Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Tiranë – Korporata Energjetike Shqiptare do të importojë energji elektrike deri në fund të këtij viti, për të siguruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike

    Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë, ku sipas kreut të këtij institucioni, Sokol Ramadani, vendimi është marrë për të siguruar energji, teksa kompani çeke CEZ, ndodhet në vështirësi financiare.

    Megjithatë, faturën e shpenzimeve për blerjen e energjisë nga KESH, do t’i faturohen kompanisë së shpërndarjes, CEZ. Gjithashtu, ERE po shqyrton mundësinë për ndryshimin e çmimit të kostot së energjisë që KESH-i i shtet kompanisë CEZ Shpërndarje, në mënyrë që të rikuperohen shpenzimet e kompanisë shtetërore.

    Për sa i përket prodhimit vendas të energjisë, Ramadani thotë se ato janë të pamjaftueshme për shkak të rezervave të pakta. Mbrëmjen e së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi aktin normativ, që detyron pushtetin vendor të paguaj faturat e prapambetura ndaj kompanisë CEZ, fatura këto që zënë peshën më të madhe debitorëve.

    “Në këto kushte, me qëllim shmangien e problemeve sociale, qeveria propozon aktin normativ, që detyrimi i ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe detyrimeve të njësive vendore për pompat e ujit dhe për energjinë të zbritet nga transferta e pakushtëzuar e njësisë së qeverisjes vendore dhe të destinohet për shlyerjen e detyrimeve elektrike ndaj CEZ, detyrime të shtrira në kohë nga viti 2007 deri në qershor 2012”, tha në seancën parlamentare ministri i Financave, Ridvan Bode, duke nënvizuar se zgjedhja ishe e detyruar. Ai bëri me dije gjithashtu se po negociohet me Bankën Botërore për t’i dhënë 100 milionë euro kredi kompanisë KESH për të siguruar energjinë në vazhdim. /Start/

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Po i lumte tr*pi Sales ..... nuk do t'ja japi gjermaneve, ku eshte problemi?!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    e megjithmend pse qenkan qepur keshtu keta jermanet a thua se nuk kane ku te investojne lekat .... pse nuk shkojne ne serbi per te investuar ...????


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po i lumte tr*pi Sales ..... nuk do t'ja japi gjermaneve, ku eshte problemi?!
    Problemi eshte se Gjermania po sundon Europen e per momentin po e mori me inat kte pune na e than piten....Prandaj ktu ska vend fare per heroizma ..po ne vend te vjedhin aty ku po behet tenderi ..te vjedhin me ndonje vend tjeter e te rrine urte..se edhe me Ameriken spo i kemi telat mire kto kohet e fundit...shtoji dhe Gjermanine..ca te bejme apo te kthehemi te miqesite Ruse dhe kineze edhe njehere...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po i lumte tr*pi Sales ..... nuk do t'ja japi gjermaneve, ku eshte problemi?!

    Qeveria Shqiptare ka vendosur zyrtarisht të anulojë tenderin për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Në Media ka zbuluar një dokument zyrtar ku Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton zyrtarisht bankën gjermane KFË, si financuese e projektit, se pala shqiptare ka vendosur anulimin e tenderit dhe ribërjen e tij.
    Letra
    Në një letër të dërguar në shtator, banka gjermane ndonëse rikëshillon Qeverinë të mos e anulojë tenderin, e ka paralajmëruar atë që në rast ritenderimi, duhet t’u përmbahet tre kushteve të panegociueshme për të mos humbur financimin. Sipas letrës, KFË do të vazhdojë financimin e projektit nëse tenderi i ri do të ndahet në dy pjesë të veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po kështu një tjetër kusht i vendosur nga KFË është mbajtja e standardeve të larta teknike si kritere në tender, ndërsa kushti i fundit është ai që pala shqiptare të pranojë rezultatin e tenderit, cilido qoftë ai për të shmangur një ngërç të dytë.
    Përgjigja
    Ndërkohë në përgjigjen e saj pala shqiptare, përmes OST njofton zyrtarisht bankën gjermane për anulimin e tenderit dhe vendimin e ribërjes së tij. Në letër kreu i OST, premton se institucioni që ai drejton do i përmbush tre kushtet e vendosura nga KFË, por nuk garanton se të njëjtën gjë do e bëjë edhe Ministria Shqiptare e Financave. “Duke mbajtur parasysh komunikimet me Ministrinë e Financave na lejoni t’ju informojmë se kjo Ministri nuk mund të përfshihet si palë në procesin e ritenderimit,” thuhet në letrën që OST i dërgon bankës gjermane.
    Opozita
    Ndërkohë lidhur me këtë çështje opozita e konsideron si jo të rastësishëm anulimin e tenderit për linjën me Kosovën duke akuzuar Qeverinë se po shkel interesat kombëtare. Sipas deputetit Artan Gaçe zvarritja e ndërtimit të linjës po bëhet me qëllim për të ruajtur monopolet serbe në energji. “Eshtë shumë e qartë ajo që ne kemi thënë që në fillim që është zvarritja dhe anulimi i këtij tenderi kanë si qëllim të vetëm, mosbërjen e kësaj linje për të mbajtur të varur si Shqipërinë po ashtu edhe Kosovën nga linjat e transmetimit të serbëve, në të cilat aktualisht funksionon gjithë rrjeti energjetik shqiptar”, ka thënë dje në media deputeti i PS-së, Artan Gaçe.
    Tenderi
    Tenderi i parë për linjën u zhvillua në mars të vitit 2011, ku fituese rezultoi kompania kroate Dalekovod. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve duke tentuar të zëvendësonte fituesin me vendin e dytë për shkak se ofronte një çmim më të ulët, por kjo nuk u pranua nga banka gjermane për shkak të cenimit të standardeve teknike dhe që nga ajo kohë projekti është në ngërç.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Problemi eshte se Gjermania po sundon Europen e per momentin po e mori me inat kte pune na e than piten....Prandaj ktu ska vend fare per heroizma ..po ne vend te vjedhin aty ku po behet tenderi ..te vjedhin me ndonje vend tjeter e te rrine urte..se edhe me Ameriken spo i kemi telat mire kto kohet e fundit...shtoji dhe Gjermanine..ca te bejme apo te kthehemi te miqesite Ruse dhe kineze edhe njehere...
    kur kemi pasur ndonje here miq ne.
    mediat gjermane dhe amerikane qe ti i quan vende mike shkruajne qe shqiptaret jane te rrezikshem.
    boten ka per ta shkaterru kina, sepse evropa dhe amerika vetem mesime dine te japin

  7. #17
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    8 mln €uro nuk jane lajthia mor jahu, qe i mbledh nga pema !!!

    Nuk e kam degjuar ndonjehere kete banken KfW. Me siguri keto duan te perfitojne nga te dy anet. Bankiereve gjermon kohet e fundit i ka dale pak nami per korrupsion.

    Keto gazetat e opozites çojne uje ne mullirin e Sales pas botimit te shifres. Edhe çuni Sales, qenka çun i mire fort, do t'i kurseje vendit 8 mln €uro !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Gjermani do te behet i"forte" kur mos te kete me trupa ushtarake anglo-amerikane ne territorin e saj ...... deri atehere eshte e marume, i themi ne m'Tirone.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •