Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    I Infiltruar Brenda Komuniteti Musliman Në Emër Të Shërbimeve Të Inteligjencës

    I INFILTRUAR BRENDA KOMUNITETI MUSLIMAN NË EMËR TË SHËRBIMEVE TË INTELIGJENCËS

    Edhe pse kjo mund të duket e habitshme, është vetë infiltruesi, Morten Strom, i cili ka pranuar se është një spiun i Shërbimeve Informativ daneze (PET) dhe CIA-s.
    Në kuadër të misionit të tij, ai ka bërë disa udhëtime duke përfshirë Jemenin.

    I indinjuar nga praktika e infiltrimit të agjentit të dyfishtë, Kadir Baksh, kryetar i Qendrës Islamike të Lutonit deklaroi në gazetën lokale të mërkurën, 10 tetor:
    "Shërbimet policore dhe të sigurimit kërkojn nga ne që t'u besojmë atyre, kurse në anën tjetër ata fusin ngatërrestar brenda komunitetit në mënyrë që t'i mashtrojnë besimtarët."

    Morten Storm i tha gazetës daneze "Jyllands-Posten" se ai ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës të CIA-s dhe daneze në vitin 2006 për t'i spiunuar dhe gjurmuar ekstremistët. Ai gjithashtu tha se ai e çoi CIA-n deri tek lideri i Al Kaedës në Jemen, Anwar al-Awlaqi, i vrarë në 30 shtator 2011 pasi u sulmua nga një dron (avion pa pilot) amerikan.

    I infiltruari danez ishte zhvendosur në Luton, në Angli në vitin 1999, ku i tha disa përfaqësuesve të komunitetit musliman se ai dëshironte të rifilloj një jetë të re, pas ekstremizmit. Pastaj, ai filloi të promovonte ide radikale për të tërhequr të rinjë në mënyrë vullnetare.

    Sipas anëtarëve të komunitetit lokal musliman, posaçërisht Kadir Baksh'it, agjenti u përpiqej çdoherë për t'i nxitur ata që të aderojn ideve të tij, por shumica e kundërshtonin. Për fat të keq, disa ranë në grackën e ngatërrestarit.

    "Nuk zinte vend askund, ishte këtu dhe atje, me idenë e tij të korruptuar të Islamit, i çonte njerëzit në humbje." shton Kadir Baksh'i. "Ne mendonim se ndoshta është i vëzhguar nga shërbimet e intelegjencës." Për më tepër, Kadir Baksh, shumë shpejt kishte dyshuar në lidhje me të, mirëpo, nuk kishte asnjë provë sa i përket infiltrimit të tij.

    Këto shpallje të papritura të Morten Storm ngjallin një pikëpytje mbi qëllimin e tij.
    I ish-infiltruari dëshiroi me shpalljen të kaluarës së tij mirënjohje për punën dhe misionet e kryera gjatë udhëtimëve të tij (në Jemen, për shembull), si dhe për të informuar familjen e tij se puna e tij ishte për të luftuar kundër terrorizmit.

    INFILTRIMI, SIMULIMI I EKSTREMIZMIT: PRAKTIKA TË CIA-S DHE TË FBI PËR TË NDJEKUR TERRORISTËT

    Është e njohur se CIA dhe FBI procedojn duke përdorur këto praktika të dyshimta për t'i zënë në grackë terroristët potencialë.
    Këto praktika krejtësisht imorale, dhe ekstreme, janë denoncuar në Shtetet e Bashkuara nga shoqatat, por edhe nga përfaqësues të komunitetit musliman.
    Që nga sulmet e 11 shtatorit 2011 këto praktika janë rritur në kuadër të spiunazhit të rrjeteve potenciale terroriste.

    Në vitin 2009, muslimanët e Shteteve të Bashkuara patën denoncuar këtë metodë të infiltrimit brenda xhamisë, që përfshinte edhe endoktrinim e të rinjve me idetë e terrorizmit tërësisht në kundërshtim me Islamin. Ata gjithashtu denoncuan spiunazhin nëpër xhamitë.

    Për gjashtë vjet, muslimanët nga qyteti i New York-ut kishin qenë të vëzhguar, dëgjuar, ndjekur. Grupet studentor musliman ishin poashtu të infiltruar.
    Gjashtë vjetë infiltrimesh dhe spiunazhesh nuk çuan në asnjë pist të terrorizmit.

    CIA refuzoi të komentoj shpalljet e Morten Storm, e njejta heshtje edhe në Shtëpinë e Bardhë.

    Nga frengjishtja perktheu: Fitim Miftari, Presheve
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Te lumte Vista,

    Nje dukuri e tille ka egzistuar qe nga koha e pejgamberit a.s. nga ana e munafikeve dhe egziston edhe sot e kesaj dite poashtu nga ana e munafikeve.

    Me vjen mire qe Allahu xh.sh. mbjell friken ne zemrat e tyre. Frike nga Islami. Kjo frike pamundeson hidajetin e tyre dhe garanton denimin e premtuar.

    Edhe pse zotniu ne fjal publikisht ka pranuar qe ka qene spiun i CIA-se, asnjeri nga ata "musliman" qe e kane pranuar dhe e kane infiltruar ne jemen dhe gjetiu nuk eshte prononcuar ose nuk eshte penduar per tradhetin e bere.

    hiq ma larg se sot ne siri: Ne njerin tabor jane reshtuar idhtare te amerikaneve dhe kerkojne arme nga amerikanet per te vrare vellezerit e tyre ne siri sidhe ne taborin tjeter jane idhtaret e rusise te cilet poashtu kerkojne arme per te vrare vellezerit e tyre ne siri.

    me kujtove nje te thene te derguarit te Allahut xh.sh. ku thot:
    Çdo mu'min eshte muslim, por çdo muslim nuk eshte mu'min.
    sadaka resulullah.

    Kam nje pershtypje se pjesa dermuese e banoreve te gadishullit arabik qe ne themi se jane musliman, jane te penduar dhe fajsojne Allahun xh.sh. pse i ka fale arab dhe nuk i ka fale europian, ...

    por Allahu e din me se miri.

    Teksti qe keni paraqitur duhet te lexohet dhe te komentohet nga cdo njeri prej neve qe jemi ne kete forum, ...
    lus Allahun xh.xh. qe te pakten ne forum te na mbroj nga anetare te llojit sic eshte: Morten Storm
    urtësia

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga urtesia Lexo Postimin

    Teksti qe keni paraqitur duhet te lexohet dhe te komentohet nga cdo njeri prej neve qe jemi ne kete forum, ...
    lus Allahun xh.xh. qe te pakten ne forum te na mbroj nga anetare te llojit sic eshte: Morten Storm
    Anetare te llojit te Morten Storm nuk mendoj se ka por te siguroj me 100% qe ka prej atyre qe jane indoktrinuar prej tipave si Morten Storm.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Anetare te llojit te Morten Storm nuk mendoj se ka por te siguroj me 100% qe ka prej atyre qe jane indoktrinuar prej tipave si Morten Storm.
    Tipat si bani, jan te njejtës kategori.

    Predikimi i tyre shkon ne dem te fesë Islame.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •