Close
Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 259
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet nė Bllog
    22
    I Krishteri emrin e merr nga Jezu Krishti, dhe Jezu Krishti nuk zbriti ne toke me shpate ne dore por me Lajmin e Mire. Fjalen "lufte" nuk e permban fjalori i nje te krishteri, vecanerisht kur behet fjale per institucionin fetar te ciles ti i perket.

    Kisha Orthodokse Shqiptare nuk ka nevoje per parrula, politike dhe akuza te ndersjellta, ka nevoje qe besimtaret orthodokse te japin shembullin e tyre ne ndertimin e Kishave, ne ndihmen ndaj komunitetit dhe ne edukimin e brezave te rinj te orthodokseve me mesimet e Ungjillit.

    Edhe mbi koken e Jezu Krishtit ne kryq ishte shkruajtur greqisht, mos duhet ta fshijme edhe ate, ta bejme shqip?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #112
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Te me falni per kete nderhyrje!
    Shpresmirne e di qe (ti) te pret mire shpata kur vjen puna per te gjykuar shkrimet e mija! Por ki kujdes heren tjeter,se shikoje se KANDARI te eshte prishur e te anon shume nga ..........
    Mendoj se me koptone MIRE.... dhe hiqe te keqen qe e fshehe nen lekuren e "qengjit" .
    Po ta thome dhe nje here me te madhe se: NE KETE FORUM SHKRUAJN DHE KOPUK JO SHQIPTAR, QE MUNDOHEN ME POLITIKEN E TYRE TE DEMTOJNE SHQIPTARET.Tani, ne qofte se (ti)ke dyshime per kete, munde ta vertetosh.
    Mendoj se era e bjeshkve nuk duhet te ta trrubulloi gjykimin por duhet te ta kthjelloi.
    Hajt SHENDET dhe mere me mgadale, se lufta ka mbaruar dhe nuk jemi tek "pavarsija dhe kontributi katolik"

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405
    Njė ditė Diogeni qėndronte nė kėndin e rrugės dhe po qeshte si i marrė.
    - "Pėrse po qeshė?" e pyet njė kalimtar.
    - "A po e sheh atė guri nė midis tė udhės? Prej se kam ardhė kėtu nė mėngjes, dhjetė vetė morėn nė thua nė tė dhe e shanė mos mė keq. Porse asnjėri prej tyre nuk u mundua qė ta largojė pėr tė mos marrė nė thua tė tjerėt."

    Honezmi, shtroja njė pyetje vetvetes: ku bėj pjesė unė nė shembullin e mėsipėrm?

    Miqėsisht!
    IHS

  4. #114
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    I "dashur Diogen"!
    Topi nuk eshte i imi dhe keshtu, penalltine nuk munde ta gjuaj une.
    Meqense me ke pare dopjo gjashten(kjo eshte nje thenje nga e Jugut)dhe meqense une nuk ri dote pa kthyer "xhevap",po te tregoje nje anektode te piktorit te Greqise se Lashte, Apel.

    Apeli kishte nje zakone : rrinte prapa tablove qe pikturonte per te degjuar komentet e vizitorve.
    Nje here, teksa qendronte prapa nje prej tablove te tij, degjoj nje kepucar,i cili, duke pare pikturen, filloi ti thoshte mikut qe kishte perbri se piktori kishte gabuar,sepse forma e rripit se sandales se figures qe kishte pikturuar nuk ishte ashtu,por keshtu...Sapo u mbylle ekspozita, Apeli,i cili e kuptoi se profesjonisti i berjes se kepucve kishte te drejte,nxitoi te merte penelin dhe te korrigjonte gabimin.
    Pas disa ditesh, kepucari kaloi perseri aty pari.E vuri re se sandalja ishte korrigjuar dhe atehere ngriti shikimin me lart e filloi te bente vrejtje per atonomine e kembve e me larte akoma.Atehere Apelit nuk ju durua, nxori koken qe prapa tablose dhe i tha:"Kepucar mos u ngri me larte se kepuca".

    Morali.... "Diogjen"...morali...

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Edhe nje shkrim tjeter ne lidhje me gjuhen e kishes shkruajtur nga nje gjuhetare per Alborat dhe Klodrat me shoke. Hapni syte e mos i thoni teatrit theater sic na meson "i madhi" janullatus.

    Drejtshkrimi, njė standart i detyrueshėm
    Nga Kristina Jorgaqi

    Njė afėrm i imi, qė i takon besimit ortodoks dhe e praktikon atė rregullisht, mė pyeste njė ditė pėr do fjalė, qė ndryshe i dėgjon tė fliten e tė shkruhen pėrditė dhe ndryshe nė predikimet nė kishė apo nė gazetat e librat qė boton ajo. Fjala vjen, ajo qė e njohim tė gjithė si “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė”, thirret e shkruhet nė kėto mjedise “Kisha Orthodhokse Autoqefale...”. Po kėshtu, shkruhen, madje afishohen publikisht emėrtime, si: “Kryepiskopata Orthodhokse”, “Qendra Diagnostikuese Orthodhokse”, “Pashkėt orthodhokse” etj. Pėr ē’arėsye “orthodhokse” dhe jo “ortodokse”, kur e para s’ėshtė veēse njė trajtė dialektore e shqipes, kurse e dyta njė trajtė letrare e ngulitur tashmė? Historia jonė gjuhėsore na dėshmon se njė prej ndikimeve tė hershme e jo tė vogla tė gjuhėve tė tjera mbi shqipen i pėrket njė gjuhe fqinje si greqishtja. Ky ndikim nisi aty nga Mesjeta e hershme (shek. VI - VII), kur greqishtja qe gjuhė zyrtare e Perandorisė Bizantine, nėnshtetas tė sė cilės ishin edhe shqiptarėt e vazhdoi pa prerė nė shekujt e mėvonshėm. Nė trevat me popullsi tė krishterė ortodokse kėtė ndikim e mbajti gjallė dhe e ruajti fort edhe kisha ortodokse, gjuhė e sė cilės pėr shekuj me radhė qe po greqishtja. Nė greqisht, gjithashtu, u shkolluan e u formuan jo pak nga pjesėtarėt e elitės kulturore tė Rilindjes sonė Kombėtare. Pėr tė gjitha kėto arsye, por edhe tė tjera, numri i greqizmave tė shqipes sot ėshtė vėrtet i konsiderueshėm, qoftė i atyre qė kanė hyrė pėrmes gjuhės sė folur, qoftė pėrmes gjuhės sė shkruar e ku kryet e vendit e mban pa dyshim terminologjia fetare ortodokse. Sot, natyrisht, jo tė gjithė greqizmat apo trajtat e tyre i takojnė gjuhės standarde. Shumė syresh janė arkaizma (fjalė qė nuk janė mė nė pėrdorim); tė tjerat dialektalizma, d.m.th. fjalė e trajta qė gjallojnė vetėm nėpėr disa tė folme tė shqipes. Ndėr kėto tė fundit bėn pjesė edhe trajta “orthodhoks”.
    Fjalėt me origjinė greke nė shqipe nuk janė, megjithatė, fryt vetėm i marrėdhėnieve tė drejtpėrdrejta mes shqipes e greqishtes. Si huazime tė natyrės kulturore kanė depėrtuar nė shqipe pėrmes gjuhėsh tė tjera, kryesisht italishtes e frėngjishtes, edhe njė numėr fjalėsh me prejardhje nga greqishtja e vjetėr. Ėshtė fjala pėr krijime diturore e terma fushash tė ndryshme, tė tilla si: analizė, antologji, apokalips, aritmetikė, demokraci, eksod, entuziazėm, estetikė, horoskop, kataklizmė, ortodoks, ortodoksi, simpati, sintezė, telepati, telefon etj., qė sot konsiderohen fjalė me pėrhapje ndėrkombėtare (ndėrkombėtarizma). Kėto greqizma kulturore, sė bashku me latinizma tė po kėsaj natyre, qė kur nisėn tė lulėzonin nė periudhėn humaniste, sidomos nė Itali e Francė, deri nė ditėt tona, nuk kanė reshtur sė pasuruari gjuhėt e botės, duke u bėrė pjesė edhe e pasurisė kulturore - gjuhėsore tė shqipes moderne. Kėtu huazimet nė fjalė shfaqen me njė “fytyrė” latine, ēka do tė thotė se ato shqiptohen sipas veēorive tingullore tė latinishtes diturore, italishtes apo frėngjishtes (ortodoks, ortodoksi) dhe jo sipas atyre tė greqishtes sė re (orthodhoks, orthodhoksi). Sipas kėsaj tė fundit, shqiptohen vetėm fjalė tė huazuara drejtpėrdrejt prej greqishtes, kryesisht pėrmes kontakteve gojore dhe qė kanė njė shqiptim tė vetėm e tė ngulitur, si: “dhaskal”, “dhespot” (si titull fetar, por “despot” nė kuptimin “tiran”), “dhjak”, “dhjakon” etj. Tė gjitha kėto prej kohėsh janė sanksionuar pikėrisht te “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973). Shtrirja e shqipes letrare edhe nė ligjėrimin fetar, qoftė atė tė folur, qoftė atė tė shkruar, pėrbėn pa dyshim njė risi tė kėtyre dhjetė - pesėmbėdhjetė viteve tė fundit. Nuk bėhet fjalė, natyrisht, pėr njė zbatim tė rreptė, pedant tė normės, po pėr zbatimin e saj elastik, ēka nėnkupton respektimin e traditės nė kėtė fushė. Standard i detyrueshėm, pėrkundrazi, duhet konsideruar nė ligjėrimin fetar zbatimi i drejtshkrimit. Botimet fetare tė bėra nė Shqipėri pėrgjithėsisht na dėshmojnė pėrqafimin e normės drejtshkrimore. Trajta si ajo “orthodhoks” e “orthodhoksi” janė pėrjashtime krejt tė pamotivuara, shenjė komprometimi jo thjesht gjuhėsor.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Atehere ti Albo dhe ti Klod meqense nuk u jeni pergjigjur kurr pyetjeve te mia por vetem u keni bere bisht me pergjigje pa lidhje. A eshte zvetnuar gjuha e kishes ortodokse??????

  7. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga shendelli
    Atehere ti Albo dhe ti Klod meqense nuk u jeni pergjigjur kurr pyetjeve te mia por vetem u keni bere bisht me pergjigje pa lidhje. A eshte zvetnuar gjuha e kishes ortodokse??????
    Shendelli, Dhiata e Re e Bibles ka qene e shkruajtur ne gjuhen greke te lashte dhe cdo kishe orthodokse ne cdo vend te botes mban te njejten terminologji.

    Ti mundohesh ta distancosh veten nga Klodi por une te them se ti nuk ndryshon shume nga Klodi. Klodi mundohet te hiqet orthodoks i vertete duke sulmuar besimtaret muslymane shqiptare. Ti mundohesh te hiqesh patriot i madh, duke sulmuar institucionin fetar te cilit ti i perket.

    Ajo qe eshte per te ardhur keq ne te dyja rastet eshte se te dy po e shperdoroni emrin e Zotit per qellimet tuaja, per ju feja dhe besimi ne Zot nuk eshte dashuria e vertete por nje mjet per te percjelle paragjykimet tuaja ekstreme. Nuk thone kot, ekstremet puqen.

    Zoti qofte me ju dhe ju pastrofte mendjen dhe zemren nga urrejtja!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Intervistė me Radio Iliria, 18 prill 2003


    At Foti, ēfarė programi ka Kisha e Shėn Astit pėr Pashkėt?

    Kisha e Shėn Astit tė Durrėsit do tė ofrojė dy shėrbesa pėr Pashkėt. Shėrbesa e Ngjalljes, do tė celebrohet tė shtunėn tjetėr, tė Shtunėn e Madhe, siē e quajmė ne, mė 26 prill, nė orėn 11:00 nė darkė. Ēasti i Ngjalljes do tė celebrohet nė orėn 12:00 nė mesnatė, dhe nė vijim do tė kryhet Mesha Hyjnore deri nė orėn 1:00 mbas mesnate.

    Shėrbesa e dytė do tė ofrohet ditėn e Pashkėve, tė dielėn mbasdite nė orėn 4:00. Nė fakt ēdo tė diel nė orėn 4:00 ne kryejmė Meshėn e pėrjavėshme. Por tė dielėn tjetėr, mė 27 prill, nė vend tė Meshės do tė celebrojmė Mbrėmėsoren e Dashurisė, siē quhet shėrbesa qė kryhet nėpėr kishat ortodokse ditėn e Pashkės, ku lexohet Ungjilli nė disa gjuhė tė huaja. Shėrbesa ėshtė mė pak se njė orė. Kjo shėrbesė do tė lehtėsojė dhe ata qė pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė marrin pjesė nė shėrbesėn e mesnatės.

    Ku ndodhet Kisha e Shėn Astit tė Durrėsit?

    Ėshtė nė rrugėn Danforth dhe Bowden, pra tek cepi i Danforth Avenue dhe Bowden Street, e cila ėshtė njė bllok nė perėndim, tė stacionit Chester, midis Chester dhe Broadview. Kisha quhet Danforth Baptist Church Pėr hollėsira tė mėtejshme, telefoni im ėshtė, 416. 423. 0618, dhe emaili, shenasti@yahoo.ca. Kishėn nė fjalė e kemi marrė me qira pėr njė vit. Pėrderisa ka disa ortodoksė shqiptarė qė kanė shprehur me tė drejtė keqardhjen se pėrse kisha jonė ortodokse tė strehohet atje, pėr tė mos ushqyer keqkuptime, dua tė bėj tė ditur se kjo ėshtė bėrė nė marrėveshje me Kryepeshkopatėn Ortodokse tė Kanadasė, me lejen e Hirėsisė sė Tij Serafimit, deri sa tė gjendet njė zgjidhje mė e pėshtatshme, gjė qė varet dhe nga pjesėmarrja e shqiptarėve ortodoksė nė kishėn e tyre. Prandaj dhe zgjodhėm njė vendtakim mu nė zonėn ku janė ngulur shumica e emigrantėve.

    Si e parashikoni ju pjesėmarrjen e shqiptarėve ortodoksė pėr Pashkėt?

    Shumica e ortodoksėve shqiptarė kanė kaluar nga Greqia, ku fatkeqėsisht mėsuan se nė Kishė shkohet njė ose dy herė nė vit, pėr Pashkėt dhe pėr Krishtlindjet. Pra pjesėmarrja pėr Pashkėt do tė jetė e madhe por prapė, shumė prej tyre ka tė ngjarė tė shkojnė nė kishat e tjera ortodokse tė qytetit, ku kanė krijuar tashmė njė traditė shprehish. Tė mos harrojmė se janė rreth 20 tė tilla. Nga ana tjetėr Fjala e Ngjalljes kur pėrkthehet ėshtė shumė e thjeshtė dhe, pėr ne qė u rritėm nė njė regjim pa jetė kishtare, ėshtė mė e lehtė ta dėgjojmė atė nė njė gjuhė qė nuk e kuptojmė, siē ėshtė greqishtja kishtare.

    Si ėshtė pritur themelimi i Kishės sė Shėn Astit nga ortodoksėt shqiptarė kėtu?

    Brenda kėtyre caqeve qė pėrvijova mė sipėr shpjegohet dhe qėndrimi i besimtarėve ortodoksė ndaj kishės sė tyre. Ajo qė ėshtė qartėsuar ėshtė se tė gjithė, ortodoksė dhe jo, janė tė njė mendjeje se kjo kishė duhet tė ekzistojė. Sinqerisht pėrgėzoj ata ortodoksė shqiptarė qė vijnė nė Kishėn e Shėn Astit, sepse kėta, nė kushte modeste, janė ata qė kėrkojnė me ēiltėrsi tė vėrtetėn, pra janė tė vėrtetė, luten nė gjuhėn e tyre, pra janė tė sinqertė. Kėta janė ngritur mbi vetveten, dhe prandaj kėta qė zgjodhėn udhėn e varfėr, besoj se kėta do ta shijojnė me tė vėrtetė Ngjalljen.




    Ēfarė mesazhi ka prifti ortodoks pėr komunitetin?

    Sė pari falėnderoj radion tonė Iliria pėr punėn tuaj tuaj tė ēmuar pėr gjithė komunitetin shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe pėr mbėshtejten qė i keni dhėnė bashkėsisė ortodokse nė veēanti.

    Dua tė pėrshėndes dhe tė uroj besimtarėt katolikė, tė cilėt festojnė Ngjalljen nesėr, njė javė para nesh. Gjithashtu uroj dhe besimtarėt shqiptarė protestantė, tė cilėt kanė pėrqafuar kėtu njė besim tė ri fetar dhe nesėr dhe ata kremtojnė Ngjalljen e Krishtit.

    Tejet besimeve fetare, mesazhi im pėr komunitetin shqiptar tė Torontos ėshtė:

    Pashka, e cila nė hebraisht do tė thotė “kalim”, “kapėrcim”, uroj tė na hedhė tė gjithėve nė njė breg qetėsimi dhe vetėnjohjeje. Ky kalim i madh le tė jetė fillesa e njė kthese tė madhe nė komunitet, larg dyshimeve dhe pėrēmimit ndaj njeri-tjetrit. Qoftė Pashka e Madhe njė shkundje nga plogėshtia vetjake, e cila na ka ēuar nė kėtė amulli tė pėrgjithshme. U bėftė Ngjallja e Krishtit njė ringjallje e dėshirave tona fillestare, atėherė kur morėm udhėn pėr tė ardhur nė kėtė vend tė largėt dhe tė vėshtirė, por premtues. Na priftė e mbara!

    Faleminderit!

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Nė pranga roja e kishės, vodhi paratė e Perėndisė

    Durrės- T’i varesh ujkut melēitė nė qafė, kjo sentencė popullore i pėrshtatet rastit kur roja e kishės vjedh paratė e Besimtarėve. Tė hėnėn, ora 20.00 u arrestua nė flagrancė 25-vjeēari V.Ē nga lagja nr.1 e Durrėsit. Njė ditė mė parė, 25-vjeēari ka vjedhur 260265 lekė nė arkėn e besimtarėve tė Kishės Ortodokse tė Durrėsit, ku ishte rojė. /ol.re

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Komuniteti shqiptar i Torontos kremtoi per here te pare Pashket e Medha ne nje kishe ortodokse shqiptare te themeluar nga vete emigrantet. Rreth treqind besimtare shqiptare ortodokse mbushen Kishen e Shen Astit, e cila strehohet me qira ne nje kishe te madhe afer qendres se Torontos. Prifti shqiptar, At Foti Cici, i cili u dorezua si i tille ne janar te ketij viti, celebroi Ngjalljen e Krishtit dhe i keshilloi pjesemarresit te mbeshtesin institucionet ekzistuese shqiptare ne Toronto, dhe te grupohen ne shoqata te tjera, per te ndihmuar pershtatjen e emigranteve shqiptare ne Kanada. Ne Toronto kane ndodhur disa vetevrasje te rinjsh shqiptare, per shkak te depresionit dhe te veshtiresise per tu pershtatur ketu.

    Ndersa kisha e re ka krijuar nje profil te dukshem dhe serioz ne komunitet, prifti i ri perpiqet te grumbulloje shqiptaret ortodokse ne nje kishe te vetme kanonike. Ortodokset shqiptare jane shperndare ne disa grupime ne Toronto. Nje pjese jane konvertuar ne kishen greke te kalendarit te vjeter, e cila drejtohet nga nje peshkop me origjine shqiptare, Makario Katre, ndersa nje pjese tjeter vazhdojne te enden si "te pavarur". At Cici ka siguruar lejen e kishes zyrtare greke per te meshuar ne kishat greke te Torontos, per te ardhur ne kontakt me shqiptaret qe frekuentojne keto kisha.

    Kryepeshkopata Ortodokse e Kanadase, pjese e se ciles eshte dhe Kisha e Shen Astit te Durresit, ka shprehur shqetesimin per percarjen e ortodokseve shqiptare ne Toronto dhe u ka bere thirrje atyre per te mbeshtetur priftin e caktuar prej Kryepeshkopates, at Foti Cicin.

    Nga Keshilli i Kishes

Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •