Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
Vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, me vizitën e ministrit të Jashtë serb në Tiranë, Ivan Mrkic, vjen një provokim nga Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ku do të takohet me liderë të lartë të këtij shteti, presidenti serb pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës dhe do të vendosë lule për nder të heronjve të rënë, transmeton Telegraf.

...

Hoxhaj dënon mesazhet e Nikolliqit në Kumanovë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha sot në Kumanovë, gjatë shënimit të 100 vjetorit të Betejës së Kumanovës, se manifestimi në Maqedoninë mike është shprehje e respektit dhe përkujtimit për njërën nga fitoret më të rëndësishme, me të cilat ka filluar kthesa civilizuese në historinë e Ballkanit, të Evropës dhe të Botës.

...

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se vizita e Nikolliqit në Kumanovë, “nuk i shërben as paqes, as stabilitetit, e as të ardhmes të ardhmes evropiane”.

Sipas tij, “festimi i datave të betejave ballkanike, që në karakter kanë qenë luftëra pushtuese e jo çlirimtare, tregojnë se në Serbi edhe më tutje ka një tendencë për kultivimin e një kujtese morbide, meqë ne e dimë, që viktima të këtyre luftërave kanë qenë qytetarë të pafajshëm, gra e fëmijë shqiptarë”. /REL/

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...t-ne-kumanove/