-
i/e regjistruar
8. Projekti i lidhjes familjare
Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “O njerëz! Jepni selam (përshëndetuni), jepni ushqim, mbani lidhjet farefisnore, falni namaz natën kur njerëzit janë në gjumë, do të hyni në xhenet me selame.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)
Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Farefisnia mbetet e varur tek Arshi dhe thotë: “Kush e vazhdon lidhjen me mua, ai ka vazhduar lidhjen me Allahun. E, kush ndërpret lidhjen me mua, ai ka ndërprerë lidhjen me Allahun.” (Shënon Muslimi)
Atëherë kujdesu që së paku një orë në ditë ta ndash për:
1. T’u sjellë mirës ndaj prindërve;
2. Të vizituar ndonjë të afërm;
3. Të respektuar fqinjët;
4. Të gëzuar muslimanët.
-
-
i/e regjistruar
9. Projekti i ditës së Arafatit - Vlerat e ditës së Arafatit:
1. Në këtë ditë është plotësuar feja.
Kjo shpjegohet në disa aspekte:
- Muslimanët nuk e kryenin më parë haxhin, derisa ai u bë detyrim dhe kështu u kompletuan shtyllat e Islamit.
- Allahu i Lartësuar e ktheu në rregullat e Ibrahimit, e mohoi shirkun dhe idhujtarët nuk u përzien më me muslimanët, u rrënuan shenjat e injorancës dhe u ndalua tavafi rreth Qabes lakuriq.
- Pas kësaj dite nuk pati më dispozita mbi hallallin dhe haramin.
2. Në këtë ditë u plotësua dhuntia e Allahut duke realizuar faljen.
3. Është festë për pasuesit e Islamit.
4. Është ditë çift. Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem për çiftin dhe tekun.” (Fexhër: 3), kurse teku është dita e Bajramit.
5. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë më shumë që Allahu liron njerëz nga zjarri sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” (Shënon Muslimi)
6. Arafati është ndër ditët më të vlefshme. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
7. Është dita e haxhit.
8. Është dita e faljes së mëkateve. Transmetohet në formën mevkuf nga Ibni Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk mbetet askush në ditën e Arafatit që ka sado pak iman e të mos jetë falur.” Një njeri i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ata që janë në Arafat apo njerëzit në përgjithësi?” Tha: “Të gjithë njerëzit në përgjithësi.” (Shënon Abd bin Hamid në “Musnedin” e tij, 842.)
9. Aliu, biri i Ebu Talibit, thotë: “Nuk ka ditë në tokë që Allahu nuk liron nga zjarri. Kurse dita që lirohen më së shumti është dita e Arafatit. Atëherë shpeshtoni lutjen: “O Allah, liroje qafën time nga zjarri.”
10. Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)
Vëlla i dashur! A e ke kuptuar vlerën e kësaj dite? Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)
Atëherë së bashku le të bëjmë një llogari: agjërim 12 orë baras me 24 muaj falje.
Agjërim 12 orë = Falje 24 muaj
Le të bëjmë edhe një llogari:
1 orë agjërim = 2-muaj falje
Domethënë për çdo 60 minuta agjërim, 60 ditë falje.
A është ndonjë i mençur që dëshiron ta humbasë minutën? Pa dyshim që jo.
-
-
i/e regjistruar
10. Projekti i ditës së Bajramit
Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme.
Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos të biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve.
Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.”
Plani i kësaj dite:
1. Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve.
2. Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët.
3. Ther kurban.
Shanset e arta
1. Çdo ditë ti ndërton nga një shtëpi në xhenet nëse fal vetëm 12 rekate sunete. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nëse një rob musliman i fal për Allahun çdo ditë nga 12 rekate vullnetare, që nuk janë detyrim (farz), Allahu ia ndërton një shtëpi në xhenet.” (Shënon Muslimi) Llogarit pak: për 10 ditë, dhjetë shtëpi në xhenet.
2. Çdo ditë ti ndërton nga një pallat në xhenet. Lexo suren Ihlas (Kulhuvallahu ehad...) 10 herë në ditë dhe çdo ditë Allahu ta ndërton një pallat në xhenet. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon “Kulhuvallahu ehad” dhjetë herë, i ndërtohet një pallat në xhenet.” (Shënon Daremiu, 3429, është mursel.)
3. Mos harro t’i gëzosh familjet e varfra duke i vizituar para Bajramit dhe duke u dhuruar para, ushqime e rroba.
Mundohu ta praktikosh premtimin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem që brenda ditës të realizohen
(1) Agjërimi,
(2) Përcjellja e xhenazes,
(3) Vizita e të sëmurit,
(4) Sadakaja, se të hapen të gjitha dyert e xhenetit.
Muhamed Husejn Jakub
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
-
-
-
-
Fol mire ose hesht
Pervec haxhit, agjerimit, namazeve nafile, dhikrit ne mund te bejme edhe vepra tjera te mira ne ditet e dhul hixhes, duke pasur parasyshë se sa te rendesishme jane veprat ne ket dite duke krahasuar me ditet e tjera.
“Ka edhe punë të tjera të mira që është mirë të kryhen gjatë këtyre dhjetë ditëve dhe që ne nuk i kemi përmendur. Në vijim po radhisim disa prej tyre, si: mësimi dhe leximi i Kur’anit, kërkimi i faljes, respektimi i prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, dhënia e selamit, dhënia ushqim të tjerëve, pajtimi mes njerëzve, urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, ruajtja e gjuhës dhe e organit gjenital, mirësjellja me fqinjin, respektimi i musafirit, shpenzimi në rrugën e Allahut az-ze ve xhel-le, largimi i pengesave nga rruga, shpenzimi i pasurisë për gruan dhe fëmijët, përkujdesja për jetimët, vizita e të sëmurit, kryerja e punëve të vëllezërve besimtarë, dërgimi i salavateve dhe selameve mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sellem, mosbërja keq muslimanëve, vizita e shokëve të prindërve, lutja për vëllezërit e tu kur të jesh vetëm, dërgimi i amaneteve në vendin e tyre dhe mbajtja e premtimit, ulja e shikimit nga të ndaluarat e Allahut, marrja mirë e abdestit, lutja mes ezanit dhe ikametit, këndimi i sures El-Kehf ditën e xhuma, shkuarja në xhami dhe kujdesi ndaj namazit me xhemat, kujdesi ndaj sunneteve të namazeve, kujdesi ndaj namazit të Bajramit në vendfaljen e tij, përmendja e Allahut pas namazeve ditore, përfitimi nga rizku hallall, gëzimi i muslimanëve, mëshira ndaj të dobëtëve, mendimi i mirë për muslimanët dhe mosarmiqësia e tyre, mësimi i djemve dhe vajzave dhe bashkëpunimi me muslimanët në atë që është hajr.Në fund, dërgoj përshëndetjet e përzemërta mbi Pejgamberin tonë Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Marrë nga revista “Këshilla”
-
-
i/e regjistruar
Duaja me e mire qe behet diten e Arafatit!
Ka thene Profeti salallahu alejhi ue selem:
"Duaja me e mire dhe me e pranuar tek Allahu eshte duaja qe behet diten e Arafatit. Dhe duaja me e mire qe kam bere une dhe Profetet para meje eshte fjala: "La ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejjin kadir" (Ska te adhuruar tjeter me te drejte perveç Allahut, i Vetem e i pashok, Atij i takon Mbreteria, Atij i takon Falenderimi dhe Ai eshte i Gjithfuqishem per gjithçka". Transmeton: Ebu Daudi, Tirmidhiu etj.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt