Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuadër do të shpallet kampione e Europës?

Votues
23. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Borussia Dortmund

    11 47.83%
  • FC Bayern München

    12 52.17%
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 88
  1. #-9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    FC Bayern München kampion i Europës për vitin 2013

    Më 25 Maj në stadiumin "WEMBLEY" të Londrës do të zhvillohet finalja e garës më të madhe europiane në futboll.

    Borussia Dortmund - FC Bayern München është finalja e madhe e Ligës së Kampioneve për vitin 2013.
    Jepni mendimet dhe parashikimet e juaja rreth kësaj përballje.









    vs.






    • Cila skuadër do të shpallet kampione e Europës?
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 03-05-2013 më 17:58

  2. #-8
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Gjasat janë 51% për Bayern M - 49% për Borussia D.

    Shpresoj që finalja te jetë e bukur , dhe duke u bazuar qe janë dy skuadra gjermane nuk ka dyshim që do të jetë njëra nga finalet më të bukura të këtyre viteve

    Fiton më i miri
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  3. #-7
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    sido qe te dale rezultati do jete me i drejti per kete sezon. kam qejf bajernin fitues
    vari leshte

  4. #-6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Bayern duket shumë më lartë se Dortmund nëse marrim parasysh formën që kanë treguar përgjat gjithë këtij sezoni. Por të gjithë e pamë se si Dortmund mund të bëj një ndeshje të madhe si ajo kundër Real Madridit në Dortmund, për dallim nga ajo me Malagan në të cilën nuk luajti edhe aq mirë. Bayernin e shohin të gjithë si favoritë, por ndonjë surprizë e ëmbël nga Dortmund nuk është e pamundshme.
    Sui generis

  5. #-5

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Mendoj se e fiton Bayern me llogjike,me objektivitet por dua qe ta fitoi Dortmund(jo sepse B.M skualifikoi Barcelonen,absolutisht) sepse ka nje grup per tu pasur zili dhe ne shume pak vite do shperbehen neper klubet me te medha te Europes dhe do ishte gjynah qe te mos fitonin dicka me ate grup kompakt qe kane.
    Uroj qe Borussia dhe Klopp te dalin triumfatore !
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Cka do te ndodhte sipas rregullave te UEFA nese kontrolli per doping do te rezultonte pozitiv per nje lojtar nga secili klub (Bayerni dhe Dortmundi)?
    A do te shpallej Reali kampion?


    E gjeta.
    Pergjigja e UEFA: Jo
    Diskualifikimi eshte (ndoshta) i mundshem vetem nese 2 apo me shume lojtar te nje klubi rezultojne pozitiv.
    D.m.th.
    Nese nuk kontrollohen te gjithe futbollistet ne cdo ndeshje, dhe duke pase parasyesh dallaveret qe patjeter behen ne hapesiren e kontrollave, atehere edhe per disa dekada (ndoshta edhe kete shekull) nuk do te kete diskulifikim per doping. Se paku jo ne gara prestigjioze dhe te klubeve prestigjioze.
    Megjithate, edhe futbolli i sotem herdokure do ta pesoje ngjashem si "Tour de France". Sepse dopingu perdoret edhe ne ne futboll gati si ne "Tour de France". Fakti qe futbolli megjithate ende shitet si i paster ka te bej kryesisht me interesat ekonomike dhe politike qe qendrojne prapa "koncernit global" me vlere qindra miliardeshe.
    Per shume fansa fanatik te ketij sporti dhe te klubeve te ndryshme as dopingu sistematik nuk do te kishte efekte afatgjate negative. Ngjashem si ne rastin e "Tour de France". Edhe ketu tanime jane pajtuar shumica qe dopingu eshte pjese e lojes, dhe nuk ju intereson gara sportive si e tille, por kryesisht evenimenti dhe programi perreth gares. Propaganda masive e organizatoreve ndikon gjithashtu ne terheqjen e vemendjes se te interesuarve nga kryetitujt negativ.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-05-2013 më 04:30

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Cka do te ndodhte sipas rregullave te UEFA nese kontrolli per doping do te rezultonte pozitiv per nje lojtar nga secili klub (Bayerni dhe Dortmundi)?
    A do te shpallej Reali kampion?
    Jo barcelona!
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Jo barcelona!
    S'jam fan i Barcelones.
    Une jam fan i KF Prishines.
    Internacional me intereson ne radhe te pare stili i lojes, jo klubi.
    Futbolli gjerman, pavaresisht disa ndryshimeve pozitive qe kane ndodh qe nga Klinsmani si trajner e deri sot, kurre nuk me ka pelqyer.
    Edhe futbolli i klubeve, pavaresisht qe luajn disa futbolliste te huaj te kualitetit te larte, ende e ka ruajtur thelbin e kultures dhe tradites se futbollit tipik gjerman qe, nder tjerash, do te thote vrapo/lufto deri sa t'mbetesh pa fryme, nese cdo gje deshton, vrapo perseri pergjate vijes anesore dhe kroso ne zonen e penalltise se qellon dikush, mos u dorezo deri ne sekondat e fundit...

    Per mua suksesi (rezultatet) nuk eshte percaktuas ose vendimtar per ta simpatizuar nje klub apo nje stil te caktuar te futbollit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-05-2013 më 04:51

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    S'jam fan i Barcelones.
    Une jam fan i KF Prishines.
    Internacional me intereson ne radhe te pare stili i lojes, jo klubi.
    Futbolli gjerman, pavaresisht disa ndryshimeve pozitive qe kane ndodh qe nga Klinsmani si trajner e deri sot, kurre nuk me ka pelqyer.
    Edhe futbolli i klubeve, pavaresisht qe luajn disa futbolliste te huaj te kualitetit te larte, ende e ka ruajtur thelbin e kultures dhe tradites se futbollit tipik gjerman qe, nder tjerash, do te thote vrapo/lufto deri sa t'mbetesh pa fryme, nese cdo gje deshton, vrapo perseri pergjate vijes anesore dhe kroso ne zonen e penalltise se qellon dikush, mos u dorezo deri ne sekondat e fundit...

    Per mua suksesi (rezultatet) nuk eshte percaktuas ose vendimtar per ta simpatizuar nje klub apo nje stil te caktuar te futbollit.
    Te drejte ke por ke bere nje pyetje qe eshte e veshtire ti pergjigjesh sepse nuk ekziston nje rregull i qarte per keto fenomene.
    Sa per stilin e ke shume gabim,dy skuadrat qe jane ne finale,luajne nje futboll krejt ndryshe nga ai qe ke pasqyruar ti,kohe me pare po mund te ishte i drejte ky pasqyrim por ne kete moment jo.
    Megjithese jam tifoz i Bayern e kam thene dhe e them dhe tashti qe futbollin me te bukur per mua e luan B.Dortmund,nese e ke ndjekur bindesh dhe ti per kete dhe shume te tjere,nese ke pare vetem dy tre ndeshje nuk mund te japesh konkluzione.
    Pohimi i fundit qe juve beni nuk ka vlere,suksese ka arritur barcelona dhe jo dortmundi.............
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #0
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve - FINALE: Borussia Dortmund - FC Bayern München

    Une deshiroj qe te fitoje Borusia e Drotmundit me gola te Gotce dhe Lvandovskit.

    Me objektivitet un mendoj se Bayern ka 65% mundesi per te fituar trofeun. Megjithate Dortmundi e ka theksuar qe ne fillim qe fokusi kryesor do te jete CH.L dhe jo kampionati, ndaj nuk dua ti referohem formes ne kampionat. Ndeshjet Dortmund Bayern kete sezon ka triumfuar Bayern por nuk eshte se ka treguar Supremacy ndaj ekipit te Klopit. Per mua, ne ndeshjet qe kane zhvilluar ndaj njera tjetres kane qene te barabarte.

    Ndeshja e sotme ndaj tyre nuk do jete kurresesi nje test sic mund ta mendoje ndokush.

    Pra, kam deshire te fitoje Dortmundi per arsyense ka krijuar nje ekip qe te argeton me lojen qe zhvillon, por forca e Bayern kte sezon eshte me e madhe dhe uria e grupit te Bayern eshte e madhe per te fituar nje trofe pas 2 finaleve te humbura.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •