Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Komunizmi: Shkaktar per degradimin e liqenit te Prespes.

    Komunizmi: Shkaktar per degradimin e liqenit te Prespes.



    Duket si kallamishte, por ne fakt eshte liqen i mbuluar me kallamishte.


    Pėrgjegjėsi i Parkut: Shkak, njė gabim trashanik i kohės sė komunizmit
    Liqeni, i mbuluar tėrėsisht nga kallamishte


    Ekzistenca e liqenit Prespa e Vogėl ėshtė vėnė seriozisht nė rrezik, pėr shkak tė njė gabimi tė rėndė nė menaxhimin e ujėrave tė tij. Alarmi vjen nga drejtues tė Parkut Kombėtar tė Prespės dhe njė grupi shkencėtarėsh gjermanė qė prej kohėsh kujdesen pėr dy liqenet e mrekullueshme dhe gjithė florėn e faunėn e parkut. Nė njė takim me mediat, tė zhvilluar dje, ekspertėt shqiptarė dhe gjermanė bėnė tė ditur tragjedinė qė i ėshtė shkaktuar gjatė kėtyre 30 viteve jetės ujore tė Prespės sė Vogėl. E gjithė sipėrfaqja ujore e pjesės shqiptare tė kėtij liqeni tė mrekullueshėm rezulton tėrėsisht e mbuluar nga kallamishtet, tė cilat normalisht zhvillohen nė masė tė reduktuar nė pjesė tė caktuara tė liqenit. “Tashmė sipėrfaqja e ujit ėshtė e mbuluar tėrėsisht nga kallamishtet e padėshiruara”, - thotė Olsi Duma, pėrgjegjės i Parkut Kombėtar. Se sa e rėndė ėshtė situata, mjafton tė shihet sipėrfaqja e liqenit qė i pėrket Greqisė, e cila ėshtė tėrėsisht e pastėr nga kallamishtet.

    UJĖRAT E DEVOLLIT

    Pėrgjegjėsi i parkut shpjegon, se dėmi kolosal i detyrohet njė vendimi absurd tė epokės sė komunizmit, kur u pa e arsyeshme qė Devolli tė devijohej nga rrjedha e vet natyrale pėr t’u derdhur nė Prespėn e Vogėl. Vendimi u vu nė jetė rreth fundit tė viteve tetėdhjetė, qė do tė thotė se pėr rreth 30 vite ujėrat e tij u shkarkuan nė Prespėn e Vogėl. Kėto prurje jo tė natyrshme pėr liqenin sillnin me vete sedimente, tė cilat favorizuan rritjen e kallamishteve deri nė pikėn qė ato kanė mbuluar tėrėsisht sipėrfaqen e ujit. “Problemi ėshtė jo vetėm se kėto sedimente janė vendosur tashmė pėrfundimisht nė fund tė liqenit, por njėherėsh pėrbėjnė edhe ambientin e pėrshtatshėm pėr zhvillimin e kallamishteve”, - vazhdon Duma. Pėr momentin situata nuk shfaqet tepėr e rrezikshme, pasi kallamishtet ofrojnė njė habitat tė mirė pėr speciet ujore. Problemi ėshtė se nė harkun kohor tė pak viteve mbipopullimi i ujėrave me kallamishte bėn qė pjesa e “infektuar” tė degradojė progresivisht, duke u kthyer nė moēalishte e mė pas nė zonė mjaft problematike.

    KORRJA E KALLAMISHTEVE

    Tashmė administrata e parkut bashkė me ekspertėt gjermanė po studiojnė masat qė duhen marrė pėr pastrimin e ujėrave nga pylli i padėshiruar i kallamishteve. Duma sqaron se po merret parasysh prerja masive e tyre, gjė qė ka vėshtirėsitė e veta teknike. Njėherėsh po mendohet edhe njė zgjidhje pėr trajtimin e masės sė madhe tė kallameve qė do nxirren nga liqeni. Njė mėnyrė mjaft e mirė do tė ishte konvertimi i tyre nė lėndė djegėse, e cila do mund tė pėrdorej shumė mirė nga banorėt e zonės pėr ngrohje. “Kemi provuar thėrrmimin e kallamave nė ashkla tė vogla dhe krijimin e masave tė pėrshtatshme pėr djegie, por nuk na ka dhėnė rezultat, pasi sobat qė pėrdorin fshatarėt e zonės nuk arrijnė t’i djegin masat e ashklave. Njė zgjidhje mbase do tė qe thėrrmimi i tyre nė ashkla mė tė mėdha pėrpara krijimit tė masave pėr djegie. Gjithsesi, me rėndėsi primare mbetet pastrimi i ujėrave nga kallamishtet”, - shpjegon Duma. Njė farė ngushėllimi vjen nga fakti se krejt ndryshe shfaqet gjendja e Prespės sė Madhe. Falė njė projekti tė pėrbashkėt disa vjeēar me fondin gjerman pėr zhvillim KfĖ, Prespa e Madhe, pas problemeve tė shumta tė shfaqura kėto vite, po kthehet aty ku duhet tė jetė: njė mrekulli e natyrės.

    Gazeta Shqiptare
    20-10-2012
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Katastrofe

    Nuk ka me as te burgosur politike per ta pastruar
    Revolution 1848

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    keshtu bene me lumin drin duke e devijuar drejt bunes dhe sot edhe pak shi te bjere ne pelgun ujembledhes te drinit zona e nenshkodres permbyset..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Komunizmi: Shkaktar per degradimin e liqenit te Prespes.

    Prespa ndotet nga ujėrat e zeza



    Liqeni i Prespės ditė pas dite po shndėrrohet nė depozitė grumbullimi tė ndotjeve qė derdhen prej vitesh atje. Mungesa e kanalizimeve pėr ujėrat e zeza nė shumė prej fshatrave tė komunės Pustec ka bėrė qė banorėt tė gjejnė si zgjidhje shkarkimin e tyre nė ujin e liqenit, pavarėsisht ndotjes dhe dėmit qė shkaktohet.

    Ata tregojnė se ujėrat vėrshojnė pėrmes fshatit nė liqen, ndėrsa i tremben ndotjes. “Ca kanalizime qė ishin hapur mė pėrpara u mbyllėn. Kanalet u prishėn nga rruga. Ujėrat nė fshat kalojnė nė mes tė rrugės dhe shkojnė nė liqen”, thotė njė prej tyre.

    Komuna Pustec, njė perlė e relievit dhe zonė turistike, pėrballė kėsaj ndotjeje ngre shqetėsimin se pėrveē banorėve, tė cilėt janė tė ekspozuar ndaj njė ndotjeje tė tillė, kėrcėnohet edhe turizmi. Kanalizimet mungojnė pasi nuk ka investime dhe financime, ēka ka bėrė qė projektet tė mbeten nė dosje.

    “Ndotja e liqenit ėshtė shumė problematike. Vetėm dy fshatra kanė kanalizime, tė tjerat jo dhe ujėrat e zeza derdhen nė liqen, duke shkaktuar njė ndotje shumė tė madhe”, deklaron Edmond Themelko, zyrtar i komunės.

    Pėrballė kėtij alarmi, prefekti i Korēės Ardit Konomi ka thirrur njė mbledhje me aktorėt pėrkatės pėr tė gjetur njė zgjidhje tė problemit dhe pėr tė mos lejuar agravimin e mėtejshėm tė situatės.

    “Ne kemi dy basenet e Ohrit dhe Prespės, qė i kalojnė rėndėsitė kombėtare. Atje janė identifikuar probleme tė mėdha mjedisore, por edhe mė tė mėdha pasi kalojnė kėtė problem, duke ndikuar nė turizėm dhe nė potencialet ekonomike”, thotė Konomi.

    Problemi i mungesės sė kanalizimeve, pėrveē komunės Pustec ku kėrcėnohet turizmi, ėshtė njė shqetėsim edhe pėr shumė fshatra tė tjera tė rajonit jug-lindor. / Top Channel
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Pėr: Komunizmi: Shkaktar per degradimin e liqenit te Prespes.

    po more po komunizmi i ka fajet e keni gjetur shkaktarin tani ,komunizmin e ka fajin qe fusha e korces po kthehet ne kenet perseri ,apo qe shkodra permbytet cdo vite,perse nuk permbytej ne kohen e komunizmit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Komunizmi: Shkaktar per degradimin e liqenit te Prespes.

    Vendimi u vu nė jetė rreth fundit tė viteve tetėdhjetė, qė do tė thotė se pėr rreth 30 vite...
    Komunizmi iku ne 90-en perse duhet ti vihet faj komunizmit per deri sa ai nuk ishte ne jete per te korigjuar situaten.

    "Gezohem" kur degjoj per gabime te nje qeverije, faktikisht me ka marre malli! E them per te bere pak "kontrast", sepse na mbyti mos interesimi.
    Pas nje levizje te gabuar fshihen dhe disa te mire, si p.sh inisiativa, interesimi etj, sado qe rezultati mund te jet i gabuar.

    Pas kesaj neglizhences haotike per mjedisin te ketyre qeverive pas 90-es ca e mire fshehet?

    Nuk mbroj komunizmin, pasi ai ishte nje nga plaget me te medha per vendin, la njolla qe nuk do fiken lehte, por dhe keto te "mirat" e qeverive te sotme... lere mos e pyet.

    Shpresoj te gjejn nje zgjidhje per kete problem dhe per problemete e tjera per mjedisin ne Shqiperi, e kemi masakruar krejt mjedisin pas 90-es! jemi ber si kafsh te egra, pa pik respekti dhe dhimbshurie. Secili ka mar nga nje arme e jepi me e vrar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •