Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Cthurrja morale e zonave rurale shqiptare përballë krizës ekonomiko&sociale dhe Atei

    Ngjarjet e vazhdueshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin sidomos vitet e fundit në shoqërinë shqiptare të post diktaturës sidomos krimet dhe dhuna brenda familjes, cthurrja morale në mes rinisë shqiptare, abuzimet gjatë krizës së moshës së mesme, problemet ekonomiko-financiare dhe diferencat në ndarjen e pasurisë që përfshin varfërinë ekstreme me klasën e pasanikëve të rinj, presioni i krimit të organizuar (përfshi dhe drogën), arsimimi i mangët, - kanë evidentuar se shoqëria shqiptare si brënda ashtu dhe jashtë vendit (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi etj), po rrëshqet ngadalë në vorbullën e degjenerimit moral dhe në një krizë të rëndë sociale dhe morale.
    Pavarwsisht se populli shqiptar por dhe popujt nw twrwsi po integrohen nw njw shoqëri kapitaliste globaliste ku shumw probleme do tw njwhsohen, popujt dhe shoqwritw janë nw njw farw mënyre turma qw shkojnë pas udhwheqwsit qw zgjedhin. Pwrsa i pwrket turmave tw pa-arsimuara dhe injorante, tw cilat pwrbwjnw njw kontingjent tw pakwt nw Shqipwri,- Sokrati (469 BC – 399 BC) njw filozof klasik të Athinës (një nga baballarët e filosofisë së moralit dhe etikës) për turmat, ka thënë: ``Turma është një Qen i zgjebosur i madh i lidhur ne hu mes diellit. Gjithe kohen fle, kruan zgjeben e vet dhe sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e ti zgjidhe zinxhirin``.
    Pavarësisht se problemet social-ekonomikedhe morale të sistemit kapitalist janë të mprehta me të cilat shoqëria shqiptare është duke u përballur këto 22 vite pas diktaturës, disa aspekte të veçanta të shoqërisë shqiptare po ekstremizohen dhe po cfaqin aktivitet të plotë negativ dhe të rrezikshëm në drejtim të krimit brenda familjes sidomos në zonat rurale e provinciale të Shqipërisë si:
    - skllavërimit të femrës shqiptare dhe përdorimit të saj si qytetare e dorës së dytë nëpërmjet shitblerjes së gruas, martesave me diferencë të theksuar moshe (sigurisht duke shkelur në disa raste dhe ligjin për moshën minimale të martesës), martesat që në djep, prostitucioni (për efekte të varfërsië, dhe shitblerjes),
    - Varfëria në një pjesë të mirë të fshatarësisë shqiptare - ka shkaktuar ndjenjën e varësisë ndaj atij që e ndihmon dhe ndaj të pasurit e për pasojë detyrohen të shesin trupin e shpirtin për `një çapë bukë`; kjo vërteton atë që ka thënë Dramaturgu i madh anglez Xhorxh Bernard Shaë: `Nuk ka krim më të tmerrshëm se sa të jesh i varfër`!
    - Incestit, dhuna, dhe konfliktet e rënda brenda familjes së madhe patriarkale fshatare,
    - Zbatimi i disa kodeve të lashta (sigurisht për efekte të justifikimit dhe apologjisë ndaj një krimi të kryer ose në pritje të realizmit të një krimi) si Kodi i Lekë Dukagjinit,
    - Mungesa apo arsimimi i cunguar të ndërthurura me mungesën e njohurive dhe elementëve kulturorë ( të shprehura në mënyrë sarkastike më frazën famëkeqe- `katundar surrat parur-qytetar s`bohesh kurrë`)) dhe higjenës përktase,
    - Izolimi i zgjatur i fshtatit shqiptar në raport me civilizimin dhe këtu ka ndikuar në mënyrë paradoksale deri diku dhe diktatura komuniste të cilës i interesonte që fshatarët të rrinin në fshat e të mos vinin në qytet por kjo kishte dhe anën e vet pozitive si- ruajtja e traditave të zonës),
    - Rritja e divorceve në zonat rurale me gjithë presionin e tmerrshëm brenda familjes së madhe patriarkale fshatare për shkak të problemeve ekonomiko&financiare, emigracionit dhe ato morale,
    - Ateizmi ndër shoqërinë fshatare e rurale si pasojë e lirimit të zinxhirëve të izolimit dhe të mos kuptimit të lirive e të drejtave të njeriut sidomos ndaj grave dhe fëmijëve, keq përdorimi i disa vargjeve fetare-kuranike për gruan, martesën dhe aktivitetin seksual,
    - Keqpërdorimi i filmave pornografikë dhe tv- që cfaqin pornografi, nga të rinjtë, adoleshentët, dhe shfrytëzimi i kësaj dukurie të demokracisë nga ana e maniakëve seksuale
    Këto fenomene kanë prekur dhe qytetin shqiptar përfshi dhe metropolin-Tiranën, por në qytete, për shkak të kulturës, lirisë së komunikimit, përdorimit të internetit, shoqatave të ndryshme në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, komunikimit dhe informacionit të shpejte dhe të sigurtë të informacionit këto ngjarje të frikshme si dhuna dhe konfliktet familjare, krimet brenda familjes dhe dhuna seksuale denoncohen shumë më shpejt dhe sigurtë se sa në fshat. Megjithatë kjo nuk do të thotë që qyteti nuk po rrëshqet në të njëtën gjëndje ashtu si dhe fshati dhe këtë e vërtetojnë divorcet e shumta, rritja e kontigjeneve të drogës , rritja e kontingjenteve të LGBT (Lesbian-Gay-Bisexual-Transsexual), që sigurisht po shtohen si rrjedhojë e stresit të rëndë nga puna e sforcuar, aktivitetet e tepërta ditore, dhe informacioni i ngarkuar prej TV-ve dhe radios, teknologjia e avancuar dhe në zhvillim e sipër të kapitalizmit.
    Prishja e familjes që gradualisht po prek dhe dëmton rëndë shoqërinë shqiptare si në qytet ashtu dhe familjen `tabu` të fshatit janë pasojat negative të zhvillimit kapitalist por edhe pasoja të jetesës në familje të mëdha patriarkale sidomos ndaj gruas, fëmijëve dhe adoleshentëve.
    ii
    Nëse për gruan si bashkëshorte kemi folur dhe njihen problemet e dhunës, divorcit dhe krimeve ndaj saj, problem i madh është abuzimi me dhunë dhe ai seksual me fëmijët brenda familjes dhe nga të afërmit për shkaqet si ato që përmëndëm më sipër. Këto krime nuk njihen mirë sidomos në familjen fshatare, dhe nuk ka të dhëna të sakta për këto probleme por nga përvoja ime di që edhe në kohën e diktaturës ku represioni ishte i madh kishte raste dhe ndodhi të abuzimeve seksuale dhe dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe adoleshetëve.
    Adoleshenca është mosha më delikate e djalit që do të bëhet burrë dhe vajzës që do të bëhet grua dhe është një periudhë që fillon nga menarche për vajzën dhe solucionet e para të djemtë dhe që përfundon pas 3-5 vitesh. Përfundimi i adoleshencës jepet bazuar në ligj: tek ne në Shqipëri për femrat është 16 vjec dhe tek meshkujt është 18 vjec. Pas kësaj moshe si djali ashtu dhe vajza mund të martohen me ligj sepse në këto të dy gjinitë mund të përballojnë ngritjen e një familje. Nëse në qytet ky ligj respektohet, në fshat dhe në provincën shqiptare ky ligj dhe këto norma ligjore nuk respektohen, sepse ligji nuk mbërrin dot aty edhe sot e kësaj dite.. Kjo ka favorizuar abuzuesit dhe të pasurit të cilët marrin vajzat më të reja se sa kërkon ligji për ti martuar, i martojnë pa dashuri por thjesht për interes e klientelizëm, i prostituojnë, i dhunojnë dhe në disa raste i vrasin. Faktori varfëri është kryesori në zhvillimin e kësaj dukurie negative por faktor tjetër është edhe kultura e pakët e nënës, arsimimi i saj i dobët. Më të prekurit janë familjet me emigracion në të cilat fëmija dhe adoleshenti apo adoleshentja rriten pa nënën ose pa babain duke rënë pre e abuzimeve nga më të ndryshmet.
    Si mund të ndalohet kjo `epidemi` e shthurjes morale dhe e abuzimeve fizike e seksuale si dhe krimeve monstruoze si ato të ditëve të fundit, që po shkatërron familjet, po shkel të drejtat dhe liritë e njeriut, e kryesisht të gruas, fëmijëve dhe adoleshentëve në zona rurale dhe më tej?
    Nuk mund të them se leksionet e gatshme të psikologëve dhe analistëve tanë dhe të huaj nuk janë të mira dhe të zbatueshme, por dëshira për të imituar të huajt sidomos nga analistët shqiptarë, psikologët shqiptarë, apo moralizimet hipokrite të disa politikanëve shqiptare, inondimin e pornografisë në tv-shqiptare e kosovare ( më ka bërë përshtypje që një tv serioz kosovar si Televizioni RTK të japi pa pushim gjatë gjithë natës e deri në 5 të mëngjezit pronografi, në një kohë që emisione pornografike duhet të japin vetëm disa tv-të licencuara si të tillë.. kjo përbën një turp për RTK!), po rëndojnë gjëndjen.
    Një nga metodat më të mira është konservatorizmi i familjes dhe kryesisht nënës shqiptare (që në shekuj ka qënë shquar si ruajtëse e familjes shqiptare) në drejtim të kujdesit ndaj fëmijës që po rritet dhe adoleshencës (vajzë apo djalë). Kjo mund të konfirmohet edhe nga një autor i vjetër por për mua shumë i saktë në menaxhimin e problemeve të tilla që nuk pëlqehet nga psikologët dhe analistët tanë ( ndoshta nuk e kanë lexuar fare) që quhet Makarenko -në librin e tij të famshëm e të përkthyer në gjuhët kryesore të botës (anglisht, gjermanisht e frëngjisht)- `Poemë Pedagogjike`. Në një pasazh të tij thuhet afërsisht kështu:... duhet të kini kujdes sidomos vajzat adoleshente por dhe të djemve adoleshentë. Bërja e kontaktit seksual në këtë moshë shkakton një dramë të vërtetë psikologjike dhe emocionale e cila nuk mund të korrigjohet më. Në shumicën e rasteve vajza adoleshente që pëson aktin e parë seksual e sidomos ato që jetojnë në familje me konflikte të brëndëshme të mëdha, familjeve ku emigruar burri apo gruaja, familje të divorcuara, familje pa nënë ose babë apo pa të dy prindërit (jetimë)- bëhen prostituta, kurse djemtë kurvarë. Prandaj vajzat e kësaj moshe duhet t`i mësojmë që ti `presin djemtë me spec të kuq` kur ata të vijnë t`i takojnë.....
    Metoda tjetër e cila në fakt nuk është metodë por traditë shpirtërore e fetarë është zbatimi i normave fetare. Familja duhet të shkojë në kishë (ose xhami) të respektojë dhe të adhurojë Zotin. Feja e mëson individin të përmbajtur dhe e ruan nga e keqja dhe i ligu. Sigurisht nuk duhet që fëmija të mësojë vetëm mësime fetarë por edukimi laik të kombinohet me atë fetar. Feja forcon qëndrueshmërinë e familjes. Për shkak se në Shqipëri ateizmi preku pak a shumë të gjithë shoqërinë shqiptar, për shkak se vetë individi shqiptar ka qënë dhe ka mbetur i dyzuar në Religion, për shkak të pushtimeve të shumta nga të huajt, ai e ka përdorur fenë pak e shumë si një mjet biznesi për të mbijetuar (të varfërit) ose për tu pasuruar e për të marrë grada e ofiqe. Kështu që besimi fetar tek shqiptarët ka qënë i lëkundur.
    Pa e justifikuar shqiptarin- rritja e komuniteteve fetare dhe rritja e besimit ndaj Zotit pas 1990 , tregon se një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare, është tradicionalisht me familje të shëndoshë (ndoshta edhe për shkak se klasa e mesme shqiptare përbën rreth 60% të shoqërisë shqiptare) pikërisht sepse është familje që beson në Zot dhe respekton moralin fetar në të cilat përfshihen në të dy fetë kryesore 10 porositë e Zotit për Moisiun, dhe parimi i dashurisë ( nuk bëhet fjalë për dashurinë seksuale por për dashurinë dhe dhëmbshurinë ndaj njeriut- humanizmin) ndaj të afërmit.
    E kritikueshme është përfshirja e disa maniakëve seksualë (që duan ta prezantojnë vehten si modernë në shoqërinë tonë katundare për të justifikuar dhe fashitur endrrat e tyre perverse seksuale), por dhe bërja e emisioneve në disa televizione serioze që egzagjerojnë elementin seksual dhe reklamimin e seksit si dicka që s`përbën ndonjë rrezik të madh dhe si `të pafajëshëm` në të gjithë këtë zallamahi të ekzagjerimeve seksuale mediatike. Duhet ditur se invadimi i mëndjes së njeriut më informacione seksuale të panevojshme nëpërmjet mediave të shkruara dhe televizive – vetëm se po i hedh benzinë zjarrit të ndezur nga efektet negative të shoqërisë kapitaliste ku ne po jetojmë.

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    O zot sa acaruese qenka te lexosh gjithe kete shkrim duke nderruar me mend w-ne me e-ne.
    Qe mos te lodhen te tjeret po te ndihmoj une me kthmin e w-se ne e (eshte kaq e thjeshte..)

    Cthurrja morale e zonave rurale shqiptare përballë krizës ekonomiko&sociale dhe Atei
    ________________________________________
    Ngjarjet e vazhdueshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin sidomos vitet e fundit në shoqërinë shqiptare të post diktaturës sidomos krimet dhe dhuna brenda familjes, cthurrja morale në mes rinisë shqiptare, abuzimet gjatë krizës së moshës së mesme, problemet ekonomiko-financiare dhe diferencat në ndarjen e pasurisë që përfshin varfërinë ekstreme me klasën e pasanikëve të rinj, presioni i krimit të organizuar (përfshi dhe drogën), arsimimi i mangët, - kanë evidentuar se shoqëria shqiptare si brënda ashtu dhe jashtë vendit (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi etj), po rrëshqet ngadalë në vorbullën e degjenerimit moral dhe në një krizë të rëndë sociale dhe morale.
    Pavarësisht se populli shqiptar por dhe popujt në tërësi po integrohen në një shoqëri kapitaliste globaliste ku shumë probleme do të njëhsohen, popujt dhe shoqëritë janë në një farë mënyre turma që shkojnë pas udhëheqësit që zgjedhin. Përsa i përket turmave të pa-arsimuara dhe injorante, të cilat përbëjnë një kontingjent të pakët në Shqipëri,- Sokrati (469 BC – 399 BC) një filozof klasik të Athinës (një nga baballarët e filosofisë së moralit dhe etikës) për turmat, ka thënë: ``Turma është një Qen i zgjebosur i madh i lidhur ne hu mes diellit. Gjithe kohen fle, kruan zgjeben e vet dhe sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e ti zgjidhe zinxhirin``.
    Pavarësisht se problemet social-ekonomikedhe morale të sistemit kapitalist janë të mprehta me të cilat shoqëria shqiptare është duke u përballur këto 22 vite pas diktaturës, disa aspekte të veçanta të shoqërisë shqiptare po ekstremizohen dhe po cfaqin aktivitet të plotë negativ dhe të rrezikshëm në drejtim të krimit brenda familjes sidomos në zonat rurale e provinciale të Shqipërisë si:
    - skllavërimit të femrës shqiptare dhe përdorimit të saj si qytetare e dorës së dytë nëpërmjet shitblerjes së gruas, martesave me diferencë të theksuar moshe (sigurisht duke shkelur në disa raste dhe ligjin për moshën minimale të martesës), martesat që në djep, prostitucioni (për efekte të varfërsië, dhe shitblerjes),
    - Varfëria në një pjesë të mirë të fshatarësisë shqiptare - ka shkaktuar ndjenjën e varësisë ndaj atij që e ndihmon dhe ndaj të pasurit e për pasojë detyrohen të shesin trupin e shpirtin për `një çapë bukë`; kjo vërteton atë që ka thënë Dramaturgu i madh anglez Xhorxh Bernard Shaë: `Nuk ka krim më të tmerrshëm se sa të jesh i varfër`!
    - Incestit, dhuna, dhe konfliktet e rënda brenda familjes së madhe patriarkale fshatare,
    - Zbatimi i disa kodeve të lashta (sigurisht për efekte të justifikimit dhe apologjisë ndaj një krimi të kryer ose në pritje të realizmit të një krimi) si Kodi i Lekë Dukagjinit,
    - Mungesa apo arsimimi i cunguar të ndërthurura me mungesën e njohurive dhe elementëve kulturorë ( të shprehura në mënyrë sarkastike më frazën famëkeqe- `katundar surrat parur-qytetar s`bohesh kurrë`)) dhe higjenës përktase,
    - Izolimi i zgjatur i fshtatit shqiptar në raport me civilizimin dhe këtu ka ndikuar në mënyrë paradoksale deri diku dhe diktatura komuniste të cilës i interesonte që fshatarët të rrinin në fshat e të mos vinin në qytet por kjo kishte dhe anën e vet pozitive si- ruajtja e traditave të zonës),
    - Rritja e divorceve në zonat rurale me gjithë presionin e tmerrshëm brenda familjes së madhe patriarkale fshatare për shkak të problemeve ekonomiko&financiare, emigracionit dhe ato morale,
    - Ateizmi ndër shoqërinë fshatare e rurale si pasojë e lirimit të zinxhirëve të izolimit dhe të mos kuptimit të lirive e të drejtave të njeriut sidomos ndaj grave dhe fëmijëve, keq përdorimi i disa vargjeve fetare-kuranike për gruan, martesën dhe aktivitetin seksual,
    - Keqpërdorimi i filmave pornografikë dhe tv- që cfaqin pornografi, nga të rinjtë, adoleshentët, dhe shfrytëzimi i kësaj dukurie të demokracisë nga ana e maniakëve seksuale
    Këto fenomene kanë prekur dhe qytetin shqiptar përfshi dhe metropolin-Tiranën, por në qytete, për shkak të kulturës, lirisë së komunikimit, përdorimit të internetit, shoqatave të ndryshme në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, komunikimit dhe informacionit të shpejte dhe të sigurtë të informacionit këto ngjarje të frikshme si dhuna dhe konfliktet familjare, krimet brenda familjes dhe dhuna seksuale denoncohen shumë më shpejt dhe sigurtë se sa në fshat. Megjithatë kjo nuk do të thotë që qyteti nuk po rrëshqet në të njëtën gjëndje ashtu si dhe fshati dhe këtë e vërtetojnë divorcet e shumta, rritja e kontigjeneve të drogës , rritja e kontingjenteve të LGBT (Lesbian-Gay-Bisexual-Transsexual), që sigurisht po shtohen si rrjedhojë e stresit të rëndë nga puna e sforcuar, aktivitetet e tepërta ditore, dhe informacioni i ngarkuar prej TV-ve dhe radios, teknologjia e avancuar dhe në zhvillim e sipër të kapitalizmit.
    Prishja e familjes që gradualisht po prek dhe dëmton rëndë shoqërinë shqiptare si në qytet ashtu dhe familjen `tabu` të fshatit janë pasojat negative të zhvillimit kapitalist por edhe pasoja të jetesës në familje të mëdha patriarkale sidomos ndaj gruas, fëmijëve dhe adoleshentëve.
    ii
    Nëse për gruan si bashkëshorte kemi folur dhe njihen problemet e dhunës, divorcit dhe krimeve ndaj saj, problem i madh është abuzimi me dhunë dhe ai seksual me fëmijët brenda familjes dhe nga të afërmit për shkaqet si ato që përmëndëm më sipër. Këto krime nuk njihen mirë sidomos në familjen fshatare, dhe nuk ka të dhëna të sakta për këto probleme por nga përvoja ime di që edhe në kohën e diktaturës ku represioni ishte i madh kishte raste dhe ndodhi të abuzimeve seksuale dhe dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe adoleshetëve.
    Adoleshenca është mosha më delikate e djalit që do të bëhet burrë dhe vajzës që do të bëhet grua dhe është një periudhë që fillon nga menarche për vajzën dhe solucionet e para të djemtë dhe që përfundon pas 3-5 vitesh. Përfundimi i adoleshencës jepet bazuar në ligj: tek ne në Shqipëri për femrat është 16 vjec dhe tek meshkujt është 18 vjec. Pas kësaj moshe si djali ashtu dhe vajza mund të martohen me ligj sepse në këto të dy gjinitë mund të përballojnë ngritjen e një familje. Nëse në qytet ky ligj respektohet, në fshat dhe në provincën shqiptare ky ligj dhe këto norma ligjore nuk respektohen, sepse ligji nuk mbërrin dot aty edhe sot e kësaj dite.. Kjo ka favorizuar abuzuesit dhe të pasurit të cilët marrin vajzat më të reja se sa kërkon ligji për ti martuar, i martojnë pa dashuri por thjesht për interes e klientelizëm, i prostituojnë, i dhunojnë dhe në disa raste i vrasin. Faktori varfëri është kryesori në zhvillimin e kësaj dukurie negative por faktor tjetër është edhe kultura e pakët e nënës, arsimimi i saj i dobët. Më të prekurit janë familjet me emigracion në të cilat fëmija dhe adoleshenti apo adoleshentja rriten pa nënën ose pa babain duke rënë pre e abuzimeve nga më të ndryshmet.
    Si mund të ndalohet kjo `epidemi` e shthurjes morale dhe e abuzimeve fizike e seksuale si dhe krimeve monstruoze si ato të ditëve të fundit, që po shkatërron familjet, po shkel të drejtat dhe liritë e njeriut, e kryesisht të gruas, fëmijëve dhe adoleshentëve në zona rurale dhe më tej?
    Nuk mund të them se leksionet e gatshme të psikologëve dhe analistëve tanë dhe të huaj nuk janë të mira dhe të zbatueshme, por dëshira për të imituar të huajt sidomos nga analistët shqiptarë, psikologët shqiptarë, apo moralizimet hipokrite të disa politikanëve shqiptare, inondimin e pornografisë në tv-shqiptare e kosovare ( më ka bërë përshtypje që një tv serioz kosovar si Televizioni RTK të japi pa pushim gjatë gjithë natës e deri në 5 të mëngjezit pronografi, në një kohë që emisione pornografike duhet të japin vetëm disa tv-të licencuara si të tillë.. kjo përbën një turp për RTK!), po rëndojnë gjëndjen.
    Një nga metodat më të mira është konservatorizmi i familjes dhe kryesisht nënës shqiptare (që në shekuj ka qënë shquar si ruajtëse e familjes shqiptare) në drejtim të kujdesit ndaj fëmijës që po rritet dhe adoleshencës (vajzë apo djalë). Kjo mund të konfirmohet edhe nga një autor i vjetër por për mua shumë i saktë në menaxhimin e problemeve të tilla që nuk pëlqehet nga psikologët dhe analistët tanë ( ndoshta nuk e kanë lexuar fare) që quhet Makarenko -në librin e tij të famshëm e të përkthyer në gjuhët kryesore të botës (anglisht, gjermanisht e frëngjisht)- `Poemë Pedagogjike`. Në një pasazh të tij thuhet afërsisht kështu:... duhet të kini kujdes sidomos vajzat adoleshente por dhe të djemve adoleshentë. Bërja e kontaktit seksual në këtë moshë shkakton një dramë të vërtetë psikologjike dhe emocionale e cila nuk mund të korrigjohet më. Në shumicën e rasteve vajza adoleshente që pëson aktin e parë seksual e sidomos ato që jetojnë në familje me konflikte të brëndëshme të mëdha, familjeve ku emigruar burri apo gruaja, familje të divorcuara, familje pa nënë ose babë apo pa të dy prindërit (jetimë)- bëhen prostituta, kurse djemtë kurvarë. Prandaj vajzat e kësaj moshe duhet t`i mësojmë që ti `presin djemtë me spec të kuq` kur ata të vijnë t`i takojnë.....
    Metoda tjetër e cila në fakt nuk është metodë por traditë shpirtërore e fetarë është zbatimi i normave fetare. Familja duhet të shkojë në kishë (ose xhami) të respektojë dhe të adhurojë Zotin. Feja e mëson individin të përmbajtur dhe e ruan nga e keqja dhe i ligu. Sigurisht nuk duhet që fëmija të mësojë vetëm mësime fetarë por edukimi laik të kombinohet me atë fetar. Feja forcon qëndrueshmërinë e familjes. Për shkak se në Shqipëri ateizmi preku pak a shumë të gjithë shoqërinë shqiptar, për shkak se vetë individi shqiptar ka qënë dhe ka mbetur i dyzuar në Religion, për shkak të pushtimeve të shumta nga të huajt, ai e ka përdorur fenë pak e shumë si një mjet biznesi për të mbijetuar (të varfërit) ose për tu pasuruar e për të marrë grada e ofiqe. Kështu që besimi fetar tek shqiptarët ka qënë i lëkundur.
    Pa e justifikuar shqiptarin- rritja e komuniteteve fetare dhe rritja e besimit ndaj Zotit pas 1990 , tregon se një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare, është tradicionalisht me familje të shëndoshë (ndoshta edhe për shkak se klasa e mesme shqiptare përbën rreth 60% të shoqërisë shqiptare) pikërisht sepse është familje që beson në Zot dhe respekton moralin fetar në të cilat përfshihen në të dy fetë kryesore 10 porositë e Zotit për Moisiun, dhe parimi i dashurisë ( nuk bëhet fjalë për dashurinë seksuale por për dashurinë dhe dhëmbshurinë ndaj njeriut- humanizmin) ndaj të afërmit.
    E kritikueshme është përfshirja e disa maniakëve seksualë (që duan ta prezantojnë vehten si modernë në shoqërinë tonë katundare për të justifikuar dhe fashitur endrrat e tyre perverse seksuale), por dhe bërja e emisioneve në disa televizione serioze që egzagjerojnë elementin seksual dhe reklamimin e seksit si dicka që s`përbën ndonjë rrezik të madh dhe si `të pafajëshëm` në të gjithë këtë zallamahi të ekzagjerimeve seksuale mediatike. Duhet ditur se invadimi i mëndjes së njeriut më informacione seksuale të panevojshme nëpërmjet mediave të shkruara dhe televizive – vetëm se po i hedh benzinë zjarrit të ndezur nga efektet negative të shoqërisë kapitaliste ku ne po jetojmë.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Nuk ma mban te lexoj gjithe ket postim, por jam e bindur qe shthurja vjen nga padituria (nivel te dobet ose pa arsim fare) edhe zhdukja e traditave. Na pelqen apo jo disa tradita konservatore duhet te ruhen ndryshe sjellin degjenerim pa kufi si kane sjelle. Degjenerimi nuk eshte liri & moderrnizim shume e kane keqkuptuar edhe po shkatrrohen & shkatrrojne cdo dite.
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •