Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Armët e Skënderbeut vijnë në Shqipëri në 20 nëntor

    TIRANË - Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të mbërrijnë në Shqipëri në datën 20 nëntor. Sipas burimeve nga Muzeu Historik Kombëtar, armët e Heroit tonë Kombëtar do të ekspozohen në datën 27 nëntor në Pavionin e Mesjetës, ku do të qëndrojnë për një muaj e gjysmë në kushte të plota sigurie.

    Dy ditë më parë, Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik kaloi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Austrisë dhe Shqipërisë për huadhënien e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut. Kostoja e sjelljes së armëve për herë të parë në Shqipëri është 100 mijë dollarë, që u mundësua nga qeveria shqiptare në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

    Disa muaj më parë një grup ekspertësh austriakë zhvilluan vizitë në Muzeu Historik Kombëtar për t’u siguruar nëse ky i fundit i plotësonte kushtet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së dy relikeve të rralla që ndodhen në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë ose siç njihet ndryshe Kunsthistorisches.

    Armët e Skënderbeut, 422 vjet pasi kanë mbërritur në Vjenë, sipas inventarit më të hershëm që ekziston nga viti 1590, që prej muajit nëntor do të mund të vizitohen nga publiku shqiptar. Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Kot per kuriozitet , sa e vertete eshte qe keto jane armet orgjinale te Skenderbeut?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po mos me ja kthy mbrapsht çfare ndodh ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Te paguash 100.000 $ per te sjelle nje muaj ne Shqiperi ate qe eshte e Shqiperise, une nuk e kuptoj. Pse nuk mund te qendrojne gjithnje ne Shqiperi kur jan tonat ? Ne shume mozeume boterore mbahen peng te tilla relike qe u takojne historive te popujve si Egjiptit, Iranit, Greqise , Shqiprise etj. Pse nuk i rikthehen vendeve te tyre ?

    Jam shume kureshtar ta di
    Revolution 1848

  5. #5
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kot per kuriozitet , sa e vertete eshte qe keto jane armet orgjinale te Skenderbeut?
    Te dyja shpatat, koleksion i muzeut te Vjenes, kane shume pak gjasa ti kene perkitur Kastriotit, megjithse armet i jane shitur Habsburgve nga vete familja Kastrioti ne mergim. Shpata e pare, model oriental, e shkurter dhe me hark, ka nje mbishkrim arab qe eshte gdhendur gabim: zor se Kastrioti, njohes i mire i arabishtes, te pranoje gabime te tilla. Ndresa shpata e dyte, model bohemian, e gjate dhe e drejte, eshte e papershtatshme per llojin e luftes ne Ballkan, ndaj mundesia e saj qe te jete perdorur, eshte relativisht e ulet, perpos dhurimit te saj nga fisniket perendimor familjes Kastrioti. Sefundmi, perkrenarja, eshte prodhuar ne vigjilje te kryqezates se deshtuar te Papa Piut, e marre persiper nga fisnike milanez diku me 1464, e qe ka per synim te rimisheroje Aleksandrin e ri qe do te shporrte njehere e pergjithmone "perset" e rinj nga tokat e krishtera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 18-10-2012 më 12:58
    relata refero

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Te dyja shpatat, koleksion i muzeut te Vjenes, kane shume pak gjasa ti kene perkitur Kastriotit, megjithse armet i jane shitur Habsburgve nga vete familja Kastrioti ne mergim. Shpata e pare, model oriental, e shkurter dhe me hark, ka nje mbishkrim arab qe eshte gdhendur gabim: zor se Kastrioti, njohes i mire i arabishtes, te pranoje gabime te tilla. Ndresa shpata e dyte, model bohemian, e gjate dhe e drejte, eshte e papershtatshme per llojin e luftes ne Ballkan, ndaj mundesia e saj qe te jete perdorur, eshte relativisht e ulet, perpos dhurimit te saj nga fisniket perendimor familjes Kastrioti. Sefundmi, perkrenarja, eshte prodhuar ne vigjilje te kryqezates se deshtuar te Papa Piut, e marre persiper nga fisnike milanez diku me 1464, e qe ka per synim te rimisheroje Aleksandrin e ri qe do te shporrte njehere e pergjithmone "perset" e rinj nga tokat e krishtera.
    Nuk ka rendesi te madhe.
    Edhe Pelhura e Torinos (me "imazhin i Jezusit") ruhet dhe konsiderohet si relikt mjaft i vlefshem nga pronaret dhe miliona besimtare.
    Edhe origjinaliteti i "Mona Lisa" te Louvre nuk eshte 100% e sigurte.
    Etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-10-2012 më 13:26

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Te paguash 100.000 $ per te sjelle nje muaj ne Shqiperi ate qe eshte e Shqiperise, une nuk e kuptoj. Pse nuk mund te qendrojne gjithnje ne Shqiperi kur jan tonat ? Ne shume mozeume boterore mbahen peng te tilla relike qe u takojne historive te popujve si Egjiptit, Iranit, Greqise , Shqiprise etj. Pse nuk i rikthehen vendeve te tyre ?

    Jam shume kureshtar ta di

    Nuk do rrin per gjithe keto apo vetem per 100 vjetorin ?

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nuk ka rendesi te madhe.
    Edhe Pelhura e Torinos (me "imazhin i Jezusit") ruhet dhe konsiderohet si relikt mjaft i vlefshem nga pronaret dhe miliona besimtare.
    Edhe origjinaliteti i "Mona Lisa" te Louvre nuk eshte 100% e sigurte.
    Etj...
    Atehere , nese nuk paska rendesi, pse u dashka te paguajme 100.000$ per disa teneqe qe nuk jane as te Skenderbeut?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Atehere , nese nuk paska rendesi, pse u dashka te paguajme 100.000$ per disa teneqe qe nuk jane as te Skenderbeut?
    Sepse e bejne te gjithe popujt tjere...

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sepse e bejne te gjithe popujt tjere...
    Me ate mbishkrimin ne arabisht qe thote Uriel kam frike se mos eshte shpata e Sulltanit
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •