Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Robert Ndrenika: Pse i kerkoj ndjese familjes se Qazim Mulletit.

    Robert Ndrenika: Pse i kerkoj ndjese familjes se Qazim Mulletit.



    Revista Java
    9-12-2012

    Nga lartėsia e 70 viteve qė mban mbi supe, aktori i njohur Robert Ndrenika ka ēfarė tė tregojė pėr kinematografinė dhe rolet e shkėlqyera qė ka interpretuar nė katėr dekadat e fundit. Ndrenika rrėfen jetėn e tij artistike, sėbashku me njė merak tė vjetėr: T'u kėrkojė falje gruas dhe djalit tė Qazim Mulletit. "Jo vetė atij, por atyre qė la pas kur iku nė Itali"

    Si e konsideroni gjendjen e kinematografisė shqiptare sot? Pėrse sot ėshtė kaq e vėshtirė tė bėhen filma?

    Nėse do tė mė duhej tė pėrmblidhja atė qė po ndodh sot me kinemanė shqiptare, do t’ju ftoja t’i hidhnit njė sy pjesės tjetėr tė shoqėrisė. Me fjalė tė tjera, kinemaja jonė pasqyron gjendjen qė kalon vendi. Jo pa zhgėnjim vėrej se gjithēka, sa i takon industrisė sė sotme tė filmit, ėshtė pėrmbledhur nė njė faktor: mungesėn e fondeve dhe financimeve. Aktualisht nė qarkullim ėshtė njė ushtri e vėrtetė regjizorėsh, skenaristėsh e aktorėsh, tė cilėt mundohen, pėrpiqen tė ushtrojnė profesionin e tyre, por nė kushte tė vėshtira.

    Nga ana e tij shteti tentoi ta nxisė kinemanė, por situata mbetet kjo qė shohim. Kam qenė deputet kur ėshtė bėrė ligji i kinemasė. Ai ligj kishte dy pjesė kryesore. Sė pari, parashikonte tė ngrihej njė qendėr pėr nxitjen e kinematografisė dhe qė fondet pėrkatėse tė ndaheshin nė formė projektesh. Gjithashtu parashikoheshin edhe bashkėpunime me qendra tė tjera tė fuqishme kinematografie. Kjo pjesė e ligjit, pak a shumė u zbatua. Kurse pjesa e dytė e ligjit, e cila synonte qė Kinostudio tė shndėrrohej nė njė qendėr tė fuqishme ekonomike e prodhimit tė filmit, e cila do t’i ofronte trupave tė aktorėve e regjizorėve bazėn teknike tė domosdoshme, nuk u realizua asnjėherė. Siē e dimė sot ambjentet e Kinostudios janė tė okupuara nga mediat, duke mos shėrbyer mė nė funksionin e tyre primar.

    Sa e vėshtirė ėshtė tė bėsh njė film sot?

    Parimisht kėtė pėrgjigje do ta jepte mė tė saktė njė financier, pėr sa kohė qė sfida e filmit ėshtė para sė gjithash njė sfidė financiare. Si aktor mund tė them se njerėzit janė, por paratė mungojnė. Shkollat kanė prodhuar njė brez tė tėrė aktorėsh, gjithashtu edhe teatrot kanė fond aktorėsh, por mungojnė mundėsitė konkrete. Meqė jemi tek teatrot, njė fatkeqėsi ėshtė edhe rėnia e sistemit tė teatrove tė qyteteve tė tjera.

    A ėshtė e saktė tė thuhet se mbėshtetja e shtetit pėr kėtė gjini tė kulturės e artit, ėshtė thuajse inegzistente?

    Unė mendoj qė kjo ėshtė e saktė. Shteti nuk e mbėshtet kinemanė dhe teatrin shqiptar. Kam pėrshtypjen madje se me teatrin po ecet me logjikėn “t’i mbajmė me bukė, se mos na bėjnė ndonjė grevė qė merr mė pas edhe sfond politik”. Aktualisht tė dyja kėto gjini tė rėndėsishme artistike, po vegjetojnė nė kushte mbijetese.

    Nuk kam ndonjė dėshirė tė lavdėroj kohėn e shkuar, por mirė a keq, dikur bėheshin dhjetė filma nė vit. E kjo ndodhte nė atė kohė kur jeta, siē e dimė, ishte e varfėr. I tillė qe ai sistem. Kurse sot mungojnė fondet. Janė dy-tre filma nė proces, por nuk kanė mundėsi financiare tė vijojnė punėn. Nga pamundėsia qė kanė kineastėt, ashtu si nė atė kohė s’mund tė bėhej mė njė film si “Skėnderbeu” (pėr tė cilin ndihmuan sovjetikėt), ashtu edhe sot ėshtė e saktė tė thuhet se s’mund tė bėhet mė njė film si “Nėntori i Dytė”. Kjo ėshtė pėr tė ardhur keq.

    Meqė jemi tek “Nėntori i Dytė” dhe nė njė moment pėrvjetori Pavarėsie, sa impenjues ka qenė ai film pėr ju?

    Ai film ka nė bazė tė tij njė gjetje tė bukur. Nė thelb ngjarjet zhvilloheshin gjatė rrugės qė Ismail Qemali bėri nga Durrėsi nė Vlorė, para tė shpallej Pavarėsia. Nė gjithė atė trajektore, nė atė udhėtim me kuaj e karroca, shpėrfaqet historia e asaj kohe, zbėrthehet momenti historik qė kalonte Shqipėria nė vitin 1912. Kjo ėshtė fabul mjaft e goditur nga ana regjizoriale, mendoj.

    Ndodhemi nė 100 vjetorin e pavaresise. A eshte ky nje moment per medituar per rolet qė keni lėnė pas ne arkivin e kinemase shqiptare? Na thoni tre rolet qe mendoni se jane me te spikatura ne repertorin tuaj?

    Sa herė kthej kokėn pas, mė forcohet bindja se shumė gjėra mund t’i kisha bėrė mė mirė. Ndoshta do tė doja tė kisha lėnė pas njė krijimtari mė tė gjerė, tė kisha gjetur mė shumė hapėsirė dhe mė pak privacione, nė rrugėn time si aktor i skenės. Nuk dua tė bėj tė persekutuarin, por nė mjaft role mė kanė hequr mėnjanė.

    Ndodhem nė njė fazė tė jetės, nė moshėn 70 vjeēare, kur mė duhet ta zgjedh dhe ta mendoj mirė atė qė bėj. Duhen pėrzgjedhur rolet qė i shkojnė jo vetėm moshės, por edhe karakterit dhe imazhit tim aktual, si dhe tė kenė atė qė quhet “brumė artistik”.

    Sa pėr rolet qė ndjej mė tė afėrta, do tė thoja se tė gjitha intepretimet kanė brenda dhimbjen, djersėn, mundin, gėzimet dhe historinė e tyre. Ndoshta nga rolet mė tė mira nė kinema pėr mua mbeten ai i “Koncert nė vitin ‘36”, “Prefekti” dhe “Mėsonjtorja”. Sa pėr “Mėsonjtoren”, siē e ka thėnė edhe regjizori Muharrem Fejzo, roli im nisi si diēka e vogėl, por qė me dėshirėn e pėrbashkėt, e zhvilluam dhe i dhamė njė karakter tė spikatur personazhit qė interpretoja.

    Pėr “Koncertin...”, ku interpretoj nėnprefektin, mė shtyu dhe mė frymėzoi njė lloj vaniteti dhe kotėsie qė kanė shpeshherė nėpunėsit e provincave, tė cilėt duan ta kenė gjithnjė mirė me “qendrėn”. Ėshtė njė rol universal mendoj dhe vetė filmi, i cili ėshtė nga mė tė mirėt e kinematografisė shqiptare, ka gjithashtu njė mesazh universal brenda tij.

    Roli i Qazim Mulletit tek “Prefekti” ėshtė edhe mė delikati. Duhet tė them se pėrveē emrit, ai rol ka pak tė pėrbashkėta me personazhin historik. Nuk dua ta pėrligj Qazim Mulletin e vėrtetė, por pak a shumė edhe prefekti, nė konceptin tim, ka qenė njė pushtetar, i cili ka brenda vetes njė karakter popullor qė rron edhe sot e kėsaj dite. Kujtoj shprehje tė tij, si pėr shembull “pas kaq muajsh, jeni bėrė tė gjithė komunista”, mė pas thuhej “po ndenje kaq muaj nė burg me hajdutėt, je bėrė edhe ti hajdut” etj. Injorancė ka pasur edhe mė vonė, nė kohėn e komunizmit.

    Madje ka qenė ajo injorancė e disa zyrtarėve, qė mė frymėzoi edhe pėr rolin, pasi unė Qazim Mulletin nuk e njihja fare. Ky ka qenė nė fakt njė tipar i intepretimit tim. Pra qė nisesha nė rolet e mia, nga psiko-fizika e personazheve tė epokės time, me qėllim qė ta bėja sa mė real dhe tė afėrt personazhin, pėr publikun e kohės. I qėndroj mendimit se shoqėria njerėzore ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė, qė epokat, regjimet dhe sistemet i ngjajnė njėri-tjetrit. Ka njė cikėl ulje-ngritjesh qė pėrsėriten pafund. Fenomene si ato qė dalin tek “Prefekti”, janė nė fakt universale, pėrtej sistemeve. Arti dhe kultura vetėm i evidenton dhe mundohet tė japė mesazhin qė duhen korrigjuar. Pra, edhe kur kam luajtur Prefektin, kisha parasysh aktualitetin. Qazim Mulletit, siē thashė i njihja vetėm etapat kryesore tė jetės, qė ishte fanolist, antizogist, mė pas kolaboracionist etj. Roli i tij nė komedi, ishte ai i njė zytari kuisling, i cili do me ēdo kusht tė mbajė njė pushtet qė e ndjen se po i lėviz.

    Nė kėtė pikė, dua tė shtoj njė element qė e ndjej tė rėndėsishėm. Nė kėtė histori qė lidhet me rolin tim tė Prefektit, mua mė vjen keq dhe mė duhet t’u kėrkoj falje dy personave: gruas dhe djalit tė Qazim Mulletit. Qė tė dy ata panė njė kalvar tė padrejtė vuajtjesh dhe padrejtėsish nėpėr internimet. Mė vjen keq pėr ta, shumė mė tepėr se pėr Qazim Mulletin vetė, pasi ai iku nė Itali dhe i la kėtu.

    Me se e kalon kohėn Robert Ndrenika, cilat janė punėt me tė cilat po merret tani?

    Sa i pėrket krijimtarisė, siē e thashė mė lart, ndodhem nė njė moshė kur mė duhet tė zgjedh. Mė vjen keq qė koha po ikėn shpejt, por nėse mė duhet t’i kthehem kohė pas kohe skenės, preferoj tė mos bėj shumė eksperimente. Meraku qė kam nė lidhje me rolet qė pėrzgjedh, ėshtė qė tė jem sa mė dinjitoz me kohėn qė mė ka mbetur ende pėr tė interpretuar.

    Kam pasur disa oferta rolesh, por pėr momentin nuk kam pėrzgjedhur asnjėrėn, sepse sinqerisht nuk mė kanė ngrohur, nuk mė janė pėrshtatur. Njė rol ėshtė si njė kostum. Nuk vishet nėse nuk tė rri mirė nė trup.

    Sa po munden ta zėvendėsojnė brezin e artė tė aktrimit, ku ju jeni ndėr figurat qėndrore, aktorėt e rinj tė sotėm? Ēfare shihni tek ata, qė mungonte nė brezin tuaj?

    Shqipėria ka aktorė tė rinj mjaft tė talentuar. Megjithatė njė prirje qė nuk mė pėlqen, ėshtė se ata po i konsumon deri diku televizioni dhe komercializmi. Mė vjen keq qė ata ta shohin veten tė detyruar t’i futen biznesit tė spektakleve televizive, ku shpesh janė tė detyruar tė bėjnė edhe aktorin, edhe regjizorin, ose tė improvizojnė rolet qė luajnė. Shumė prej aktorėve tė rinj janė tė talentuar dhe me tė ardhme. Dua tė them se televizioni pėr artin skenik ėshtė njė “lubi” e vėrtetė. Ai e konsumon artin e vėrtetė dhe aktorin e vėrtetė.

    Prej dy dekadash ka rėnė censura ndaj artit. Megjithatė ka njė opinion tė pėrhapur, qė thotė se prodhimtaria mė e mirė mbetet sėrish ajo e para viteve ’90. A pajtoheni me kėtė konstatim? Nese po, cilat jane arsyet sipas jush? Nje brez aktoresh te medhenj, financimi me i madh per te zhvilluar kinemane dhe teatrin apo dicka tjeter?

    Nuk jam i mendimit qė duhet ta hedhim poshtė edhe prodhimtarinė filmike tė sotme. Ka filma tė mirė, siē kanė provuar punėt e Xhuvanit, Minarollit, Kumbaro etj. Por sot prodhohen mė pak filma. E nėse kthejmė kokėn pas, edhe atėhere kishte shumė prodhimtari, por pak filma tė mirė. Edhe nė atė kohė ka pasur cilėsi shumė tė dobėt nė disa raste. Nuk jam aspak dakord qė ne t’i biem me top gjithė asaj krijimtarie. Nuk ka qenė aspak e lehtė “tė bėje art” me fjalimet e Enver Hoxhės. Disa skenare tė asaj kohe kėrkonin mjeshtėri tė madhe qė tė ktheheshin nė vepra artistike.

    Por qė tė bėsh art ėshtė gjithmonė e vėshtirė. Pavarėsisht se nuk ka mė censurė, sfida mbetet e njėjta: duhet tė kesh cilėsitė dhe talentin pėr tė bėrė art tė madh.

    Si po e gjen Shqipėrinė ky njėqind vjetor i Pavarėsisė? Sa i kėnaqur ėshtė me situatėn nė vendin e tij zoti Ndrenika?

    Sė pari e ndjej veten mirė qė kjo Shqipėri, ky vendi ynė, arriti nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė tij si shtet. Por nėse duhet tė them diēka pėr situatėn ku vendodhet shteti shqiptar sot, do tė kisha dashur qė ky pėrvjetor shumė i rėndėsishėm ta gjente Shqipėrinė me njė shtet me institucione demokratike e tė pavarura. Jo njeriu, por institucionet. Kjo ėshtė ėndrra ime pėr kėtė Shqipėrinė e sotme.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    ne te gjitha rolet me ka pelqyer,ashtu si sh artiste te tjere shqiptare.

    te permend Malvolion tek Nata e 12.
    Sotirin tek Edhe keshtu edhe ashtu
    Vangjelin tek Peralle nga e kaluara
    prefektin po e po

    e sa e sa te tjere....
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mua, roli i Qazim Mulletit, me duket nje nga me te bukurit qe Bert Ndrenika ka realizuar ne karrieren e tij. Biles nepermjet Bert Ndrenikes jam bere kurioz te di kush ishte Prefekti Tirones, Qozim Mulletja, dora vete. Shume prej batutave te "Qozimit" jane aktuale edhe sot.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nje nga aktoret me te mire shqiptare! Nuk gjen me te tille sot.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Beb Shiroka, i ndjeri Ndrek Luca

    Jane te preferuarit e mi. Filmat e tyre i shoh vazhdimisht, edhe pse mund ta kem pare me dhjetra here po te njejtin film

    Respekte
    Revolution 1848

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Familja te gjykoje aktin e Qazim Mulletit ne histori dhe jo Robert Ndreniken,pasi akti i Qazimit ne realitet dhe veprat e tij,nuk duken te ndritura,ne fakt jane turp per kombin shqiptar.
    Roberti ka qene nje artist dhe ka luajtur komedine/filmin sipas skriptit,nuk ka pse i kerkon falje familjes per nje personazh qesharak dhe injorant ne historine shqiptare.
    Ska asgje per regret pishmanllik ketu.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Vertet eshte aktor teper i zoti. Edhe tek telenovela njerez edhe fate ky ishte aktori me i mire.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Familja te gjykoje aktin e Qazim Mulletit ne histori dhe jo Robert Ndreniken,pasi akti i Qazimit ne realitet dhe veprat e tij,nuk duken te ndritura,ne fakt jane turp per kombin shqiptar.
    Roberti ka qene nje artist dhe ka luajtur komedine/filmin sipas skriptit,nuk ka pse i kerkon falje familjes per nje personazh qesharak dhe injorant ne historine shqiptare.
    Ska asgje per regret pishmanllik ketu.


    Hahahahahahahahahahaha !!!


    Kam qesh me lot nga ky postim.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Hahahahahahahahahahaha !!!


    Kam qesh me lot nga ky postim.
    un jom rrit me nipat e Qazimit.plaku thote qe ka qen goxha burre.

    desha te them qe Ndrenika nuk ka pse kerkon falje.

    eshte si ti kerkoj falje Nexhmijes vasillaq vangjeli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    un jom rrit me nipat e Qazimit.plaku thote qe ka qen goxha burre.

    desha te them qe Ndrenika nuk ka pse kerkon falje.

    eshte si ti kerkoj falje Nexhmijes vasillaq vangjeli
    Ndoshta....dhe me siguri tani kuptohet qe nuk e ka bere me qehf ate rol...qe megjithate eshte nje nga me te medhejte e kinemase shqiptare..Vasillaqi i modh vdiq...eshte bo per rafmet..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •