Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Grabitjet e dhunshme nuk po njohin mė kufi

    Grabitjet nuk njohin moshė e sedėr. Davė Dani, 70 vjeēarja nga fshati Gjoricė e Epėrme e rrethit tė Bulqizės, ėshtė grabitur forcėrisht gjatė natės duke u gdhirė dita e enjte nga persona tė maskuar. E shtruar nė Spitalin Rajonal tė Peshkopisė, ajo rrėfen pėr “Shqip”: “Mė rrahėn dhe mė vodhėn. Menjėherė pas zhurmės, nė dhomė futet njė person qė nė pamje dukej i ri, por nuk munda ta njoh, pasi ishte me ēorap nė fytyrė. Menjėherė u drejtua tek divani ku flija me fjalėt ‘mbylle gojėn, mbylle gojėn’ dhe mė goditi dhe ma mbylli gojėn me duar, duke mė ngritur e lėshuar nė mes tė dhomės. Pasi mė lidhi litarin pėr fyti duke mė kėrcėnuar se do tė mė mbyste, nisi tė mė godasė me shkelma nė shpinė”.

    Ajo ka rrėfyer se pasi i kanė marrė 100 mijė lekė tė vjetra tė pensionit, i kanė hequr nga veshėt vathėt e floririt dhe unazėn.

    “Nga dera e hapur e dhomės, gjatė kohės qė po pėrpiqesha tė fshija me kėmishė gjakun qė mė rridhte nga buzėt, munda tė shoh dy persona tė tjerė, tė cilėt edhe ato kishin ēorape nė fytyrė, qė po kontrollonin nė dy dhomat e tjera tė shtėpisė, duke pėrmbysur ēdo gjė. Pasi marrin edhe thesin e groshėve, qė e kisha mbledhur nė arė, ku pata fshehur 1 milion lekė tė vjetra, ēelin derėn e shtėpisė dhe largohen”, tregon Dani.

    Ajo tregon se ėshtė pėrpėlitur tėrė natėn nėpėr dhomė deri sa ka mundur tė dalė nė mėngjes kėmbadoras nė rrugė pėr tė njoftuar njerėzit e fisit, nga tė cilėt ėshtė dėrguar pėr nė spital.

    Nazime Dani, kunata e plakės, shprehet se pėr grabitėsit ajo ėshtė e vdekur.

    “Edhe litarin ia kanė hedhur nė fyt, edhe gojėn ja kanė ēarė qė tė mos bėzajė”.

    Banorėt pohojnė se nė kėtė zonė janė bėrė disa vjedhje, por lirohen se janė tė vegjėl.

    “Edhe ky rasti i vjedhjes tek halla ime kėshtu do tė pėrfundojė. Por tė dini njė gjė nėse do tė gjenden hajdutėt dhe drejtėsia nuk do tė veprojė, atėherė do tė hakmerremi vetė,” shprehet Miftar Jella.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Rob te ndyre,low lifes shkojne grabisin gra pensioniste.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •