Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Ehlul-Hadithi mes Pasuesve të Verbër të Medh’hebeve

    Ehlul-Hadithi mes Pasuesve të Verbër të Medh’hebeve


    Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani

    Burimi: Silsiletul-Ehadithu es-Sahihah (1/543)



    “Vërtet, Umeti është ndarë në sekte e medh’hebe të cilat nuk egzistonin në brezat e parë të Muslimanëve. Çdo medh’heb ka bazat e tij (usuul), degëzimet e tij (furuu’) dhe hadithet e tij të cilat i përdor si argument dhe në të cilat mbështetet. Dhe personi që ndjek vetëm një medh’heb tregohet fanatik ndaj tij dhe kapet fort pas çdo gjëje që përmban medh’hebi i tij pa marrë në konsideratë medh’hebet e tjera dhe pa i parë ato; ndoshta ai mund të gjejë në to hadithe të cilat nuk i ka gjetur në medh’hebin që e ndjek verbërisht. Dhe është e konfirmuar mes dijetarëve se çdo medh’heb ka diçka nga Suneti si dhe hadithe të cilat nuk i kanë medh’hebet e tjera. Kështu që, një njeri që kapet fort vetëm pas një medh’hebi ka për të devijuar. Dhe nuk ka dyshim se një pjesë e madhe e Sunetit është e ruajtur tek medh’hebet e tjera. Dhe Ehlul-Hadithi nuk janë në këtë gjendje. Ata marrin çdo hadith që ka zinxhirin e transmetimit të saktësuar nga çdo medh’heb dhe nga çdo sekt prej nga mund të vijë hadithi, për sa kohë që transmetuesi i tij është Musliman i besueshëm.

    Pra, Ehlul-Hadithi – Allahu na bashkoftë me ta – nuk kanë aleancë fanatike për një individ të caktuar, sado i lartë e i shquar që të jetë ai, përveç Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndryshe nga ata që nuk kapen pas hadithit dhe nuk veprojnë sipas tij. Kështu, ata tregojnë fanatizëm për fjalët e Imamëve të tyre – ndonëse ata janë ndaluar nga kjo gjë – ashtu sikurse Ehlul-Hadithi kanë fanatizëm për fjalët e Pejgamberit të tyre (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)!! [1] Andaj nuk është e çuditshme pas këtij shpjegimi që Ehlul-Hadithi janë Grupi i Qartë dhe Pala e Shpëtuar. Më saktë, ata janë mesatarët e Umetit dhe dëshmitarë për njerëzimin.”


    Fundnota:

    [1] Shënim i përkthyesit: Shejkhul-Islam Ibn Tejmije (rahimehullah) ka thënë: “Nuk i lejohet askujt që të vendosë për Umetin një person dhe të thërrasë për tek rruga e tij duke treguar besnikëri dhe armiqësi për hir të asaj rruge në vend të rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

    Dhe nuk lejohet që t’u vendosësh atyre fjalë, të tregosh besnikëri dhe armiqësi për hir të asaj në vend të fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe asaj ku është bashkuar i gjithë Umeti.

    Por kjo është ajo që bëjnë njerëzit e bidatit të cilët vendosin për vetet e tyre një person apo disa fjalë dhe me to e përçajnë Umetin duke treguar besnikëri dhe armiqësi për hir të atij personi apo të atyre fjalëve apo atij cilësimi.” [Mexhmu’ul-Fetaua, vëll.20/fq.124]



    Përktheu Alban Malaj
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ndjekja me fanatizëm e individëve pavarsisht gabimeve që kanë ata




    Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
    Burimi: el-Exhuibetul-Mufijde ‘anil-Es’iletil-Menahixhul-Xhedijde, fq. 108



    Pyetje: Disa njerëz – Allahu i udhëzoftë – i shenjtërojnë disa individë dhe ndjekin me fanatizëm idetë e tyre. Çfarë këshille keni për ta?

    Përgjigje: Është obligim ndjekja e të vërtetës tek kushdoqoftë ajo dhe jo të ndiqen individë që kundërshtojnë të vërtetën. Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Habitem nga disa njerëz që e njohin zinxhirin e transmetimit dhe saktësinë e tij, por prapëseprapë ata shkojnë pas mendimeve të Sufjanit.”

    Allahu i Lartësuar thotë:

    فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (٦٣)

    “Le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos u bjerë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.”
    [en-Nur, 63]

    Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhuma) ka thënë: “Pritet tani afër që mbi ju të bien gurë nga qielli. Unë them ka thenë Allahu e ju më thoni thotë Ebu Bekri e thotë ‘Umeri.”

    Dhe ky paralajmërim dhe kërcënim është për ndjekjen pa argument të njerëzve më të virtytshëm mbas Pejgamberëve, atëherë sa e rëndë do të jetë ndjekja e atij që nuk është as këtu e as aty (d.m.th është askushi), siç janë ata që njihen se kanë dije apo vlera, mirëpo ata janë të zotë të thonë vetëm fjalë pa lidhje?


    Përktheu Alban Malaj
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •