Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Bid'ah (Bidati) - Risite ne fene Islame!

    Bid'ah (Bidati) - Risite ne fene Islame!

    C'fare eshte Bid'ati? Si kanė vepruar dijetarėt e ymmetit me bid’atin, cili ėshtė tė kuptuarit e vėrtetė tė ēėshtjes sė bid’atit?

    Pėrgjigje:

    Pėr ta njohur domethėnien e bid’atit dhe pėr ta kuptuar tė vėrtetėn e tij, ėshtė patjetėr qė tė njihemi me domethėnien e tij nga aspekti gjuhėsor (el-lugah), dhe kėshtu me domethėnien e tij nga aspekti terminologjik i sheriatit. Atėherė le tė fillojmė me domethėnien gjuhėsore.

    Domethėnia gjuhėsore e bid’atit

    Bid’ati ėshtė risi (el-hadeth) dhe ajo qė ėshtė bėrė nė fe pas plotėsimit tė saj. Ibnu Es-Sukejti thotė: Bid’ati ėshtė ēdo risi. Fjala risi nė traditė zakonisht pėrdoret nė kontekst tė pėrēmimit. Ebu Adnan thotė:Rismėtari (المبتدع) ėshtė ai i cili e ēpikė njė ēėshtje tė cilėn nuk e ka parapri askush mė parė pėrpos tij. Filani ėshtė rismėtar nė kėtė ēėshtje, do tė thotė: i pari qė nuk ėshtė paraprirė nga askush. Thuhet nuk ėshtė pėr mua rismėtar dhe as novator… Fjala bid’at vjen nė format e saj foljore: أبدع, إبتدع, تبدَّع, qė do tė thotė: bėj risi. Allahu i madhėruar thotė: وَرَهْبَانِيَّةً ابْتَدَعُوهَا– “…ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn…”[1]; pastaj nė formėn foljore: بدَّعه - e ka akuzuar pėr bid’at, إستبدعه - e ka llogaritur pėr bid’at; ألبديع - risi e ēuditshme, po ashtu ألبديع -do tė thotė: novator shpikes, kurse أبدعت الشيئ – do tė thotė ‘kam shpikur njė gjė jashtė ēdo modeli paraprak’.[2]

    Domethėnia terminologjike e bid’atit

    Nga aspekti terminologji i sheriatit, ekzistojnė dy mėnyra tė definimit tė bid’atit.

    Mėnyra e parė: ėshtė mėnyra e El-Izz bin Abdis-Selam, i cili bid’atin e definon si njė gjė qė Pejgamberi a.s. nuk e ka vepruar (إن ما لم يفعله النبي بدعة), dhe e ndanė nė disa dispozita, ku thotė:”Bid’ati ėshtė njė veprim qė nuk ka ekzistuar nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. dhe ndahet nė: bid’at i obliguar (بدعة واجبة); bid’at i ndaluar (بدعة محرمة ); bid’at i rekomanduar (بدعة مندوبة); bid’at i urrejtur (بدعة مكروهة) dhe bid’at i lejuar (بدعة مباحة). Kurse rruga pėr tė njohur se ēfarė bid’ati ėshtė, nevojitet qė akėcilin ta parashtrojmė pėrpara rregullave tė sheriatit (قواعد الشريعة): nėse ai (bid’ati) hyn nė kategorinė e gjėrave tė obliguara, atėherė ai ėshtė vaxhib – i obliguar; nėse hyn nė kategorinė e tė ndaluarave, ėshtė haram – i ndaluar; nėse hyn nė kategorinė e rekomandimeve, ai ėshtė mendub – i rekomanduar; nėse hyn nė kategorinė e tė urrejturave, ai ėshtė mekruh – i urrejtur; e nėse hyn nė kategorinė e tė lejuarės, ai ėshtė mubah - i lejuar.[3]

    Kėtė domethėnie e vėrteton edhe Imam Neveviju r.h. kur thotė: “gjithēka qė nuk ka qenė nė kohėn e Pejgamberit a.s. quhet bid’at, mirėpo ka nga ai qė ėshtė i mirė (hasenen), dhe po ashtu ka qė ėshtė nė kundėrshtim me kėtė”[4]

    Mėnyra e dytė: ėshtė ajo e cila tė kuptuarit e bid’atit nė kuadėr tė kuptimit terminologjik e bėn mė tė veēantė nga tė kuptuarit e tij nė gjuhė. Prandaj bid’atin e konsideron vetėm si tė pėrēmuar dhe nuk e quan fare me dispozitėn e vaxhibit, mendubit, mubahit dhe mekruhit, sikurse veproi El-Izz. Kjo mėnyrė e tė kuptuarit tė bid’atit, e ngushton atė vetėm nė tė ndaluar. Prej atyre qė e mbrojnė kėtė qėndrim, ėshtė Ibni Rexhep El-Hanbelij r.h. i cili e qartėson kėtė domnethėnie kur thotė:”Bid’ati nėnkupton atė risi e cila nuk ka bazė nė sheriat qė dėfton pėr mbėshtetjen e saj, ndėrsa, nėse ka bazė nė sheriat qė dėfton pėr mbėshtetjen e saj, atėherė ajo nuk llogaritet bid’at, anipse nga aspekti gjuhėsor e meriton tė quhet e tillė (و اما ما كان له اصل في الشرع يدل عليه فليس ببدعة، و إن كان بدعة لغة).[5]

    Nė tė vėrtetė qė tė dy mėnyrat dakordohen mbi tė kuptuarit e realitetit tė bid’atit, megjithė ndryshimin e tyre nė fillim, qė ēojnė deri te kuptimi pėr tė cilin janė unikė se bid’ati i pėrēmuar (المذمومة) vepruesi i tė cilit bėn mėkat, ėshtė ai bid’at i cili nuk ka bazė nė sheriat qė dėfton pėr tė, dhe kjo ėshtė ajo qė Resulullahi s.a.v.s. e ka thėnė: كل بدعة ضلالة – “disa prej bid’ateve janė devijim”[6]

    Kėshtu nė kėtė kuptim tė qartė dhe tė drejtė, kanė shkuar imamėt (prijėsit) e juristėve islamė dhe dijetarėt e ymmetit, meritor pėr t’u pasuar. Transmeton imam Bejhekiu nga Imam Shafiu se ka thėnė:Risitė e ēėshtjeve janė dy sosh: E para:ajo ēka kundėrshtohet nga Kur’ani apo Sunneti apo tradita apo koncenzuesi i dijetarėve (ixhma), e ky ėshtė bid’ati qė shpie nė devijim; dhe e dyta: ėshtė njė bid’at i mirė i cili nuk kundėrshtohet nga asnjėri prej tyre, prandaj ky ėshtė bid’at qė nuk duhet nėnēmuar.[7]

    Autoriteti i Islamit Ebu Hamid El-Gazalij r.h. thotė: jo ēdo gjė qė ėshtė bid’at nuk ėshtė e ndaluar, por i ndaluar ėshtė njė bid’at qė kundėrshton Synnetin e vėrtetuar dhe pezullon njė ēėshtje qė ėshtė prej sheriatit”[8]

    Gjithashtu transmeton imam Neveviju r.h. nga mbreti i dijetarėve Imam Iz-zud-din bin Abdis-Selam, ku Neveviju thotė:”Ka thėnė dijetari i madh, imami, pėr dituritė e gjera tė tij nė shkenca tė ndryshme, kanė unanimitet dijetarėt Ebu Muhammed Abdul Aziz bin Abdus-selam nė fund tė librit tė tij “El-Kavaidu” Bid’ati ndahet nė vaxhib, haram, mendub, mubah… etj.[9], po ashtu nė njė vend tjetėr nė thėnien e tij mbi “shtrėngimin e duarve” (ألمصافحة) pas namazit, ne do ta veēojmė prej saj fetvan nr.66, ai thotė:”Dije se kėto “shtrėngim duarėsh” janė tė rekomanduara (mustehabb) nė ēdo takim, ndėrsa sa i pėrket asaj qė e kanė bėrė zakon njerėzit pėr “shtrėngimin e duarėve” vetėm pas dy namazeve, atij tė sabahut dhe tė ikindisė, nuk ka bazė nė sheriat nė kėtė mėnyrė, mbase nuk ka gjė tė keqe nė kėtė (لا بأس به), sepse baza e “shtrėngimit tė duarėve” ėshtė sunnet, kurse respektimi i kėtij synneti nga ana e tyre nė disa e raste, e lėshimi i tij nė disa tė tjera, nuk i pėrjashton ato nga tė qenurit e tyre prej llojit tė “shtrėngimit tė duarėve” e cila ka bazė nė sheriat”[10]

    Ibni Ethiri ka thėnė:”Bid’ati ėshtė dy sosh:bid’ati i mbarė (بدعة هدي) dhe bid’ati i mbrapshtė (بدعة ضلالة). Ai qė vjen nė kundėrshtim me atė qė e ka urdhėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij s.a.v.s., i tilli ėshtė nė sferėn e nėēmimit dhe mohimit, kurse ai qė vjen nė kontekstin e tėrėsisė sė rekomandimeve dhe motiveve tė tilla, i tilli ėshtė nė arenėn e lavdėrimit”… pastaj thotė: Bid’ati i mirė nė tė vėrtetė ėshtė sunnet (و البدعة الحسنة في الحقيقة سنة), dhe nė kėtė komentim bartet hadithi: كل محدثة بدعة – ēdo risi ėshtė bid’at, nė kontekstin qė manifestimi i tij ka rezultuar ndryshe nga parimet e sheriatit, kurse nuk e kundėrshton synnetin (و لم يخالف السنة)[11]

    Po ashtu edhe Ibnu Mendhuri r.h. ka njė konstatim tė mirė rreth bid’atit nė aspektin terminologjik tė tij kur thotė:”Bid’ati ėshtė dy sosh: bid’ati i mbarė (بدعة هدي) dhe bid’ati i mbrapshtė(بدعة ضلالة). Ai qė vjen nė kundėrshtim me atė qė e ka urdhėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij, i tilli ėshtė nė sferėn e pėrēmimit dhe mohimit. Ndėrsa ai qė realizohet nėn pėrgjithėsimin e rekomandimeve tė Allahut, qė ka motive nga fjala e Allahut dhe e tė Dėrguarit tė Tij, i tilli ėshtė nė sferėn e tė lavdėruarave; po ashtu ai qė nuk ka ndonjė shembull ekzistues, sikurse ėshtė lloji i sexhdeve, i bujarisė, veprat e mira, i tilli ėshtė prej veprimeve tė lavdėruara. Nė kėto raste nuk lejohet qė ai tė jetė nė kundėrshtim me njė gjė qė ka ardhė sheriati, ngase Pejgamberi a.s., nė fakt ka bėrė shpėrblim pėr atė, ku thotė:

    من سن سنة حسنة فله أجرها و أجرمن عمل بها

    ”Kush e hap njė rrugė tė mirė, ai do tė ketė shpėrblimin e saj dhe tė atyre qė veprojnė sipas saj”, ndėrsa pėr tė kundėrtėn e tij thotė:

    و من سن سنة سيئة فعليه وزرها و وزر من عمل بها

    “Kush e hap njė rrugė tė keqe, ai do tė ketė ndėshkimin e saj dhe tė atyre qė e veprojnė atė”, kjo kur bid’ati ėshtė nė kundėrshtim me atė qė e ka urdhėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Thotė (Ibnu Mendhuri) prej kėtij lloji (prej llojit qė nuk e kundėrshton udhėrin e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij), ėshtė thėnia e Omerit r.a.: نعمت البدعة هذه - ē’bid’at i mirė ėshtė ky?, pasiqė ky ėshtė prej veprave tė mira dhe bėnė pjesė nė sferėn e lavdėrimit, e tė cilin e quajti bid’at dhe e lavdėroi, ngaqė Resulullahi s.a.v.s. nuk ua pati bėrė synnet atyre (لم يسنَّها لهم). Ai (Pejgamberi a.s.) e fali atė disa netė, pastaj e la dhe nuk e pėrfilli, gjė qė as njerėzit nuk u tubuan pėr tė. Dhe kjo vazhdoi tė mos jetė edhe nė kohėn e Ebu Bekrit. Mirėpo Omeri r.a. i tuboi njerėzit ndaj saj (teravisė) dhe ua rekomandoi njė gjė tė tillė. Pėr kėtė asrye e quajti “bid’at”, qė nė tė vėrtetė ėshtė sunnet nė bazė tė thėnies sė Pejgamberit a.s.

    َعَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ مِنْ بَعْدِي

    “Pėrmbajuni synnetit tim dhe traditės pas meje tė halifėve besimdrejtė…” dhe thėnies sė tij

    اقْتَدُوا بِاللَّذَيْنِ مِنْ بَعْدِي أَبِي بَكْرٍ وَعُمَرَ

    ”Pranoni pėr liderė ata dytė pas meje, Ebu Bekrin dhe Omerin.

    Nė kėtė frymė bartet hadithi كل محدثة بدعة – “ēdo risi ėshtė bidat”, me tė cilin synohet ai bid’at qė i kundėrshton parimet e sheriatit dhe qė nuk pajtohet me Sunnetin”[12]

    Vazhdon.............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 19-10-2012 mė 06:52
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Si kanė vepruar dijetarėt nė raport me tė kuptuarit e bid’atit

    Shumica e dijetarėve tė ummetit (xhumhur) qė janė meritor pėr t’u pasuar, nė raport me bid’atin kanė vepruar nė kontekstin se ai (bid’ati) ėshtė disa llojesh, sikurse kjo ėshtė e qartė prej fjalės sė Imam Shafijut dhe ndjekėsve tė tij: El-Izz bin Abdus-Selam, Neveviju dhe Ebu Shamete; prej malikinjve: El-Kirafi dhe Ez-Zurkanij; prej hanefinjve: Ibnu Abidini; prej hanbelinjve: Ibnul Xhevzijjeh; dhe prej dhahirinjve: Ibnu Hazmi. Ndėrsa tė gjitha kėto aspekte, pasqyrohen nė definicionin e El-Izz bin Abdus-Selam mbi bid’atin e ky ėshtė se: bid’ati ėshtė njė veprim qė nuk ka ekzistuar gjatė kohės sė Resulullahit s.a.v.s. dhe ndahet nė bid’at vaxhib, bid’at haram, bid’at mendub, bid’at mekruh, dhe bid’at mubah”[13]

    Ata (dijetarėt) pėr tė gjitha kėto lloje tė bid’ateve kanė sjellė shembuj:

    · bid’at i obliguar (بدعة واجبة), sikurse ėshtė marrja me sintaksės (ilmun-nahvi) me anė tė sė cilės arritet tė kuptohet fjala e Allahut dhe e tė Dėrguarit tė Tij. Mėsimi i saj ėshtė vaxhib – i obligueshėm, ngase patjetėr qė me anė tė saj bėhet mbrojtja e sheriatit. Vaxhibi derisa nuk plotėsohet, ai nuk ėshtė tjetėr pos vaxhib.

    · bid’at i ndaluar (بدعة محرمة ), sikurse janė shembuj nga pikėpamjet e kaderinjve, xheberinjve, murxhinjve dhe havarixhėve.

    · bid’at i rekomanduar (بدعة مندوبة), sikurse ėshtė krijimi i shkollave, ndėrtimi i kubeve, pastaj falja e namazit tė teravisė me imam dhe xhematė nė xhami.

    · bid’at i urrejtur (بدعة مكروهة), sikurse ėshtė dekorimi i xhamive, stolisja e mus’hafave.

    · bid’at i lejuar (بدعة مباحة), sikurse ėshtė ‘shtrėngimi i duarėve’ pas namazit, po ashtu zgjerimi i shijes nė haje, pije, veshje.

    Qėndrimin e tyre mbi ndarjen e bid’atit nė pesė dispozita, dijetarėt e kanė argumentuar me argumente:

    1. Thėnia e Omerit r.a. نعمت البدعة هذه - ē’bid’at i mirė ėshtė ky?, pėr faljen e namazit tė teravisė me xhemat nė Ramazan. Transmetohet nga Abdurrahman bin Abdul Qari, i cili ka thėnė: Kam dal me Omer bin El-Hattabin r.a. nė xhami, njė natė nė Ramazan, ku ja njerėzit tė shpėrndarė, njėri falej nė vete, tjetri falej e me tė falej njė grup. Omeri r.a. tha: vėrejta se sikur kėta t’i bashkoj tė gjithė pas njė imami tė vetėm, do tė ishte diēka shembull, pastaj kėshtu vendosi dhe i bashkoi (nė njė xhemat) pas Ubejj bin Ka’bit. Pastaj kam dal me tė njė natė tjetėr, ndėrsa njerėzit faleshin namazin pas njė imami. Me atė rast Omeri tha: نعمت البدعة هذه - ē’bid’at i mirė ėshtė ky?, ata qė janė duke fjetur janė mė me vlerė se sa kėta qė janė tė ngritur, duke e dėshiruar me kėtė faljen nė pjesėn e fundit tė natės, ngaqė njerėzit faleshin nė fillim tė saj.[14]

    2. Emėrtimi i namazit tė duha-sė (صلاة الضحي) me xhemat nė xhami bid’at, nga ana e Ibni Omerit, ndėrsa ai (namazi) ėshtė prej punėve tė mira. Transmetohet nga Muxhahidi se ka thėnė:kam hyr unė dhe Urvete bin Ez-Zubejri nė xhami, kur ja Abdullah bin Omeri qėndronte i ulur te dhoma e Aishes r.a., ndėrsa njerėzit e falnin nė xhami namazin e duha-sė. Ndaj ne e pyetėm atė pėr kėtė namaz tė tyre, e ai tha: ėshtė bid’at (فقال:بدعة).[15]

    3. Hadithet tė cilat e favorizojnė ndarjen e bid’atit nė tė mirė (الحسنة) dhe tė keqė (السيئة). Prej tyre ėshtė hadithi me transmetim merfu’:

    من سن سنة حسنة فله أجرها و أجرمن عمل بها إلي يوم القيامة، و من سن سنة سيئة فعليه وزرها و وزر من عمل بها إلي يوم القيامة

    ” Kush e vė nė praktikė njė rrugė tė mirė, ai do ta ketė shpėrblimin e saj dhe tė atyre qė veprojnė sipas saj deri nė Ditėn e Kijametit, ndėrsa kush e vė nė praktikė njė rrugė tė keqe, ai do ta ketė ndėshkimin e saj dhe tė atyre qė veprojnė sipas saj deri nė Ditėn e Kijametit”[16]

    Nė bazė tė kėsaj qė u tha gjer mė tani, bėhet e qartė se ekzistojnė dy vėshtrime:

    Vėshtrimi nė mėnyrė tė pėrgjithshme (رؤية إجمالية), e cila ėshtė ajo qė ka shkuar Ibnu Rexheb El-Hanbelijj r.h. dhe tė tjerė se veprat pėr tė cilat njeriu meriton shpėrblim dhe qė kanė bazė nė sheriat si veprim, nė aspektin terminologjik tė sheriatit nuk quhen bid’at, edhe nėse ėshtė i drejtė emėrtimi i tyre si bid’at nė aspektin gjuhėsor. Pra, ai me kėtė e synon se nuk quhen bid’ate tė urrejtura nga aspekti i sheriatit

    Vėshtrimi nė mėnyrė tė detajizuar (الرؤية التفصيلية), ėshtė ajo qė e ka potencuar El-Izz bin Abdis-Selam r.h. dhe ne e kemi prezantuar detajisht.

    E gjithė ajo qė u tha, nevojitet pėr muslimanin qė tė informohet pėr kėtė ēėshtje, e cila ka qenė prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme nga e cila ėshtė ndikuar mendimi islam, pėr mėnyrėn e trajtimit tė saj nė kontekst tė ēėshtjeve fikhore dhe kėshtu tė ketė kujdesin e tij ndaj vėllezėrve tė tij musliman, ngase ndodhė qė njė injorant (الجاهل), nga padituria tė gjykojė ndaj tė tjerėve se janė bidatxhinjė (مبتدعين) dhe mėkatarė tė mėdhenjė (فساق). Mbrojtja ėshtė te Allahu pėr shkaqet e injorancės sė tij nė kėto parime qė janė fare tė qarta, e tė cilat kohėt e fundit u bėn objektiv i konfuzionit dhe ēudisė.

    Vetėm tek Allahu kėrkojmė shpėtim. Vetėm Ai ėshtė i Lartėmadhėruar dhe i Gjithėditur.

    Pėrktheu nga gjuha arabe:
    Orhan Bislimaj

    Burimi:

    [1] Kur’ani, El-Hadid:27.

    [2] “Lisanu’l-arabi”, vėll VIII, fq.6, materja (bede’a)

    [3] El-Izz bin Abdus-Selam,”Kava’idu’l-ahkami fi mesalihi’l- anami”, 2/204.

    [4] Ibnul Haxher “Fethul Bari, vėll.II-tė, fq.394.

    [5] Ibnu Rexheb El-Hanbelijj “Xhamiu’l-ulumi ve’l-hikemi”, fq.223.

    [6] Transmeton Ahmedi nė “Musnedin” e tij, vėll.III, fq.310; Muslimi nė “Sahihun” e tij, vėll.II fq.592.

    [7] Transmeton Bejhekiu me senedin e vet nė librin “Menakibu’sh-shafijj”. Po ashtu e transmeton Ebu Neim nė “El-Hul-lijjetu” 9/113.

    [8] Ebu Hamid El-Gazalijju, “El-Ihjau”, pjesa e II-tė fq.248.

    [9] “Tehdhibu’l-esmai vel-lugati”, pjesa e I-rė, botim i “el-mirijjetu”, fq.22.

    [10] Neveviju nė “El-Edhkar”

    [11] Ibni Ethiri “En-Nihaje”, pjesa e I-rė, fq.80, boton ‘el-hajrijje’, Egjipt.

    [12] “Lisanu’l-arab”, pjesa e VIII-tė, fq.6

    [13] El-Izz bin Abdus-Selam,”Kava’idu’l-ahkami fi mesalihil- anami”, 2/204.

    [14] Transmeton Buhariu nė “Sahihun” e tij vėll.II-tė, fq.707.

    [15] Transmeton Buhariu nė “Sahihun” e tij, vėll.II-tė, fq.630, Muslimi nė “Sahihun” e tij, vėll.II-tė, fq.917.

    [16] Tranmsmeton Muslimi nė “Sahihun” e tij, vėll.II-tė, fq.705.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 19-10-2012 mė 06:59
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin

    Mėnyra e parė: ėshtė mėnyra e El-Izz bin Abdis-Selam, i cili bid’atin e definon si njė gjė qė Pejgamberi a.s. nuk e ka vepruar (إن ما لم يفعله النبي بدعة), dhe e ndanė nė disa dispozita, ku thotė:”Bid’ati ėshtė njė veprim qė nuk ka ekzistuar nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. dhe ndahet nė: bid’at i obliguar (بدعة واجبة); bid’at i ndaluar (بدعة محرمة ); bid’at i rekomanduar (بدعة مندوبة); bid’at i urrejtur (بدعة مكروهة) dhe bid’at i lejuar (بدعة مباحة). Kurse rruga pėr tė njohur se ēfarė bid’ati ėshtė, nevojitet qė akėcilin ta parashtrojmė pėrpara rregullave tė sheriatit (قواعد الشريعة): nėse ai (bid’ati) hyn nė kategorinė e gjėrave tė obliguara, atėherė ai ėshtė vaxhib – i obliguar; nėse hyn nė kategorinė e tė ndaluarave, ėshtė haram – i ndaluar; nėse hyn nė kategorinė e rekomandimeve, ai ėshtė mendub – i rekomanduar; nėse hyn nė kategorinė e tė urrejturave, ai ėshtė mekruh – i urrejtur; e nėse hyn nė kategorinė e tė lejuarės, ai ėshtė mubah - i lejuar.[3]

    Kėtė domethėnie e vėrteton edhe Imam Neveviju r.h. kur thotė: “gjithēka qė nuk ka qenė nė kohėn e Pejgamberit a.s. quhet bid’at, mirėpo ka nga ai qė ėshtė i mirė (hasenen), dhe po ashtu ka qė ėshtė nė kundėrshtim me kėtė”[4]
    Selamu alejkum ve rahmetullahu ve berekatuhu!

    "Bidat i obliguar", "bidat i rekomanduar", "bidat i mirė" dhe "bidat i lejuar", ėshtė e ēuditshme kjo thėnie, mbasi nuk ėshtė thėnė nga Muhammedi salAll-llahu alejhi ve selam. Ne atė qė e kemi nga Muhammedi salAll-llahu alejhi ve selam ėshtė:

    " ‘Ēdo bidat ėshtė devijim’ " dhe kėtė e kanė treguar nė shumė raste Dijetarėt tė Hakut, se nuk ekziston asnjė bidat tė mirė, tė lejueshėm, tė rekomanduar, ose tė obliguar sikurse e caktojnė disa duke e marrė argumentet e disa thėnieve tė Omerit radijAll-llahu anhu, dhe duke e argumentuar atė se fjala ka bidat tė mirė, por kjo nuk ka qenė bidat, sepse ajo ėshtė praktikuar edhe nė kohėn e Muhammedit salAll-llahu alejhi ve selam.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin

    Me siper kam folur vetem se me argumente prej Kuranit , Sunetit dhe Sahabeve dhe dijetareve te Hakut. Nuk ke asnje koment per ato argumente qe te solla?

    Si e argumenton kete hadith i cili eshte prej Bukhariut r.a

    Ne Xhamine Quba Imami i xhamise sa here qe falej dhe recitonte Suren Fatiha dhe ndonje verset Kuranor i shtonte dhe Suren Al Ikhlas. E pyeti ate (imamin) profeti a.s ''Pse po e ben kete gje''? Ai (Imami) ju pergjigj: E dua shume Suren Al Ikhlas'' Profeti a.s ia ktheu : Kjo dashuri per kete Sure do te te coje drejt Parajses'' Transmetoi Bukhariu , kapitulli i faljes(namazit).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 19-10-2012 mė 09:36
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selamun alejkum, angmokio unė nuk dua qė ti sjell edhe argumentet qė ti kundėrshtojnė kėto tė tuat, qė edhe ata janė me Kur'an dhe Sunnet, por sipas mendimeve tė ndryshme tė Dijetarėve.

    Po ka komente pėr ato qė solle dhe pėr kėtė tė thashė se komentet janė tė ndryshėm me atė qė kanė thėnė dijetarėt qė ti as qė i ke pėrmendur aty.

    Mbasi hapėsi i temės je ti, unė po tė pyes. A don me ti sjellė kėltu, apo ti vendos nė njė temė tė re?
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Selamun alejkum, angmokio unė nuk dua qė ti sjell edhe argumentet qė ti kundėrshtojnė kėto tė tuat, qė edhe ata janė me Kur'an dhe Sunnet, por sipas mendimeve tė ndryshme tė Dijetarėve.

    Po ka komente pėr ato qė solle dhe pėr kėtė tė thashė se komentet janė tė ndryshėm me atė qė kanė thėnė dijetarėt qė ti as qė i ke pėrmendur aty.

    Mbasi hapėsi i temės je ti, unė po tė pyes. A don me ti sjellė kėltu, apo ti vendos nė njė temė tė re?
    Alejkum Selam
    Pikerisht o vella , kjo eshte arsyeja qe e hapa kete temen. Ndersa une kam sjellur te gjitha faktet ti ben propagande duke sjellur argumente sipas metodologjise tende.

    Per te kuptuar fjalen ''bid'ah'' duhet ti marresh te gjitha argumentet mbare. Nuk mund te thuash per gjithcka ''bid'at'' sepse bid'ah quhet dhe kjo e Imamit ne Xhamine Quba por profeti nuk pa ndonje gje te madhe per ta ndaluar edhe pse ai vete se kish bere ndonjehere.

    Feja Islame o vella Ramazan eshte ne krize, besimtaret Muslimane jane ne krize. Ti me se shumti merresh me metodologjine Selefiste dhe harron gjerat me te rendesishme ato te udhezimit dhe da'aves. A mendon se duke i thene njerezve vetem zjarri , xhehennemi dhe bidati i terheq drejt Islamit. Muslimanet ne Arabine Saudite dhe Gjirin Persik , kenaqen kur shikojne besimtaret e rinj nga Evropa dhe Amerika por ata harrojne qe ata nuk jane si rezultat i da'awes se tyre por jane si rezultat e miqesise qe ata kane me Muslimanet. Shikojne edukaten dhe miresjelljen e tyre dhe behen Muslimane. Nderkohe qe Vehabite ndalojne miqesine dhe shoqerine ne te Krishteret duke shtremberuar ajetet Kuranore.

    Selamun Alejkum
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Selamun alejkum, angmokio unė nuk dua qė ti sjell edhe argumentet qė ti kundėrshtojnė kėto tė tuat, qė edhe ata janė me Kur'an dhe Sunnet, por sipas mendimeve tė ndryshme tė Dijetarėve.
    Tradita nuk eshte risi.
    Urfi eshte i lejuar dhe preferuar ne momente kur nuk vine ndesh me parimet fetare.

    Risi, bidat, dicka e re e cila demton fene, e cila na largon nga parimet fetare, qe e hidheron Allahun xh.sh. dhe te dergaurin e Tij Muhamedin s.a.v.s.

    Falenderoi vellaun angmokio qe i ka bere nje qasje te shendosh dhe te argumentuar.
    urtėsia

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Alejkum Selam
    Pikerisht o vella , kjo eshte arsyeja qe e hapa kete temen. Ndersa une kam sjellur te gjitha faktet ti ben propagande duke sjellur argumente sipas metodologjise tende.

    Per te kuptuar fjalen ''bid'ah'' duhet ti marresh te gjitha argumentet mbare. Nuk mund te thuash per gjithcka ''bid'at'' sepse bid'ah quhet dhe kjo e Imamit ne Xhamine Quba por profeti nuk pa ndonje gje te madhe per ta ndaluar edhe pse ai vete se kish bere ndonjehere.

    Feja Islame o vella Ramazan eshte ne krize, besimtaret Muslimane jane ne krize. Ti me se shumti merresh me metodologjine Selefiste dhe harron gjerat me te rendesishme ato te udhezimit dhe da'aves. A mendon se duke i thene njerezve vetem zjarri , xhehennemi dhe bidati i terheq drejt Islamit. Muslimanet ne Arabine Saudite dhe Gjirin Persik , kenaqen kur shikojne besimtaret e rinj nga Evropa dhe Amerika por ata harrojne qe ata nuk jane si rezultat i da'awes se tyre por jane si rezultat e miqesise qe ata kane me Muslimanet. Shikojne edukaten dhe miresjelljen e tyre dhe behen Muslimane. Nderkohe qe Vehabite ndalojne miqesine dhe shoqerine ne te Krishteret duke shtremberuar ajetet Kuranore.

    Selamun Alejkum
    Alejkum selam angmokio, nėse fillon kėshtu dhe mendon se ti je metėvėrtetė nė tė drejtėn dhe se ne nuk e dimė se si bėhet thirja, atėherė e ke gabim. Por tash nuk ėshtė fjala se si e mendoj unė dhe si e mendon ti, pėrndryshe kjo ska aspak efekt. Mė e mira ėshtė qė tė thomi atė qė kanė thėnė Dijetarėt e Mėdhenj.

    Pėr kėtė ti lamė anash atė qė ke ndaj meje dhe Menhexhit qė ndjek unė, se kjo nuk tė na bjer asnjė dobi, siē na ka ndodhė nė temat tjera. Por, unė them qė ti lėmė qė argumentet ta flasin tė vėrtetėn dhe pėr kėtė tė thashė a je dakort qė ti sjell argumentet me Kur'an dhe Sunnet pėr ēėshtjen e BIDATIT.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga urtesia Lexo Postimin
    Tradita nuk eshte risi.
    Pėr cilėn traditė e ke fjalėn?

    Pėr traditėn qė jemi tė urdhėrur ta mbajmė (dmth Kur'ani dhe Sunnetin), apo pėr atė qė kemi ne sot (ė mbėshtjllur lamsh hak-dhe batil)?
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Alejkum selam angmokio, nėse fillon kėshtu dhe mendon se ti je metėvėrtetė nė tė drejtėn dhe se ne nuk e dimė se si bėhet thirja, atėherė e ke gabim. Por tash nuk ėshtė fjala se si e mendoj unė dhe si e mendon ti, pėrndryshe kjo ska aspak efekt. Mė e mira ėshtė qė tė thomi atė qė kanė thėnė Dijetarėt e Mėdhenj.

    Pėr kėtė ti lamė anash atė qė ke ndaj meje dhe Menhexhit qė ndjek unė, se kjo nuk tė na bjer asnjė dobi, siē na ka ndodhė nė temat tjera. Por, unė them qė ti lėmė qė argumentet ta flasin tė vėrtetėn dhe pėr kėtė tė thashė a je dakort qė ti sjell argumentet me Kur'an dhe Sunnet pėr ēėshtjen e BIDATIT.
    Selam Alejkum,

    Une e pranoj qe bidati kur perdoret per qellim te keq te con ne zjarr. Je ti ai i cili nuk pranon argumentet e Kuranit dhe Sunetit qe te solla me lart. Ti hape temen tende dhe mbushe nje carcaf me akuza dhe deklerata jo prej Sunetit.

    Nese je i zoti ti kunderpergjigjesh argumenteve me siper , BUJRUM!

    Ne te kundert mos akuzo me Muslimanet e forumit per mendjemadhesi e hipokrizi!!!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •