
Postuar mė parė nga
MaDaBeR
Po e pashe se si e fitoi sezonin e shkuar ndaj atyre 2 ekipeve qe kam permend, te cilat vitin e kaluar ishin kandidate potencial per renien nga kategoria. Nuk i mohoj meritat e Ibrahimovic, eshte super sulmues, shume i mire, por nuk eshte lideri qe terheq ekipin me vete dhe qe ben diferencen atehere kur duhet. Pastaj, sa te mbahet Ibra me ate lloj rroge ne ekip me mire te shikohen zgjidhje alternative. Nuk eshte gabimi perse iku Ibra, gabimi eshte se pas ikjes se Ibres nuk u investua fare ne ekip. I vetmi lojtar qe u afrua ne merkato dhe qe luan eshte De Jong. Ky eshte problemi, se klubi nuk ka te qarte se ēfare po ben. Per mendimin tim Berlusconi nuk e ka me mendjen te Milani. Ai po shet dhe xhevahiret e fundit para se te shese krejt ekipin. Atij nuk i duhen me vota per ne politike, pasi e ka mbyllur me politiken. Ai as per derbin nuk ishte i pranishem ne stadium. Madje, nuk mbahet mend se kur ka qene per here te fundit ne stadium per te shikuar nje ndeshje te Milanit.
Psh, nje zgjidhje mund te ishte Dzeko, sulmues mjaft i mire, i cili do ishte i kenaqur me 5-6 Milione Euro ne sezon dhe te Milani mund te bente mjaft pune per karakteristikat qe ka ai. Dzeko mund te blihej dhe ishte i arritshem per Milanin.
Ne mesfushe, ne vend te Constant, Traore, e ndonje palle tjeter, mund te ishte blere shume mire Strotman ose Eriksen i Ajax. Te dy jane lojtare mjaft te mire qe tek Milani mund te luanin titullare dhe te ishin eficente. Strotman per me teper eshte edhe tifoz i Milanit bashke me Dzekon, dhe kjo mund te ndikonte mjaft si ne transferimin dhe ne lojen e tyre me pas.
Dhe njehere, jam anti rrogave miliardere ne futboll. Dhe per kete arsye nuk me ngel fare pishman pse ka ikur Ibrahimovic. Milani nuk eshte mbajt ndonjehere si ekip qe paguan rroga marramendese lojtareve. Edhe Kaka edhe Shevchenko qe kane bere historine me Milanin kane patur rroga normale. Nuk ka perfituar asnjeri asnjehere 12 Milione Euro ne sezon vetem per te fituar nje kampionat.
Milani, me parate qe mblodhi nga shitja e lojtareve, ne vend qe te merte 12 lojtare medioker, mund te kishte mare 5-6 te pershtatshem per ekipin dhe kostoja do ishte diēka me e larte, por ama do barazohej me koston qe po paguan tani nga abonimet, shitjet e fanelave etj etj.
Ndersa qe do ngrihet Milani, kete as qe e ve ne diskutim. Edhe sikur Berlusconi te vendose te shese 51% te aksioneve, ka investitore pa fund qe do donin te investonin ne nje klub si Milani. Kur po investojne neper Malaga, Man Cita, Zenita e Machaskala, te Milani investojme me shume me shume siguri.
Sa per ekipin tim mos te te vije keq fare. Ekipi jot ka patur periudha edhe me peribret edhe me te erreta se kjo periudha e ekipit tim.
Krijoni Kontakt