Shirku dhe mendjemadhësia, bazat e çdo mëkati!




Falënderimet i takojnë All-llahut të lartësuar, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga të këqijat vetës sonë dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon All-llahu në rrugën e drejtë, nuk ka kush që e humbë, ndërsa atë që e le në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj së vetëm All-llahu meriton të adhurohet, i Cili është i vetëm dhe i pa shoq, dhe dëshmoj së Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Më pas:

Më të vërtetë baza e gjitha mëkateve përmes të cilave i behët mëkat All-llahut të plotfuqishëm janë dy mëkate të mëdha, të rënda, e ato janë: shirku dhe mendjemadhësia.

Këto janë mëkatet e para sipas renditjes së tyre kohore, bazat e të cilave i vuri Iblisi, ngase ai është i pari që i veproj, në kohën kur All-llahu e krijoj Ademin me duart e Tij, e frymëzoi nga shpirti i Tij, i urdhëroi engjëjt t’i bejnë sexhde, atëkohë Iblisi e adhuronte All-llahun bashkë me engjëj, pasi që engjëjt i bënë sexhde Ademit, Iblisi u ndalua nga kjo dhe bëri mendjemadhësi, gjë që ishte shkak për tu larguar nga xhenneti.

All-llahu i lartësuar thotë: “E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pa besimtar” (Bekare 34).

Po ashtu thotë: “Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde". Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde? Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jesh me ata që bënë sexhde?" Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë" (All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!" Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit" (Hixhr 28-35).

Në shumë ajete në librin e All-llahut të lartësuar sqarohet shkaku pse Iblisi nuk i bëri sexhde Ademit, si dhe e kundërshtoi All-llahun e lartësuar pasi që e urdhëroi me sexhde, e kjo është mendjemadhësia.

Realiteti i mendjemadhësisë, vetëm së është sqaruar në hadithin të cilin e transmeton imam Muslimi nga Abdull-llah ibën Mes’ud, radijAll-llahu anhu: “Mendjemadhësi është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”, refuzimi i të vërtetës është për qëllim: distancimi prej të vërtetës, mohimi i tij, si dhe mendimi që vet është me i ngritur më arrogancë, kurse nënçmimi i njerëzve është për qëllim: nënçmimi dhe nënvlerësimi i tyre.

Kurse, sa i përket asaj që e meriton mendjemadhësia vetëm së është e cekur në Kur ’an, All-llahu i lartësuar thotë: “...Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit” (Gafir 35).

Ashtu siç është cekur gjithashtu në fillim të hadithit të Ibën Mes’udit të potencuar me sipër, ku Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nuk do të hyjë në xhennet ai që në zëmrën e tij ka sa një thermi nga mendjemadhësia”.

Kurse, sa i përket shirkut:

Është mëkati me i madh dhe me i rrezikshëm, pra, është mëkati që All-llahu i lartësuar nuk e falë nëse njeriu nuk pendohet prej tij, All-llahu i lartësuar thotë: “S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do...” (Nisa 48).

Në realitet shirku është t’i besh shok All-llahut edhe pse Ai të krijoi ty, ashtu siç është sqaruar përmes gjuhës së Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem në hadithin të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibën Mes’udi, radijAll-llahu anhu, ku thotë: “I thash o i Dërguar i All-llahut! Cili është mëkati me i madh? Ai tha: T’i bësh shok All-llahut kurse Ai të krijoi ty”, fjala ‘en-nid’ ka për qëllim përngjasimin, thuhet: filani i përngjan filanit, kurse ‘nediduhu’ do të thotë: shembulli i tij, përngjasuesi i tij.

Po ashtu, edhe shirku fillet i ka nga Iblisi, ai është që urdhëroi me të dhe e zbukuroi në zëmrat e atyre që e pasuan atë, shfaqja e tij ka filluar tek populli i Nuhit alejhis-selam.

Mashtrimi i tij ndaj tyre ishte përmes respektimit të tepërt ndaj të vdekurve të mirë, ashtu siç e transmeton imam Buhariu nga përkthyesi i Kur’an-it, Abdull-llah ibën Mes’udi, radijAll-llahu anhuma gjatë komentit të fjalës së All-llahut të lartësuar: “Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n” (Nuh 23), thotë: “Këta ishin emra të njerëzve të mirë nga populli i Nuhit alejhis-selam, pasi që vdiqën, djalli e frymëzoi popullin e tyre që t’i ngrinin vendet ku ata qëndronin ulur sa ishin gjallë, i emërtoi me emrat e tyre ato vende, dhe ata ashtu vepruan, njëherë nuk i adhuruan deri sa u zhduk ky brez, pastaj u zhduk dituria dhe ata filluan t’i adhurojnë”

Pra, këta idhujtarë ishin nga populli i Nuhit alejhis-selam, dhe ishin brezi i parë i idhujtarëve, shirku i tyre ishte: madhërimi i të vdekurve, shirk që ka të bej në tokë,ky ishte shirku i parë ndaj All-llahut që trokiti në tokë.

Pastaj, All-llahu e dërgoi Nuhin alejhis-selam si të Dërguarin e parë tek këta idhujtarë dhe ai qëndroi tek ta njëmijë vite pa pesëdhjetë vite (950 vite gjithsej), duke i thirrur në adhurim ndaj All-llahut i Cili është i vetëm dhe i pa shoq, si dhe i ndalonte nga adhurimi i dikujt tjetër pos Tij.

Mirëpo, armiku i All-llahut, Iblisi nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë shirk ndaj miqve të tij, por, sjelli edhe lloje të reja të shirkut, e ai është adhurimi i yjeve, që ndryshe quhet shirku qiellorë.

Në realitet, ky shirk është pjesë e shirkut të popullit të Ibrahimit alejhis-selam, ata janë populli i Nemrudëve, banorët e Babilonisë, të cilët adhuronin statuja dhe talismane që i atribuoheshin këtyre yjeve, apo ishin të ngjashme me trupat e profetëve dhe njerëzve të mirë, e të tjerë.

Pastaj, All-llahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, prijësin e besimtarëve të besimit të natyrshëm, babai i profetëve, Ibrahimin, mikun e Mëshiruesit alejhis-selam,i cili i qortoi kundër adhurimit të idhujve, i theu me dorën e tij, e debatoi mbretin e Babilonisë dhe e sfidoi, si dhe thirri për tek adhurimi i All-llahut, që është i Vetëm dhe i pa shoq.

Kurse, sa i përket asaj së çfarë meriton ai që benë shirk, All-llahu i plotfuqishëm e ka përmendur në fjalën e tij: “...sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës” (Maide 72).

Për këtë shkak të kësaj, prej porosive të profetëve dhe njerëzve të mirë ishte paralajmërimi dhe qortimi nga këto dy mëkate të mëdha dhe të shëmtuara.

Porosit e profetëve:

Transmetohet nga Abdull-llah ibën Amër ibën el-As, radijAll-llahu anhuma, që Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më të vërtetë, i dërguari i All-llahut, Nuhi në prag të vdekjes së tij i tha të birit të tij: Unë po të le një porosi, të urdhëroi me dy gjëra dhe të ndaloi nga dy tjera; të urdhëroi me fjalën ‘La ilahe il-lAll-llah’ ngase sikur shtatë palë qiej dhe shtatë palë tokë të vendosen në një anë dhe në anën tjetër fjala ‘La ilahe il-lAll-llah’, kjo do të peshon më shumë, sikur shtatë palë qiej dhe shtatë palë tokë të ishin si një hallkë e përbashkët, do ti ndante fjala ‘La ilahe il-lAll-llah’, kurse fjala ‘SubhanAll-llah ue bihamdihi’, është falje për çdo gjë, përmes tyre furnizohen krijesat, si dhe të ndaloi nga shirku dhe mendjemadhësia”

Me porosinë e profetëve këtu është për qëllim porosia e detyruar tek profetët alejhimes-selam...posaçërisht, për këtë çështje është potencuar në Kur’an-in fisnik, siç është fjala e All-llahut të lartësuar: “E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"! A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar"!” (Bekare 132-133).

Porositë e njerëzve të mirë:

Thotë All-llahu i plotfuqishëm: “(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi me e madhe!” (Llukman 13) si dhe ajeti “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet” (Llukman 18), fjala ‘el-Muh’tel’ ka për qëllim mendjemadhësinë.

Kjo, është nga intrigat e Iblisit ndaj çifutëve dhe të krishterëve, ngase këta u ndikuan shumë nga këto dy cilësi të shëmtuara, tek çifutët kryesisht mbizotëron mendjemadhësia dhe është më pak prezent shirku, kurse tek krishterët mbizotëron shirku dhe është më pak prezent mendjemadhësia.

All-llahu i lartësuar në lidhje me çifutët thotë: “...E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?” (Bekare 87).

Po ashtu në një ajet tjetër thotë: “Unë do t'i zmbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato” (‘Araf 146), kështu është gjendja e mendjemadhit siç janë shembulli i këtyre çifutëve, ngase ai nuk pranon asgjë, përveç asaj që ia pranon mendja e tij, e refuzon të vërtetën dhe e mohon po që së bie ndesh më mendjen e tij.

Kurse, sa i përket të krishterëve, All-llahu i lartësuar duke e cilësuar shirkun e tyre thotë: “Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë” (Teube 31).

Po ashtu në një ajet tjetër thotë: “Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotë pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"(Ali Imran 64).


“Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës” (Maide 72).

All-llahu i lartësuar na informoi së Isa alejhis-selam i urdhëroi me teuvhid si dhe i ndaloi nga shirku, qoftë shirk përmes tij apo dikujt tjetër siç vepruan ata, të krishterët.

Prej mrekullive të urtësisë së All-llahut të lartësuar është ndëshkimi i këtyre dy popujve duke i nënvlerësuar qëllimet e tyre, pasi që esenca e fesë së çifutëve ishte mendjemadhësia, All-llahu i ndëshkoi më poshtërim, ku thotë All-llahu i lartësuar: “Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve)...” (Ali Imran 112).

Po ashtu, pasi që esenca e fesë së kishterëve ishte shirku, duke bërë ortak në rrugën që të dërgon për tek All-llahu, All-llahu i devijoi nga rruga e Tij e qartë dhe nga rruga e Tij e drejtë, All-llahu i lartësuar thotë: “Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë" (Maide 77).

Mënyra e shërimit të këtyre dy sëmundjeve:

Më të vërtetë nga mëshira e All-llahut të lartësuar ndaj robërve të Tij ka bërë që për çdo sëmundje të ketë edhe ilaç, ilaç që e sheron atë sëmundje.

Ibën Kaj-jimi, All-llahu e mëshiroftë në ‘Zadul-Mead’ pohon së nga bazat e mjekësisë dhe rregullave të saj është: Nxjerrja e lendeve të dëmshme, mënjanimi i pengesës prezentë me gjëra të kundërta dhe zvogëlimi i tyre, bazuar në ketë nga gjërat e kundërta të shirkut dhe mendjemadhësisë është: Islami, që njëherit është feja e All-llahut, përmes të cilit zbriti libra dhe dërgoi profetë, kjo për arsye së Islami përfshin dy kuptimet : kuptimin e shpëtimit dhe kuptimin e dorëzimit.

Kuptimi i shpëtimit:

Është për qëllim sinqeriteti i cili do të thotë: veçimi i All-llahut me qëllim në adhurim, njëherit është e kundërta e shirkut dhe mohimi i tij, arabet thonë: ‘Më dorëzoi filani diçka’ që do të thotë: më dha në posedim diçka, po ashtu fjala e All-llahut të lartësuar: “...dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu” (Zumer 29), që do të thotë: është rob që i përket vetëm zotëriut të vet.
Për këtë ka thënë Ibën Kethiri në tefsirin e tij duke e komentuar ajetin: “Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut...” (Nisa 125), pra, kush e bënë sinqerisht punën e tij për All-llahun e Vetëm i Cili nuk ka shoq, ashtu siç thotë All-llahu i plotfuqishëm: “E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mijë"!” (Ali imran 20).

Kuptimit i dorëzimit:

Është pasimi dhe nënshtrimi, të cilat janë të kundërtat e mendjemadhësisë, gjë që ceket në fjalën e All-llahut të lartësuar: “A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen” (Ali Imran 83), do të thotë Atij, All-llahut, i janë nënshtruar gjithë çfarë ka në qiej nga engjëjt, si dhe gjithë çfarë ka në tokë nga gjitha krijesat tokësore, më dashje dhe pa dashje .

Nga gjërat që e kundërshtojnë shirkun dhe mendjemadhësinë dhe që e mënjanojnë është realizimi në praktikë i “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!” (Fatiha 5), duke e mësuar dhe duke e futur në praktikë.

Ngase fjala “Vetëm Ty të adhurojmë” ka kuptimin: ne nuk adhurojmë askënd tjetër pos Teje, po ashtu përfshin veçimin e All-llahut të plotfuqishëm në adhurimi dhe përulje e askënd tjetër, ky është kuptimi i mirëfilltë i fjalës së mirë e cila është kulmi i Islamit, dhe fjala më e mirë është “Dëshmoi së nuk ka të adhuruar, më të drejtë, tjetër pos All-llahut” , kjo, pra i çrrënjosë degët e shirkut dhe i minon bazat dhe rrënjët e tij.

Kurse, “...dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë”, ka kuptimin: nuk kërkojmë ndihmë nga askush tjetër pos Teje, si dhe përfshin distancimin e njeriut nga forca, mundësia dhe ndihma e robit, që njëherit konsiderohet modesti e plotë dhe dorëzim për All-llahun e lartësuar, sepse këto dy gjëra (të pohuara në ajet) e thyejnë dhe çrrënjosin mendjemadhësinë që nga bazat e saj.

Për këtë ka thënë Ibën Kaj-jimi, All-llahu e mëshiroftë: “Shumë herë e kam dëgjuar shejhul-islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë” e pengon syfaqësinë, kurse “...dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë” e pengon mendjemadhësinë”

Syfaqësia është pjesë e shirkut, siç është vërtetuar në hadithin e Mahmud ibën Lebid, radijAll-llahu anhu, që Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më së shumti kam frikë për ju, nga shirku i vogël” Sahabët i thanë: Çfarë është shirku i vogël? Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: Syfaqësia, All-llahu i plotfuqishëm do të ju thotë njerëzve të tillë ditën e kiametit, pasi t’i shpërblej njerëzit, shkoni tek ata të cilët ju shtireshit para tyre në dynja, shikoni a po gjeni tek ta shpërblim”

Duke pas parasysh vlerën që ka kjo çështje thuhet së All-llahu i lartësuar na e bëri obligim leximin e këtyre dy fjalëve “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë” në çdo rekat të çdo namazi.

Pas kësaj All-llahu i lartësuar i ka përmendur dy popuj të cilët i kundërshtuan rrjedhojat e këtyre dy fjalëve në ajet; ata janë çifutët ndaj të cilëve All-llahu është i hidhëruar, si dhe të krishterët të cilët janë të humbur, siç potencohet në hadithin e Adij ibën Hatim et-Tai’ij, radijAll-llahu anhu: “Çifutët, hidhërimi është mbi ta, kurse të krishterët janë të humbur”

All-llahu i plotfuqishëm thotë: “Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” (Fatiha 6-7).

Qëllimi pra është që të paralajmërohet nga këto dy dyshime të shëmtuara , si dhe të paralajmërohet nga gjendja e këtyre njerëzve që në mesin e tyre gjendet mendjemadhësia dhe ngurtësia ndaj adhurimit dhe përuljes për All-llahun, edhe pse posedojnë libër dhe kanë dituri, ata megjithatë janë një popull që adhurimi i tyre është i përzier me shirk ndaj All-lahut të lartësuar, si dhe janë të lajthitur nga rruga e All-llahut, shpallja dhe ligji i Tij.

Pas gjithë kësaj, potencojmë së shirku dhe mendjemadhësia janë baza e çdo mëkati tek njerëzit dhe xhindet, po ashtu ka prej njerëzve që i posedojnë këto dy cilësi të shëmtuara, disa vetëm njërën, kurse besimtari i devotshëm është i mbrojtur prej tyre me mbrojtjen e All-llahut.

Andaj, çdo musliman duhet të ruhet fuqishëm nga këto dy mëkate të rënda dhe të largohet prej tyre sa më larg.

I pastër je Ti o All-llahu im, Ty të takon falënderimi, dëshmoj së nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Teje, të kërkoj falje dhe tek Ti kthehem.


Shejh Hasen Ajet Alixhet

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=132660

Përktheu: Besim Gjelaj