Hahahaha ça qokesh.
Kur vete kryeministri, vete nga halli se me demek e ka për detyrë.
Kur ven këta të tjerët, ven për të thurur komplote komuniste![]()
Hahahaha ça qokesh.
Kur vete kryeministri, vete nga halli se me demek e ka për detyrë.
Kur ven këta të tjerët, ven për të thurur komplote komuniste![]()
Islami: Rama i lexoi Asamblesë strategjinë time për zgjedhjet e 2009-s
Intervistoi: Fejzi Braushi
Deputeti Kastriot Islami e ka ndarë mendjen për pozicionimin e tij në garën e ardhshme elektorale. “Kjo çështje është tanimë e zgjidhur, por natyrisht detajet do të zbulohen në kohën e duhur”, – thotë ai në këtë intervistë për MAPO-n, ku nuk mungon analiza për situatën e krijuar brenda PS-së, koalicionet parazgjedhore apo trendin që pritet të ketë përballja e 2013-s.
Zoti Islami, pas 31 ditësh greva e urisë e një grupi të ish-të përndjekurve u përmbyll. Si e vlerësoni këtë grevë dhe sjelljet e qeverisë e të opozitës lidhur me këtë çështje?
Kam preferuar heshtjen lidhur me këtë çështje, sepse për shkak të emocioneve të larta dhe politizimit të skajshëm, mendimet racionale nuk janë të vlefshme e shpërfillen. Publiku qëndroi i qetë dhe për rrjedhojë indiferent për t’u bërë pjesë e veprimeve të tejskajshme e politizimit radikal të kësaj çështjeje nga opozita. Qeveria i qëndroi me vendosmëri zgjidhjes ligjore ekzistuese, pa pranuar të futet në dialog. Opozita tentoi ta keqpërdorte grevën për të rrëzuar qeverinë, për të prishur festimet e 100-vjetorit dhe kundër integrimit. Ndërkombëtarët u angazhuan në mënyrë modeste e racionale për përmbylljen e saj dhe ia arritën qëllimit.
A mendoni se duhet të kishte një negociatë mes tyre dhe qeverisë, ashtu siç e sugjeroi faktori ndërkombëtar e në veçanti SHBA?
Partnerët ndërkombëtarë, të qetë, të qartë për gjithçka ndodhte e racionalë, u përpoqën të jepnin këshilla për të qetësuar situatën, por duke u kujdesur të mos keqpërdoreshin e të mos bëheshin palë. Ata kërkuan që zgjidhja e kësaj çështjeje të vendosej brenda kontureve të një trekëndëshi me brinjë; 1) stop veprimeve ekstreme dhe stop grevës së urisë; 2) stop nxitjes e keqpërdorimit të kësaj greve për qëllime politike nga opozita; dhe 3) angazhim për dialog institucional midis qeverisë e përfaqësuesve të grupimit të ish- të persekutuarve politikë, në respekt të kuadrit ligjor ekzistues. Greva u mbyll, besoj se qeveria do të angazhohet në një dialog institucional e ligjor me të gjithë përfaqësuesit e ish-të persekutuarve për të zbatuar zgjidhjen ligjore ekzistuese e mundësitë e aplikimit të saj sipas një kalendari kohor të arsyeshëm, por duke shmangur kthimin e këtij rasti në precedent për grupime të tjera.
Të premten u zhvillua Asambleja e PS-së, ku u miratua strategjia për zgjedhjet e 2013-ës, që ka të bëjë me organizimin e fushatës dhe komunikimin me qytetarët. Si e vlerësoni faktin që mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa debate?
Është paranojake që kjo parti të zhvillojë një mbledhje kaq të rëndësishme, në mungesë të plotë transparence, deri bllokimin e valëve të telefonisë celulare, që është jo vetëm një veprim fëminor e naiv, por totalisht pa vlerë dhe i turpshëm. Një veprim i tillë në opozitë tregon se sa e rrezikshme do të ishte një qeverisje eventuale e drejtuar nga Rama për respektimin e të drejtave të njeriut. Të flasësh në forumin më të rëndësishëm vendimmarrës të një organizate politike pa material të shkruar dhe nën tutelën e pajisjeve që përdoren vetëm në “kooperativën e Oruellit”, është antiproduktive për të përcjellë këtë të ashtuquajtur ‘strategji’ deri tek anëtari më i thjeshtë socialist. Apo të merret vendim për një dokument kaq të rëndësishëm, pa pasur as debat dhe as mendime e opinione alternative, por thjesht me një mbështetës dhe një “shkëmbim batutash”, mjafton për të arritur në përfundimin se ky dokument nuk mund të motivojë askënd e jo më të sigurojë fitore. Të gjithë “kooperativistët” pasi panë spektaklin e radhës me të vetmin autor, regjisor e aktor, do të bëjnë sikur punojnë në fushatën e ardhshme dhe “kryetari i kooperativës” do të bëjë sikur do t’i shpërblejë. Kjo ishte formula e dështimit të sistemit të vjetër, kur “të gjithë bënin sikur punonin gjatë 30 ditëve, e shefi bënte sikur i paguante ditën e rrogës”.
Si i vlerësoni këto përgatitje të PS-së dhe apelin e Servet Pëllumbit për nevojën e bashkimit dhe unitetit në PS në këtë vit zgjedhor?
Mbledhja e fundit tregoi se Rama është i paaftë për të motivuar strukturat e PS-së për fitore në zgjedhjet e 2013-ës, prandaj me shumë gjasa PS do të ketë në 2013-ën rezultat më të dobët se në vitin 2009. Rama nuk ka aftësinë e as vullnetin për të bashkuar e motivuar aleatët e saj tradicionalë të majtë sipas një formule fituese. Treni që do të ndërtojë Rama do të rezultojë një tren me vagonë bosh dhe madje kontributi i aleatëve të saj do të jetë shumë më i vogël sesa i aleatëve të PD-së. Rama e ka të pamundur të realizojë bashkimin e PS me LSI, sepse ai, gjithë ditën e natën mendon si ta përdorë LSI-në vetëm për të marrë pushtetin dhe kapur postin e Kryeministrit, me besimin e palëkundur se më tej do ta neutralizonte apo do ta absorbonte atë. Teza e bashkimit me qytetarin është jo vetëm naive e mediokre, por totalisht në kontradiktë me idenë e koalicioneve fituese zgjedhore e të bashkëqeverisjes, si dhe shprehje e çoroditjes e makthit të humbjes.
Edhe pse Pëllumbi bëri apel për bashkim e unitet, sërish Asambleja s’u shpëtoi debateve. Deputeti Gjoni e kryetari Rama shkëmbyen batuta për çështjen e zgjedhjeve dhe rolit të liderit….
Në PS nuk ka më as unitet e as solidaritet, të gjithë janë në panik e të demotivuar, të gjithë turfullojnë me zë të ulët nga frika e humbjes së radhës, nga pasiguria totale, nga fakti që partia po zvenitet e shkërmoqet në sytë e tyre, nga fakti që Rama nuk përfill askënd dhe mendon vetëm si të bëhet Kryeministër. Të gjithë kanë frikë se nuk do të jenë në “listën e kooperativës”, por heshtin në forume e shajnë në kafene. Rama ka deklaruar se nuk pranon debate e mendime. Ka thënë se nuk do t’i mbledhë më deputetët. Nuk do ta mbledhë më kryesinë. Nuk i duhen më as forumet, as deputetët, askush, sepse do të komunikojë vetë me popullin opozitar. Ai pak informacion që arriti të dilte në shtyp është shprehje e një tensioni latent që ndjehet kudo midis socialistëve të vërtetë. Në Asamble, në Kryesi, në grupin e deputetëve thuhet si asnjëherë më parë e masivisht: i) se Rama është i paaftë për ta bashkuar të majtën dhe për të çuar PS në fitore; ii) se me Ramën, të gjithë janë të pamotivuar e të pasigurt për të ardhmen e forcës së tyre dhe të investimit që kanë bërë në PS; iii) se Rama nuk konsultohet e këshillohet me forumet e deputetët që deklaron se i ka vendosur vetë në “listën e kooperativistëve” dhe çdo ditë i kërcënon se mund t’i heqë; d) se Rama do të ndërtonte një qeveri me mjaftistët e miliarderët dhe jo për socialistët, nëse PS do të fitonte në 2013-ën.
A mund të thuhet se PS, nga pikëpamja organizative, filloi përgatitjet për zgjedhje?
Rama i tha audiencës asambleiste gjithçka kisha përgatitur unë si sekretar për çështjet zgjedhore në vitin 2009, dhe ia paraqiti si diçka të re e shumë sekrete për t’u mbushur mendjen se ato janë gjëra të reja e të padëgjuara. Nga pikëpamja organizative PS është në katastrofë të plotë, siç nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më parë, dhe kjo lidhet me konceptin anarkist të Ramës për organizimin partiak. Partia drejtohet nga tri struktura paralele, që janë në sinergji negative me njëra-tjetrën dhe që “luftojnë” me njëra-tjetrën: i) nga forumet e partisë, që Rama i urren e nuk i përfill dhe gjenden në agoni; ii) nga koordinatorët e emëruar dhe në komunikim direkt me sms me Ramën, por që kanë pak ose aspak lidhje me socialistët, dhe iii) nga kryetarët-biznesmenë të bashkive e komunave që kanë ndërtuar sipas modelit të Ramës “kështjellat e partisë-shtet-biznesit” duke menduar të fitojnë zgjedhjet vetëm duke e blerë fitoren, por që vende-vende kanë filluar të futen në konflikt me Ramën nga mosmarrëveshjet për rolin e partisë dhe caktimin e deputetëve.
Kanë mbetur edhe 8 muaj nga zgjedhjet parlamentare, fushata e të cilave parashikohet e egër. Në optikën tuaj, me çfarë bilancesh i afrohen zgjedhjeve mazhoranca dhe opozita?
Kjo pyetje kërkon shumë faqe për t’u elaboruar dhe dhënë një përgjigje të plotë. Shkurtimisht do të thosha se me shumë gjasa 2013-ta do të jetë e ngjashme me 2011-ën, e cila ishte në një farë mënyrë kopje e 2009-ës. Arsyeja e një palëvizshmërie të tillë apo mungese të frymës së ndryshimit, edhe pas një mandati të dytë qeverisës, vjen kryesisht për shkak të radikalizimit ekstremal të opozitës që ngjall motivim te mazhoranca dhe mungesës së një alternative të besueshme që nuk sjell rritje të mbështetjes nga votuesit. Po ashtu “projekti” i Ramës ngjall rrezikshmëri e frikë, sepse është projekt vetëm për Ramën kryeministër dhe përfitime për klientelën e tij, projekt që projekton thagma për shtetin ligjor dhe interesat e publikut po t’u referohesh veprimeve radikale e anti-integruese të Ramës në opozitë e deri te bllokimi i celularëve brenda partisë. Për më tepër, socialistët e vërtetë nuk kanë shpresë te qeverisja e Ramës, pasi kanë parë që asnjë socialist nuk ka mundur t’i afrohet Bashkisë së Tiranës për 12 vjet, kur Rama e drejtonte atë. Prandaj elektorati i lëvizshëm apo i zonës gri, i cili në Shqipëri është në madhësi shumë të vogël dhe me tendencë ndarjeje ‘fifti-fifti’, nuk duket se do të lëvizë në 2013-ën në krahun opozitar siç ka ndodhur në 1992 apo 1997-ën. Gjasat janë që rezultati i vitit 2013 të jetë projeksion i 2011-ës, me të vetmit parametra të “lëvizshëm”: i) dimensioni e pozicionimi i LSI-së, që do të mbetet i vetmi faktor vendimtar, dhe ii) dimensioni e efektet dëmtuese të partive të reja, që në çdo rast do të jenë margjinale për qeverisjen e ardhshme.
Pas përjashtimit tuaj nga PS, ju ende nuk jeni pozicionuar në ndonjë grup parlamentar apo forcë tjetër politike. Cila është e ardhmja juaj dhe, a do ju shohim në listat e LSI-së në 2013?
Vendimi i Ramës për përjashtimin tim do të mbetet njolla më e madhe e turpit për PS-në. Ndjej vetëm neveri për veprimin e Ramës, ndot për agresivitetin e disa prej personazheve tipike klienteliste dhe keqardhje për frikën e shumë kolegëve të angazhuar nga viti 1991 në PS. Ky vendim ka ardhur pas kritikave të mia ndaj sjelljes radikale që Rama i imponoi për interesa personale grupit kuvendor të PSSH pas zgjedhjeve të vitit 2009. Dhe mbi të gjitha, për shkak të vendosmërisë sime për të mos bërë asnjë kompromis me rrugën e gabuar që Rama i imponoi PSSH gjatë gjithë këtij mandati. Duke parë se lista e PS-së po kthehet në një “listë kooperativistësh” dhe PS një “kooperativë mjaftiste”, ku “edhe pulat e ndonjë gjel po kolektivizohen”, ndjehem më i qetë që jam jashtë këtij projekti dështak. Një parti radikale e anti-integruese e tipit kooperativë, as ka qenë, as është dhe as nuk mund të jetë projekti im politik. Çështja e pozicionimit tim të ardhshëm, pa shumë modesti do të thosha, është lehtësisht e zgjidhshme sidomos për një person që ka një formim e eksperiencë të spikatur perëndimore dhe ka investim solid në politikën e tranzicionin shqiptar. Për kuriozitetin tuaj mund të them vetëm se kjo çështje është tanimë e zgjidhur, por natyrisht detajet do të zbulohen në kohën e duhur.
Duket se PS po punon në prapaskenë për të joshur e bindur sa më shumë parti për t’i marrë në koalicionet e saj. Si e vlerësoni këtë panoramë dhe si e vlerësoni deklaratën e Ramës se PS do të fitojë edhe pa LSI-në dhe se aleat kryesor do të ketë elektoratin?
Deklaratat dhe qëndrimet e Ramës për koalicionet janë kaotike, inkoherente, të pamenduara, demagogjike dhe çoroditëse. Rama i mashtroi aleatët për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Asnjë nga aleatët e majtë nuk ka besim te Rama, sepse nuk e ka të qartë se me çfarë formati do të paraqitet koalicioni opozitar në 2013. Rama programon t’i vendosë të gjithë aleatët në pozitë të vështirë në minutën e fundit, ashtu siç vepron me “listën e kooperativistëve” në PS, sepse gjykon se ata nuk kanë ku shkojnë dhe njëkohësisht nuk dëshiron të jetë i varur në të ardhmen nga mandatet që mund të fitojnë ata, sepse e do të gjithë pushtetin për vete. Teza e Ramës për “Aleancë me qytetarin” është shpikje mediokre e propagandistike për të dalë nga situata dhe qetësuar socialistët e frikësuar nga humbja për shkak të përçarjes. Nëse PS shkon në zgjedhjet e 2013-ës me këtë tezë, parashikoj me siguri humbjen e saj.
Ju keni bërë një parashikim në media se, edhe në qoftë se LSI e PS bashkohen sërish, e djathta del fituese apo merr më shumë vota. Siç po duken gjërat, ende asgjë nuk është vendosur nga zoti Meta dhe LSI…
Nuk kam bërë ende asnjë parashikim për 2013-ën, por kam analizuar rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme dhe kam nxjerrë disa përfundime. Është ende shpejt për të bërë parashikime të sakta. Por bazuar në metodën e parashikimit të përdorur nga Zhak Atali, e jo vetëm, që projekton parashikimet për të ardhmen mbi invariantet e së kaluarës, mund të nxirren disa përfundime e tendenca për të ardhmen. Në 2005-ën dhe 2009, PS ka rezultuar në opozitë vetëm sepse nuk është bashkuar me LSI-në. Pra një përfundim i parë del se, nëse Rama nuk do të arrijë të bashkojë PS-në me LSI-në, me shumë gjasa humbja do të përsëritet edhe në 2013. Një përfundim tjetër që del nga analiza e shifrave faktike është se në 2007-ën koalicioni PS+LSI ka marrë më pak vota se në 2005 dhe 2009, kur PS e LSI kanë konkurruar veçmas (bashkimi PS+LSI ka marrë më pak vota se shuma e votave të PS e të LSI), bile ky bashkim ka marrë më pak vota se e djathta, pra e djathta prapë ka rezultuar fituese ndaj së majtës së bashkuar. Arsyet janë të shumta. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se bashkimi PS-LSI në 2007-ën ka keqfunksionuar dhe prandaj ka rezultuar humbës. Nëse ndodh kështu përsëri në 2013, pra nëse ndërtohet një bashkim që keqfunksionon, gjasat janë të mëdha që e djathta të fitojë e vetme. Dhe duke analizuar marrëdhëniet PS-LSI pas vitit 2009 e deri më sot rezulton se nuk ka gjasa që ato të prodhojnë në 2013-ën një bashkim më funksional se ai i vitit 2007. Këto janë të vërteta të hidhura që Rama i njeh mirë, por kërkon t’i fshehë, dhe kur unë ia nxjerr në dritë të diellit, ai nxit mjaftistët në blogje të më shajnë me fjalorin më të pistë.
Ndryshe nga ju, kreu i PSD-së Gjinushi, në analizën e tij beson se, në rast se LSI do dalë në zgjedhje me PD-në, atëherë fitues do shpallet koalicioni i majtë. Për këtë, ai ashtu si dhe vetë kryetari socialist Rama, sjellin rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës e Elbasan, ku PS e vetme pa LSI në 2011 siguroi një rezultat më të mirë se ai që siguroi në vitin 2007 së bashku me LSI-në….
Ripërsëris se ka dy shembuj nga zgjedhjet e përgjithshme, të 2005-ës dhe 2009-ës, kur PS ka mbetur në opozitë se nuk arriti as të bashkohet me LSI dhe as ta eliminojë atë. Nëse nisemi nga këto dy ngjarje, me shumë gjasa PS mbetet në opozitë edhe në 2013-ën. Nëse duan t’u referohen zgjedhjeve vendore të vitit 2011, shifrat tregojnë se koalicioni qeveritar mori mbi 140 mijë vota më shumë sesa koalicioni opozitar dhe ky “mal votash” nuk mund të kapërcehet as me “besimin” e ndonjërit dhe as me kalkulime e analiza mediokre të tjetrit. Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2011 është shumë afër atij të vitit 2009, ndërkohë shembujt që përmend Rama, ose nuk i ka kuptuar mirë, ose kërkon t’i përdorë për të mashtruar socialistët apo për të maskuar humbjen në 2011-ën. Ai nuk e kupton se rezultati i kryetarëve të njësive vendore nuk mund të përsëritet për zgjedhjet politike, sepse nuk e kupton si funksionon sistemi zgjedhor, por më mirë që ndodh kështu sepse pikërisht aty do të jetë edhe disfata e kësaj radhe. Në Tiranë, ku zgjedhjet e 2011-ës ishin më shumë politike sesa administrative, të dyja rezultatet, për kryetarët dhe për këshilltarët, rezultojnë afër njëri-tjetrit dhe shumë afër rezultatit të vitit 2009.
Ditët e fundit janë shtuar zërat se LSI do të garojë e vetme, jashtë dy koalicioneve të mëdha në qershor. A e përkrahni këtë variant dhe ç’mund të sjellë ai nesër, nëse kemi parasysh që në 2009-ën LSI arriti jo pa vështirësi e aventura katër mandate?
Nuk analizoj as zërat dhe as thashethemet e medias. Nëse LSI do të kërkonte opinion për çështjen e koalicioneve, do t’i jepja mendimin tim analitik e politik, dhe këtë gjë nuk mund ta bëj publikisht përderisa një gjë e tillë nuk më është kërkuar. Nuk është e vërtetë se LSI arriti me vështirësi të merrte katër mandate, sepse në të katër qarqet LSI kishte më shumë votat sesa për të marrë nga një mandat në secilin qark. Problem i LSI-së në 2009 ishte vetëm kalimi i pragut prej 5 për qind në qarkun e Tiranës, ndërkohë që kishte vota për afërsisht dy mandate. Kjo vinte ngaqë LSI kishte formuar koalicion dhe një koalicioni i duhen 5 % në vend të 3 % që i duhen një partie. LSI është një parti që ka një elektorat tanimë të konsoliduar, pavarësisht se ajo ka dalë në zgjedhje e vetme (2005 e 2009), së bashku me PS (2007) apo së bashku me PD (2011) dhe ky elektorat i mjafton për të qenë faktori i vetëm vendimtar në formimin e mazhorancave qeverisëse. Me shumë gjasa, kështu do të ndodhë edhe në 2013-ën.
Po dy forcat e reja, FRD dhe AK, a mund të bëhen të nesërmen e zgjedhjeve faktor vendimtar në konfiguracionin e Kuvendit të ri apo dhe qeverisë?
Kam aktualisht një mendim timin subjektiv, por do të flas publikisht për këto forca pasi të kenë dalë sondazhet e para dhe pasi ato të kenë marrë vendimin se si do të dalin në zgjedhjet e ardhshme, të vetme apo në koalicion. Nuk mund të nxjerr asnjë përfundim publik për këto dy forca përderisa ato shfaqen në zgjedhje për herë të parë në vitin 2013 dhe nuk ka asnjë shifër për dimensionin e tyre nga zgjedhjet e mëparshme apo nga sondazhet.
Së fundmi, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE është kushtëzuar nga plotësimi i tri kushteve, si mendoni, ka të drejtë PS që e lidh plotësimin e tyre me çështjen e Fierit? Dhe, a do të fitohet statusi këtë vit?
Ekziston perceptimi se veprimet bllokuese e anti-integruese në të gjitha rastet kur është bërë fjalë për marrëdhëniet me BE-në, liberalizimi i vizave apo marrja e statusit, Rama i ka aplikuar në funksion të forcimit të pozitave personale autoritare e klienteliste në PS. Askush nuk i beson argumentet e sajuara të Ramës, siç është rasti i fundit i Fierit. Ndërkombëtarët e kanë të qartë stilin e Ramës që, duke mbajtur peng e bllokuar integrimin synon të ndërkombëtarizojë veprimet e tij politike dhe të nxjerrë avantazhe në ballafaqimet me kundërshtarin. Ky është një film që ata e kanë parë disa herë. Rama duket se preferon më shumë bllokimin se fitimin e statusit duke gjykuar se kështu fiton më shumë. Sido që të ndodhë, Rama nga ky proces do të dalë i humbur, madje akoma më i humbur nëse statusi bllokohet. Berisha duket i mirëpërgatitur për të nxjerrë përftime elektorale e politike më të mëdha në rast se Rama e bllokon këtë proces, sepse ai e ka stigmatizuar e deklaruar tanimë përgjegjësin e bllokimit.
***Titujt e mësipërm janë të redaksisë. Titulli i autorit është: Një parti radikale e antiintegruese e tipit kooperativist, as ka qenë, as është dhe as nuk mund të jetë projekti im politik
MAPO
jo me demek,por e ka per detyre si kryeminister te permisoje mardheniet me shtete te tjere,ne ket rast si kina,e sidomos kur behet fjale per mardhenie e interesa ekonomike ndershtetrore...zgerdhiu sa te duash,se mbase e perpin me leht ate kafshaten e hidhurKur vete kryeministri, vete nga halli se me demek e ka për detyrë.
Kur ven këta të tjerët, ven për të thurur komplote komuniste![]()
Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.
Krijoni Kontakt