Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Rëndësia Teuhidit dhe Sunetit në jetën e Muslimanit

    Rëndësia Teuhidit dhe Sunetit në jetën e Muslimanit

    Burimi: Pyetje & Përgjigje me
    Shejh: Ahmed Ibn Umer Bazmul ( hafidhahullah)


    Pytje 1:
    Çfarë është rëndësia e Teuhidit dhe Sunetit në jetën e Muslimanit?

    Përgjigje:
    Pa asnjë dyshim çështja e Teuhidit është madhështore dhe se virtyti i tij është madhështor tek Allahu Aze ue Xhel.

    Allahu thotë:


    "Sigurisht që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij… "[An-Nisa: 116].

    Prandaj (duke u bazuar në ajetin), Allahu i falë mëkatet e të gjithë atyre që nuk ju bindën prej Muslimanëve, nëse Ai dëshiron t'ia falë. Ashtu siç ka ardhur në Hadith Kudsi:


    "O biri i Ademit, nëse ti vjen tek Unë, me gjynahe plot sa toka, e më pas më drejtohesh Mua duke mos më shoqëruar asgjë (dmth; partner në Adhurim), Unë do të vijë tek ti me falje po aq të madhe."

    Megjithatë, Allahu nuk fal asgjë që i është bashkangjitur Atij si partner. Edhe nëse ajo është Rija (syfaqësi) në vepër, e cila është forma më e vogël e Shirkut, Allahu nuk e pranon veprimin në të cilin Rijaja është përzier me të. Ashtu siç ka ardhur në Hadith Kudsi:

    " Unë jam i panevojshmi për ortak; Kush bën një vepër duke më shoqëruar Mua të tjerë në të, Unë e braktisë atë dhe ortakun që më shoqëroj. " (Muslimi, 2989)

    Prandaj, çështja e Teuhidit dhe statusi i tij është madhështor.

    Allahu Azze ue Xhel thotë:

    "Ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e ngatërrojnë besimin e tyre deri me Dhulm (me të gabuarën, duke adhuruar tjetër përveç Allahut), (mu këta janë ata) për të cilët ka siguri të plotë. (dhe mu këta janë ata) që janë të udhëzuarit." [En-Aam: 82]

    Kuptimi i ajetit është; ata që besojnë në Allahun Azze ue Xhel si Zotin e tyre, Islamin si Feja e tyre, Muhamedin si Profetin e tyre, dhe ata nuk vijnë me asgjë nga punët e Shirkut; këtu është për qëllim fjala keqbërësit, ku Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka sqaruar se kjo është Shirk. “Mu këta janë ata për të cilët ka siguri të plotë”. Ajo që kuptohet nga ajeti është se: Ai që e përzien Imanin e tij me Shirk, atëherë për te nuk ekziston siguri në ahiret dhe as që ka siguri apo relaksim në jetën e kësaj dunjaje.

    Përsa i përket Sunetit Profetik, statusi i tij është madhështor. Ajo është shpallje prej Allahut Azze ue Xhel, sikurse Kur'ani.

    Siç thotë Allahu Azze ue Xhel:

    "Dhe ai (Pejgamberi) nuk flet nga dëshira (e vetes tij). Vërtet, kjo është vetëm shpallje që i frymëzohet atij "[En-Nexhm:. 3_4]

    Prandaj, Sunneti siç përmendet prej Imam Barbahari (rahimehUllah):

    "Sunneti është Islami dhe Islami është Sunneti".

    Sunneti është udhëzim i përgjithshëm i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Të bazuarit mbi këtë, ka ardhur në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku ai ka thënë:

    "Vërtet, unë ju kam lënë dy gjëra, nëse kapeni fort mbas tyre nuk do të devijoni: Libri i Allahut dhe Suneti im. Këto dyja nuk ndahen asnjëherë derisa të më vijnë tek Haudi."

    Po ashtu, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka përmendur në hadithin që është në autoritetin e el-Irbad Ibn Sarijeh (rahimehUllah) se ndryshimi (përçarja në grupe) do të ndodhë:

    "Vërtetë që kush jeton prej jush (pas meje) do të shohë mospajtime të shumta. Prandaj me ju është (të ndiqni) Suneti im."

    Thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

    "Me ju është (të ndiqni) Suneti im."

    Kuptimi, se rruga e shpëtimit dhe e largimit prej sprovave dhe mundimeve është vetëm prej mënyrës së mbajtjes (dhe ndjekjes) fortë për Sunet. Ajo që kuptohet prej thënies së Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) lidhur me vërejtjen e shumë ndryshimeve pas vdekjes së Tij, (do të thotë se) ai që nuk mbahet fort pas Sunetit të tij, ai definitivisht do të bie në këto çështje (dmth, në këto ndryshime / përçarje / grupacione etj) të ndryshme. Edhe nëse ai pretendon se është në të drejtën ose e do të mirën dhe këshillën, ky qëllimi i të dashurit mirë nuk do ti mjaftojë atij, nëse ai nuk është duke ndjekur dhe përmbajtur fortë për Sunnetit të tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).


    Suneti Profetik! është udhëzim i përgjithshëm i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që ka ardhur me fjalët e tij, veprat e tij dhe besimin e tij, kjo është rruga e shpëtimit. Kjo është Arka e shpëtimit me lejen e Allahut Azze ue Xhel. Kushdo që hip mbi të është i ruajtur (dmth; ka shpëtuar) dhe kush qëndron prapa saj është i shkatërruar.


    Këtu unë dua të bëjë citim për diçka shumë të rëndësishme sa i përket Sunetit. Është ajo që, ky Sunet Profetik nuk mund të kuptohet (në asnjë formë, metodë apo mënyrë tjetër) përveç, vetëm sipas të kuptuarit të parëve tanë të mirë Selefus-Salih (Radija_Allahu ' anhum exhma'iin). Ne nuk jemi në gjendje (të aftë) të mbeshtetemi (në të kuptuarit) e Kur'anit dhe Sunetit (për praktikimin e Islamit) prej vetes tonë, pa e kuptuar dhe mësuar atë, sipas të kuptuarit e Selefus-Salih (Radija_Allahu ' anhum exhma'iin). Në të vërtetë prej çështjeve më të rëndësishme të Sunetit dhe çështjeve më madhështore të Sunetit është mbajtja (të kapurit fort dhe të kuptuarit drejtë / saktë) në Menhexhin e Selefus-Salih (Radija_Allahu ' anhum).


    Prandaj, kushdo që e ndan të kuptuarit e Selefus-Salih prej Sunetit, ai ka ndarë Sunetin dhe nuk e ka pranuar atë (në tërësi). Ky individ ka hequr / larguar prej Sunetit një gjë e cila është pjesë e saj (dmth- Menhexhin e Selefus-Salih Radija_Allahu ' anhum exhma'iin ) dhe një bazë (madhështore) e të mrekullueshme të saj, e cila është të kuptuarit dhe të kapurit shumë fort në atë që ishin Selefët tanë (Radija_Allahu anhum exhma'iin).


    Fund. Shkodër Qershor 26, 2012

    http://www.salafyink.com/studentsofk...nceTawheed.pdf


    Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
    Shkodër Qeshor 26, 2012
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mbajtja për Sunnet ...



    Ajo që i ndan njerëzit e së vërtetës prej njerëzve të gënjeshtrës është Sunneti i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).



    El-Hakim ka thënë:

    Kam dëgjuar er-Rabij duke thënë se:

    Kam dëgjuar esh-Shaafi, dhe në të vërtetë ai ishte duke transmetuar një hadith.

    Kështu që një i pranishëm i tha atij:

    A do ta zbatosh këtë O Abaa Abdullah?

    Imam Shaafi i tha:

    Nëse unë e transmetoi një hadith të saktë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe nuk e zbatoj atë, atëherë ju mund të dëshmoni se intelekti im më ka lënë! [Transmetuar prej Ibn Ebi Hatim në Aadaabush Shaafi'ee Ue Munaakibuhu (fq. 93), si dhe nga Imam edh-Dhehebi në Mukhtasir El-Uluuw '(nr. 197) zinxhiri i transmetimit është i saktë. Dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani rahimehUllah, në Sifatus Salaah (edicioni i pestë) (fq. 33)]

    Një njeri erdhi tek Imam Malik Ibn Enesi (rahimehUllah) dhe i tha:

    Prej ku, unë duhet ta vesh Ihramin?

    Imam Malik i tha:

    Prej aty (nga vendi) ku i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ndaloi dhe e veshi Ihramin.

    Pastaj njeriu i tha:

    Por, çfarë nëse unë vesh Ihramin më larg se aty (dmth; vendi ku e veshi i Dërguari)?

    Atëherë Imam Malik i tha:

    Unë nuk e këshilloj këtë.

    Atëherë njeriu i tha:

    Çfarë nuk pëlqeni ju në lidhje me këtë?

    Imam Malik i tha:

    Unë e urrej Fitnen ndaj jush.

    Njeriu i thotë:

    Dhe ç'farë është Fitne prej shtimit të mirë?

    Atëherë Imam Malik i tha:

    Vërtet Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe le të kenë kujdes ata që e kundërshtojnë urdhërin e tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe rrugën (zbatimin e sunnetit të tij) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënim i dhimshëm” (En-Nur, 63). Dhe çfarë është Fitne më e madhe sesa kjo, që ju jeni duke e përcaktuar një veprim si të mirë, të cilin nuk e ka përcaktuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më parë?

    [Transmeton Ebu Shemah në librin e tij Baa'ith ' alaa Inkaarul Bidah Uel Hauaadith (fq. 14). Cituar nga Ebi Bekr El Khallaal.]

    Burimi: Troid.org

    http://ebujusuf.blogspot.com/2012/09...er-sunnet.html

    Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
    Shkodër 15 Sheual 1433.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 13-10-2012 më 18:17
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •