Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Spitali Turk u mban 'peng' fëmijën Kosovareve nuk kanë para për të paguar

    Të joshur nga ideja për një jetë më të mirë, çifti Veliçi dhe Syla, kanë braktisur barakën e tyre në Komunën Skënderaj të Prishtinës, për të filluar një jetë më të mirë në Turqi. Veçse në vendin ku mendonin të rindërtonin jetën, prindërit e dy vajzave të vogla nuk kishin asnjë njeri që t'i priste. "Shpresonim se komuniteti shqiptar atje do të na ndihmonte, por nuk rezultoi tamam kështu. Vetëm një shqiptar na pagoi hotelin për dy ditë. Më pas jemi endur rrugëve për 6 ditë", - tregoi Ajmen Veliçi në emisionin "Me zemër të hapur", e cila ndërmori këtë udhëtim në muajin e tetë të shtatzënisë. E mbingarkuar nga stresi, nënës së re i plas hemorragjia dhe për pasojë iu desh të kryente një lindje të parakohshme. Një shqiptar, që ishte me ta gjatë kësaj kohe, i ndihmoi duke njoftuar ambulancën. Kështu zonja Ajmen, lind djalin e saj të parë, - pas dy vajzave 2 dhe 5 vjeçe - në spitalin e Stambollit. Duke qenë se lindja u bë e parakohshme, gjendja e djalit nuk ishte e mirë. Në minutat e para ai nuk jepte fare shenja jete dhe më vonë mjekët mësuan se ai kish pasur mpiksje gjaku në tru. Kështu, i vogli duhej të qëndronte në inkubator. Përgjatë kësaj kohe, prindërit e tij e kanë parë atë vetëm 2 herë, sepse më vonë spitali ua ka ndaluar këtë. Arsyeja?! - Financat. "Ne
    duhej të paguanim për shërbimet e kryera, për kujdesin që po i bëhej djalit, për orët që ai po qëndronte në inkubator, por financat tona ishin shumë të dobëta, kjo ishte dhe arsyeja pse ne u nisëm për në Turqi", - tha ndër të tjera, Ajmen Veliçi. Bashkëshorti i saj, Bashkim Syla shtoi se ata kanë shkuar vazhdimisht në spital për të parë djalin dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij, por çdo përpjekje ka qenë e kotë, sepse personeli nuk i ka lejuar dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion. "Komunikimi ka qenë shumë i vështirë, pasi nuk e dinim as gjuhën. Një student shqiptar na ka ndihmuar. Tarik ishte emri i tij. Ai komunikonte me personelin e spitalit. Një nga mjekët i sqaroi se, nëse ne nuk do të shlyenim detyrimet brenda 10 ditëve, djali do të çohej në jetimore, gjithmonë nëse gjendja e tij do të përmirësohej", - tha babai Bashkim Syla. Sipas nënës së të voglit, që prej datës 6 tetor, ata nuk kanë asnjë informacion mbi djalin e tyre. "Hera e fundit kur folëm me mjeken, ishte data 6 tetor. Atë ditë na tha se gjendja e djalit ishte shumë e keqe", - vijoi Ajmeni me lot në sy. "U ktheva në Shqipëri për të kërkuar ndihmë, por gjysmën e shpirtit e kam atje. Nuk është e lehtë për një nënë, të largohet nga fëmija i saj, por atje askush s'më ndihmoi. Të gjithë ishin shumë të ftohtë, ndaj u detyrova të merrja rrugën për Shqipëri", - tha më tej ajo. Prindërit e të voglit u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve për ndihmë.

    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ou, komuniteti shqiptar ti priste ne airoport?
    E pastaj ti mbanin me buke e shtepi per sa kohe qe ata te stabilizoheshin?
    Wow.
    Me gjeni nje komunitet te tille se po nuk nderrova kombesine, mos me thenshin arrnaut!!

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ou, komuniteti shqiptar ti priste ne airoport?
    E pastaj ti mbanin me buke e shtepi per sa kohe qe ata te stabilizoheshin?
    Wow.
    Me gjeni nje komunitet te tille se po nuk nderrova kombesine, mos me thenshin arrnaut!!
    shko mer derdimen se je bo si cirku ne fshat.

    nuk le antare pa ofendu ketu ne forum.

  4. #4
    Keta nuk duken si shqiptare do jene turq shqipfoles. Jane kthyer ne atheun e mazllumave dhe po i rrjepin koken, mire ju'a bejne, keta jane turqit.
    Paqe nder shqiptare!
    Paqe!

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Të joshur nga ideja për një jetë më të mirë, çifti Veliçi dhe Syla, kanë braktisur barakën e tyre në Komunën Skënderaj të Prishtinës, për të filluar një jetë më të mirë në Turqi. Veçse në vendin ku mendonin të rindërtonin jetën, prindërit e dy vajzave të vogla nuk kishin asnjë njeri që t'i priste. "Shpresonim se komuniteti shqiptar atje do të na ndihmonte, por nuk rezultoi tamam kështu. Vetëm një shqiptar na pagoi hotelin për dy ditë. Më pas jemi endur rrugëve për 6 ditë", - tregoi Ajmen Veliçi në emisionin "Me zemër të hapur", e cila ndërmori këtë udhëtim në muajin e tetë të shtatzënisë. E mbingarkuar nga stresi, nënës së re i plas hemorragjia dhe për pasojë iu desh të kryente një lindje të parakohshme. Një shqiptar, që ishte me ta gjatë kësaj kohe, i ndihmoi duke njoftuar ambulancën. Kështu zonja Ajmen, lind djalin e saj të parë, - pas dy vajzave 2 dhe 5 vjeçe - në spitalin e Stambollit. Duke qenë se lindja u bë e parakohshme, gjendja e djalit nuk ishte e mirë. Në minutat e para ai nuk jepte fare shenja jete dhe më vonë mjekët mësuan se ai kish pasur mpiksje gjaku në tru. Kështu, i vogli duhej të qëndronte në inkubator. Përgjatë kësaj kohe, prindërit e tij e kanë parë atë vetëm 2 herë, sepse më vonë spitali ua ka ndaluar këtë. Arsyeja?! - Financat. "Ne
    duhej të paguanim për shërbimet e kryera, për kujdesin që po i bëhej djalit, për orët që ai po qëndronte në inkubator, por financat tona ishin shumë të dobëta, kjo ishte dhe arsyeja pse ne u nisëm për në Turqi", - tha ndër të tjera, Ajmen Veliçi. Bashkëshorti i saj, Bashkim Syla shtoi se ata kanë shkuar vazhdimisht në spital për të parë djalin dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij, por çdo përpjekje ka qenë e kotë, sepse personeli nuk i ka lejuar dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion. "Komunikimi ka qenë shumë i vështirë, pasi nuk e dinim as gjuhën. Një student shqiptar na ka ndihmuar. Tarik ishte emri i tij. Ai komunikonte me personelin e spitalit. Një nga mjekët i sqaroi se, nëse ne nuk do të shlyenim detyrimet brenda 10 ditëve, djali do të çohej në jetimore, gjithmonë nëse gjendja e tij do të përmirësohej", - tha babai Bashkim Syla. Sipas nënës së të voglit, që prej datës 6 tetor, ata nuk kanë asnjë informacion mbi djalin e tyre. "Hera e fundit kur folëm me mjeken, ishte data 6 tetor. Atë ditë na tha se gjendja e djalit ishte shumë e keqe", - vijoi Ajmeni me lot në sy. "U ktheva në Shqipëri për të kërkuar ndihmë, por gjysmën e shpirtit e kam atje. Nuk është e lehtë për një nënë, të largohet nga fëmija i saj, por atje askush s'më ndihmoi. Të gjithë ishin shumë të ftohtë, ndaj u detyrova të merrja rrugën për Shqipëri", - tha më tej ajo. Prindërit e të voglit u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve për ndihmë.

    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    Titulli i temes eshte gabim.Ngjarja nuk ka te beje fare me peng.Marrja peng eshte e kunderligjshme dhe asnje spital nuk ka te drejte ligjore ta beje.Femija nuk eshte marre peng por eshte transferuar ne jetimore.Eshte transferim dhe jo marrje peng.
    Bashkimi babai i femijes dhe gruaja shkojne e bejne kalamaj kur nuk kane leke te paguajne per lindjen pa bere fjale per kurim dhe trajtime speciale.
    Mungese e plote pergjegjsie.Kur planifikon te besh kalamaj mendoje mire qe a do arrish ta financosh lindjen dhe rritjen e femijes apo jo????sa te ardhura ka familja nga rrogat sa leke ne muaj kerkon nje femije te mbahet etj.Arithmetike e thjshte. Duhet te besh plan te regjistrohesh me nje kompani inshurancash dhe paguash per inshurance shendetsore, per te paguar pak per doktora lindje operime,vizita mjekesore ilace,etj.Inshuranca me vone mund te mbuloje 60% te shpenzimeve.Tani ato kane humbur dhe kerkojne ndihme.Pjell kalamaj ajo dhe kerkon ndihme tani.S'dine gjuhen dhe shkojne ne Turqi pa dit gjuhen.Idiotesi.Gjera te pamenduara,pa plan.Shume keq,e fusin veten ne situata shume te keqia.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Komunikimi ka qenë shumë i vështirë, pasi nuk e dinim as gjuhën. Një student shqiptar na ka ndihmuar. Tarik ishte emri i tij. Ai komunikonte me personelin e spitalit. Një nga mjekët i sqaroi se, nëse ne nuk do të shlyenim detyrimet brenda 10 ditëve, djali do të çohej në jetimore, gjithmonë nëse gjendja e tij do të përmirësohej", - tha babai Bashkim Syla. Sipas nënës së të voglit, që prej datës 6 tetor, ata nuk kanë asnjë informacion mbi djalin e tyre. "Hera e fundit kur folëm me mjeken, ishte data 6 tetor. Atë ditë na tha se gjendja e djalit ishte shumë e keqe", - vijoi Ajmeni me lot në sy. "U ktheva në Shqipëri për të kërkuar ndihmë, por gjysmën e shpirtit e kam atje. Nuk është e lehtë për një nënë, të largohet nga fëmija i saj, por atje askush s'më ndihmoi. Të gjithë ishin shumë të ftohtë, ndaj u detyrova të merrja rrugën për Shqipëri", - tha më tej ajo. Prindërit e të voglit u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve për ndihmë.

    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Titulli i temes eshte gabim.Ngjarja nuk ka te beje fare me peng.Marrja peng eshte e kunderligjshme dhe asnje spital nuk ka te drejte ligjore ta beje.Femija nuk eshte marre peng por eshte transferuar ne jetimore.Eshte transferim dhe jo marrje peng.
    Bashkimi babai i femijes dhe gruaja shkojne e bejne kalamaj kur nuk kane leke te paguajne per lindjen pa bere fjale per kurim dhe trajtime speciale.
    Mungese e plote pergjegjsie.Kur planifikon te besh kalamaj mendoje mire qe a do arrish ta financosh lindjen dhe rritjen e femijes apo jo????sa te ardhura ka familja nga rrogat sa leke ne muaj kerkon nje femije te mbahet etj.Arithmetike e thjshte. Duhet te besh plan te regjistrohesh me nje kompani inshurancash dhe paguash per inshurance shendetsore, per te paguar pak per doktora lindje operime,vizita mjekesore ilace,etj.Inshuranca me vone mund te mbuloje 60% te shpenzimeve.Tani ato kane humbur dhe kerkojne ndihme.Pjell kalamaj ajo dhe kerkon ndihme tani.S'dine gjuhen dhe shkojne ne Turqi pa dit gjuhen.Idiotesi.Gjera te pamenduara,pa plan.Shume keq,e fusin veten ne situata shume te keqia.
    Lexoje mire Beni, pra eshte mbajtur peng , deri sa te shlyejn detyrimet....ne te kundert, do ta cojne ne jetimore

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nuk ka spital ne bote qe te mbaje peng femije.Mbajtja peng eshte akt kriminal,akt terrorist dhe shume i denushem.
    Sipas artikullit thuhet;
    Një nga mjekët i sqaroi se, nëse ne nuk do të shlyenim detyrimet brenda 10 ditëve, djali do të çohej në jetimore, gjithmonë nëse gjendja e tij do të përmirësohej",


    Kjo do te thote qe spitali nuk do te mbaje femijen ne spital pas 10 diteve nqs ai permirsohet dhe eshte jashte rrezikut, pasi mbajtja me shume se 10 dite i kushton shume spitalit dhe dikush duhet te paguaje infermieret dhe mjeket.
    Kjo do te thote qe spitali po i toleron 10 dite ne spital dhe i merr vete persiper shpenzimet.Pas 10 ditesh,per shkak se askush nuk paguan femija transferohet ne jetimore ku mbajtja e tij financohet pjeserisht nga shteti dhe pjeserisht nga ndonje fondacion filantropik bamiresie.
    Ngjarja nuk ka peng fare.Kush e ka fut ate fjalen peng arbitrarisht???
    Spitali i ka vene afat pagese familjes 10 dite.Pas 10 ditesh femija do jete ne jetimore.Ka arsye te thuhet ne jetimore pasi familja ka deklaruar qe ska leke.Atehere me te drejte spitali do e coje ne jetimore.Pse do e marre familja femijen kur ska leke.Me cfare do e mbaje me frymen e shenjte?
    Te cuarit ne jetimore duket veprim i drejte dhe llogjik,pasi familja ska leke te mbaje femijen dhe po kerkon ndihma financiare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-10-2012 më 19:57
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shko mer derdimen se je bo si cirku ne fshat.

    nuk le antare pa ofendu ketu ne forum.
    Ama edhe ti nuk dorezohesh duke mu ngjit si m... mbas kepuces.
    Cfare kishte te bente ai shkrimi me lart me ndonje anetar ,plakush qe s'dallon dot me realitetin ndaj virtualitetit ,sipas pohimit tend?

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nuk ka spital ne bote qe te mbaje peng femije.Mbajtja peng eshte akt kriminal,akt terrorist dhe shume i denushem.
    Sipas artikullit thuhet;
    Një nga mjekët i sqaroi se, nëse ne nuk do të shlyenim detyrimet brenda 10 ditëve, djali do të çohej në jetimore, gjithmonë nëse gjendja e tij do të përmirësohej",


    Kjo do te thote qe spitali nuk do te mbaje femijen ne spital pas 10 diteve nqs ai permirsohet dhe eshte jashte rrezikut, pasi mbajtja me shume se 10 dite i kushton shume spitalit dhe dikush duhet te paguaje infermieret dhe mjeket.
    Kjo do te thote qe spitali po i toleron 10 dite ne spital dhe i merr vete persiper shpenzimet.Pas 10 ditesh,per shkak se askush nuk paguan femija transferohet ne jetimore ku mbajtja e tij financohet pjeserisht nga shteti dhe pjeserisht nga ndonje fondacion filantropik bamiresie.
    Ngjarja nuk ka peng fare.Kush e ka fut ate fjalen peng arbitrarisht???
    Spitali i ka vene afat pagese familjes 10 dite.Pas 10 ditesh femija do jete ne jetimore.Ka arsye te thuhet ne jetimore pasi familja ka deklaruar qe ska leke.Atehere me te drejte spitali do e coje ne jetimore.Pse do e marre familja femijen kur ska leke.Me cfare do e mbaje me frymen e shenjte?
    Te cuarit ne jetimore duket veprim i drejte dhe llogjik,pasi familja ska leke te mbaje femijen dhe po kerkon ndihma financiare.
    Po pikerisht, njerezit kete gje nuk arrijne te kuptojne.
    Nuk mbahet peng por dorezohet tek instuticionet shteterore pasi prinderit e tij skane mundesi per ta rrit perderisa skane as leke per te paguar shendetsine e tij/saj.
    Shqipet habiten kur hasen me nje shtet qe ka rregull e perkujdeset ndaj popullsise se tij, qofshin ata te pasur e te varfer.

    Pastaj, pyetja duhet te shtrohet ne tjeter menyre.
    A eshte ai femije "better off" pa keta prinder qe skane mundesi ti japin gjerat me elementare ne jete kesaj femije?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Po pikerisht, njerezit kete gje nuk arrijne te kuptojne.
    Nuk mbahet peng por dorezohet tek instuticionet shteterore pasi prinderit e tij skane mundesi per ta rrit perderisa skane as leke per te paguar shendetsine e tij/saj.
    Shqipet habiten kur hasen me nje shtet qe ka rregull e perkujdeset ndaj popullsise se tij, qofshin ata te pasur e te varfer.

    Pastaj, pyetja duhet te shtrohet ne tjeter menyre.
    A eshte ai femije "better off" pa keta prinder qe skane mundesi ti japin gjerat me elementare ne jete kesaj femije?
    Ja keput kot! Ne Amerike ke me qindra mijera pa siguracion shendetesor. Askush nuk ua ka marre femijet. Femijeve ne pergjithesi u japin siguracion shendetesor, edhe kur prinderve u mohohet.

    Ama bejne kete. Nese vete ne urgjence dhe je pa siguracion, te percjellin me lezet. Te bejne shume pak teste. Ta nxjerrin' diagnozen' shpejt. ose mund te jete e kunderta. Ku shikojne me insurance i 'rrjepin' pa i leshojne.

    Shteti turk po i erdhi keq, le t'ja paguaj spitalin.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •