Me rastin e Festës së Kurban Bajramit
Z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës.


Prishtinë, 25.10.2012.Lëvizja e Re Demokristiane
Kryetari - Dedë Abazi

I nderuari Kryetar i Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës, z Naim Tërnava; kam nderin e veçantë, që me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emrin tim personal si dhe të të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesve të Lëvizjes Demokristiane t’ju përcjell urimet, që me dëshirat e përzemërta Juve, dhe të gjithë besimtarëve të Bashkësisë Islame në Kosovë, t’ju uroj: me fat Festën e Madhe të Kurban Bajramit.

Kjo festë e madhe në besimin Islam – urojmë që t’na sjell më afër njeri tjetrit. Janë pikërisht festat ato që e kthejnë njeriun më shumë nga e vërteta, e rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat hyjnore dhe ato kombëtare, vlera në të cilat të gjithë ne tek LRD-ja besojmë. Kurban Bajramin e karakterizojmë; gatishmëri e njeriut për dëgjesë ndaj Zotit, besim dhe përvujtëri para Tij, solidaritet, ndihmë dhe respekt ndaj njëri tjetrit, shtrirje e dorës në ndihmë atij që nuk ka, pa i harruar asnjëherë invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe familjet e martirëve të Kombit, miqësi dhe dashuri për njeriun - nëpërmjet të fuqizimit të besimit në Zotin që buron JETA. Urime dhe me fat Kurban Bajrami.
Zoti qoftë gjithmonë me shqiptarët dhe i bekoftë familjet tona.