As mua nuk me ka pelqy fare Bojan ne ndeshjen me Sampdorian. Ishte hija e vetes dhe pervec pasimeve te gabuara dhe gjuajtjeve per laraska asgje nuk beri. Krejt ndryshe luan kur i nis ndeshjet nga stoli. Me Romen psh, hyri nga stoli dhe ndryshoi komplet lojen e Milanit duke arritur qe te krijoje probleme ne mbrojtjen e Romes si dhe shenon gol duke shkrutuar diferencen dhe shmangur nje turperim te mundshem 4-0.
Ne ndeshjen me Sienen po ashtu hyn nga stoli, shenon golin e avantazhit, jep disa asiste dhe padyshim mund te themi qe ishte njeriu qe ndikoi me se shumti ne fitimin e atij takimi.
Po ashtu ne kupe me Juventusin hyri prape nga stoli dhe per sa kohe qe hyri ai ne fushe Milani luajti ne gjysmefushen e Juventusit.
Une mendoj se Bojani ka nevoje per te pakten edhe nje mesfushor tjeter te mire prane tij qe te kete perdorim te mire te topit ne menyre qe te kombinojne me pasime te sakta. Megjithate te presim te shohim ē'do behet ne keto dite merkatoje.
Galliani doli deklaroi merkaton te mbyllur. Berlusconi doli pergenjeshtroi kete lajm duke thene qe Milani po ndjek 2-3 lojtare dhe qe pritet te firmose me to, pa bere te ditur emrat. Balotelin e kane mohuar si Berlusconi, Galliani edhe Allegri. Nderkohe Allegri ka kerkuar nje qendersulmues me peshe.
Megjithate une mendoj se nevoja me imediate eshte ne qendren e mbrojtjes. Duhet patjeter nje qendermbrojtes qe te jape garanci dhe te jete i afte te organizoje prapavijen. Psh, ne vere mund ta mernim fare lehte Ogbona me 12-13 milione Euro, ndersa tani qe ka hyre ne gare dhe Manchester, cmimi i tij ka vajtur tek 22-25 milione Euro.
Krijoni Kontakt