krijoni Kontakt