Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Tutorë dhe prostituta, rrjet nga Durrësi në Itali, arrestohen 3 shfrytëzuesit

    Skema e rekrutimit, stazhi te Ura e Dajlanit dhe trafikimi drejt Italisë

    Durrës- Përzgjidheshin, stërviteshin dhe më pas e nisnin zanatin në plazhin e Durrësit ku pasi merrnin eksperiencën në stazh, dërgoheshin drejt Italisë, ku dhe sistemoheshin në një shkallë më të lartë profesioni. Një rrjet i tërë trafikimi dhe shfrytëzimi me tutorë dhe prostituta, që pason ato të goditura më parë në qytetin e Durrësit, mes tyre dhe një grup pleqsh në muajin shtator. Tre pjesëtarë të rrjetit të trafikut të arrestuar, mes tyre një femër, katër vajza që shfrytëzoheshin në plazh si prostituta, të moshës 17-21 vjeç që u shoqëruan dhe hetohen në gjendje të lirë, kurse katër persona të tjerë u shpallën në kërkim dhe që janë grupi që kryente operacionet e Italisë.

    Aksioni

    Ky është rezultati i operacionit policor të koduar “Ura e Dajlanit”, në të cilin janë dashur më shumë se tre muaj hetime dhe agjentë të infiltruar si klientë, që paguanin 2 mijë lekë për të zbuluar prova të organizatës. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe prezervativë, kontraceptivë, 5 celularë, karta SIM, shuma të mëdha parash të përfituara dhe sende të tjera materiale. Struktura Kundër Trafiqeve të Paligjshme Durrës, bëri me dije se goditën grupin e strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitet në drejtim të trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Katër prej vajzave kishin përfunduar në vendin fqinj gjatë këtij viti si prostituta, kurse katër të tjerat shfrytëzoheshin te Ura e Dajlanit me 2 mijë lekë klienti.

    Në prani të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u dokumentua gjithçka për shtatë të dyshuarit. Në pranga ranë Gentjan Tahiri, 22 vjeç, Xhanfranko Kiptiu, 21 vjeç, lindur në Itali e banues në lagjen nr. 13 Plazh dhe Bajame Ibrahimi, 47 vjeçe, banuese në Peqin, e cila ishte kontrollorja e vajzave. Katër të rinj u shpallën në kërkim pasi besohet se janë arratisur dhe merreshin me dërgimin dhe shfrytëzimin e vajzave në Itali pas trafikimit. Emrat nuk u publikuan për shkaqe hetimore, por janë dokumentuar me fotografime, tabulate telefonike e përgjime. “Nga dokumentimi i kryer u vërtetua trafikimi drejt Italisë i të paktën 4 vajzave të moshës 17-21 vjeç. Në ushtrim prostitucioni u gjetën te Ura e Dajlanit dhe shoqëruan D. B., 20 vjeçe, banuese në Durrës, F. K., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, M. B., 17 vjeçe, banuese në Berat dhe E. I., 21 vjeçe, banuese në Korçë, kryesisht vajza me ngjyrë. Vajzat dëshmuan se u ofrohej kjo punë kundrejt sigurisë së ofruar dhe pagesës, kurse për çdo klient fitonin 2 mijë lekë për akt seksual dhe më tej kjo shumë ndahej nga organizata.

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nuk e kuptoj se si qenkan shtirur si kliente agjentet e policise ?!? Nqs kane kryer marredhenie seksuale me viktimat atehere jane ne te njejtin rang me klientet dhe shfrytezuesit. Qellimi ne kete rast nuk e justifikon aspak mjetin !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ajo qe me vret veshin ne kete mes eshte fjala "shfrytezim"
    Duan dhe bejne!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj se si qenkan shtirur si kliente agjentet e policise ?!? Nqs kane kryer marredhenie seksuale me viktimat atehere jane ne te njejtin rang me klientet dhe shfrytezuesit. Qellimi ne kete rast nuk e justifikon aspak mjetin !!!
    jan knaq policet me magjupe me pare te shtetit lol ahahahaha
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Ajo qe me vret veshin ne kete mes eshte fjala "shfrytezim"
    Duan dhe bejne!


    Ty Perla, nqs pergjegjesi apo shefi te mban nje pjese te caktuar te rroges, nuk te duket shfrytezim ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    jan knaq policet me magjupe me pare te shtetit lol ahahahaha

    Mire se i jep rrogen, i pagu edhe kurrvat per zbavitje.


    Mire kjo, po mos kerkojne veshtiresi pune !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Boooo ca skandali!!!!!

    Iku vera dhe nuk qellova me ndonje nga keto gocat e vogla.
    TURP!
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •