Une nuk po flas per nje pike uji ne lente, pluhur ne sensor apo gjera te ngjashme te cilat nuk jane elemente kompozimi te fotos.
Flas te fshish nje peme, nje ndertese, te shtosh nga ato ballonat me ngjyra ne qiell, ca dege sakura apo ku di une. Pra mospasqyrim te elementeve te realitetit. Kjo nuk kerkon fotografe! Kjo do te kerkonte guru te photoshopit... e po ashtu edhe te tjeret me poshte.
- Alterimi total i ngjyres
Nuk e kuptoj nese e ben barin ngjyre vjollce, qiellin portokalli dhe zezakun te bardhe ku qendron fotografia. Ka teknika sa te duash permes ndryshimit te WB etj permes te cilave mund te perftosh nuanca e intensitet ngjyre. Por kur nje element ka nje ngjyre e ti e transformon ne nje tjeter kjo eshte pak fotografi e shume photoshop.
Arsyeja qe e kam perfshire HDRI eshte e njejta me citimim e mesiperm. Ne HDRI qielli shpesh perfundon i zi per shkak te natyres se procesimit. Pra alterohen ngjyrat ne ekstrem.
Perndryshe nuk kam kundershtim te lejohet kjo teknike.
- Panoramat e prodhuara nga bashkimi (ngjitja) i disa fotove.
Kjo perseri i hap rruge alterimit permes photoshop apo te ngjashme te fotove. Do kishte sens foto 360 grade ne konkurrim me foto normale? Syri nuk eshte i afte te perceptoje kende te tilla. Mund te vendoset te lejohen, por perseri nuk me duket e drejte qe ata qe nuk kane mundesine e blene programe te afta te "krijojne" foto te tilla, apo qe kane investuar realisht ne lente te tipit 20-30mm, te konkurohen kunder fotosh te tilla.
- Foto te bera me lente fisheye
Persene e kesaj e kam diskutuar nje here me lart.
Sondazhi te behet ne publik.
Votimi me sondazh do shkaktoje konfuzion. Provojeni nje here vete duke hapur nje teme te re te ndertoni nje sondazh qe te lejoje votim me pike te ndryshme te me shume se 10 fotove fjala vjen.
Krijoni Kontakt