Ihsani, esenca, vlera dhe mënyrat për ta arritur atë


Autor: Shejkh Abdulmuhsin ibn Hamd el Abbad el Bedr

Burimi: http://bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?t=6903



Ihsan në aspektin gjuhësor është: e kundërta e keqbërjes. Ndërsa në aspektin fetar është: veprimi i këkesave fetare në formë të mirë.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka qartësuar se çfarë është ihsani në hadithin e njohur të Xhibrilit (alejhis-selam) kur e pat pyetur rreth Islamit dhe Imanit, dhe ai iu përgjigj secilës prej tyre, ndërsa për ihsanin është përgjigjur me thënien e tij:

“Të adhurosh Allahun sikurse je duke e shikuar, edhe pse ti nuk e shikon Atë, vërtet Ai të shikon ty.”

Vërtet i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në këtë hadith të transmetuar nga Muslimi ka bërë të qartë se çfarë kuptimi ka ihsani: kryerja e adhurimive të obliguara nga Allahu sikurse je duke qëndruar përpara Tij, kjo sjell që njeriu të jetë plotësisht i përqëndruar, të jetë i kthyer me pendim tek Allahu (subhanehu ue teala) dhe të jetë adhurimi në përputhje me përshkrimin që i ka bërë i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Përgjigja e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka përmbajtur “shtysën” drejt ihsanit për atë person që nuk e ka arritur këtë gradë të lartë, ajo “shtysë” është: përkujtimi i atij që po kryen një adhurim se Allahu është mbikqyrës i tij, asgjë nuk mund t’i fshihet Atij, dhe për këto vepra njeriu do të shpërblehet, nëse ka vepruar mirë shpërblimi do të jetë i mirë, e nëse ka vepruar keq atëherë shpërblimi është i keq. Ska dyshim që njeriu i mençur kur përkujtohet se Allahu është mbikqyrës i tij, ai i përmirson veprat e tij, kjo si shkak i dëshirës që ka për të arritur shpërblimin e Allahut për vepërmirët dhe si shkak i frikës nga ndëshkimi i Tij për keqbërësit.

إِنَّ فِي ذَلِكَ لَذِكْرَى لِمَنْ كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ

“Vërtet në të ka përkujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qënë i vëmendshëm e dëshmues.”
[Kaf:37]

Vlera e ihsanit:

Nga përkujdesja e madhe e Islamit për ihsanin dhe për pozitën e lart që ai ka, Allahu (subhanehu ue teala) ka treguar vlerën e tij, ka treguar në Librin e Tij se Ai i don vepërmirët, ka treguar se Ai është me ta, dhe këto (që thamë) janë mirësi dhe nderime të mëdha. Thotë Allahu (subhanehu ue teala):

وَأَحْسِنُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

“Veproni mirë, sepse vërtet Allahu i don vepërmirët.”
[El Bekareh:195]

فَآتَاهُمُ اللَّهُ ثَوَابَ الدُّنْيَا وَحُسْنَ ثَوَابِ الآخِرَةِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

“Allahu i dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin e mirë të botës tjetër, dhe Allahu i don vepërmirët.”
[Aal Imran:148]

إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ

“Vërtet Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe është me vepërmirët.”
[En-Nahl:128]

وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ

“Përsa i përket atyre që përpiqen shumë për Çështjen Tonë, Ne sigurisht do t’i udhëheqim drej Udhëve Tona, vërtet Allahu është me vepërmirët.”
[El Ankebut:69]



Shpërblimi i vepërmirëve:

Prej mëshirës dhe mirësisë së Allahut është se Ai e ka bërë shpërblimin sipas llojit të veprës, e prej kësaj ka bërë që shpërblimi i ihsanit (mirësisë) të jetë mirësia, siç ka thënë në Kur’an:

هَلْ جَزَاءُ الإِحْسَانِ إِلا الإحْسَانُ

“A është shpërblimi i ihsanit gjë tjetër përveç mirësisë?”
[Er-Rahman:60]

Kush i kryen mirë veprat e tij, Allahu është i mirë në shpërblimin e tij. Allahu e ka bërë të qartë shpërblimin e vepërmirëve në Kur’an dhe ka treguar madhështinë e shpërblimit të ihsanit:

لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ

“Për ata që janë vepërmirë, shpërblim për ta është el husna dhe shtesë.”
[Junus:26]

Këtë ajet Kur’anor e ka komentuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në hadithin e transmetuar nga Muslimi, i cili përcillet nga Suhejbi (radijAllahu anhu) se ‘el husna’: është Xhenneti, ndërsa ‘shtesa’: është shikimi i Fytyrës së Allahut. Është mëse e qartë se ky shpërblim është i përshtatshëm për veprën e ihsanit. Vepërmirët (muhsinunët) të cilët e adhuruan Allahun, shpërblim për ta është shikimi i Allahut në Ahiret. E përsa i përket mosbesimtarëve, zemrat e të cilëve ishin të vulosura (me mosbesim), ku nuk kishte vend për frikë ndaj Allahut apo për ndjenjën e mbikqyrjes së Tij, Allahu i ndëshkon me privim nga shikimi i Tij në Ahiret, sikurse ka thënë:

كَلا إِنَّهُمْ عَنْ رَبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَمَحْجُوبُونَ

“Kurrsesi! Vërtet ata do të jenë të privuar atë Ditë nga Zoti i tyre (dhe shikimi i Tij).”
[El Muttaffifijn:15]

Ashtu sikurse është el husna shpërblim për vepërmirët, poashtu edhe për vepërkëqinjtë shpërblim për ta është ajo çfarë Allahu ka thënë në Kur’an:

ثُمَّ كَانَ عَاقِبَةَ الَّذِينَ أَسَاءُوا السُّوأَى أَنْ كَذَّبُوا بِآياتِ اللَّهِ وَكَانُوا بِهَا يَسْتَهْزِئُونَ

“Pastaj përfundimi i atyre që vepruan keq ishte më i keqi, për shkak se argumentet e Allahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.”
[Err-Rrum:10]

Prej ajeteve ku Allahu ka përmendur shpërblimin e vepërmirëve, është thënia e Tij:

وَسَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ

“Dhe vepërmirëve do t’u shtojmë shpërblimin.”
[El Bekareh:58]

Dhe thënia e Tij:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ إِنَّا لا نُضِيعُ أَجْرَ مَنْ أَحْسَنَ عَمَلاً أُولَئِكَ لَهُمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهِمُ الأَنْهَارُ

“Vërtet ata të cilët besuan dhe vepruan punë të mira, vërtet Ne nuk do t’ia humbim shpërblimin atyre që vepruan vepra të mira. Atyre u përkasin xhennetet Adn, poshtë të cilëve kalojnë lumenj.”
[El Kehf:30]

وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاءُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى

“Të Allahut janë çfarë ka në Qiej dhe në Tokë, në mënyrë që të shpërblejë atë që vepruan keq dhe të shpërblejë vepërmirët me el husna (mirësi).”
[En-Nexhm:31]

لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا فِي هَذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةٌ وَلَدَارُ الآخِرَةِ خَيْرٌ وَلَنِعْمَ دَارُ الْمُتَّقِينَ جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا

“Për ata që bëjnë mirësi në këtë Botë, do të kenë mirësi, ndërsa banesa e Botës së Fundit do të jetë edhe më e mirë. Vërtet e shkëlqyer do të jetë banesa e të devotshëmve. Xhennetet e Adnit ku ata do të hyjnë.”
[En-Nahl:30-31]

وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنْصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve, ensarëve dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij.”
[Et-Teubeh:100]

بَلَى مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِنْدَ رَبِّهِ وَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ

“Përkundrazi, ai që iu nënshtrua Allahut dhe bëri vepra të mira, shpërblimin e tij e ka tek Zoti i vet, as nuk ka frikë për ta dhe as mërzitje.”
[El Bekareh:112]

Poashtu ka thënë:

إِنَّ رَحْمَةَ اللَّهِ قَرِيبٌ مِنَ الْمُحْسِنِينَ

“Vërtet mëshira e Allahut është afër vepërmirëve.”
[El Earaf:56]

E të tjera ajete.



Format e Ihsanit:

Ihsani është diçka që kërkohet në adhurim dhe marrdhëniet me njerëzit. Çdo adhurim që Allahu e ka bërë obligim, njeriu duhet që ta veprojë atë në mënyrën që Allahu është i kënaqur me të, si psh çështja e ikhlasit (sinqeritetit) dhe ndjekjes së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) gjatë kryerjes së saj.

Ashtu sikurse njeriu dëshiron që të tjerët ta trajtojnë mirë, ashtu edhe ai duhet që t’i trajtojë të tjerët. Ai duhet të sillet me të tjerët ashtu siç pëlqen që të tjerët të sillen me të. Kjo, bëhet duke ndjekur format e ihsanit që do t’i përmendim shkurtimisht:

1- Ihsani me dobi-sjellje fizike (apo trupore):

Kjo duke i ndihmuar të tjerët me ç’të mundet nga fuqia e tij fizike për të arritur të mirat dhe larguar të këqiat. Zullumqarin e ndalon nga bërja zullum, të keqen e largon nga rruga psh. Kjo formë është ajo që Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka pasur për qëllim kur ka thënë në hadithin e transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi:

“Për çdo nyje kocke të njeriut ka sadaka për të. Për çdo ditë të re, të pajtosh mes dy vetëve është sadaka. Të ndihmosh një njeri në kafshën e tij, ta ndihmosh për të hipur, apo t’i japësh ngarkesën është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që e bën për të shkuar në xhami është sadaka, dhe të heqësh një të keqe nga rruga është sadaka.”

2- Ihsani me pasuri:

Atij që Allahu i ka dhënë rrizk dhe pasuri, duhet që ta falenderojë Allahun duke e shpenzuar atë në format që Ai ka ligjëruar. Kjo duke kryer nevojat që kanë njerëzit, duke larguar hallet e tyre, duke liruar ata që janë robër, duke mikpritur mikun dhe ushqyer të uriturin. Në këtë mënyrë njeriu përmbush thënien e Allahut (subhanehu ue teala):

وَأَحْسِنْ كَمَا أَحْسَنَ اللَّهُ إِلَيْكَ

“Dhe bëj mirë, sikurse Allahu të ka bërë mirë ty.”
[El Kasas:77]

3- Ihsani me pozitë:

Nëse besimtari nuk arrin t’ia kryej nevojën vëllaut të tij, apo nuk arrin t’i bëjë dobi, atëherë le ta ndihmojë për t’i arritur ato (të mira apo dobi) dhe ta dërgojë tek ata që munden ta ndihmojnë, duke marrë si shembulltyrë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe duke zbatuar kështu urdhërin e tij. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ndërmjetsuar për Mugithin (radijAllahu anhu) tek bashkëshortja e tij Burejrah (radijAllahu anhe), poashtu ka urdhëruar shokët e tij që të ndërmjetsojnë duke thënë:

“Ndërmejtsoni në mënyrë që të shpërbleheni.” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

4- Ihsani me dituri:

Kjo formë dhe ajo pasardhëse, janë më madhështoret dhe të dobishmet, sepse ky lloj ihsani dërgon në atë që është lumturia e Dunjasë dhe Ahiretit. Me këtë formë njeriu e adhuron Allahun me qartësi. Atij që Allahu ia lehtëson të studiojë dhe arrin një pjesë të diturisë, përgjegjësia e tij është shumë e madhe. Ai duhet të ngrihet dhe zbatojë atë që ‘kërkon’ dituria, ‘kërkon’ që të paditurin ta mësojmë, atë që ka dyshime ta udhëzojmë, pyetësit t’i japi përgjigje dhe të tjera dobi që të tjerët mund t’i përfitojnë.

5- Ihsani me urdhërim për mirë dhe ndalim nga e keqja:


Ummeti i Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është më i miri që ka dalë për njerëzimin vetëm sepse ai ka ndjekur këtë rrugë. Ashtu sikurse Benu Israilët janë mallkuar prej njerëzve dhe profetëve vetëm sepse e braktisën këtë detyrë duke mos kundërshtuar veprat e këqija. Thotë Allahu (subhanehu ue teala) për këtë ummet:

كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ

“Jeni populli më i mirë që ka dalë për njerëzimin, (sepse) urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni Allahun.”
Aal Imran:110

Ndërsa për Beni Israilët ka thënë:

لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ بَنِي إِسْرائيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُدَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَم

“Atë që kanë mohuar Allahun janë mallkuar në gjuhën e Daudit dhe Isait, birit të Merjemes”
më pas ka përmendur shkakun e mallkimit:

ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ كَانُوا لا يَتَنَاهَوْنَ عَنْ مُنْكَرٍ فَعَلُوهُ

“Kjo për gjynahet e tyre dhe tejkalimin e kufijve. Ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që vepronin.”
El Maideh:78

E gjitha kjo nuk realizohet dhe nuk është e plotë si dobi vetëm atëherë kur urdhëruesi për mirë dhe ndaluesi nga e keqja të jetë zbatues i asaj që urdhëron, dhe braktisës i asaj që ndalon, përndryshe urdhërimi dhe ndalimi janë në dëm të tij, sepse Allahu (subhanehu ue teala) thotë:

كَبُرَ مَقْتاً عِنْدَ اللَّهِ أَنْ تَقُولُوا مَا لا تَفْعَلُون

“Është gjynah i madh tek Allahu që të thoni atë që nuk e veproni.”
El Mumtahineh:3

Ihsani i njerëzve me urdhërimi e tyre për mirë dhe ndalim nga e keqja duhet bërë me dituri, sepse injoranti mund të urdhërojë për të keqe, dhe mund të ndalojë nga ajo që është e mirë. Duhet që diturisë t’i bashkangjisë urtësinë dhe të durojë çdo gjë që e godet, argument për këto tre çështje që përmendëm është thënia e Allahut (azze ue xhel-le):

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي

“Thuaj: Kjo është rruga ime, thërras për tek Allahu me dituri, unë dhe ata që më ndoqën.”
Jusuf:108

Dhe thënia e Tij:

ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë.”
En-Nahl:125

Dhe thënia e Tij:

وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَاصْبِرْ عَلَى مَا أَصَابَكَ

“Urdhëro për mirë, ndalo nga e keqja dhe duro çdo gjë që të godet.”
Lukman:17

I Dërguri i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka ndarë në tre pjesë kundërshtimin e së keqes, nëse nuk arrihen dy të parat, atëherë së paku (duhet kundërshtuar) me të metodën e tretë që është grada më e ulët e besimit, sikurse ka transmetuar Muslimi nga Ebu Seid el Khudriu (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Kush prej jush shikon një të keqe, atëherë le ta ndryshojë atë me dorë të tij, e nëse nuk mundet atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet atëherë me zemrën e tij, e kjo është grada me dobët e besimit.”






Përshtati: Besmir Cacani