a
Piktura Murore (Afresket)
Nė periudhėn e kalimit nga antikiteti i vonė nė mesjetėn e herėshme, skulptura vjen duke u zbehur deri nė mohim tė plotė nga estetika bizantine, ndėrsa arti i pikturės gjeti shprehjen mė tė lartė artistike. Zhvillim mė tė madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushėn me afreske dhe ikona qė u nėnshtroheshin plotėsisht kanoneve tė rrepta tė metropolit. Autorėt nuk i firmosnin veprat nė atė periudhė, prandaj gjithė ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani nė Shqipėri ruhen pak gjurmė nga krijimtaria mė e herėshme, vetėm disa fragmente. Fatkeqėsisht njė pjesė e tyre u dėmtua gjatė luftės kundėr fesė qė u bė nė regjimin komunist (1967), duke zhdukur kėshtu vepra me vlera tė rralla pėr kulturėn dhe historinė kombtare. Nė ato pak fragmente qė ruhen ndihen ndikime tė stileve perėndimore (Kisha e Rubikut 1272), si dhe lindore (Vau i Dejės shek. XIV-tė) tė artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat nė kodikė tė Beratit dhe tė Vlorės (shek. XI-XIV-te) janė me vlera artistike dhe i pėrkasin periudhės sė zhvillimit tė artit bizantin nė Shqipėri.
Piktura Pasbizantine
Gjatė shekullit XVI-tė,ndonėse ende nėn pushtimin osman, u krijuan vepra tė reja artistike nė pikturė, nė stilin pasbizantin. Personaliteti mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė Onufri (shekulli XVI).
Pikturat e tij dallohen pėr ngjyra tė pasura dhe nuanca dekorative, pėr realizimin e tipave interesantė me gjendje tragjike, si dhe pėr futjen e disa elementėve etnografikė kombtarė qė do ti shohim mė qartė edhe te pasardhėsit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-tė) si dhe te piktorėt e shquar David Selanicasi (shek XVIII-tė), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-tė), dhe te tė mė vonėshmit vėllezėrit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-tė), familja Katro (shek. XVIII-tė) etj., qė zbukuruan mjaft kisha nė Shqipėri dhe nė vendet fqinj.
Nė Shqipėri ėshtė bėrė edhe vazhdon tė bėhet njė punė e kujdesshme pėr veprat e artit pasbizantin pasi ato cmohen si pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė mė tė pasur kombtare. Vazhdojnė ende hulumtimet pėr zbulimin e autorėve tė tjerė si dhe restaurimi i veprave tė dėmtuara gjatė shekujve. Deri tani janė hapur disa ekspozita me vepra tė kėtij arti si nė Paris (1975), Romė (1985), Nice (1993) etj tė cilat kanė ngjallur intresa tė shumta te specialistėt e artit. Ekspozitat janė shoqėruar me botime tė ilustruara dhe me komente tė shumta nga shtypi i huaj. Krijimet mė tė cmuara tė kėtij arti ruhen nė Muzeun e Artit Mesjetar ne Korcė, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Hustorik Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si dhe nė muze tė tjerė nė Tirane dhe qytete tė tjerė tė vendit. Nė Korcė ėshtė ngritur edhe njė muze privat, i vetmi deri tani nw Shqiperi, qė ruan njė koleksion tė pasur me vepra tė artit pasbizantin.
Pagėzimorja nė Butrint e shek. V-te.
Ndėrtimet e hershme tė kultit kristian
Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire Ilirine nga veriu deri ne jug.
Bazilikatat ishin ndertime me karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per kohen. Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i madh dhe me i larte,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja behej nga ana me e gjate.brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe perputhet me drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.
Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.
Ndėrtimet me planimetri qėndrore. Keto ndertime perbejne nje grup te vogel por jo me pak te rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike eshte ndetimi rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri qendrore rrethore,katrore,poligonale ose bashkim te tyren.Ketu aksi vertikal mbizoteron ndaj atij gjatesor.
Baptiseri i Butrintit perben nje nga deshmite me me vlere te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rendesia e te cilit kalon kuadrin lokal,duke qene me i madhi me planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme rrethore me diameter 13.5 m eshte mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte. sDy radhe kollonash graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur mbulesen
KUKUZELI Jan, figure e shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor per disa shekuj ne muziken kishtare. Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vete, me emrin sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat te vecante me titull "Fillimi i shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".
Qėndrimi i Kishės Ortodokse ndaj kriptokristianėve ishte mė i butė sesa ai i Kishės Katolike. Gjatė procesit tė islamizimit nė rrjedhėn e shekujve edhe nė mesin e popullsisė ortodokse shqiptare kishte me shumicė individė tė islamizuar, tė cilėt fshehurazi ndiqnin ritin e krishterė. Mirėpo kėta individė nuk u privuan nga shėrbesat kishtare tė klerit ortodoks.
Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė situatė kalimtare nė jetėn e njė pjese tė popullsisė sė islamizuar shqiptare, situatė e cila pas njė kohe merrte fund me triumfin e besimit islam ose tė atij tė krishterė. Nė pėrgjithėsi kjo kategori njerėzish mbeti nė besimin islam, por pati raste kur ajo iu rikthye krejtėsisht krishterimit. Kėshtu ndodhi, p.sh., me popullsinė e krahinės sė Shpatit nė sanxhakun e Elbasanit. Banorėt e kėsaj krahine edhe pse fshehurazi mbanin emra tė sferės sė krishterė dhe vijonin tė ndiqnin ritin ortodoks, nė publik paraqiteshin me emra myslimanė dhe si tė tillė njiheshin edhe nga autoritetet osmane. Kėshtu nė dokumentet osmane tė viteve 20 tė shek. XVIII popullsia e krahinės sė Shpatit pėrgjithėsisht ėshtė regjistruar si popullsi e islamizuar. Vetėm nė vitin 1832, kur qeveria osmane i thirri nėn armė duke i konsideruar shtetas myslimanė, shpatarakėt e deklaruan veten publikisht tė krishterė, duke marrė pėrsipėr tė gjitha detyrimet qė rridhnin nga njė status i tillė.
Artet figurative nė shek. XVI-XVIII. Piktura
Nė shek. XVI nė fushėn e arteve figurative vazhdoi tė zotėronte nė Shqipėri ikonografia, qė shėnoi atėherė kulmin e saj. Nė kėtė periudhė u realizuan mjaft vepra pikture tė kishave dhe ikona, tė cilat sot janė nga kryeveprat e kėsaj fushe.
Shek. XVI ėshtė nė artet figurative shekulli i Onufrit (Onufėr Neokastritit), mjeshtrit mė tė madh tė ikonografisė shqiptare, i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qė bėri kthesėn nė pikturėn postbizantine nė Shqipėri. Historianėt i atribuojnė vitin 1500 si vit tė lindjes dhe atė tė vdekjes vitin 1578.
Onufri ka ushtruar veprimtarinė e tij kryesisht nė kėshtjellėn e Beratit, ku ka bėrė afresket e kishės sė Shėn Todrit, gjithsej 13 afreske. Sipas mbishkrimit tė datės 23 korrik 1547 realizoi 31 afreske nė kishėn e Apostujve nė Kostur (sot Greqi). Mė 1554 bėri afresket nė kishėn e Shėn Marisė, nė zonėn e Shpatit (Elbasan), tė Shėn e Premtes nė Valsh (Elbasan), nė kishėn e Shėn Kollit nė Shelcan, si dhe nė kishėn e shpėrfytyrimit nė Zėrzė tė Pėrlepit (sot Maqedoni) mė 1535. Nė Berat realizoi ikonat e famshme tė ikonostasit tė kishės sė Evangjelizmos (nė Kala), tė cilat janė kryeveprat e kėtij mjeshtri. Kėto vepra janė tė pėrkryera nga mjeshtėria e lartė nė realizimin e figurave, nga pasuria e ngjyrave, pikturimi i veshjeve dhe i ndėrtesave me shumė nuanca ngjyrash dhe portrete psikologjike. Figurat e tij shquhen pėr origjinalitetin e tyre.
Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike pėrsa u pėrket ngjyrave, shquhet nga njė formė e pėrkryer e realizimit tė imazhit. Ai krijon njė raport koloristik nė ikona me mbizotėrim tė ngjyrės sė kuqe, qė e pėrdor nė njė mėnyrė mjaft mjeshtėrore dhe tėrheqėse, duke e organizuar atė nė praninė e jeshiles nė smerald, drejt njė uniteti tekniko-artistik tė paarritshėm nga ikonografėt e tjerė.
Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet njė nga veprat mė tė arrira tė pikturės ikonografike bizantine tė realizuar nė territorin shqiptar. Nė kėto ikona vėrehet mbėshtetja nė traditėn e vjetėr bizantine, por edhe ndikimi i artit tė Venedikut, si edhe tradita e pasur e piktorėve vendės tė shek. XIII-XIV. Rol tė veēantė nė formimin e Onufrit luajti qyteti i Beratit me kulturėn shekullore, me qendrat e njohura tė antikitetit pranė Apolonisė dhe Ballshit, si dhe me artin e pikturės murale tė shek. XIII-XIV
Shek. XVI i takon edhe artisti tjetėr ikonograf Nikolla (i biri i Onufrit). Ai vazhdoi nė krijimtarinė e tij ikonografinė e Onufrit, duke lėnė mjaft afreske dhe ikona qė dėshmojnė pėr njė cilėsi tė lartė profesionale. Ka pikturuar nė kishėn e Vllahernės nė kėshtjellėn e Beratit, nė Kurjan tė Fierit e nė Dhėrmi. Vepra tė Nikollės ndodhen dhe nė Arbanas tė Bullgarisė. Nė krijimtarinė ikonografike tė Nikollės ndihet mjaft vazhdimėsia tipologjike e ikonografisė sė Onufrit. Afresket e kishės sė Shėn Mėrisė Vllaherne nė Berat, tė realizuara nė vitin 1578, dhe nė kishėn e Shėn Kollit nė Kurjan tė Fierit, sė bashku me piktor Joanin si dhe ikonat qė trashėgohen prej tij, pėrfaqėsojnė vlera tė shquara artistike nė pasurinė tonė ikonografike kombėtare.
Onufri, sė bashku me nxėnėsit e tij, Nikolla (i biri) dhe Onufėr Qiprioti, pėrbėnin elitėn e artistėve mė tė shquar tė ikonografėve tė asaj kohe. Sė bashku konverguan nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt artistike. Themeluan njė traditė tė qartė pėr pasardhėsit e tyre. Krahas tipareve qė ēuan mė tej dhe pasuruan ornamentikėn, krijuan njėkohėsisht variante dhe subjekte tė reja, zgjedhje kompozicionale tė traditės bizantine, duke i dhėnė ikonografisė vendase njė tipar tė ri e mbi tė gjitha themeluan shkollėn e Beratit (tė pikturės) ose e Onufrit, e cila u reflektua nė ikonografinė artistike tė ikonografėve deri nė shek. XIX.
Njė tjetėr piktor ikonograf, i cili punoi pranė ateliesė sė Onufrit tė madh, ėshtė dhe Onufėr Qiprioti. Mė 1571, kur Qipro pushtohet nga turqit, shumė piktorė ikonografė u larguan nga vendi i tyre duke emigruar nė disa vende tė Ballkanit si dhe nė Venedik. Njė ndėr ta ėshtė dhe Joani i Qipros ose Onufėr Qiprioti i cili mė 1591 realizoi afresket nė kishėn e Shėn Kollit nė kalanė e Beratit. Viti 1591 ėshtė viti ku ne marrim sinjalet e para tė ushtrimit tė veprimtarisė artistike tė kėtij autori. Duke iu referuar vitit 1571, vitit tė pushtimit tė Qipros, mendojmė se Onufėr Qiprioti mundet tė ketė emigruar nė Shqipėri nė moshėn 20 vjeēare duke sjellė me vete influencat e shkollės sė Venedikut, Qipros dhe tė Kretės.
Qėndrimi i tij nė Berat pranė Onufrit tė madh, bėri qė ai tė konsolidohej plotėsisht si ikonograf. I vendosur mė vonė nė rrethinat e Gjirokastrės realizon afresket e kishės sė Vrahogoranxisė nė Gjirokastėr mė 1622. Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi krijimtarinė e tij nė njė shtrirje kohore 31-vjeēare. Qiprioti mori shumė nga Onufri. Miniaturėn e pėrfituar prej tij ai e pasuroi mė shumė. Elementi qė huazoi mė tepėr prej tij ėshtė kaligrafia e shkrimit, e cila nuk dallohet nga Onufri. Ai mbetet piktori i parė deri nė shek. XVI qė shkruan emrin nė ikona. Dha ndihmesė tė madhe nė formimin e shkollės sė Beratit si dhe nė pėrhapjen e kėsaj shkolle nė jug tė Shqipėrisė. Shumė vepra qė mbajnė firmėn e tij radhiten nė krijimet mė tė mira tė ikonografėve shqiptarė dhe formuan njė traditė me vlerė, mbi tė cilėn u mbėshtetėn piktorėt e tjerė tė shek. XVIII, si Konstandin Shpataraku, Konstandin dhe Athanas Zografi, Ēetirėt, Joan Athanasi dhe Konstandin Jeremonaku. Portretet e realizuara prej Qipriotit nė afreske dhe nė ikona, ndryshe nga tė tjerėt, janė tė pikturuara me ngjyra tė ngrohta me dritė dhe transparencė. Kurse me plastikėn e tyre krijoi tipat individualė.
Nė mesin e shek. XVII, duke filluar nga viti 1643 ushtroi krijimtarinė ikonografi Konstandin Jeremonaku, i cili shfaqet me njė miniaturė e stil tė veēantė, nė paraqitjen e figurave. Veprat e tij janė ndikuar nga shkolla e Onufrit. Ai e ka ushtruar veprimtarinė nė zonėn e Korēės. Pėr kėtė dėshmojnė ikonat e gjetura nė kisha, siē janė ato tė kishės sė Shėn Gjon Vladimirit-Elbasan. Rreth kėtyre viteve mendohet tė ketė bėrė dhe disa ikona tė cilat datojnė nė vitin 1711 nė kishėn e manastirit tė Shėn Naumit (Ohėr).
Nė shek. XVIII vihet re njė gjallėrim nė jetėn ekonomike e kulturore tė Shqipėrisė, qė u shoqėrua me formimin e njė shtrese tė pasur shoqėrore, e cila ēoi pėrpara krijimtarinė artistike. Kjo ngritje ekonomike i dha dorė zhvillimit tė kulturės e arsimit dhe depėrtimit tė ideve iluministe tė botės perėndimore tė asaj kohe. Filluan tė ngriheshin njė numėr i konsiderueshėm bazilikash tė mėdha nė Voskopojė, Korēė, Fier, Gjirokastėr. Ngritja e nivelit tė zhvillimit kulturor nė Korēė, qė lidhej edhe me traditat e vjetra, krijoi premisa pėr lindjen e shkollės sė Korēės nga artistė vendas. Themelues i kėsaj shkolle konsiderohet David Selenica, i cili pasohet nga Konstandin e Athanas Zografi dhe tė gjithė piktorėt e mėvonshėm qė dolėn nga kjo zonė. Davidi njihet si artist i madh nė artin kishtar lindor nė pėrgjithėsi gjatė shek. XVIII. Kur arti kishtar nė Ballkan ishte gati nė rėnie tė plotė Voskopoja e Vithkuqi patėn njė zhvillim ekonomik e kulturor. Ai shkėputet nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe duke rizgjuar artin e periudhės mė tė shkėlqyer tė mbretėrimit tė paleologėve. Po nė kohėn e Davidit filloi veprimtarinė si piktor Konstandin Shpataraku.
David Selenica e ka realizuar ikonografinė e tij nė kishėn e Shėn Kollit nė Voskopojė. Mendohet se ai ėshtė formuar si ikonograf nė Malin Athos, dhe ka pikturuar narteksin e Kapelės sė Virgjėreshės nė manastirin Laura e Madhe, si dhe afresket e kishės sė Shėn Prodhonit nė Kostur (1727) dhe ato nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Madhe nė Selanik. Vetėm nė kishėn e Shėn Kollit numėrohen rreth dy mijė figura tė pikturuara prej tij.
Mė 1722-1726 David Selenica punoi afresket e kishės sė Shėn Kollit nė Voskopojė me ndihmėn e Konstandinit. Skenat e realizuara nė muret e Shėn Kollit kanė njė lirshmėri tė figurave. Tek ai gjejmė tema tė apokalipsit nga historia dhe jeta e shenjtorėve. David Selenica shkėputet shumė nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe. Qe i pari qė guxoi tė cenonte traditėn qindravjeēare qė ishte nė fuqi deri nė atė kohė dhe nuk ngurroi aspak tė fuste elemente tė reja qė ishin nė kundėrshtim me kėtė traditė shekullore e tė ngurtė, e cila e kishte bėrė, tanimė, punėn e saj. Duke ruajtur zgjidhjen monumentale ashtu si dhe nė ikonografinė e Qipriotit dhe tė Jeremonakut, Davidi kėrkon nė artin e tij ta pėrjashtojė kufirin e dukshėm qė hasim nė ikonografinė e mėparshme midis personazheve hyjnore dhe atyre tokėsore. Tipologjia kristiane e imazhit bizantin shfaqet nėpėrmjet ikonografisė sė Davidit mė e kapshme dhe mė e kuptueshme nė sajė tė njė realizmi, i cili nuk vihej re mė parė nė ikonografinė pasbizantine nė Shqipėri. Skenat e pikturuara prej tij fitojnė njė sens laik, nė ribashkimin dhe nė njėjtėsimin e njeriut dhe tė shenjtit tė paraqitur. Pavarėsisht se temat ruajnė versionin liturgjik kristian, kjo nuk e ka penguar David Selenicėn, qė me mjeshtėrinė profesionale tė fusė natyrshėm detaje nga jeta reale, duke hedhur fillimet e humanizmit tė artit ikonografik bizantin nė vendin tonė. Duke u larguar nga rregullat e artit bizantin, por jo nga elementet mė tė qenėsishme qė pėrbėjnė temat liturgjike, themelon njė krijimtari ikonografike qė sa vjen e ēlirohet nga dogma, duke sjellė njė Rilindje tė dukshme nė ikonografinė shqiptare. Me sa duket, lidhjet e Voskopojės (nė kishat e sė cilės David Selenica pikturoi), me qendra tė mėdha mjaft tė zhvilluara dhe iluministe, si Vjena, Budapesti, Lajpcigu, Venediku, zgjeruan mė shumė mundėsitė qė arti ikonografik tė ndryshonte edhe nėn ndikimin e rinovimit tė madh qė po kalonte arti evropian.
Nė kohėn e Davidit fillon veprimtarinė Konstandin Shpataraku me origjinė nga Shpati i Elbasanit, vendlindja e Onufrit, i cili realizon mė 1744 ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Ardenicės. Nė ikonat e tij ka elementė tė rinj artistikė dhe tė frymėzuar nga realiteti i kėsaj epoke. Njėra prej veprave tė tij, ėshtė ajo e Shėn Gjon Vladimirit nė ikonostasin e kishės sė manastirit tė Ardenicės, ku ka pikturuar princin shqiptar Karl Topia (1359-1388). Krijimet e tij konsiderohen si vazhduese tė shkollės sė Onufrit sidomos nė realizimin e miniaturės dhe tė tipave tė portreteve, pa pėrjashtuar dhe ndikimet e shkollės sė Malit Athos.
Shek. XVIII pėrfaqėson periudhėn kur bėhen mjaft afreske dhe ikona. Nė Vithkuq pikturohen muret e kishės sė Shėn Pjetrit, tė kishės sė Shėn Kollit dhe tė Shėn Mėrisė, ku skenat marrin njė hapėsirė mė tė gjerė nė zgjedhjet kompozicionale dhe nė lirshmėrinė e pikturimit. Kjo ndihmohet edhe nga hapėsirat e mėdha tė krijuara nga ndėrtimi i bazilikave. Piktorėt e kėtij shekulli ndjekin traditėn e shkollės sė Korēės e pikėrisht atė tė David Selenicės. Krijimtaria e vėllezėrve Konstandin e Athanas Zografi zhvillohet nė mesin e shek. XVIII (1720-1764), kur ata realizuan ikonat dhe afresket e tyre. Krijimtaria e tyre si dhe e nipėrve Terpo dhe Eftimiu shtrihet nė zonėn e rrethit tė Korēės e deri nė kishat e Myzeqesė. Ajo mbėshtetet mbi traditėn e shkollės sė Malit Athos, ku ata studiuan dhe punuan, si dhe nėn ndikimin e pikturės sė Davidit. Mė 1720 realizuan afresket e kishės sė Metropolisė sė Korēės, mė 1745 ato tė manastirit tė Ardenicės, hajatin e kishės sė Shėn Kollit ku pikturoi edhe David Selenica mė 1750, si dhe mjaft afreske nė Hungari e nė Malin Athos. Krijimtaria e tyre ėshtė e pasur edhe nė ikona. Karakteristikė e kėtyre ikonografėve ėshtė prirja pėr t`i veshur shenjtorėt me rroba kombėtare. Krijuan skena tė rralla, nga tematika e tyre, nė lidhje me Apokalipsin, ku janė paraqitur kafshė alegorike dhe njė numėr i madh figurash. Nė afresket e manastirit tė Ardenicės ata pasqyruan edhe kompozitorin e njohur tė botės sė Bizantit tė shek. XII me origjinė nga Durrėsi, Joan Kukuzeli.
Nė fillimin e shek. XIX vazhdoi krijimtarinė i biri i Konstandinit, i cili punoi nė kishėn e Vodicės afėr Beratit (mė 1805), nė kishėn e Shėn Premtes nė Pėrmet (mė 1808), nė kishėn e Shėn Konstandinit nė Drenovė afėr Korēės, mė 1810. Kurse djali i Athanasit (Zografit), nė kėtė periudhė ka realizuar vetėm ikona, tė cilat dėshmojnė pėr njė rėnie tė kėtij arti kishtar nė kėtė periudhė.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIX zhvilluan veprimtarinė e tyre piktorėt e familjes Ēetiri nga Grabova. Krijimtaria e tyre shtrihet kryesisht nė krahinėn e Myzeqesė, nė Vlorė, Berat, Fier e nė Lushnjė ku shumė afreske dhe ikona mbajnė firmėn e tyre, si nė kishėn e Shėn Vlashit (Vlorė) mė 1792, tė Shėn Kollit (Vanaj Myzeqe) mė 1795, nė kishėn e Shėn Thanasit nė Karavasta (mė 1797) etj. Lanė njė krijimtari mjaft tė pasur dhe kanė realizuar qindra skena nė mure e nė ikona. Tematika dhe stili i kėtyre ikonografėve janė tė njėjtė me ato tė vėllezėrve korēarė Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe tė Konstandin Shpatarakut
Nė shek. XIX, kur arti ikonografik ishte nė rėnie, shquhen veprat e piktorit Mihal Anagnosti. Veprat e tij konsiderohen si shfaqje tė fundit tė kėtij arti ikonografik nė Shqipėri. Ndryshe nga veprat e paraardhėsve, krijimet e tij shquhen pėr njė stil qė dallohej nga ai i traditės sė Bizantit, duke u afruar mė tepėr me ato tė Rilindjes italiane. Megjithatė portretet e tij ngjasojnė mė tepėr me portrete orientale. Veprat e tij (ikonat), i bėri kryesisht pėr ikonostasin e kishės sė Katedrales nė Elbasan. Ai realizoi gjithashtu afresket dhe ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Bigorskit (sot Maqedoni). Ky ikonograf shfrytėzoi dhe mori nga piktura paraardhėse shumė elemente artistike. Nė veprėn e tij rrezatojnė Onufri, Qipiroti, Nikolla, Shpataraku, Zografėt etj.
Arti ikonografik pėrbėn njė pasuri tė madhe nė kulturėn shqiptare. Nė veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues i piktorėve dhe shfaqen, njėherazi, shpirti dhe realiteti i popullit shqiptar.
Foto: Afresk i David Selenicasit nė njė nga kishat e Malit Athos
Tajfė muziktarėsh popullore-afresk nga faltoret e Myzeqesė
Krijoni Kontakt