-
Limonat e Argjentinës, telenovela e dy Kristinave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar
Presidentja Kristinë Lagardë kërcënon Argjentinën me armën e vet më të fuqishme: përjashtimin nga Fondi Monetar aty nga fundi i nëntorit. Arsyeja është e thjeshtë, sipas Lagardë: Argentina po shtyp monedhë e si rrjedhojë ka një inflacion rreth 30%, shumë më të lartë se ai që deklaron. Presidentja e Argentinës; Kristinë Kirchner i pergjigjet me tonin dhe teatralitetin e denjë të një telenovele latinoamerikane: “Argentina është një komb i madh që ka dinjitetin e vet dhe kërkon respekt. Po qe se duan të na përjashtojnë, do dalim me kokën lart, krenarë”. Këtë pathos latino amerikan nuk e kisha provuar që nga seria prekëse “Skllavja Izaura”. Ju kujtohet?
Sipas Senjora Kristine Kirchner për Argentinën është më mirë inflacioni i lartë dhe populli optimist, investimet në rritje, një produkt i brendshëm në rritje prej 9%, shtimi i investimeve në infrastrukturë, d.mth. rrugë, shkolla, mbrojtja e pasurisë hidrogjeollogjike, një rrogë bazë minimale për popullin, investime në kërkim shkencor dhe në teknologji, kundër një politike të tipit taksor e bazuar mbi sakrifica, të themi si për shembull ajo që po bën Greqia dhe ajo që po përpiqet te realizojë Italia e Spanja.
Si do shkojë filli i kësaj telenovele midis dy Kristinave. Po të përjashtojme faktorët estetikë dhe pathosin latin, në fakt është në skenë një përleshje midis dy shkollave të mendimit ekonomik klasik e modern; ajo Keynesiane dhe ajo neomonetariste e Friedman- it. Kush do fitojë?
Bastet janë të hapura. Por disa gjasa ekonomike, përveç pasurive energjitike të tokës e të nëntokës argjentinase, bëjnë pershtypje dhe ia vlen të përmënden për të mos humbur komplet shpresat e një fitoreje të Davidit kundër Goliathit përbindësh.
Mbas krizës dhe falimentit ekonomik të 2001, Argjentina - me atëherë burrin e Kristinës se sotshme si president Nestor Karlos Kirchner që zëvëndësoi Eduardo Duhalde - bëri nja dy lëvizje strategjike dhe pak piktoreske nga pikëpamja ekonomike.
Ftoi një grup konsulentësh gjermanë të cilët mbas një studimi makroekonomik dhanë një sugjerim të çuditshëm. Agrikultura e Argjentinës duhet të bazohet në tri shtylla: limonat, soja dhe lopët.
Argjentina mbolli 150.000 hektarë me limona të tipit siçilian, më i miri në treg si cilësi. Mbas pesë vjetësh limonat u rritën dhe Argjentina shënoi golin e parë. Kostoja e limonave ishte shumë më ulët se në bursën botërore dhe kjo ishte arsyeja që shtyu Coca Colën të lidhë nje kontratë furnizimi për pijet e saja me bazë limoni, janë rreth 22 lloj pijesh në të cilat përdoret limoni argjentinas. Coca cola u lidh me kokë e këmbë, si i themi ne, me Argjentinen pasi 93% e limonave i merr nga Kristina - e Argjentines kuptohet - dhe vetëm 7% i merr nga Florida.
Përveç Coca colës Argjentina filloi t’iu shesë limona anglezëve, të cilët e përdorin në dietën e tyre të përditshme “Fish e Chips” dhe gjermanëve, të cilët ua hedhin atyre lakrave të zjera që hanë me wurstel.
Kur Kristina, e ashpra, kërcënoi Argjentinën me presionin e nxjerrjes jashtë ligjit të kontratave të limonit, menjëherë Kamerun në aktin e parë të tij si kryeministër anglez, me përulësi lakeu nxorri një ligj me të cilin bllokonte importin e limonave nga Argjentina, sipas tij, jo konform sigurisë shëndetësore, limonat e shkretë. Senjora Kristina e plagosur kaloi në kundërsulm. I shkroi me dorën e vet delikate me një manikyr të përsosur, drejt për së drejti administratorit të Coca Coles. “Bllokojmë furnizimin me limona, sepse mund të jenë të rrezikshëm për sigurinë, sipas një ligji aq e kaq të Komunitetit Evropian. Në qoftë se limonat tonë janë të pasigurt për Evropën, rrjedhimisht janë për gjithë botën të rrezikshëm”. Unë kapa njëfare ironie në këtë lajm, por Bordi i Coca Colës nuk e mori me kaq lezet ndërprerjen e njëanshme të lëndës së parë. Ky marifet i Kristinës argjentinase, ex viktimë e Kristine Lagarde, i kushtonte kolosit të pijeve rreth 25 miliardë dollarë në vit. Senjora Kristina e veshur elegante ngrinte supet e pafajshme dhe avokatët milionerë të Coca Colës përgatisnin të xhindosur sulmin në Gjykatat ndërkombëtare për të hedhur poshtë vendimin e Kristinë Lagardë. Pak muaj më vonë do fitonin gjyqin. Limonat janë në rregull, biznesi është biznes!
Soja dhe lopët? Mjafton të themi se Senjora Argjentina ka lidhur me Kinën një kontratë 50 vjeçare, po e përsëris 50 vjeçare, për furnizimin e sojës dhe mishit të lopës, produkte bazë për të ushqyer popullin punëtor kinez. Je e sigurt madamme Lagarde që milionat e kinezëve do hanë edhe bar për të ndëshkuar Argjentinën e paudhë?
Presim seritë e tjera të telenovelës.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt