Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Gjermania, ultimatum Berishës për interkonjeksionin, përmendet dhe i biri

    Gjermania i ka dërguar një notë të ashpër proteste Ministrisë së Jashtme shqiptare, lidhur me bllokimin dhe mundësinë e anulimit të tenderit për linjën e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë. Pas protestave të bankës gjermane KFW dhe debatit publik të bërë rreth kësaj çështje, këtë javë në zyrën e Ministrit të Jashtëm ka mbërritur një notë zyrtare nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila paralajmëron qeverinë shqiptare se nëse nuk zhbllokon situatën, do të rishikohen shumë qëndrime të Gjermanisë ndaj qeverisë shqiptare.

    Burime të sigurta nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se letra ka shkaktuar hutim dhe panik në ministri. Ministri Panariti ka qenë në alarm dy ditët e fundit për të pasur një dosje të kompletuar të tenderit dhe një pasqyrë të shtypit mbi atë që ka ndodhur.

    Kryeministri Berisha, i cili u vu në dijeni për letrën ndërkohë që po nisej për në Bukuresht, bëri ç’është e mundur të prodhojë një lajm fals për gjoja takim me kancelaren Merkel dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë, për të fshehur krizën reale që ka ndodhur mes qeverisë së tij dhe shtetit gjerman.

    Alarmin më të madh e ka krijuar fakti që në notën e ambasadës gjermane përmendet dhe ndërhyrja e djalit të Sali Berishës në këtë histori, por nuk është e sigurt nëse kjo përmendet duke iu referuar shtypit, apo duke qenë burim i sigurt i palës gjermane.

    Pak ditë më parë banka gjermane KFW paralajmëroi qeverinë shqiptare të mos anulojë në mënyrë të njëanshme tenderin e linjës energjetike me Kosovën, pasi do të tërhiqet menjëherë nga financimi i projektit.

    Mosmarrëveshjet mes palëve kanë lindur prej më shumë se një viti, kur qeveria shqiptare pas zhvillimit të tenderit për këtë projekt, tentoi të zëvendësonte fituesin për të shpallur fituese kompaninë e renditur e dyta.

    Por ky veprim i qeverisë hasi në bllokadën e KFW-së. Që nga ajo kohë, palët janë përfshirë në një konflikt, i dokumentuar përmes letërkëmbimeve të shumta mes Ministrisë së Financave dhe bankës gjermane.

    Në qershor të këtij viti, banka i bëri të ditur qeverisë se do të pranonte anulimin e tenderit vetëm nëse plotësoheshin disa kushte, të cilat qeveria ka dështuar t’i përmbushë.

    “Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për anulimin e tenderit në lotin 1 ne na vjen keq që na duhet të kundërshtojmë anulimin e tij. Kjo për shkak se agjencitë zbatuese kanë dështuar të japin arsyet e vlefshme për këtë anulim,” thuhet në letrën zyrtare të KFW.



    Më tej banka gjermane paralajmëron se nëse qeveria do të vendosë anulimin e njëanshëm të tenderit, kjo do të përbënte një shkelje të kontratës dhe në këtë pikë ajo rezervon të drejtën të tërhiqet nga financimi. Banka thotë se do të vazhdojë financimin e projektit nëse qeveria anulon tenderin për lotin një vetëm nëse përmbushen disa kushte.

    Kushti i parë është që tenderi i ri të ndahet në dy pjesë, ku një kontratë të mbulojë punimet në Shqipëri dhe tjetra ato në Kosovë.

    Kushti i dytë është që tenderi i ri të jetë në përputhje me procedurat e paracaktuara të bankës dhe të ndjekë të njëjtat standarde të larta teknike si ai i mëparshmi.

    Ndërsa kushti i fundit i vendosur është ai që qeveria shqiptare të pranojë rezultatet e tenderit të ri, i cili duhet të zhvillohet sipas standardeve të KFË-së.

    Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate Dalekovod. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë, duke kërkuar ritenderimin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    pse ka kaq shume komplekse ki Atman-i te na thote se cili eshte burimi i lajmit ...??!!

    nga nje kerkim i shpejte ja c'na dualli:

    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...et-dhe-i-biri/

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Se mbulon dot diellin me shoshe o mesus
    Kur te thone burimin do thuash eshte edo ruciste.
    Kur te thone gazetarin do meresh me te eshte tille e i tille.
    Sa te mbaruar jeni
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    pse ka kaq shume komplekse ki Atman-i te na thote se cili eshte burimi i lajmit ...??!!

    nga nje kerkim i shpejte ja c'na dualli:

    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...et-dhe-i-biri/

    .
    ke te drejte o zoti msus por une e mora lajmin ketu

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    ke te drejte o zoti msus por une e mora lajmin ketu
    Burimi, shoku jo bllogjet idiote qe hedhin lart e poshte opinioniste qe nuk iu dihet as emri as mbiemri. Qe te vertetohet lajmi me lart, duhet te kerkoni qe ne te vertete a ka nje leter derguar ministrise se jashtme nga/me subjekt te ketille?

    Kam pershtypjen qe lajmi eshte nje budallek ne vazhden e atyre budalleqeve qe hidhen cdo dite si "ushqim me barera" per te semuret kronik.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin

    Burimi, shoku jo bllogjet idiote qe hedhin lart e poshte opinioniste qe nuk iu dihet as emri as mbiemri. Qe te vertetohet lajmi me lart, duhet te kerkoni qe ne te vertete a ka nje leter derguar ministrise se jashtme nga/me subjekt te ketille?

    Kam pershtypjen qe lajmi eshte nje budallek ne vazhden e atyre budalleqeve qe hidhen cdo dite si "ushqim me barera" per te semuret kronik.
    po atmani si punonjes i ambasades e din mire kete pune ....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po atmani si punonjes i ambasades e din mire kete pune ....


    .


    Drejtori rajonal i bankës gjermane KfW, Rene Eschemann, ka pohuar se banka gjermane ka standardet e saj dhe kurrsesi nuk do të pranojë t’i shkelë ato pavarësisht kërkesës së qeverisë për të anuluar tenderin për ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri- Kosovë.

    Në letrën zyrtare drejtuar qeverisë shqiptare, thuhet se në rast se bëhet anulimi i njëanshëm i tenderit, kjo përbën shkelje të kontratës dhe në këtë pikë banka rezervon të drejtën të tërhiqet nga financimi.

    Eschemann është shprehur për Shqip se janë në pritje të përgjigjes së letrës dhe se pritet që projekti të avancojë më tej duke përmbushur standardet e KfW.

    “Po. Të jetë konform procedurave të tenderimit të KFË-së, duke pasur parasysh sigurimin e një standardi të lartë teknik. Na vjen keq, por ne nuk jemi për një zgjidhje të shpejtë dhe të lirë, por duam projekte funksionale de të qëndrueshme”, shprehet Eschemann.

    Sipas tij, vonesat do të kenë kosto shtesë.

    “Sigurisht do të ketë kosto shtesë për shërbimet e konsulencës së mëtejshme që do të nevojiten. Kurse kostot e mëtejshme financiare duhen riparë në një kohë të dytë. Kjo varet nga kushtet e tanishme të tregjeve financiare”, pohon drejtori i bankës gjermane.

    Ai ka deklaruar se problemi i linjës 400 kilovolt me Kosovën nuk kanë lidhje me atë të jugut, dhe se ky i fundit është gjithashtu projekt i vonuar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Burimi, shoku jo bllogjet idiote qe hedhin lart e poshte opinioniste qe nuk iu dihet as emri as mbiemri. Qe te vertetohet lajmi me lart, duhet te kerkoni qe ne te vertete a ka nje leter derguar ministrise se jashtme nga/me subjekt te ketille?

    Kam pershtypjen qe lajmi eshte nje budallek ne vazhden e atyre budalleqeve qe hidhen cdo dite si "ushqim me barera" per te semuret kronik.



    Drejtori i ALUIZNI-it, Ardian Kollozi, sillet si militant me shtypin, duke selektuar disa gazeta për të publikuar njoftimet zyrtare.

    Gazeta “Shekulli”, edhe ky organ mediatik i përjashtuar nga këto njoftime, ka zbardhur e-mailet e Përgjegjëses së Sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-it, që urdhëron seleksionimin e mediave proqeveritare në botimin e njoftimeve zyrtare.

    “Përshëndetje,

    Ju njoftojmë se sot do ju dërgojmë listën emërore me 2000 leje legalizimi për tu publikuar nesër. Po punojmë që t’ua dërgojmë sa më shpejt.

    Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

    Me respekt,

    Ark. Irela Premti”.

    Më tej Premti dërgon e-mailin ku thekson:

    “Përshëndetje!

    Bashkëngjitur gjeni:

    1. Njoftimin për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Z.Ardian Kollozi

    2. Listën emërore të ndërtuesve informal me leje legalizimi

    Theksojmë se ky informacion është i vlefshëm vetëm për gazetat e mëposhtme (të radhitura sipas rendit alfabetik):

    1. Gazeta KOHA JONE

    2. Gazeta MAPO

    3. Gazeta PANORAMA

    4. Gazeta RD

    5. Gazeta REPUBLIKA

    6. Gazeta STANDART

    7. Gazeta TELEGRAF

    8. Gazeta 55

    Ju faleminderit për bashkëpunimin!

    Me respekt,

    Ark. Irela Premti”

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Banka gjermane ka standardet e saj dhe nuk do të pranojë t’i shkelë ato, pavarësisht kërkesës së qeverisë për të anuluar tenderin. Në intervistën për gazetën “Shqip”, Rene Eschemann, drejtori i bankës gjermane për zhvillim, KfW, shpreson për një zgjidhje drejt avancimit të projektit, nisur “nga disa indikacione pozitive” të qeverisë shqiptare. Megjithatë, një vit vonesë nga zbatimi i projektit, do t’i shkaktojë kosto palës shqiptare, si në aspektin financiar të konsulentit, ashtu dhe të rishikimit të termave të kredisë, “në kushtet aktuale të tregut”. Projekti kap vlerën e rreth 75 milionë eurove, ku gati gjysma i takon palës shqiptare dhe pjesa tjetër asaj kosovare. Kjo e fundit i ka pranuar rregullat e KfW, kurse qeveria jonë insiston tek oferta më e ulët në tender, e asaj boshnjake, për 9 milionë euro më pak. Por KfW thotë se prioritet mbetet ana teknike, pra projekti afatgjatë dhe i sigurt, se sa zgjidhja e shpejtë dhe e lirë. Sakaq, KfW paralajmëron se, në rast se nuk zgjidhjet projekti me standardet e kërkuara nga banka, atëherë i lind e drejta të tërhiqet nga financimi.



    Mbushim një vit nga tenderi për ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë dhe deri atëherë kemi pasur vetëm deklarata “shprese” për zgjidhje të shpejtë. Çfarë po ndodh, ku jemi me projektin?

    Në letrën tonë më të fundit, e cila u shfaq në media ne, banka KfW, kemi deklaruar pozicionin tonë në lidhje me propozimin e palës shqiptare dhe duke qenë se ky projekt ka rëndësi rajonale, jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin.

    Ne i propozuam një opsion palës shqiptare të vazhdojmë me projektin dhe financimi do të merret nëse kriteret e letrës përmbushin anën shqiptare. Nga pala shqiptare kemi marrë indikacione pozitive në lidhje me letrën dhe së shpejti do të kemi një përgjigje. Më tej, pas letrës-përgjigje, shpresojmë që projekti të avancojë më tej.

    Të avancojë më tej, duke përmbushur kushtet tuaja (standardet e KfW)?

    Po. Të jetë konform procedurave të tenderimit të KfW-së, duke pasur parasysh sigurimin e një standardi të lartë teknik. Na vjen keq, por ne nuk jemi për një zgjidhje të shpejtë dhe të lirë, por duam projekte funksionale dhe të qëndrueshme.

    Çfarë pasojash mund të na shkaktojë një vonesë?

    Sigurisht, do të ketë kosto shtesë për shërbimet e konsulencës së mëtejshme që do të nevojiten. Kurse kostot e mëtejshme financiare duhen riparë në një kohë të dytë. Kjo varet nga kushtet e tanishme të tregjeve financiare.

    Në çfarë faze ndodhet projekti i Unazës së Jugut, 110 kv?

    Tenderi për këtë linjë është në fazën e vlerësimit. Kemi marrë draftet e para vlerësuese të tenderit. Kemi komentet tona dhe jemi duke i diskutuar me OST-në, në mënyrë që të arrijmë mirëkuptim të përbashkët në lidhje me vlerësimin e procedurave. Pra, kemi hapje të ofertave, kemi një garë dhe po i vlerësojmë ato. Sakaq, po diskutojmë standardet që duhet të ndjekim, duke respektuar kriteret e KfW-së.

    A kanë ndikuar mosmarrëveshjet me OST për linjën e Kosovës, tek ajo e Jugut? A ka vonesa edhe te ky projekt?

    Shiko, problemet e linjës 400 kilovolt me Kosovën nuk kanë lidhje me atë të Jugut. Pasi KfW ndjek të njëjtat kritere. Nuk ka ndryshuar asgjë me kërkesat tona dhe ato ndiqen për çfarëdo mosmarrëveshje që mund të ketë projekti i mëparshëm. Po, mund të them që projekti i Unazës së Jugut, është i vonuar.



    Edhe projekti i linjës së Unazës së Jugut është i vonuar, por nuk ka lidhje me atë të Kosovës



    Paralajmërimi

    Përmbajtja e letrës “gjermane” për qeverinë
    “Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për anulimin e tenderit në lotin 1 ne na vjen keq që na duhet të kundërshtojmë anulimin e tij. Kjo për shkak se agjencitë zbatuese kanë dështuar të japin arsyet e vlefshme për këtë anulim”, thuhet në letrën zyrtare të KfW.

    Më tej, banka gjermane paralajmëron se nëse qeveria do të vendosë anulimin e njëanshëm të tenderit, kjo do të përbënte një shkelje të kontratës dhe në këtë pikë, ajo rezervon të drejtën të tërhiqet nga financimi. Banka thotë se do të vazhdojë financimin e projektit, nëse qeveria anulon tenderin për lotin 1 vetëm nëse përmbushen disa kushte.

    Së pari, tenderi i ri të ndahet në dy pjesë, ku një kontratë të mbulojë punimet në Shqipëri dhe tjetra ato në Kosovë. Kushti i dytë është që tenderi i ri të jetë në përputhje me procedurat e paracaktuara të bankës dhe të ndjekë të njëjtat standarde të larta teknike, si ai i mëparshmi. Ndërsa kushti i fundit i vendosur është ai që qeveria shqiptare të pranojë rezultatet e tenderit të ri, i cili duhet të zhvillohet sipas standardeve të KfW-së. Saga e ndërtimit të linjës vazhdon prej më shumë se një viti. Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate “Dalekovod”. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve, duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dyte duke kërkuar ritenderimin

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Gjermania: Interkonjeksioni, negociatat ende pa zgjidhje

    Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Myler Holtkemper analizon disa çështje të rëndësishme që shtrihen nga situata e biznesit gjerman në Shqipëri, te mosmarrëveshjet mes shtetit të saj e Shqipërisë lidhur me linjën e interkonjeksionit me Kosovën, si dhe zhvillimet më të fundit lidhur me Gazsjellësin TAP. Holtkemper ndalet gjithashtu edhe në çështje me interes të dorës së parë në politikën shqiptare, siç është statusi i kushtëzuar i integrimit evropian të Shqipërisë, por edhe te greva e ish-të përndjekurve, ku vëren se shteti shqiptar duhet të bisedojë me këtë shtresë të vuajtur të popullsisë. Holtkemper sjell në vëmendje një sondazh të zhvilluar nga Ambasada Gjermane, nga i cili rezulton se biznesi i huaj në Shqipëri vuan nga një seri problemesh që nisin nga fisku e shkojnë deri te trajtimi i diferencuar nga organet tatimore shqiptare. Lidhur me gazsjellësin TAP ambasadorja vëren se shteti i saj është pozicionuar politikisht pro projektit “Nabucco”, ndërkohë që gjithsesi sheh me vëmendje edhe projektin TAP, duke qenë se një prej kompanive të saj më në zë është e përfshirë në lojë. Lidhur me votën e Gjermanisë për statusin e Shqipërisë si kandidate për Bashkimin Evropian, Holtkemper sqaron se është një vendim, të cilin duhet ende ta miratojë Parlamenti gjerman
    Është fakt tashmë i njohur që Gjermania është një prej investitoreve më të mëdha në Shqipëri. Mund të na thoni diçka mbi natyrën e këtyre investimeve dhe sektorët ku janë përqendruar?
    Së pari, sa për t’ju dhënë një dimension të investimeve gjermane në Shqipëri, po ju bëj me dije se që nga viti 1988, kur nisi bashkëpunimi mes dy vendeve, qoftë në formën e investimeve të drejtpërdrejta, qoftë përmes financimit nëpërmjet kanaleve të ndërmjetme, Gjermania ka investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro. Sektorët ku jemi fokusuar më së tepërmi kanë qenë energjia elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm, shëndetësia, si dhe gjithçka që ka të bëjë me mirëqeverisjen.
    Përmendët sektorin energjetik. Të ndalemi pak tek linja e interkonjeksionit me Kosovën, projekt i financuar nga KfW, por mbi të cilin ka pasur debate me Qeverinë shqiptare në çastin kur kjo e fundit vendosi të njohë fituese të tenderit një tjetër kompani nga ajo e shpallur fituese fillimisht.
    Kemi kryer së fundi negociata biletarale me Qeverinë shqiptare. Negociatat kanë qenë konstruktive dhe dy shtetet kanë treguar vullnet për ta zgjidhur mosmarrëveshjen, megjithëse ende nuk kemi arritur në një zgjidhje përfundimtare.
    Ekziston një mosmarrëveshje mbi tenderin për interkonjeksionin?
    Po. Dua të them, nga pala gjermane është bërë një propozim me shkrim ku është propozuar një kompromis, si dhe janë nënvizuar mënyrat e zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje, në mënyrë që të tëra palët e përfshira të përfitojnë sa më shumë. Të mos harrojmë sa përfiton Kosova nga kjo marrëveshje dhe kjo duhet parë me shumë vëmendje. Ndërtimi i linjës do t’i japë mundësi Kosovës të përfitojë nga energjia elektrike e prodhuar në Shqipëri.
    Si e shihni Shqipërinë në rolin e prodhuesit të energjisë elektrike?
    Shqipëria zotëron një potencial të jashtëzakonshëm, për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Zotëron HEC-et e vjetër, disa prej tyre janë rikonstruktuar, përfshi Bistricën, disa të tjerë janë privatizuar, ndërkohë që të tjerë po ndërtohen. Dua të them që ka mundësi shumë të mëdha në kuadrin hidroenergjitik, që nuk janë shfrytëzuar ende.
    Megjithatë janë shumë të pakta kompanitë gjermane që kanë investuar në hidroenergjitikë.
    Kjo që thoni ju është e vërtetë, janë shumë të pakta biznese gjermane private të përfshira në sektorin hidroenergjitik në Shqipëri. KfW, siç e dini, është një fond qeveritar. Disa kompani gjermane kanë shfaqur interes për disa tendera, por kushtet e këtyre tenderave mesa duket nuk kanë tërhequr dot vëmendjen e tyre të plotë.
    Si ndihet biznesi gjerman në Shqipëri?
    Para disa muajsh zhvilluam një konferencë të përbashkët, ku morën pjesë rreth 300 përfaqësues nga biznesi shqiptar e gjerman, të organizuar nga DIHA. Ishte një sukses nga pikëpamja e pjesëmarrjes dhe interesit, ndërkohë që në realitet shoh pak, në mos fare kompani të reja që afrohen në Shqipëri këto kohë. Por dua të sjell në vëmendje me kënaqësi një sondazh të kryer nga ambasada, nga i cili rezultoi se 90% e sipërmarrësve të anketuar u përgjigjën se janë të kënaqur që bëjnë biznes në Shqipëri. Gjithashtu 90% u përgjigj se nëse do kishin rast, do hapnin përsëri biznese në Shqipëri. Në përgjithësi biznesi gjerman është shprehur me nota pozitive për forcën e punës. Shqiptarët konsiderohen punonjës të mirë, seriozë, të besueshëm, veçanërisht femrat, të cilat kanë shumë dëshirë të aplikojnë.
    Na folët për rezultatet pozitive të sondazhit, po negativet?
    Nga sondazhi mësohet sigurisht se biznesi gjerman has edhe vështirësi në Shqipëri. Problemi më i madh i shfaqur nga sondazhi është rimbursimi i TVSH-së dhe në disa raste disa prej tyre kanë akumuluar për kohë të gjatë rimbursimin e munguar. Ndërkohë që kompanitë gjermane, por edhe të tjerat, ndjejnë se nuk trajtohen si kompanitë shqiptare nga ana e autoriteteve fiskale, pra në mënyrë të pabarabartë. Ka gjithashtu shumë rezerva nga ana e tyre edhe mbi kualifikimin e nëpunësve të tatimeve. Ka gjithashtu rezerva edhe me ashpërsinë që tregojnë shpesh ndaj kompanive të huaja disa prej nëpunësve të fiskut.
    Ç’mund të na thoni për gazsjellësin TAP, cili është roli i Gjermanisë në këtë projekt?
    TAP është një konsorcium i përbërë nga disa kompani, mes të cilave gjendet edhe kompania gjermane EON. Qeveria gjermane mbështet çdo sipërmarrje ku janë të përfshira kompanitë gjermane, për rrjedhojë mbështet edhe projektin TAP. Ndërkohë që politikisht Gjermania është mbështetëse e Nabucco-s.
    Nuk ka një kontradiktë këtu? EON është i përfshirë në projektin TAP, ndërkohë që Gjermania mbështet politikisht Nabucco-n?
    Nabucco është konkurrente e TAP-it, kjo është e vërtetë. Por vite më parë qeveria gjermane u rreshtua si mbështetëse e Nabucco-s, dhe për motive që kanë të bëjnë me konsistencën politike, do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por pa lënë mënjanë këtë impenjim, qeveria mbështet çdo lloj sipërmarrjeje gjermane jashtë kufijve, përfshi edhe EON-in. Ajo që shoh pozitive në kuadrin e angazhimit të EON është kosto e projektit TAP. Gazsjellësi do të kalojë nën Adriatik në një zonë relativisht të ngushtë, gjë që i ul ndjeshëm kostot në raport me konkurrentët e tjerë. Shpenzimet në infrastrukturë nën Adriatik premtojnë shumë më tepër për sa u përket kostove krahasuar me projektet e tjera. Një zhvillim mjaft pozitiv për EON dhe për projektin TAP në përgjithësi, të cilat i japin edhe avantazh të theksuar në raport me konkurrentët.
    Shqipërisë sapo i është dhënë nga ana e Bashkimit Evropian statusi i vendit kandidat për t’u përfshirë në BE, por me kushte. Si i shihni kushtet e vëna nga BE?
    Besoj se kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian mund të përmbushen më së miri me pak vullnet të mirë. Bëhet falë për ndryshimin rregullores së parlamentit, reformën në drejtësi dhe në shërbimin publik. Janë tri pika, të cilat duhen parë me shumë seriozitet nga Shqipëria në progres-raport kur do të diskutohet përfshirja e saj në BE, veçanërisht në kontekstin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Cili do të jetë qëndrimi i Gjermanisë në raport me anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Si do të prononcohet Gjermania, pro apo kundër?
    Parlamenti gjerman, pas një beteje ligjore ka fituar të drejtën të thotë fjalën e vet mbi dhënien apo jo të statusit për Shqipërinë. Ajo që nuk di t’ju them është çfarë do të vendosë shteti gjerman, do të thotë po, ose jo, për statusin e Shqipërisë. Këtë nuk e parashikoj dot.
    Si prisni të reagojë Shqipëria në lidhje me kushtet. Folët për vullnet, mendon se ekziston vullneti i duhur për t’i përmbushur?
    Politika shqiptare është e angazhuar në këtë kuadër. Që të tria në ndryshime të rëndësishme legjislative. Në këndvështrimin tonë, por edhe të të tjerëve, përveç miratimit në nivel ligjor, Shqipëria duhet të tregojë se do t’i implementojë këto ndryshime në realitetin politik shqiptar.
    Ju jeni shumë pranë politikës shqiptare. Mendoni se klima politike në Shqipëri krijon kushtet e nevojshme për përmbushjen e këtyre kushteve?
    Politika shqiptare është mjaft e polarizuar. Nëse Shqipëria kërkon të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian, duhet të ndërtojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, një shoqëri ku t’i jepet pesha e duhur ekonomisë, kulturës, e elementeve të tjerë të rëndësishëm për shoqërinë.
    Së fundmi Shqipëria po bëhet dëshmitare e një ngjarjeje që ka kaluar përmasat e tragjikes, me grevën e urisë e të etjes së ish-të përndjekurve e kohës së komunizmit, ndërkohë që dy prej tyre në shenjë proteste edhe i vunë flakën vetes.
    Bëhet fjalë për një shtresë të shoqërisë, e cila ka vuajtur më shumë se të gjitha të tjerat anën më të keqe të komunizmit dhe që me të drejtë kërkojnë atë dëmshpërblim financiar që u është premtuar nga shteti. Mendoj se qeveria duhet të ulet e të bisedojë me ta për t’u ofruar një zgjidhje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •