Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Fol mire ose hesht Maska e Linė
    Anėtarėsuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    203

    Vetėvrasja apo jeta?!


    Vendi ynė kohėt e fundit po ballafaqohet me njė dukuri shumė shqetėsuese dhe tė ndjeshme, e cila thuajse ka qenė e panjohur pėr ne. Disa dekada mė herėt vendi ynė kishte pėrqindjen mė tė ulėt nė Ballkan, por kjo dukuri sa vjen e po rritet qė pas pėrfundimit tė luftės. Kjo dukuri e shėmtuar me fund fatkeq quhet vetėvrasje.

    Vetėvrasja ėshtė njė dukuri e jo sėmundje,[1] ėshtė e paparashikueshme, ėshtė njė vendim personal nė tė cilin ndikojnė faktorė tė ndryshėm. Tė dhėnat shkencore tregojnė se nė rreth 90% tė rasteve vetėvrasja ndodh nga faktorėt biologjikė e jo nga sėmundjet psikiatrike; faktorė janė edhe keqtrajtimet nė fėmijėrinė e hershme, qofshin ato keqtrajtime fizike apo abuzime seksuale. Shpeshherė trauma tė tilla tė pėrjetuara nė kėtė periudhė e depresionojnė personalitetin pėr jetė dhe e nxitin atė nė reagime tė mundshme vetėvrasjeje mė vonė. Nėse kėtyre faktorėve qė stimulojnė vetėvrasjen u shtojmė edhe ngjarjet aktuale jetėsore, si sėmundjet e rėnda trupore, varfėrinė, papunėsinė, mungesėn e perspektivės, pėrdorimin e alkoolit dhe drogės, por mbi tė gjitha edhe mungesėn e edukates fetare, atėherė individi e percepton realitetin nė mėnyrė tjetėr derisa arrin te realizimi i kėtij akti.


    Ēdo vit nė botė vetėvriten rreth njė milion njerėz.[2] Jeta ėshtė shumė e bukur pėr ta shuar me duart tona. Vetėvrasja nuk ėshtė alternative pėr tė dalė nga kaosi i problemeve dhe i barrierave jetėsore. Vetėvrasja nga kėndi fetar ėshtė njė mėkat prej mėkateve tė mėdha. Njė numėr i kufizuar ajeteve e prezantojnė vetėvrasjen si njė vepėr tė ndaluar dhe shumė tė shėmtuar. Zoti i Madhėruar thotė nė Kuran: "Dhe kurrsesi mos e mbytni veten tuaj, Allahu mbi ju ėshtė I mėshirshėm."[3] Pejgamberi paqja qofte mbi tė, ka thėnė: "... e kush e vret vetveten me diēka, do tė ndėshkohet me tė Ditėn e Gjykimit..."[4] Nė njė hadith tjetėr ka thėnė: "Kush e vret vetėn me hekur, do tė ringjallet duke e munduar veten me hekur nė zjarrin e xhehennemit. Kush e vret veten duke pirė helm, do tė ndėshkohet nė zjarrin e xhehennemit duke munduar veten dhe helmi do tė jetė nė dorėn e tij. Kush e vret veten me litar, do tė ndėshkohet nė zjarrin e xhehennemit duke u keqtrajtuar nė tė ".[5]


    Kėto ajete janė masa parandaluese pėr njeriun, qė nėse i shkon mendja pėr njė gjė tė tillė, ky do tė jetė ndėshkimi i tij dhe se vuajtja e tij do tė jetė mė e gjatė nė amshueshmėri sesa ēasti i vetėvrasjes. Siē u pėrmend mė lart, vetėvrasja ėshtė dukuri e paparashikueshme, prandaj Islami e ka trajtuar si tė tillė duke parandaluar faktorėt apo shkaqet qė ēojnė deri tek ajo. Secili prej nesh duhet tė ndiejė pėrgjegjėsi dhe nėse kemi ndonjė paralajmėrim pėr personat qė i njohim se kanė pėsuar ndryshime nė ndjenja, kanė sjellje jo tė zakonshme, janė tė heshtur, janė pesimistė pėr jetė, tė stresuar, kanė vėshtirėsi nė kėrkimin e ndihmės, kanė ulje tė vetėbesimit nė zgjidhjen e problemeve, atėherė kjo situatė te kėta persona ėshtė njė sinjalizim pėr ne qė t’i ndihmojmė sepse ata nuk shohin perspektivė pėr jetė dhe t’ua largojmė rrezikun ashtu siē ndihmojmė njė tė verbėr qė i ėshtė afruar njė humnere.


    Mund tė thuhet se Islami me udhėzimet e tij u ngjall njerėzve shpresat pėr jetė edhe nė rastet e vėshtira e kritike, si nė kohė skamjeje, luftėrash, frike etj., sepse nėse njeriu i humb shpresat pėr jetė, edhe nėse nuk vetėvritet fizikisht, ai ėshtė i vetėvrarė psikikisht. Islami parandalon tė kėqijat dhe mėkatet nė pėrgjithėsi, por vetėvrasjen nė veēanti.

    Lusim Zotin e Madhėruar tė na ruajė nga tė ligat, qofshin ato tė shfaqura apo tė fshehta, ta kthejė vendin tonė tek ajo me tė cilėn Zoti ėshtė i kėnaqur dhe kanė dobi muslimanėt e kėtij vendi. S’ka dyshim se Zoti ėshtė Ai qė meriton tė lutet dhe vetėm Ai u pėrgjigjet lutjeve!

    Revista Dėlirje&Edukim


    [1] Sipas pėrkufizimit tė disa psikologėve dhe sociologėve nė klasifikimet ndėrkombėtare tė sėmundjeve.
    [2] Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, ēdo 40 sekonda nė botė ndodh njė vetėvrasje.
    [3] En-Nisa: 29.
    [4] Transmeton Imam Ebu Davudi nė “Sunenin” e tij me nr. hadithi 3257 dhe Imam Tirmidhiu nė “Sunenin” e tij me nr. hadithi 2636. Shejh Albani
    e ka cilėsuar sahih (tė saktė), shih “Sahihul-Xham'i” me nr. hadithi 5404.
    [5] Transmeton Imam Nesaiu nė “Sunenin” e tij me nr. hadithi 1965, gjithshtu Imam Tirmidhiu nė “Sunenin” e tij me nr. hadithi 2044 dhe ka
    shtuar: "... kush e vret veten duke u hedhur nga kodra, do tė ndėshkohet nė zjarrin e xhehennemit...", kurse shejh Albani e ka cilėsuar sahih (tė saktė)
    shih “Sahihul-Xham'i” me nr. hadithi 6459
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •