Close
Faqja 19 prej 26 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 259
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Albo, mos shpif

    [QUOTE=Albo]Cili eshte ai prift orthodhoks qe e ka njohur Foti Cicin dhe ka krijuar respekt per te? Nga aq sa kam lexuar ne kete forum dhe nga aq sa kam lexuar ne media, ASNJE.

    Ja nje prift, e madje kryeprift, Kryepeshkopi i Kanadase, i cili eshte me kompetenti per te dhene gjykime per At Foti Cicin:


    Kryedioqeza e Kanadasė – Kisha Ortodokse nė Amerikė

    4 shkurt 2004


    Le tė bėhet e ditur me kėtė letėr se Prifti Foti Cici, prift i Kryedioqezės sė Kanadasė-Kisha Ortodokse nė Amerikė, eshte klerik me sjelljen dhe qėndrimin e duhur. Ai ėshtė shuguruar prift nga unė, me qėllim pėr tė kryer punė misionare, kryesisht nė Toronto dhe Montreal.

    At Foti ka njė zemėr tė gjerė e fisnike, dhe dhunti tė tjera personale, tė cilat e kanė bėrė atė tė aftė pėr t’iu shėrbyer atyre qė janė nė kėrkim tė nevojės shpirtėrore. Nė veēanti, ai ka mundur, pėr herė tė parė, tė bėjė bashkė shqiptarėt e krishterė ortodoksė tė Montrealit dhe tė Torontos, dhe tė bėjė fillesat jo vetėm tė njė grupi adhurues, por t’iu japė atyre ndjesinė e koherencės nė Kanada, domethėnė tė ekzistojnė si komunitet emigrantėsh duke pėrdorur gjuhėn e tyre nė kishė. Deri tani, e vetmja mundėsi pėr shqiptarėt ortodoksė ka qenė tė ndjekin kishat grekofolėse, ose bashkėsi tė tjera, ku nuk kanė mundur tė ndihen plotėsisht tė integruar. Si rrjedhojė, martesa, pagėzime dhe mistere tė tjera janė tashmė tė mundura pėr kėta shqiptarė tė krishterė nė gjuhėn e tyre.

    At Foti, gjithashtu, nė sajė tė aftėsive tė tij gjuhėsore e muzikore, ka mundur tė japė ndihmesėn e tij edhe nė Kryedioqezėn Greke nėn mitropolitin Sotirios.

    Ky ėshtė njė njeri i ēmuar pėr Kryedioqezėn tonė edhe pėr faktin se, nė sajė tė zotėrimit tė mirė tė anglishtes, ėshtė ka aftėsi qė tė bėhet njė urė midis shqipfolėsve tė tij dhe anglofolėsve tanė. Dhe pėr mė tepėr, ai ėshtė bėrė njė urė komunikimi midis Kryedioqezės sė Kanadasė dhe Kryedioqezės Shqiptare nė ShBA (Boston), e cila, edhe pse pjesė e Kishės sonė Ortodokse nė Amerikė, e drejton shėrbesėn e saj drejpėrdrejt tek shqiptarėt e atjeshėm.

    Duke ju falėnderuar pėr vėmendjen qė do tė tregoni ndaj vlerėsimeve tė mėsipėrme, mbetem,

    Juaji,

    +SERAFIM (Storheim)
    Peshkop i Otavės dhe Kanadasė

  2. #182
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Si prishtinas qė jam vlerėsoj shumė ndihmėn e KAOSH dhe falenderoj ata pėr ndihmėn por mendoj se ato para nuk duhet tė merren dhe duhet kthyer KAOSH pėr tė ndėrtuar katedralen e tyre sepse nuk mė duket e drejtė qė tė lihet katedralja pa u ndėrtuar pėr disa budallallėqe tė disa njerėzve atje.
    Mendoj se fondi i qeverisė por edhe komuniteti atje mund t'i riparoj dėmet pa problem.
    Serbėt e Mitrovicės mund tė ndihmojnė psh. pėr rindėrtimin e shtėpive tė 25000 shqiptarėve nga veriu i qytetit dhe shqiptarėt mund tė ndihmojnė pėr rindėrtimin e shtėpive tė serbėve nė pjesėt e tjera tė Kosovės, dhe mjaft mė dhunės ndėretnike sepse pastaj do tė mbesim gjithmonė prapa vendeve tjera europiane.
    Poashtu edhe ndihma e ndėrkombėtarėve mendoj se nuk do tė jetė mungoj sepse me tė vėrtetė ka nevojė pėr njė ndihmė nga ana e tyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Ku i gjen parate Janullatos

    Pyetja eshte: ku i gjen parate Janullatos? Ose me mire, ne qofte se ai nuk do te kishte para, a do te ishte njelloj i respektuar e i adhuruar? Ndoshta kjo eshte pyetja qe e nesermja do ti pergjigjet me mire.

  4. #184
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėr punėn e parave ata deklarojnė se ata para janė mbledhur me mund nga komuniteti shqiptaro-ortodoks pėr tė ndėrtuar katedralen dhe jo para tė Janullatosit. Unė pėr vete personalisht nuk pėrkrah Janullatosin nė krye tė kishės shqiptare pėr vet vėshtirėsitė e mėdha qė kjo kishė ka hasur nė pavarėsimin e saj nga kisha greke dhe shumė e shumė arsyeve tjera qė mendoj se i dijnė shumica shqiptare apo edhe tė gjithė shqiptarėt. Sfurku mund tė jetė edhe ana financiare arsyeja se pse komuniteti shqiptaro-ortodoks ėshtė duke mbajtur Janullatosin nė krye tė kishės sė tyre, qė poqese ėshtė kėshtu unė mendoj se ėshtė gabim sepse ka disa gjėra mė tė vlefshme edhe se paraja.
    Sidoqoftė edhe nėse Janullatosi rrin nė krye tė kishės, (qė unė pėr vete nuk pėrkrah) ai ėshtė shumė i vjetėr dhe tekefundit do t'i duhet tė shkoj nė botėn tjetėr dhe pastaj mendoj se kisha do tė ketė nė krye vetėm shqiptarė nė tė ardhmen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Pėr punėn e parave ata deklarojnė se ata para janė mbledhur me mund nga komuniteti shqiptaro-ortodoks ....
    Unė nuk kam parė asnjė deklaratė tė tillė, ku tė thuhet se paratė janė mbledhur nga komuniteti shqiptaro-ortodoks.

  6. #186
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Sfurku
    Koha Jone, e Shtune, 27 Mars 2004


    Gjithashtu At Jani Trebicka sqaroi se kjo shume eshte marre nga fondet qe jane mbledhur me shume mund per ndertimin e Katedrales ne Tirane dhe se transferimi i kesaj shume do te kryhet me kompetence, me qellim qe te garantohet perdorimi i drejte i saj, sipas kuptimit te vecante te kesaj iniciative.

    O.XH
    Ėshtė nė vet shkrimin qė e sollėt ju Sfurku.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Ku thuhet atje se jane mbledhur nga shqiptaret?

  8. #188
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Sfurku
    Koha Jone, e Shtune, 27 Mars 2004


    Gjithashtu At Jani Trebicka sqaroi se kjo shume eshte marre nga fondet qe jane mbledhur me shume mund per ndertimin e Katedrales ne Tirane O.XH
    Ja kėtu, Sfurku.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Fondet nuk janė mbledhur nga shqiptarėt, Dodoni

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Po pse merresh gjithmone me gjera te parendesishme mor Sfurk

    Fondet nuk janė mbledhur nga shqiptarėt
    Sa zbulim i madh dhe interesant. Sfurku na iluminoi mbi nje gje qe nuk e dinim. Ai ka denoncuar nje gabim te madh te Janullatosit i cili gabimisht e themeloi Kishen Ortodokse nga e para dhe gabimisht gjithashtu e ka rradhitur ate me autoritet me kishat e tjera simotra.

    Sfurkut dhe atij qe fshihen pas tij s'i intereson perparimi i kishes shqiptare, por perparimi i ceshtjes kombetaro-personalo-karrieriste te Foti Cicit. Nga qe nuk kane si ta zene Janullatosin, bertasin me akuzat se ai eshte grek dhe se fondet per rindertimin e Kishes Ortodokse ne Shqiperi nuk na qenkan mbledhur vetem nga shqiptaret dhe se per kete arsye na qenkan para te pista.

    Po c'rendesi kane keto? Krishterimi i tejkalon kufijte etnike dhe kete Foti Cici si teolog qe eshte duhet ta dije. Eshte e ditur boterisht qe ne 90, kur Janullatosi mberriti ne Shqiperi, shqiptaret e varfer dhe te roberuar nga regjimi totalitar nuk kishin fuqi te ngrinin nje ekonimi personale e jo me te jepnin donacione per ringritjen e kishes. C'duhet te bente Janullatosi sipas jush? Te priste sa te pasuroheshin shqiptaret dhe pastaj te ndertonte Kishen. Por edhe sikur kete ta kishte bere puna nuk do te fillonte as sot pasi dihet qe shqiptaret jane nje nga popujt me te varfer te botes.

    Sfurku pyet:
    Pyetja eshte: ku i gjen parate Janullatos? Ose me mire, ne qofte se ai nuk do te kishte para, a do te ishte njelloj i respektuar e i adhuruar? Ndoshta kjo eshte pyetja qe e nesermja do ti pergjigjet me mire.
    Po akoma s'e ke gjetur pergjigjen o Sfurk? Nuk ka nevoje te presesh te nesermen per pergjigjen. Ate po ta jap une qe sot. Ti duhet ta dije edhe vete pasi ke ngrene disa vjet nga Janullatosi. Lexo me vemendje:

    Janullatosi nuk eshte i respektuar nga qe ka para sic thua ti, por nga qe eshte i respektuar si personalitet per kete arsye ka para.

    Te tjeret qe i kane parate, preferojne me mire t'ia japin atij sesa Cicit dhe ty qe e shani. Ju nuk e shani per faktin se ka para, por e shani per faktin se eshte i respektuar dhe kjo ju s'ju pelqen. Ore po nuk mund ta fitoni respektin me zor! Duhet ta meritoni.

    Sfurku ne vend qe te ulerase per "skandalin" qe ka zbuluar, le te na thote se sa para ka dhene ai vete per rindertimin e kishes shqiptare ne Shqiperi? Apo me mire le te na thote se sa pare i ka marre Kishes dhe Janullatosit per te arritur atje ku eshte sot? Kur atij nuk i pelqejne parate e huaja, pse pranon qe t'i marre?

    Pastaj, ku e ka gjetur Sfurku rregullin qe nje Kishe duhet te mbahet me parate qe mund te nxjerre nga komuniteti i saj? Mos ndoshta komunitetet e tjera ne Shqiperi i kane ngritur tempujt e tyre vetem me parate e shiptareve? Po c'jane keto marrezira?

    Sfurk, trego pak nivel o burr i dheut se je edhe me shkolle te larte?!

    Eshte shume normale qe cdo denominacion te ndihmohet nga sillojet e veta ne te gjithe boten. E verteta eshte se Janullatosi ka shume miq ne te tere boten dhe mund te terheqe nga ata fonde te konsiderueshme. Dhe sot njerezit nuk i japin kollaj parate e tyre. Por ata kane krijuar besim tek Kryepeshkopi, pasi e njohin vleren dhe madheshtine e tij si person. Dhe kete s'e them une.

    Dhe tregues i pamohueshem i ketij fakti jane veprat e kryera ne Shqiperi. Po bej ketu nje krahasim personal. Megjithese dihet qe Kisha Katolike eshte shume e fuqishme ekonomikisht, prape investimet e saj te pakten ne shkalle vendi nuk i afrohen investimeve te Kishes Ortodokse te Shqiperise. Kjo shihet nga te gjithe.

    Por per hir te se vertetes duhet thene se edhe shqiptaret po ndihmojne me donacione. Dhe sa me shume kalon koha, aq me shume po japin te krishteret e Shqiperise, sepse po fuqizohen edhe ata ekonomikisht. Dhe do vije nje kohe ne te ardhmen, ndoshta jo shume te larget, qe Kisha jone nuk do te kete me nevoje per ndihmen e te huajve. Por edhe kjo gje do ta besdise Sfurkun.

    Megjithese ju jeni te verbuar nga zilia dhe xhelozia, ndjenja qe jua ushqen father Foti, megjithese juve ju dhemb koka kur shikoni perparim dhe zhvillim ne Kishen Shqiptare, megjithese ju qe e quani veten ortodokse jeni antiortodokset me te terbuar nuk doni te shikoni madheshtine e Kishes Shqiptare dhe te udheheqesit te saj, kjo nuk do ta pengoje aspak procesin qe ka nisur para 14 vjetesh ne Shqiperi Janullatosi per ngjalljen e Ortodoksise atje.

    Vazhdoni se jeni ne rruge te mbare. Cdo dite e me shume po autodiskretitoheni ne opinionin e pergjithshem shqiptar, pse jo edhe tek te huajt qe kane dijeni per ju.

    Pershendetje.

    Per ata qe nuk dine shume per ju, rekomandoj te lexojne artikullin:
    Fatmir Foti Cici! 67 arsye per te mos i besuar, ne adresen:

    http://www.geocities.com/faktuesi/foticici.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faktuesi : 30-03-2004 mė 07:18
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

Faqja 19 prej 26 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •