Close

Rezultati i Sondazhit: A do konkuroni me fotografite tuaja ne kete konkurs?

Votues
41. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    16 39.02%
  • Jo

    13 31.71%
  • Mbase

    12 29.27%
Faqja 12 prej 23 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 223
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    mire do ishte qe pasi te jete mbyllur ky konkursi te dime pjesemarresit dhe fotot me te cilen jane prezantuar.
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  2. #112
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Marya, sigurisht qe po. Eshte teper e logjikshme dhe nuk do kishe kuptim anonimiteti pas mbylljes se konkursit.

    Tani, Fleur Blanche une personalisht bie teper dakort me pikat e parashtruara nga Bato dhe Force Intruder. E vetmja pike e parashtruar nga FI per te cilen nuk jam dhe aq i sigurte eshte kjo

    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    4. Procedura e votimit
    Votimi te mos behet ne forme sondazhi po ne teme dhe publik. Pra secili antar te postoj ne teme nje post me vleresimin e tij per foton me te mire nga secila kategorite. Postimi nuk duhet te permbaje asnje koment tjeter pervec Numrit te Fotos dhe pikeve.

    Sistemi i pikeve te jete 5,3,1. Pra secili antar te votoje foton me e mire me 5, te dyten me 3 dhe te fundit me 1 pak a shume ne kete menyre:

    Foto nr (X) - 5 pikė
    Foto nr (X) - 3 pikė
    Foto nr (X) - 1 pikė

    .
    Votimi me ane te te postimeve krijon probleme per mednimin tim. Postimet moderohen ndersa sondazhi publik i hapur jo. Kur them moderohen, nenkuptoj fshihen totalisht. Nuk dyshoj tek stafi por si mund te vertetohej nese dikush do vinte me konspiracionin se disa postime me vota jane fshire, kur ne fakt nuk do ishe e vertete? Mbase po e marrim me seriozisht seq duhet por do me pelqente te evitoja cdo problem te mundeshem perpara se te vazhdonim. Gjithsesi ideja e te votuarit me pike eshte ideale pasi jep mundesine per te vlersuar me teper se nje foto. Eshte dhenia e pikeve me ane te postimeve ajo per te cilen jam ne medyshje.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #113
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Po e risjell edhe nje here sygjerimin nga Force Intruder i cili me cfare duket eshte anetari qe eshte thelluar me teper per te formuluar nje rregullore baze per kete konkurs.
    Nese dikush nga ju mendon se dicka nuk do shkonte me pikat e parashturuara, tani eshte koha te flisni. Nese jo, atehere do te thote qe ju bini dakort qe te ndertojme nje rregullore bazuar ne keto pika te parashtruara nga FI. Mund te diskutojme deri ne diten qe mbyllet sondazhi mbi pjesmarrjen. Pas asaj dite publikohet rregullorja dhe hyjme ne fazen e pregaditjes dhe dergimit te fotografive, qe eshte dhe me e bukura

    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    :
    1. Fotot ti dergohen me email kuratorit te konkursit ne nje format standard me lartesi ose gjeresi 1600px (na varesi te kuadrimit lanscape apo portrait). Keto foto do te jene ato qe do te publikohen ne kokurs dhe do te identifikohen nga nje numer. Keto foto nuk duhet te kene asnje fushe EXIF te identifikueshme. Secila nga keto foto, do ti dergohet kuratorit, se bashku me foton origjinale te paperpunuar nga aparati. Ose raw ne rast aparatesh dslr, ose jpeg i paprekur direkt nga kamera ne rast aparatesh compact apo celularesh (se bashku me gjithe vlerat EXIF kesaj rradhe te paprekura sic kane dale nga aparati).

    (Kjo jep mundesine per te gjykuar drejt mbi perpunimin, heqjen apo shtimin e elemteve te fotos permes programeve si photoshop)

    2. Te ndahen kategorite e pjesemarrjes, psh ne 3 kategori kryesore:
    - Njerez (foto qe permbajne si subjekt elemente njerezore)
    - Vende (foto qe kane si subjekt elemente urbane apo vende te caktuara)
    - Natyre (foto qe kane si subjekt peisazhe te natyres apo bote shtazore e bimore)

    Cdo pjesemarres mund te marre pjese maksimalisht me nje foto per secilen kategori. Dmth maksimalisht 3 foto ne total.


    Kjo do te ndihmonte gjykim objektiv per secilen kategori. Sepse fjala vjen sado te bukur te besh nje foto vendi te caktuar ti, eshte ne natyren njerzore qe po te krahasohet pershembull me nje foto bebi te gjithe te votojne per bebin.
    Shkurt pra qe te gjykohet ne menyre objektive kush eshte molla me e mire, dhe jo kush eshte me e mire, molla apo mishi i qingjit, gje qe perben preference personale.


    3. Perpunimi grafik dhe post procesimi.
    Lejohen vetem korrigjime te vogla. Korrigjimet e medha e perjashtojne foton nga konkursi (Psh kur bari behet vjollce nga saturation te mos pranohet)

    Te lejuara:
    - Korrigjimi i ngjyres
    - korrigjimi i shformimit nga lentet
    - korrigjimi i balances se te bardhes
    - dodge & burn minimal
    - prerjet e fotos
    - konvertimi ne bardh e zi
    - filtrat
    - ndryshim kontrasti
    - sharpening

    Te palejuara:
    - Heqja e elementeve ekzistues apo shtimi i atyre inekzistente te cfaredo lloji
    - Alterimi total i ngjyres
    - HDRI
    - Panoramat e prodhuara nga bashkimi (ngjitja) i disa fotove.
    - Foto te bera me lente fisheye


    4. Procedura e votimit
    Votimi te mos behet ne forme sondazhi po ne teme dhe publik. Pra secili antar te postoj ne teme nje post me vleresimin e tij per foton me te mire nga secila kategorite. Postimi nuk duhet te permbaje asnje koment tjeter pervec Numrit te Fotos dhe pikeve.

    Sistemi i pikeve te jete 5,3,1. Pra secili antar te votoje foton me e mire me 5, te dyten me 3 dhe te fundit me 1 pak a shume ne kete menyre:

    Foto nr (X) - 5 pikė
    Foto nr (X) - 3 pikė
    Foto nr (X) - 1 pikė

    Votuesi nuk ka detyrim ti shpendaje detyrimisht sipas kategorive piket e tij po vetem sipas fotove qe pelqen.

    - Votues te pranohen vetem anetare aktive, me kohe antaresimi > 3 muajt e fundit. (Kjo eviton signups per te votuar veten apo mikun apo perdorimin e usernameve te tjera per votim).


    Fituese te zgjidhet nga nje foto per secilen kategori. Kuptohet foto me me shume pike per secilen..
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #114
    Votimi me ane te te postimeve krijon probleme per mednimin tim. Postimet moderohen ndersa sondazhi publik i hapur jo. Kur them moderohen, nenkuptoj fshihen totalisht.
    Me thėnė tė drejtėn, mė vjen mirė qė e mendon edhe kėtė pjesė, sepse tregon angazhim qė ēdo gjė tė shkojė mė sė miri por, edhe nėse mund tė ndodhte njė veprim i tillė, pra fshirje tėrėsisht tė votimit nė publik, nuk ėshtė diēka qė s'mund tė kontrollohet (besoj!). I vetmi rast ekstrem qė ka ndodhur nė fshirje totale madje edhe tė vetė temės, ėshtė ai qė pėrmendėm, por edhe kėtu ndodhi qė gjithēka shkoi nė vendin e vet. Pjesa tjetėr moderuese nė kėtė nėnforum, as qė besoj se do e bėnin ndonjė veprim tė tillė por, edhe nėse ndodh nga dikush tjetėr, ėshtė lehtėsisht e verifikueshme nėse secili nga ne e vėren se votimi i tij ėshtė fshirė dhe mund ta raportojė kėtė shqetėsim tek stafi i smodėve, adminėve apo edhe tek vetė ty. Mesa pashė nga konkursi i 2008, shpesh tė janė drejtuar ty konkurentėt edhe gjatė kokurimit pėr ēdo parregullsi qė kanė vėnė re.
    Aq mė tepėr, kur diēka qė e shohim publikisht se ėshtė votuar, s'ma ha mendja se do dilte ndonjė gjeni sa tė na bėjė konspiracion pėrpara syve tė tė gjithėve.
    Sidoqoftė, ju e dini mė mirė, por mendoj se votimi pėr ne sa mė i thjeshtė tė jetė nė proēedurė, aq mė pak hapėsirė lė pėr keqpėrdorime dhe, gjithashtu edhe pėr ne votuesit sa mė e lehtė tė jetė, aq mė pak mundėsi ka qė votat tona tė shpallen tė pavlefshme nga njė pakujdesi e ēastit e jona ngaqė proēedura ėshtė pak e ngarkuar. Mua mė duket shumė mė e thjeshtė kėshtu, por kjo sigurisht siē edhe u shpreha ėshtė thjesht pėrshtypje e imja vetjake, kėshtu qė meqė tani dolėm nė pikėn ku na ka ngecur paksa pėr tė arritur nė kristalizimin e rregullores, atėherė le tė shprehen edhe pjesa tjetėr si e votuesve dhe e konkurentėve, se cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė votuar.
    Si mendon?

    Ah, se desh harrova, s'ma ha mendja se do dilte edhe ndonjė konkurent me kėtė lloj pretendimi, nė njė kohė qė diēka e tillė nuk ka ndodhur, aq mė tepėr pas gjithė kėtyre diskutimeve qė kemi bėrė tė gjithė pėr mbarėvajtjen e rregullores dhe tė vetė konkursit nė tėrėsi.

    P.S- Bardhi, meqė tė dy e kemi kėtė problemin e veshjes sė re tė forumit, tė kėshilloj qė tė zgjedhėsh veshjen e albasoul sepse i afrohet pak tė vjetrit; unė kėtė zgjedh tani, mė duket mė estetik, tė paktėn pėr sytė e mi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 12-12-2012 mė 14:36

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938
    Medimi im eshte qe te postohen direkt te dy fotografite, si ajo origjinale dhe ajo finale. Kjo per arsyen e thjeshte se votuesit do te kuptonin veshtiresine dhe aftesine e pjesemarresit persa i perket fotografive te tij. Nje ide tjeter eshte qe te mbrojme punen tone duke i vene ne dukje "kundershtareve pjesemarres" gabimet e tyre d.m.th. nje bicim dueli kunder te gjitheve (nga kjo do te kuptonim aleancat mes pjesemarresve). Keto i them thjesht per numrin e vogel te pjesemarresve, pasi do kemi kohe te "shahemi dhe rrihemi" sigurisht virtualisht. Nje tjeter gje qe dua te them eshte se fotografite te mund te beheshin ne Shqiperi, pasi nuk mund te krahasojme nje foto te Shtepise se Bardhe me foton e bashkise se Lushnjes, gje qe sjell nje disavantazh qe ne partence. Persa i perket pikeve une mund te pelqeje dy ose te tre fotografite e kundershtarit ose te miat dhe nuk mund t'i ndaje me diference pikesh 5, 3, 1, pasi votuesit mund te pelqejne nje fotografi me vlere pike te ndryshme nga ajo qe vetem fotografi e di persene.

  6. #116
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga BvizioN Lexo Postimin
    Votimi me ane te te postimeve krijon probleme per mednimin tim. Postimet moderohen ndersa sondazhi publik i hapur jo. Kur them moderohen, nenkuptoj fshihen totalisht. Nuk dyshoj tek stafi por si mund te vertetohej nese dikush do vinte me konspiracionin se disa postime me vota jane fshire, kur ne fakt nuk do ishe e vertete? Mbase po e marrim me seriozisht seq duhet por do me pelqente te evitoja cdo problem te mundeshem perpara se te vazhdonim. Gjithsesi ideja e te votuarit me pike eshte ideale pasi jep mundesine per te vlersuar me teper se nje foto. Eshte dhenia e pikeve me ane te postimeve ajo per te cilen jam ne medyshje.

    Me lejo te parashtroj arsyen perse mendoj se eshte me mire te postohet se te votohet me sondazh:

    1. Ndihmon "transparencen".
    Pa dashur ta bej ceshtje te madhe kete punen e transparences, prape disa anetare e kane merak. Atehere perse te mos jete evidente kush ka votuar per cilen foto? Pervec kesaj, nje nick i saporegjistruar per te votuar dy here, identifikohet apo edhe raportohet lehtesisht permes menyres se hapur te deklarimit te pikeve ne teme. Nese ka votues te tille, postimi i tyre mund te raportohet edhe nga anetare te tjere duke lehtesuar punen tende ose te kuratoreve te tjere nese do te kete.
    Une thashe qe nuk jam dakord te lejohet votimi i atyre qe jane regjistruar pas dates se fillimit te diskutimit ne kete teme, apo edhe qe kane me pak se 500 postime fjala vjen. Pra anetare aktive, jo backup usernames. Ne fund gjithcka eshte ne teme dhe askujt nuk i mbeten hije dyshimi apo rezerva.

    2. Vetem pas perfundimit te konkursit, secili votues mund te sqaroje perse i dha pershembull ato pike nje fotoje te caktuar. Kuptohet, pas perfundimit, sepse nuk duhet te influencohen te tjeret qe do te votojne. Mund te tregoje cfare ka vleresuar, mund te flase per tekniken qe i ka pelqyer, subjektin, veshtiresine e ndertimit te fotografise... etj etj. Kjo do ndihmoje te gjithe fotografet e rinj te kuptoje si ndikohet por cka eshte me e rendesishmja perse ndikohet publiku nga nje foto e caktuar.

    3. Eshte me "sociale" dhe me e lehte per tu krijuar se nje sondazh. Te krijosh nje sondazh qe te jep mundesi te vleresosh foto te ndryshme me pike te ndryshme eshte shume komplekse. Metoda e postimit ne teme pervecse me e thjeshte, ndihmon edhe te shikosh kush ka votuar per ke duke pyetur veten perse e ka bere.
    Te zbulosh "bukurine" e nje fotoje qe ne pamje e pare nuk te dket terheqese. Shkurt te vrasesh mendjen ne fund te fundit.

    4. Ne nje sondazh, kur fotoja me e votuar iken perpara dhe ai shiriti i le shume pas fotot e tjera, ndikohet psikologjia e votuesve. Duket sikur njera foto ka fituar gjithesesi e pamvaresisht nga vota qe mund te jape dikush. Kjo mund te jete krejtesisht e vertete, por nuk ke pse e ndihmon kete lloj psikoze edhe me nje ilustrim vizual.

    Keto po mendoja kur thashe votimi te behet ne teme dhe i hapur.

  7. #117
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Une personalisht mendoj se fituesi do jete i lehte per t'u ndare ne fund te fundit.
    Po ti hedhesh nje sy cfare postohet neper tema te forumi i fotografise duket qarte fare nje gje:

    Njerezit dalin per te bere foto qe ti postojne ne forum. Dmth marrin aparatin edhe nisen te bejne ca foto qe ti postojne ketu. Eshte e veshtire te prodhosh nje foto te sakte i nisur me kete shtyse. Nje foto duhet te te komunikoj doemos dicka qe ty te te vije ne mend ta ndalesh castin. Perndryshe eshte njesoj si nje piktor qe pikturon se duhet te shese. Nuk ka ngarkese speciale ne piktura po jane thjesht dokumentime te shqises se te parit.

    Ne pergjithesi po te shikosh postimet ne forumin e fotografise... te gjithe perfundojne qe fotografojne ne fund fare bar, peme, uje apo gjera te tjera qe mund te shohesh ne nje park cfaredo. Per ate kane dale.
    Pa dashur te ofendoj askend, sinqerisht po pashe ne konkurs prape foto me dege pemesh bar apo liqene kam per te prere venat!!! lol
    Le te mundohen te gjithe te kapin me te vertete dicka qe i "godet".

    Ah po edhe Toffee nqs je tu lexu vetem nje keshille miqesore. Nxirr nje foto sharp mer burre. Nuk ta kane fajin lentet, ta ka fajin dora ose slow shutter speed.

  8. #118
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ah po edhe Toffee nqs je tu lexu vetem nje keshille miqesore. Nxirr nje foto sharp mer burre. Nuk ta kane fajin lentet, ta ka fajin dora ose slow shutter speed.
    Sharpness ne foto i kam fiksim vete prandaj zakonishte perdor prime lens 50mm ose 100mm qe jane me te mirat qe kam.
    Per me shume dergom ndonje pm atehere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toffee : 13-12-2012 mė 05:02

  9. #119
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    Sharp ne foto i kam fiksim vete prandaj zakonishte perdor prime lens 50mm ose 100mm qe jane me te mirat qe kam.
    Per me shume dergom ndonje pm atehere.
    Pashe faqen e fundit pershembull te temes tende. Asnje foto nuk eshte sharp... kane te gjitha blur ose eshte e pamundur te dallosh ku eshte fokusi... sony e ka stabilizimin ne trup dhe e vetmja arsye qe me vjen ne mendje mund te jete fakti qe ti shkrep ne aperture priority pa ndryshu ISO si rrjedhoje te zbret shutter speed te 1/30 e sek edhe te ndodh ca ndodh...

    P.S. - Provo mos perdoresh DxO optics njehere po ndonje tjeter

  10. #120
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Pashe faqen e fundit pershembull te temes tende. Asnje foto nuk eshte sharp... kane te gjitha blur ose eshte e pamundur te dallosh ku eshte fokusi... sony e ka stabilizimin ne trup dhe e vetmja arsye qe me vjen ne mendje mund te jete fakti qe ti shkrep ne aperture priority pa ndryshu ISO si rrjedhoje te zbret shutter speed te 1/30 e sek edhe te ndodh ca ndodh...

    P.S. - Provo mos perdoresh DxO optics njehere po ndonje tjeter
    Besoj se problemi eshte te fokusimi se zakonisht i bej fotot me fokusim manual. Nuk besoj se e ka problemin shutter speed apo iso 100 qe e lej zakonishte. Pervec fotos me pellumba qe shutter speed eshte 1/13 sekonda te tjerat jane te pakten 1/80 sek.
    Me duhet cikez praktik me fokusim manual

Faqja 12 prej 23 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •