Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    ‘Times’ – HARROJENI IZRAELIN, ARABËT JANË ARMIKU MË I KEQ I VETVETES 1

    ‘Times’ – HARROJENI IZRAELIN, ARABËT JANË ARMIKU MË I KEQ I VETVETES
    1

    Korrupsioni, mungesa e lirisë dhe mizoritë e diktatorëve, sjellin më tepër mjerim se luftërat e shkallës së plotë, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze Times.

    Autori Abdulateef al-Mulhim, shkruan se ishte i prekur nga disa fotografi dhe raporte, që i kishte parë në rrjetin al-Arabiya, që sipas tij, është organizata e lajmeve më e respektuar në Lindjen e Mesme.
    Aty shihej fëmija që vdiste nga uria në Jemen, tregu mesjetar i djegur në Alepo të Sirisë, makina-bomba në Irak dhe shkatërrimi i ndërtesave në Libi.

    Ajo që i lidhë të gjitha këto pamje është se shkatërrimi dhe mizoritë nuk ishin bërë nga armiku i jashtëm. Uria, vrasjet dhe shkatërrimet në këto vende arabe ishin bërë nga të njëjtat duar, që supozohet se do ta mbronin dhe ndërtonin unitetin e këtyre vendeve dhe do ta ruanin popullin e tyre. Pra, kush është armiku real i botës arabe? e shtron pyetjen gazeta Times.

    Shumë arabë do të thoshin se ky është Izraeli, armiku i tyre i përbetuar, një armik, ekzistencën e të cilit ata kurrë nuk e kanë pranuar. Prej vitit 1948 e deri sot janë zhvilluar tri luftëra të shkallës së plotë dhe shumë konfrontime.

    Por, pyetja e vështirë, të cilën asnjë arab nuk dëshiron ta shtroj, është: cili ishte çmimi real i mosnjohjes së Izraelit në vitin 1948 dhe përse shtetet arabe nuk i kishin shpenzuar fondet e tyre në arsim, kujdes shëndetësor dhe infrastrukturë, në vend të luftërave?

    Por, para se gjithash, pyetja më e rëndë është nëse Izraeli është armik real i botës arabe dhe i popullit arab, shkruan Times.

    Qindra miliarda dollarë ishin shpenzuar dhe dhjetëra mijëra jetë janë humbur duke e luftuar Izraelin. Megjithatë, bota arabe ka shumë armiq dhe Izraeli do të duhej të ishte në fund të listës.

    Armiqtë real të botës arabe janë korrupsioni, mungesa e arsimit të mirë, mungesa e kujdesit shëndetësor të mirë, mungesa e lirisë, mungesa e respektit për jetën njerëzore, dhe përfundimisht, shumë diktatorë që e shfrytëzuan konfliktin arabo-izraelit për ta shtypur popullin e vet.

    Këto mizori të diktatorëve kundër shtetasve të vet janë shumë më të këqia se luftërat e shkallës së plotë arabo – izraelite, shkruan Times.

    Në të kaluarën kemi biseduar për ushtarët izraelitë që i sulmojnë dhe keqtrajtojnë palestinezë. I kemi parë aeroplanët izraelitë dhe tanket duke i sulmuar vendet arabe. Por, këto sulme në asnjë mënyrë nuk mund të barazohen me mizoritë aktuale, që po kryhen nga disa shtete arabe kundër popullit të vet.

    Në Siri, mizoritë janë jashtë çdo imagjinate. A nuk janë irakianët ata që e shkatërrojnë vendin e tyre? Përse irakianët e mençur do të largoheshin nga Iraku, që nga eksporti i naftës i realizon 110 miliardë dollarë?

    A nuk ishte diktatori i Tunizisë, ai që ishte në gjendje t’i vjedhë 13 miliardë dollarë nga të varfërit e vendit të tij? Si mund të vuajnë fëmijët në Jemen nga uria nëse toka e tyre është më e plleshmja në botë? Përse libanezët dështuan në qeverisjen e njërit nga shtetet më të vogla në planet?, pyet e përditshmja londineze Times.

    Më 14 maj të vitit 1948, ishte shpallur shteti i Izraelit. Më 15 maj, arabët shpallën luftë kundër Izraelit, për ta kthyer prapa Palestinën. Lufta zgjati afro 10 muaj. Arabët humbën dhe tash këtë e quajnë Nakbah (luftë katastrofike). Arabët nuk fituan asgjë, ndërsa mijëra palestinezë u bënë refugjatë.

    Në vitin 1967 arabët shkuan prapë në luftë me Izraelin dhe humbën më tepër tokë palestineze, duke krijuar më tepër refugjatë, që tash jetojnë në mëshirën e vendeve që i pritën ata. Arabët, këtë luftë e quajtën Naksah (pengesë).

    Arabët kurrë nuk e pranuan disfatën në asnjërën luftë. Tash, me Pranverën Arabe, bota arabe nuk ka kohë për refugjatët palestinezë ose për çështjen palestineze, pasi shumë arabë janë shndërruar vetë në refugjatë dhe janë nën sulme të vazhdueshme nga vetë forcat e tyre. Sirianët po largohen nga vendi i tyre, jo për shkak se aeroplanët e Izraelit po hedhin bomba kundër tyre, por këtë po e bëjnë forcat ajrore të Sirisë.

    Pranvera Arabe i tregoi botës se palestinezët janë më të lumtur dhe jetojnë më mirë se sa vëllezërit arabë, që luftuan për çlirimin e tyre nga Izraeli. Është koha të ndalet urrejtja dhe luftërat dhe të krijohen kushte më të mira të jetës për bashkëjetesë.

    www.voal-online.ch
    Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Autori eshte koke e kembe gabim.

    A mos jane arabet e sotem me injorante se ata para 100 apo 1400 vjetesh?
    Sigurisht qe jo.
    Nese per qindra vjet arabet paten kulturen dhe bashkejeten qofte edhe me te Krishteret qe jetonin ne keto vende, nuk pati as shkaterrime e as luftera te ketij lloji atehere si ka mundesi qe problemet e Arabeve filluan pikerisht pas luftes se dyte boterore?

    Cifuteve bravo ju qofte qe edhe jua fusin arabeve edhe i ngrene duart lart. E Arabet perseri shohin njeri-tjetrin me habi duke bere "oh" pse ma fute?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin

    Eshte me e lehte te gjesh fajtor dike se sa te pranosh fajet si individ apo si shoqeri.
    Pak a shume edhe rasti me atdheun tone..cirremi qe sherbimet e huaja po bejne si ti doje qejfi ne Shqiperi. Por nga ana tjeter qeveritaret tane ku e ku ti shesin pasurit apo edhe trojet e atdheut per ca leke te qelbura apo per karrige.
    Ky eshte mendimi im..seshte e thene te jesh dakort

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Eshte me e lehte te gjesh fajtor dike se sa te pranosh fajet si individ apo si shoqeri.
    Pak a shume edhe rasti me atdheun tone..cirremi qe sherbimet e huaja po bejne si ti doje qejfi ne Shqiperi. Por nga ana tjeter qeveritaret tane ku e ku ti shesin pasurit apo edhe trojet e atdheut per ca leke te qelbura apo per karrige.
    Ky eshte mendimi im..seshte e thene te jesh dakort
    Nuk eshte se te kundershtoj. Krahasimi qe ti ben eshte deri diku i perafert , por mos harro qe Shqiptaret, kryesisht ata te Krishtere fajesojne Turkun akoma per te gjitha problemet e Shqiptareve sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 17-10-2012 më 02:36
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Ajo dihet, e kam thënë që myslimanët i bëjnë keq vetes, por kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Është më se dinake ta bësh "flamur" këtë të vërtetë të vogël!

    Fuqitë e huaja p.sh anglez, spanjolllë, francezë etj në palestin, syri, egjypt, marok etj gjatë kohës që mbizotëronin në këto vende bërën ç'mos për rrënimin e tyre, dhe ushtruan ç'do plan të mundshëm që këta njerez mos të ngrejnë kokën! Por dhe më pas akoma dhe sot (shiko syri, libi etj), planet e këqija nuk ndalojnë!

    Sa për shtetin fallco/artificial të israelit, sigurisht që mos njohja e tij ju kushtoi arabëve shumë shumë rëndë. Lufta ishte një humbje kolosale, në fuqi njerzish, materialesh, armatimi (aviona etj) dhe tokave (pjesë të sirisë u zaptuan, të palestinës sigurisht etj).

    Për mendimin tim, është super dinake, provokuese, dhe idiote të thuash se siria po pëson ça pëson nga faji i kokës së vetë dhe fuqitë e huaja nuk kanë asnjë lidhje! Besojë se përveç dorës të brendshme në Siri, nuk është e paktë dhe dora e huaj amerikane/izraelite!

    Ca budallallëqe të tilla duan të na shesin për Shqipërinë!! Që gjoja për gjithçka e ka fajin vetëm sistemi komunist (jo populli, jo fuqitë e e jashtme). Dhe më kanë dalë tani gjithë servilët e sistemit komunist dhe më hiqen si demokratë dhe antikomunist, duhet të gjithë të vëmë mendjen në punë dhe mos të lejojmë të na shesë kushdo përralla!

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Autori eshte koke e kembe gabim.

    A mos jane arabet e sotem me injorante se ata para 100 apo 1400 vjetesh?
    Sigurisht qe jo.
    Nese per qindra vjet arabet paten kulturen dhe bashkejeten qofte edhe me te Krishteret qe jetonin ne keto vende, nuk pati as shkaterrime e as luftera te ketij lloji atehere si ka mundesi qe problemet e Arabeve filluan pikerisht pas luftes se dyte boterore?

    Cifuteve bravo ju qofte qe edhe jua fusin arabeve edhe i ngrene duart lart. E Arabet perseri shohin njeri-tjetrin me habi duke bere "oh" pse ma fute?
    Si per qindra vjet paskan pasur paqe? A nuk e din qe per qindra vjet kane qene te okupuar nga Perandoria Osmane, dhe ti mendon se ne ate kohe nuk ka patur dhune e represion. Arabet nuk kane jetuar ne paqe as me vetveten kurre, se le me me te tjeret, gjithmone kane luftuar ndermjet fiseve ose kane sulmuar jo myslimanet. A lexon ti histori, apo tu ka blloku truri ne kohe te Enver Hoxhes.

    E din qe menjehere pas vdekjes se Muhamedit vritet dhenderri i Muhamedit, Imam Hyseini dhe ketu fillon ndarja e madhe ne mes shiiteve dhe suniteve.

    Shembulli i arabeve nuk eshte 'good guys gone bad', por 'bad religion gone bad to the bone'.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-10-2012 më 03:47

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Si per qindra vjet paskan pasur paqe? A nuk e din qe per qindra vjet kane qene te okupuar nga Perandoria Osmane, dhe ti mendon se ne ate kohe nuk ka patur dhune e represion. Arabet nuk kane jetuar ne paqe as me vetveten kurre, se le me me te tjeret, gjithmone kane luftuar ndermjet fiseve ose kane sulmuar jo myslimanet. A lexon ti histori, apo tu ka blloku truri ne kohe te Enver Hoxhes.

    E din qe menjehere pas vdekjes se Muhamedit vritet dhenderri i Muhamedit, Imam Hyseini dhe ketu fillon ndarja e madhe ne mes shiiteve dhe suniteve.
    Kur don te besh si i ditur dhe ti
    Imam Hyseni ishte nipi i profetit Muhamed a.s dhe jo dhendrri.

    P.S Shko lexo ndonje liber qe te zgjerosh horizontin dhe me pas hajde bej debat me mua.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Si per qindra vjet paskan pasur paqe? A nuk e din qe per qindra vjet kane qene te okupuar nga Perandoria Osmane, dhe ti mendon se ne ate kohe nuk ka patur dhune e represion. Arabet nuk kane jetuar ne paqe as me vetveten kurre, se le me me te tjeret, gjithmone kane luftuar ndermjet fiseve ose kane sulmuar jo myslimanet. A lexon ti histori, apo tu ka blloku truri ne kohe te Enver Hoxhes.

    E din qe menjehere pas vdekjes se Muhamedit vritet dhenderri i Muhamedit, Imam Hyseini dhe ketu fillon ndarja e madhe ne mes shiiteve dhe suniteve.

    Shembulli i arabeve nuk eshte 'good guys gone bad', por 'bad religion gone bad to the bone'.
    Shikoje pak sherrin midis prifterinjve ne vendin ku ka lindur Jezusi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Po pra ushtaret amerikan po sjellin paqen ata luftojne per drejtesi.

  10. #10
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Imam Hyseni ishte nipi i profetit Muhamed a.s dhe jo dhendrri.
    Mesija ja ka futur kot me kete dhenderri,natyrisht qe ishte nipi i Muhamedit.Por parimisht ai ka te drejte,menjehere mbas vdekjes se Muhamedit filloi lufta per pushtet dhe masakrimet ne rradhet e vet muslimaneve.Aq shkuan larg sa qe masakruan edhe familjen e ngushte te Muhamedit dhe nipit te tij ja prene koken dhe e sollen ne Damask.
    Qysh ne fillim ja niset mbrapsht !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •