Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Zvicër, myslimanët falin Kurban Bajramin në kishë

    Zvicër, myslimanët falin Kurban Bajramin në kishë
    Publikuar më 18.10.2012 | 16:41

    Bashkësia myslimane e qytezës së Payerne në Zvicër do ta falë festën e Kurban Bajramit në sallën e kishës protestante. Në mungesë të hapësirave të nevojshme për falje, Bashkësia myslimane e kësaj qyteze të kantonit Vaud i është drejtuar Kishës evangjeliste të reformuar për të kërkuar hapësirë për faljen e Kurban Bajramit të besimtarëve myslimanë, njofton e përditshmja “20 Minutes”.

    Këshilli sinodal i Kishës e ka pranuar këtë kërkesë atipike, përpos dy letrash proteste që ata i kanë marrë nga besimtarët e tyre. Sipas priftit protestant, Laurent Zumstein, “të refuzosh ta presësh atë, i cili ka nevojë, është të mos jesh në harmoni me Ungjillin”.

    Nga ana e myslimanëve, përfaqësuesi i këtij komuniteti në Payerne, Mehdi Shahini, pohon të ketë dëgjuar po ashtu vërejtje nga ana e besimtarëve myslimanë, porse «ata janë të paktë», ka thënë ai.

    Për imamin e Gjenevës, Soufiane Mhedjiri, “islami nuk ua ndalon besimtarëve të falen në kishë, me kusht që të mos kenë hapësirë tjetër ku të falen dhe se vendi të mos ketë statuja fetare”. Në këtë rast, kisha protestante i përmbush këto kritere. /albinfo/

    Shekulli Online/F.S./

  2. #2

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Atehere perse po ndertoni xhami, po ndertoni kisha e ky problem zgjidhet.

    Kjo eshte nje gjest i mire nga te krishteret e asaj kishe qe po i presin mire myslimanet, pasi po bjen poshte Kurani kur ndalon shoqerimin e myslimaneve me te krishtere. Sa me shume myslimane si keta, aq me e mire paqja ne mes njerezve.


    Për imamin e Gjenevës, Soufiane Mhedjiri, “islami nuk ua ndalon besimtarëve të falen në kishë, me kusht që të mos kenë hapësirë tjetër ku të falen dhe se vendi të mos ketë statuja fetare”. Në këtë rast, kisha protestante i përmbush këto kritere.



    Jo tamon puna me pas xhami e myslimanet me zgjedh m'u 'fal' ne kishe. Keta do te ishin myslimane te vertete, besimtare te Perendise.

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Mesi, a je mir ? C'je djersit keshtu, a don uje ?!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Si falen muslimanet ne kishe ? Me sa Di kisha ka ikona rreth e qark qe i bie ndesh asaj qe islami perhap.
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Si falen muslimanet ne kishe ? Me sa Di kisha ka ikona rreth e qark qe i bie ndesh asaj qe islami perhap.
    Ne kishat katolike ka ikona, statuja, buste, kryça e plot sende adhurimi. Tek protestantët, eshte diç më pastër kisha.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Ne kishat katolike ka ikona, statuja, buste, kryça e plot sende adhurimi. Tek protestantët, eshte diç më pastër kisha.
    paster pa paster ikona ka
    cdun muslimanet aty?
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Si falen muslimanet ne kishe ? Me sa Di kisha ka ikona rreth e qark qe i bie ndesh asaj qe islami perhap.


    Duhet ti ken nxjerr perjasht ikonat sa jan fal myslimant
    Revolution 1848

  9. #9
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    paster pa paster ikona ka
    cdun muslimanet aty?

    Merr frym goldian, c'problem ke ti ?

    Payerni eshte nje qytet ku 99% te muslimaneve jan te komunitetit shqiptar. Ata jan bere shkak, qe minareja u ndalua, pasi propozuan nje projekt me nje xhami te vogel dhe me nje minare simbolike. ok, kjo s'u be ! Kurse vitin e kaluar i kishin te hollat, dhe donin ta blenin nje sall te madhe por prap Komuna refuzoi të ua shiste. Sot, protestantët dhe imami i "xhamisë" shqiptare jan ra dakord, qe ne mengjesin e dites se Kurban Bajramit, te falen mbrenda ne salle te kesaj kishe pa-ikona, kryça, e simbole tjera gotike qe gjinden ne kishat katolike.

    Salla eshte e ndritshme, predikuesit bashkohen ne thjeshtesin e te predikuarit besimin. Dhe kjo mjafton.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •