Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 92
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126

    Shen Kozma Etoliani

    Zoti nuk i dėgjon lutjet nė shqip!

    Kozma Etoliani u shpall shenjt nė fund tė viteve ’20 dhe u mitizua pėr tė justifikuar politikėn helene

    Autori i Lajmit: Nga Sherif Delvina

    Patrikana Ekumenike e dėrgoi nė Shqipėri Kozma Etolianin (1714-1779), pasi ai kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė, para se tė vinin nė vendin tonė, shpesh mėsonin si t’i kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e kėtij mali.Misioni i Shėn Kozmait ishte sa delikat, aq edhe i rėndėsishėm pėr interesat greke. Prifti i ri, nė atė kohė vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė helenizuar tė krishterėt ortodoksė shqiptarė. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Jugut ose Epiri, siē e quajti ai, Thesali dhe Maqedoni. Ndėr kėrkesat kryesore tė tij gjatė predikimeve nė Shqipėrinė e Jugut, ishte tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe, nė vend tė saj, tė flitej e tė shkruhej vetėm greqisht. Tomadakis, profesor nė Universitetin e Athinės, thekson: “Misionari i madh Kozma Etoliani punoi pėr fuqizimin e fesė krishtere dhe pėrparimin e arsimit nė territorin e Vorio-Epirit dhe ra martir pėr epirotėt e veriut dhe pėr kombin tonė”. Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se historiani K. Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe profesor i universitetit, pohon: “Legjendari Kozma Etoliani punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat …Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizimin krishter tė Epirit tė Veriut”. Nė librin “Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori greke”, me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė Athinės M.B.Sakelariou, Athinė 1997, fq. 317, shkruhet: “Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani e dėshmoi veten se ishte zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit osman”. Kėtė shenjtor, akademiku nė fjalė e quan martir tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat pėr pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek.Vasil Krapsiti nė “Historia e Paramithisė”, kapitulli III, flet pėr veprimtarinė e Shėn Kozmait. Ky historian grek i ditėve tona, nė faqen 37 tė kėtij libri, Shėn Kozmanė e quan “shpėtimtar tė etnisė greke nė hapėsirėn e Thesprotisė”. Ndėrmjet tė tjerash, ai thotė: “Ky apostull i krishtėrimit, kudo qė shkonte nė Epir, vendoste kryqe. Ishte luftėtar i flaktė i fesė sė krishterė dhe i helenizmit”. Sipas kėtij autori, merita mė e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kėshtu, Shėn Kozma Etoliani “zgjonte ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė skllavėruar, duke ngritur shkėmbinj rezistence pėr grekėt”. Po ky autor, nė faqen 38 tė kėtij libri, shkruan: “Ai ngrinte shkolla greke, duke u thėnė njerėzve qė tė jenė tė bindur ndaj Perandorisė Osmane. Pėr kėtė arsye, ai kishte marrė leje tė qarkullonte dhe tė bėnte punė sqaruese lirisht nė tė gjithė hapėsirėn e Paramithisė”.Po citojmė pėr kėtė autorin, i cili na pėrmend fjalėt e Shėn Kozmait, tė thėna nė mbledhjen e Shėn Donatos: “Le t’i shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė, qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe qė ėshtė rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jeni kokulur, kokultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė Parajsė”.Suliotėt u tronditėn kur dėgjuan fjalėt e tij. Disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: “Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė keni”. Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: “Kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni”. Mė vonė, duke parė armėt e suliotėve tė varura nėpėr pemė, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizėm: “Kjo kokėfortėsi qė keni, do t’ju marrė nė qafė. Nė ato degė qė ju sot varni jataganėt, do tė vijė njė ditė qė jevgjit do tė varin sazet e tyre”.Autori i “Historisė sė Paramithisė” shkruan: “Puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq t’i bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur”.Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė. Ja ē’na thotė pėr ta Bajroni: “E kush ėshtė aq trim sa sulioti zeshkan, me fustane tė bardhė, tė zi tallagan? Ia la tufėn shqiponjės e bishės e zbret, poshtė fushės me sulm si rrufeja nė det…”Suliotėt ishin ashtu siē janė dhe sot, shqiptarė. Hobhausi thotė se “suliotėt i zhvillonin luftėrat sipas mėnyrės shqiptare”. Po kėshtu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndėrsa Pukėvili, ndarjen e suliotėve nė fara e quante zakon mbarė shqiptar. “Nė Sul, ēėshtjet gjyqėsore, thotė Liku, rregulloheshin nė atė mėnyrė si nė tė gjithė Shqipėrinė”. Suliotėt ishin tė krishterė. Dihet se Foto Xhavella qe vėllam me Ismail Pronjėn e Paramithisė, kurse Marko Boēari shkroi njė fjalor, me qėllim qė shqiptarėt tė mėsonin greqisht. Dhe Napoleon Bonaparti u detyrua t’i heqė komandantin grek regjimentit shqiptar nė shėrbim tė Francės, nė tė cilin pjesa dėrrmuese e efektivit ishin suliotė. Ata nuk pranonin tė kishin nė krye tė tyre njė komandant grek.Shėn Kozmai kėrkoi qė suliotėt t’i nėnshtroheshin sulltanit dhe hapi shkolla greke nė Paramithi, pranė kishės sė Shėn Kollit, nė Zallong. Lind pyetja: Cili ėshtė krishtėrimi i Shėn Kozmait? Mė sė pari do tė bėjmė tė ditur kuptimin e fjalės “i shenjtė”. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, qė ka vdekur dhe mė pas ėshtė shpallur i shenjtė (i kanonizuar i shenjtė) nga Patrikana e Konstandinopojės, i denjė pėr nderim. Format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund t’i ekspozohet trupi nė altar, gjithashtu ai mund tė deklarohet zot i njė shteti, i njė qyteti ose njė urdhri fetar. Shėn Kozmai predikoi nė shumė vende tė Shqipėrisė, qė nga Suli e gjer nė Krujė. Mė poshtė po botojmė tekstin e marrė nga dorėshkrimet e tij dhe botuar nga Georges Freris. “Pasqyrė historike e letėrsisė”, revista “Agora”, Janinė, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).“Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht, pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd, sesa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krisherė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t’i marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do t’i porosit tė gjithė tė krishterėt qė t’i flasin dhe do t’i shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra” (Predika 1 drejtuar shqiptarėve tė Epirit).Citojmė versionin e shpikur nga Arsakejo e Tiranės, kolegji greko-shqiptar, fondacioni “Filepkedhetiqi”ė mirė tė kesh nė vendin tėnd shkolla…, sesa tė kesh burime dhe lumenj, sepse burimi ujit trupin tėnd, shkolla ujit shpirtin tėnd. (Kozma Etoliani)Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt dhe sidomos fėmijėt shqiptarė, tė krishterė dhe tė rinj ortodoksė, qė tė mėsonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, ėshtė greke dhe ajo nuk mund tė bėhej kurrė shqiptare.Shėn Kozmai thotė se “raca shqiptare ėshtė greke”. Antropologu me famė botėrore, Pitardi, nė librin e tij “Historia e racave njerėzore”, kur flet pėr shqiptarėt, thotė: “Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė popull, ku tiparet antropologjike tė jenė mė tė qarta”, ndėrkohė qė pėr Greqinė ai pohon nė kėtė libėr, se “ajo ėshtė pasqyrė e popujve tė Ballkanit”. Kėtė gjykim tė Pitardit mbi racėn shqiptare e pranojnė dhe antropologė tė tjerė, qė kanė bėrė matje mbi tė gjallė e mbi tė vdekur nė Greqi e Shqipėri.Shėn Kozmai theksonte me tė madhe: “Atė shqiptar qė nuk do tė fliste shqip nė Shqipėrinė e Jugut, do ta bėnte tė lumtur sa tė ishte zot i mijėra parave”. Ai i kėshillon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazaret e ēifutėve. Shpeshherė Kozma Etoliani na bėn tė qeshim me fjalėt e tij. Po japim njė nga thėniet: “Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės, sepse me atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre, qė t’ju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit. Mos blini te ēifutėt”. Parrulla tė tilla tė ēmendura antisemite do tė konkurronin edhe Gjermaninė e Hitlerit tė viteve ’30, kur nė vitrinat e dyqaneve tė ēifutėve, skuadrat e SS-ve shkruanin “Kauft nicht bei Juden” (Mos blini te ēifutėt). Por “i shenjti” Kozma nuk u ndal kėtu nė antisemitizmin e tij. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute. Mė 22 gusht 1777, ai vizitoi Beratin. Atje kėshilloi beratasit qė tė bėjnė pazar tė shtunėn (pse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre tė mos bėjė pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti t’u ndėrrojė beratasve dhe ditėn e pazarit.Nė Samarinė, pjesa mė e madhe e popullsisė ishte vllehe. Ai u fliste vllehėve kundėr gjuhės sė tyre. U thoshte se Perėndia e konsideronte veten tė fyer kur dėgjonte lutje ose lavde nė gjuhėn vllehe. “Qė Perėndia tė dėgjojė lutjen e besimtarėve ortodoksė, ata duhet t’i bėjnė ato nė greqisht”.Absurditete tė tilla njihen plot te Shėn Kozmai. Njerėzit vdesin, eksperienca e marrė nė shkollė ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shėn Kozmai kėrkonte qė tė transmetoheshin brez pas brezi vetėm mėsimet e marra nė shkollat greke. Shqiptari i Shqipėrisė jugore duhej ta ndjente veten grek. Njė nga historianėt mė me zė tė Greqisė sė sotme, Dr.Vakalopullos, nė “Historinė e helenizmit tė ri”, vėllimi 4, fq.442, shprehet kėshtu pėr Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare, (greke - Sh.D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epirin”. Me tė drejtė rilindasit tanė lėshuan thirrjen patetike: “Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione albanese”, viti 1897, nr.9, fq.4, shkruan pėr priftin kėto fjalė. “Prifti duhet tė jetė sjellėsi i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot, mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėt e fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke. Emrin e atdheut e ka zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit”. Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: “Tė gjitha fetė e botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė meta dhe e shenjtė”. Tė vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės “Miqtė e Shėn Kozmait” dhe se ky “shenjtor” bėn pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Vlen tė pėrmendet shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, ish-mitropolit drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain “dishepull tė vėrtetė tė Krishtit”. Pėr Vasil Krapsitin, Shėn Kozmai ishte luftėtar i helenizmit. Po kėshtu dhe pėr historianėt e tjerė grekė, qė kanė nostalgji dhe kėrkojnė tė rikthejnė Perandorinė Bizantine. Nėse shenjtorėt janė simbole tė dashurisė e tė humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjė me ta. Ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik, qė erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar kėshtu ortodoksėt shqiptarė. Pėr shenjtėrinė e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof. Pėllumb Xhufi shkruan: “Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolianit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve ’20 tė shekullit XX. Pasi kishin dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin “Vorio-Epir”, me luftė apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosėn tė shpallin “luftėn e shenjtė” pėr Vorio-Epirin, nėn flamurin e Shėn Kozmait”. Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se “manastiri nė Kolkondas, i njė antishqiptari, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena”. Po kėshtu, prof. Xhufi na bėn tė ditur: “Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t’u paguanin detyrimet feudalėve, Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena”.Data e Publikimit: 24/08/2004

    Gazeta Ballkan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 25-09-2004 mė 23:38

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo, mos i ngaterro punet, Kryepeshkopi KURRE ne jeten e tij nuk mund te kete bere gjera te tilla, sepse ai eshte nje fetar ne rradhe te pare, kuptove ti ? Kuptova thuj qe ti behet qefi ketyre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjithmone me habit guximi i budallait qe shume njerez anti-Zot marrin si ne rradhet e shqiptareve edhe ne rradhet e grekerve. Sherif Delvina merr persiper te flasi per Shen Kozmain, te cilin e njeh vetem nga rrefimet e librave te nacionalisteve greke, dhe jo nga rrefimet e besimtareve shqiptare. Ca me keq kur injorohet me dashje gjendja ekonomike, politike dhe shoqerore e shqiptareve nen sundimin turk ne ato vite.

    Shqiptaret ne ato vite nuk flisnin shqip, flisnin nje shqipe alla-turka, nuk e shkruanin shqipen sic e shkruajme ne sot, por e shkruanin me alfabetin turk, nuk kish shkolla shqipe, nuk kish as Shqiperi dhe as shqiptare, kish vetem "arnaute". Komuniteti orthodhoks ne vend ishte katandisur ne nje grusht fale marrjes se femijeve nizame per ushtrine turke dhe te gjithe te shtypur nga zgjedha e bejlereve dhe agallareve. Misioni i Shen Kozmait nuk ishte "helenizimi i shqiptareve" sic pretendojne mendjet e nacionalisteve greke apo shqiptare, por mbajtja gjalle e besimit ne Zot ne komunitetin orthodhoks.

    Heqja dore nga gjuha turke, mesimi i gjuhes greke, u falte shqiptareve ne jug te vendit te drejten per te ruajtur komunitetin e tyre dhe besen e tyre te krishtere pasi veziret i etiketonin shqiptaret e besimit orthodhoks si "greke" dhe si te tille, me ligj perandoria otomane u njihte me shume liri besimi grekerve se sa shqiptareve, qe i sakatoi e asimiloi ne kulm, aqsa u luajti edhe fene nga vendi. Kete politike nuk e ndoqi as ndaj Greqise, as ndaj Serbise dhe as ndaj Bullgarise.

    Nuk ka gje me te rrezikshme se sa kur njerez te pafe dhe nacionaliste flasin per fene. Edhe njerezit me te ditur nga historia, si Sherif Delvina, bejne gabime te tilla te pafalshme. Shen Kozmai nuk erdhi ne Shqiperi me ushtri apo me kryqezatore, ai erdhi ne Shqiperi me rrobat e trupit dhe me nje shkop ne dore. Ai nuk mori gje nga Shqiperia, perkundrazi, la ne te edhe Trupin e Tij, dicka qe as greket dhe as shqiptaret nacionaliste nuk mund te kuptojne se u mungon besimi. Ai dha jeten e tij jo ne mbrojtje te "kombit grek", ne ne mbrojtje te beses orthodhokse dhe Kishes se Krishtit. Kjo nuk e ben ate "nacionalist te cmendur grek", sic e etiketon mendja e Sherif Delvines, por e ben Shenjtor, sic e njohin te gjithe orthodhokset ne bote, dhe ne menyre te vecante ata shqiptare, qe e njohin punen e Shen Kozmait me mire se sa vete greket.

    Profecite e Shen Kozmait jane te gjalla ne memorien e komunitetit orthodhoks shqiptar edhe sot e kesaj dite dhe asnje prej tyre nuk ben fjale per helenizimin e shqiptareve. Shume prej tyre jane vertetuar me kohen dhe jane duke u vertetuar edhe sot e kesaj dite. Fakti qe sot ne Shqiperi kane mbetur 20% e popullsise e besimit orthodhoks, eshte nje merite e misionit te shenjtorit. Kush u kujtua tjeter per komunitetin e harruar e te shtypur orthodhoks ne vend?!

    Cfare do lexojme tani ne vazhdim, qe edhe Kryepeshkopi Theofan Noli ishte "grek" se edhe ai ishte shkolluar ne shkolle greke nje pjese te mire te jetes se tij? Shkollimi ne shkollen greke nuk eshte njesoj me shkollimin e sotem, ishte nje privilegj ne ato vite. Dhe njerezit dhe rilandasit me te medhenj tane e njihnin gjuhen greke, e kishin studiuar qyteterimin grek dhe e kishin dokumentuar kontributin e popullit tone ne te ne vjershat dhe tregimet e tyre.

    Mesojeni historine ashtu sic eshte dhe mos u perpiqni ta rrotulloni e perdorni ate sic u vjen per shtat bindjeve tuaja. Do mundohem tu sjelle dhe nje material me te gjere mbi jeten e Shen Kozmait qe nuk njihet si nje "shenjtor grek", por si nje "shenjtor shqiptar" pasi ne Shqiperi e beri misionin e tij dhe ne Shqiperi u martirizua ne emer te Krishtit.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126

    Marre me shkurtime nga Historia e Kishes Ortodokse Maqedonase

    Vdekja e Basileus (1025) shenoi fundin e eres se tolerances politike ndaj Arkipeshkevise se Ohrit dhe Sllaveve ne pergjgithesi. Greket filluan te emerojne peshkope Greke me qellim asimilimin e populates (slave) ne Greke.

    Ne kete kohe fillojne kundershtimet midis peshkopeve Greke dhe Sllave. Ne Oher thirret takimi I keshillit te peshkopeve, I drejtuar nga Arqipeshkopi Homatian. Peshkopet ishin te ndare ne dy gupe, grupi Grek I perfaqesuar nga Metropoliti I Voden dhe grupi maqedon nga peshkopi I Meglen. Debati u ndez ne lidhje me rankun e emerimeve te bera nga Kaloyan. Me nderhyrjen e Mbretit Teodor Comneni u arrit kompromis. Peshkiopet Greke te emeruar nga Kaloyan do linin peshkopatat per tu zevendesuar me peshkope locale nga Maqedonia dhe sllave.

    Murgu Sava (Stefan Nemania u quajt At Sava ku r u kthye ne murg), qe ishte dijeni te armiqesise midis Kmbretit Lascaris te Nikeas dhe Despotit te Epirit, e izoloi Homatian, Arqipeshkopin e Ohrit, dhe kerkoi autoqefaline per Kishen Ortodokse Serbe nga patriarku I Nikeas. Duke bere keshtu, ai dhunoi kanonet, sepse te gjithe peshkopet e Serbise qene nden juridiksionin e Peshkopates se Ohrit. Megjithekete, ne 1219, ai ja doli te marre auqefaline nga Nikea. Protestat e Homatian shkuan kot, Sava organizoi auqefaline e kishes se tij. Nente murgj, shumica te sjelle nga mali Athos, u bene peshkope per nevojat e nente peshkopatave.

    ……Dushan vendosi ta shpallte veten Car. Sipas kanoneve te kishes, kurora e Carit merret vetem nga Patriarku. Keshtu qe ishte e domosdoshme per kishen Serbe te deklarohej Patriarkat. Ne kete synim, ai u ndihmua nga Arkipeshkopi I Ohrit dhe Patriarku I Trnovo. Ne 1346nje asamble e madhe e kishes u mbajt ne Shkup, ku Arqipeshkopi Joanikij, qe kurororezoi Car Dushanin me vone, u shpall Patriark I I kishesh Ortodokse Serbe.

    …Patriarkati I Konstandinopojes insistoi ne crrenjosjen e tradites maqedone bazuar ne rregullat e kishes dhe traditat. Se pari, te gjithe peshkopet u zevendesuan me peshkope fanariote, qe nuk flisnin gjuhen e kongregacionit. Sherbimet e kishes ne Sllavishte ne qytetet me te medha u hoqen. Prifterinjte vendas u zevendesuan ose me Greke (me origjine) ose me grekofile. Keta perdoren gjithe autoritetin per te mbledhur taksa te kishes, sidomos taksen e peshkopit, per te grumbulluar pasuri.

    Te shtypur nga lidhja e dyfishte Turke dhe Fanariote, populli maqedon ju ekspozua nje asimilimi sistematik Grek, sidomos midis te rinjve dhe inteligjences, qe ishte me e vullnetshme dhe shtyhej nga interesi ekonomik. Asimilimi grek ishte sidomos I thelluar ne shtresat e mesme. Inteligjenca e mesuar kryesisht ne shkolla greke, ishte sinqerisht e devotshme ndaj kultures dhe edukimit grek. Ato qe u bene me pas akademike Maqedone, qene me pare grekofile. Disa prej tyre jane: Dimitar and Konstantin Miladinov, Rajko Zhinzifov, Janaki Strezov, Partenie Zografski, Kuzman Shapkarev, Gligor Prlichev etj.

    Rezistenca kunder Helenizimit erdhi ne radhe te pare nga murgjit ne Manastirest Slave ne Malin Athos, Hillandar dhe Zograf. Shumica e murgjve te tyre qene maqedonas. (Shenimi prej Tiras: Ne Hilandar murgjit me origjine slave qe vdesin, nuk zevendesohen me slave sic behej me pare.) Ka burime te panumurta qe provojne kete. Psh. K. Atanasov ne “Pershkrim I shkurter I 12 Manastireve ne Athos” I vitit 1886, thoste se manastiri I Hillandarit (Tiras: ku kulla (Pyrgos) me dokumenta Shqiptare, nje nga pese kullat qe ka,u dogj ne Mars te ketij viti)mbante murgj nga Maqedonia shumica e te cileve kane kontribuar ne gjallerimin e kultures Sllave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 26-09-2004 mė 10:42

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Tiras lexova shkrimin tend e qe interesant.
    Me sa kam lexuar arkivat e Ohrit qe ka qene dhe qendra me e madhe per ortodoksit ne nje kohe te madhe ne mesjete jane shkateruar e zhdukur.
    Kjo ka sjell dhe qe shume gjera per ate periudhe nuk jane te qarta.
    Kjo ndoshta me qellim.
    Nuk e di ne zoteron e ke njohuri per kete.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo
    Kam lexuar shume shkrime te tua e kam respet po te referimi i shqiptarev ne kohen e turqise ke me shume se pasaktesi.

    Sa per dijeni gjithe bota e di qe greket e sotem nuk jane nga ana gjenetike pasues te heleneve e grekerve te vjeter.Ajo qe ngeli nga greket e vjeter qe kultura e tyre,gjuha dhe librat qene shkruar ne greqisht se qe nje gju zyrtare ne perandorine romake te lindjes bashke me latinishten.
    Kam lexuar disa meteriale per Kirilin e Medodin dhe per sllavet nuk qe e lehte te fitonin ate te drejte ta lexonin biblen ne gjuhen e tyre qe populli ti kuptonte e jo ne latinisht e greqisht.
    Te vime te greket kur filluan te krijoheshin kombet ne mesjet,e me ate qe quhet rrevolucioni grek e qe po te lexosh historine greqia nuk do qe bere shtet ne ate kohe pa ndihmes e perandorise se madhe rruse.
    Ne greqi njerezit jane amalgame qe nga turq, egjyptinane,arab, sllav, shqiptar, rrumune dhe keta njerez me ane te kishes jane pagezuar e kthyer ne greke pa pasur nje lidhje gjenetike me ata grek te vjeter.

    Kjo politik qe filloi me marrjen e bizantit te dinastive te fundit qe qene te deklaruara si greke se ne fillim dinastite e bizantit kane qene me te lidhura me rromen dhe kryeshisht me tolerante per kulturat e ndryshme ne perandorine e tyre.
    Ka pasur perandor nga shqiperia e shume nga maqedonia e me e famshmia qe e Komeneve.
    Keshtu keto dinasti qe i referohet dhe Tiras me siper filluan ate politiken e njesimit te gjithve ne perandorine bizantine me gjuhen greke e cila qe gjuha zyrtare ne nje kohe kur ne ate perandori aq te madhe multietnike greqishtia nga populli qe gjuha qe flitej me pak dhe popujte kishin gjuhet dhe kulturat e tyre.

    Te koha e turkut dihet qe turqit pasi e pushtuan Kostandinopojen i perdoren udheheqesit fetar per politiken e tyre dhe per kete u njohen dhe greqishten si gju zyrtare dhe ne ate kohe gjeresisht politika e udheheqies fetare qe vazhim i asaj te shtetit turk.
    Po ne ate kohe komunitetet qene te vogla ,nuk kishte libra e ato jetonin ne komunitetet e tyre e ne pergjithesi ne fshatra gjuha qe perdorej nga populli qe gjuha qe flitej.
    Pra populli perdorte vetem gjuhen e fole e vetem murgjit e prifterinjte e nje pjes e vogel e administrates dinin te shkruanin.
    Dhe ne kohen e bizantit ka pasur personalitete fetare shqiptare po ata kane perdorur gjithnje gjuhen zyrtare te ketyre institucioneve.
    Gjuha shkruej vetem ne institucione fetare dhe ne pjes te administrates.
    Greqishtia ne greqine e sotme flitej shume pak se pavaresisht se sherbesat qene ne greqisht sic mund te krahasoj sote qe kur vene muslimanet ne xhami lexohet kurani ne arabish po asnje nga ata nuk flet arabish.
    Konflikti me greket e shqiptaret filloi kur u zhvillua shoqeria dhe nuk qe si me pare qe te beje nje liber duhet qe te rinin disa murgj me muaj po dolen makinerite dhe qe e lehte te beje e jo vetem nje liber.
    Ketu kleriket greke dhe administrata turke ndoqen nje politike diskriminuse per shqipen.
    Qe nga ndalimi i prere nga administrata turke per librat shqiptare te shtypeshin e te qarkullonin e deri te denimet per ata qe kishin.
    Keshtu dhe kisha greke me te njejtat metoda qe nga mallkimi i gjuhes shqipe e deri te perdiekia e denimi e me vrasje ne disa raste te atyre klerikeve qe perdorin ne fshatin e tyre gjuhen qe fliste fshati njelloj sic kishin bere me sllavet me pare po ata qene numur shume i madhe qe nga rusia ne maqedoni.
    Dhe ketu u lidhen interesat turke e greke e kur deklaronin se po ishe musliman ishe turk e po ishe i krishtere ishe grek.
    E kjo vazhdoi deri vone ne ato shperngulje qe ju bene shqiptarve mysliman ne greqi te konsideruar si turq e vazhon te perdoret deri me sot nga propaganda shoviniste.
    Konfliki u be me i madh kur shkollat filluan te beheshim masive e qe koha e identifikimit dhe krijimit te kombeve ne europe.
    Gjuha qe nje nga identifikuset thelbesore te kombeve e gjuha kishte te bente me caktimin direkt te kufijve e territoreve te kombeve ne europ ne ate kohe.
    E shkollat ne ate kohe qene vetem ne greqisht e turqisht e qene ne kisha e ne xhamira sic kemi pare sot ne rajonet e prapambetura te Pakistanit e Avganistanit ku te vetmet shkolla jane ne xhamira kur u mesohet vetem libri fetar kurani.
    Nje rol negativ ne kete mes ka luajtur dhe rrusia e cila si pasoj e fitoreve te njepasnjeshme me turqine e detyroi ate qe ti jipte pavaresine greqise e me vone serbise e me vone bullarise qe keto te fundit e moren pavaresine vetem nga rrusia.
    Rusia per hegjemonine e saj ne ballkan shihte vetem shtete sllave dhe nje greqi per hire te lidhjeve historike e fetare me te.
    E sic e dime shqiptare ne ate periudhe bota deri nuk denjonte tu permente as emrin ne ate kohe pazaresh te ndyra.
    Deri sa erdhi Lidhja e Prizereni te lufta me Malazezet e pas ketyre luftave bota e pa se kishin ca shqiptar atje qe duhet ti mirnin ne konsiderate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 26-09-2004 mė 12:58

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Problemi i shqiptareve, dhe jo vetem i shqiptareve por edhe i fqinjeve tane, por ne menyre me te theksuar tek shqiptaret, eshte se mundohen ta shohin fene si nje "mjet" te permbushjes se politikave te tyre nacionaliste kombetare, dhe kjo ne vetvete eshte edhe burimi i te gjitha te keqijave si ne vetedijen kombetare te shqiptareve, edhe te grekerve edhe te serbve.

    Feja nuk eshte "mjet" dhe ajo nuk kufizohet ne nje komb, as ne nje truall toke, as ne nje popull, as ne mbare token, as ne mbare njerezit e kesaj bote. Kjo eshte dicka qe njerezit qe nuk kane besim ne Zot dhe nuk njohin dashurine hyjnore, e kane shume te veshtire qe ta kuptojne. Si autori me lart, Sherif Delvina, per te cilin une kam respekt se eshte nder te vetmit historiane shqiptare qe ka dokumentuar historine fetare te shqiptareve, edhe ju me poshte beni po te njejtin gabim.

    C'rendesi ka nese ungjilli eshte ne shqip, greqisht, latinisht apo hebraisht? A nuk eshte me e rendesishme mesazhi qe ai ungjill percjell tek ai qe e lexon dhe e kupton ate?!

    C'rendesi ka nese nje pjese e grekerve mendojne se Orthodhoksia eshte fe e tyre dhe jo e gjithe popujve te tjere te botes? A nuk eshte me e rendesishme qe besimtaret orthodhokse shqiptare te njohin dhe ushqejne fene dhe traditen e te pareve te tyre?!

    C'rendesi ka se kush e perqafoi krishterimin i pari ne Ballkan? A nuk eshte me e rendesishme qe besimtaret shqiptare te krishtere sot te njohin ringjallje shpirterore?

    C'rendesi ka se cfare mendojne nacionalistet greke apo ata shqiptare per Shen Kozmain? A nuk eshte me e rendesishme qe te mesosh jeten dhe veprate ketij shenjtori qe u martirizua ne emer te Krishtit?

    Prandaj une nuk e humb kohen time me debatet qe njerezit qe perziejne perkatesine fetare me ate kombetare, pasi ata nuk jane te interesuar te mesojne, jane te interesuar te justifikojne paragjykimet e tyre.

    Pa qene nje besimtar i mire, nuk ke se si te jesh nje shqiptar i mire. Feja eshte dashuria ne veprim dhe duhet ta njohesh kete dashuri ne fillim perpara se ta vesh ate ne veprim.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    SHihet si mjet sepse te tjeret e perdorin si mjet dhe ne nuk e kemi si mjet. Normalisht qe ty te duket se Shqiptaret e kane problemin. Por shqiptaret boll e kan vujt ne kurriz ket politike te Serbeve dhe Grekeve bashke, dhe problemi nuk eshte tek ta qe nuk e kane kete gje te tille, eshte tek ata qe duhet ta ndajne SHTETIN NGA FEJA.

    Kaq e veshtire qeka me e kuptu, apo kush guxon te thote nje llaf per greket e serbet duhet me ju hedh ne fyt, me akuzu Shqiptaret etj etj?

    Prap o vlla duhet me i akuzu shqiptaret, lexo Albo lexo pak se ckane kryer politikat e tyre edhe mbas clirimit dhe pavarsise(lere pastaj me fol me perpara) dhe pastaj hec e kritiko kombin tend qe eshte komplet i pafajshem dhe i pambrojtur ne keto momente ne cdo drejtim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 26-09-2004 mė 16:37
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    SHihet si mjet sepse te tjeret e perdorin si mjet dhe ne nuk e kemi si mjet. Normalisht qe ty te duket se Shqiptaret e kane problemin. Por shqiptaret boll e kan vujt ne kurriz ket politike te Serbeve dhe Grekeve bashke, dhe problemi nuk eshte tek ta qe nuk e kane kete gje te tille, eshte tek ata qe duhet ta ndajne SHTETIN NGA FEJA
    Per inat te sime vjerre, do te fle me mullixhine! Keshtu e quan populli kete "llogjiken" tende. Pra ti me pak fjale, e shikon fene si mjet ne Shqiperi, pasi keshtu e shikon greku dhe turku. Po ta kuptoje ate qe shkruan, do te qeshje. Pasi nga nje ane i akuzon greket dhe serbet per shkrirjen e shtetit me fene, dhe nga ana tjeter kerkon te realizosh te njejten gje edhe ne Shqiperi. Njerezit e zgjuar mesojne nga gabimet e tjetrit dhe nuk i perseritin ato.

    Kaq e veshtire qeka me e kuptu, apo kush guxon te thote nje llaf per greket e serbet duhet me ju hedh ne fyt, me akuzu Shqiptaret etj etj?
    E di cili eshte dallimi midis gredhit dhe bletes? Gredhi ben shume zhurme kur fluturon, bleta gati nuk ndihet. Gredhi nuk punon por bredh poshte e lart. Bleta punon me shume se cdo insekt tjeter qe fluturon. Gredhi prodhon thumba. Bleta prodhon mjalte. Tani une do te preferoja qe te gjithe shqiptaret te ulnin koken si ajo bleta dhe te shikonin hallet e tyre duke punuar per nje te ardhme me te mire. Por ja qe jo te gjithe shqiptaret jane blete puntore. Ka edhe plot gredha qe si pune konsiderojne zhurmen me fjale dhe thumbat qe ua hedhin grekerve, serbeve, italianeve, turqve, amerikaneve. A thua mbaruan hallet e shqiptareve dhe kemi zene ato te grekerve?! Apo ndihesh me mire si shqiptar i vertete kur derdh vrer kunder grekerve/turqve/serbve/italianeve?!

    Prap o vlla duhet me i akuzu shqiptaret, lexo Albo lexo pak se ckane kryer politikat e tyre edhe mbas clirimit dhe pavarsise(lere pastaj me fol me perpara) dhe pastaj hec e kritiko kombin tend qe eshte komplet i pafajshem dhe i pambrojtur ne keto momente ne cdo drejtim.
    Ne jemi populli me i pafajshem ne bote!!! Perseritja vetes kete sa here qe futesh ne forum, pasi keshtu ushqen padashur sindromin e viktimes. Une per vete nuk jam viktime qe duhet te tregoj me gisht "agresoret", "pushtuesit" si nje forme shfajesimi te deshtimit dhe gjendjes aktuale. Une e pranoj gjendjen aktuale dhe nuk e humb kohen per te fajesuar boten, por per te ndertuar nje Shqiperi dhe nje te ardhme ndryshe.

    Ata qe nuk jane te zote te ndertojne, nuk u ngelet gje tjeter pervec fjaleve.

    Albo

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Albo,

    ti nuk ben gje tjeter vecse argumentat e mia i kthen ne kundershtim te ideve te tua qe kane kendveshtrim tejet te ngushte. Reagimi im qe ndaj shkrimit tend dhe ideve te tua atje. Ti mbase fillo e na mbro pak ato idete e tua atje pastaj hajde merru me mua. Problemi i shqiptareve ???? Cdo te thote ky problem?

    Ti cfare ke ndertuar qe ta dime dhe ne, te te ngrejme ndonje bust andej nga Saranda nese eshte e mundur. Nese ti vazhdon te vesh fjale te teperta ne argumentat e mia ne nje menyre qe te pjellesh nje argument te paqene per veten atehere vazhdo. Hallet e shqiptareve Albo mos vine gje nga qielli? Ato 2 milion qe po asimilohen ne Greqi? Po krahina presheve-bujanoc-medvegj?, Po 600.000 emigrantet qe rrihen e hajen shkopin e gomes perdite? Ky eshte problem eskluzivisht shqiptar kshu?

    Vej gisht ne koke per ato qe shkruan se po tregon se historine e vendit tend ose nuk e njef, ose nuk e ke prioritet qe ta njohesh. Ne vend te vesh Nolin shkon me perkthen te shenjtet sllav. Toleranca eshte dicka reciproke, ne nuk jemi india e gandhit me arrit keto lloj idealizmash fetar qe te jane ngulitur ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 27-09-2004 mė 02:48
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Kozma Etoliani i Barabarte me Apostujt - 24 gusht
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 23-08-2024, 01:48
  2. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  3. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. A ta tolerojme shenjtin Orthodoks Shėn Kozma Etoliani
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 00:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •