Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Greqi, ekstremistët kërcënojnë me vdekje artistin shqiptar, L. Vasili

    Pre e zemërimit të ekstremistëve në Greqi, është bërë këtë herë arti dhe artistët. Regjisori dhe aktori shqiptar Laert Vasili me shfaqjen e tij të Corpus Chris, ka ngjallur reagimin e fanatikëve të zemëruar, që u mblodhën jashtë teatrit Hitrio në Athinë për të protestuar, duke kërcënuar me parulla të tilla si "Shqiptar, këtu do të bëhet varri yt!" apo "Një është drejtuesi, Jezusi i Nazaretit dhe jo Antikrishti çifut!".

    Rreth 30 njerëz, me imazhet e shenjtorëve në krahë, në mesin e të cilëve priftërinj dhe anëtarë të ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” me flamuj grekë në duart e tyre dhe duke kënduar himnin kombëtar, u mblodhën të enjten nga pasditja deri në mbrëmje para teatrit Hitrio në Athinë, me qëllimin për të ndaluar shfaqjen e Laert Vasilit dhe grupit të tij Corpus Christ, duke e quajtur atë blasfemi. Anëtarët e organizatave të krishtera dhe anëtarë të "Agimit të Artë" thanë se pjesa sulmon personin e Krishtit dhe prek ndjenjat fetare.

    Protestuesit u mblodhën para teatrit, pasi Gjykata shfuqizoi kërkesën e tyre që shfaqja të konsiderohet si blasfemi. Në gjykatë regjisori mbrojti punën e tij duke argumentuar se ajo nuk fyen askënd. Në hyrje të teatrit skuadrat e policisë u përballën me protestuesit, të cilët kërkonin nga policia të heqë posterat e shfaqjes dhe të mos lejojë dhënien e saj, ndërkohë që artistët ishin bllokuar brenda ambienteve të teatrit.

    Dionisis Makris botues i një gazete të Kishës tha: "Ne jemi kundër kësaj shfaqje, sepse ofendon Jezu Krishtin. Askush nuk mund të pretendojë që nëpërmjet artit të tij të përqeshë dhe të fyejë fenë tonë. Nëse kjo do të bëhej me Muhamedin, reagimi do të ishte shumë më i fortë. Kërkojmë që të mos realizohet kurrë ky projekt".

    Nga ana e tij, drejtori i shfaqjes, artisti shqiptar, Laert Vasili argumenton se "qëllimi i shfaqjes është vetëm të nxjerrë në pah nevojën e shoqërisë, për një lider të përjetshëm", dhe i fton ata të shohin punën e tij për të zbuluar nëse ka në të vërtetë fyerje për një fetar. Vasili tregon se shfaqja ka të bëjë me jetën e një fëmije, Joshua, që nga lindja e tij, vitet e shkollës, ku ai zgjidhet si lider nga një grup njerëzish, të cilët nuk janë homoseksualë. "Në projekt ka një pasazh nga Ungjilli i Mateut, i cili lexohet pastër. "Kjo është një vepër arti dhe jo një libër historie. Shfaqet në një teatër privat, ku vjen për të parë vetëm kushdo që dëshiron", shton regjisori.

    Ndërkohë që shfaqja ishte anuluar më herët për disa arsye teknike dhe është shtyrë për më 11 tetor, protestuesit premtuan se do të jenë para teatrit edhe të enjten e ardhshme, së bashku me batalionet e sulmit të "Agimit të Artë".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=25

    Euro bëre mirë që hape temë të re, sepse nuk duhen ngatërruar temat, ja dhe unë po sjellë përgjigjem time këtu (me link) sepse ka lidhje me këtë temë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 06-10-2012 më 12:04

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    me sa pashe une ne nje video ne youtube, ata qe protestonin perpara teatrit ishin vetem nja 30 fanatike fetare.

    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pre e zemërimit të ekstremistëve në Greqi, është bërë këtë herë arti dhe artistët. Regjisori dhe aktori shqiptar Laert Vasili me shfaqjen e tij të Corpus Chris, ka ngjallur reagimin e fanatikëve të zemëruar, që u mblodhën jashtë teatrit Hitrio në Athinë për të protestuar, duke kërcënuar me parulla të tilla si "Shqiptar, këtu do të bëhet varri yt!" apo "Një është drejtuesi, Jezusi i Nazaretit dhe jo Antikrishti çifut!".

    Rreth 30 njerëz, me imazhet e shenjtorëve në krahë, në mesin e të cilëve priftërinj dhe anëtarë të ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” me flamuj grekë në duart e tyre dhe duke kënduar himnin kombëtar, u mblodhën të enjten nga pasditja deri në mbrëmje para teatrit Hitrio në Athinë, me qëllimin për të ndaluar shfaqjen e Laert Vasilit dhe grupit të tij Corpus Christ, duke e quajtur atë blasfemi. Anëtarët e organizatave të krishtera dhe anëtarë të "Agimit të Artë" thanë se pjesa sulmon personin e Krishtit dhe prek ndjenjat fetare.

    Protestuesit u mblodhën para teatrit, pasi Gjykata shfuqizoi kërkesën e tyre që shfaqja të konsiderohet si blasfemi. Në gjykatë regjisori mbrojti punën e tij duke argumentuar se ajo nuk fyen askënd. Në hyrje të teatrit skuadrat e policisë u përballën me protestuesit, të cilët kërkonin nga policia të heqë posterat e shfaqjes dhe të mos lejojë dhënien e saj, ndërkohë që artistët ishin bllokuar brenda ambienteve të teatrit.

    Dionisis Makris botues i një gazete të Kishës tha: "Ne jemi kundër kësaj shfaqje, sepse ofendon Jezu Krishtin. Askush nuk mund të pretendojë që nëpërmjet artit të tij të përqeshë dhe të fyejë fenë tonë. Nëse kjo do të bëhej me Muhamedin, reagimi do të ishte shumë më i fortë. Kërkojmë që të mos realizohet kurrë ky projekt".

    Nga ana e tij, drejtori i shfaqjes, artisti shqiptar, Laert Vasili argumenton se "qëllimi i shfaqjes është vetëm të nxjerrë në pah nevojën e shoqërisë, për një lider të përjetshëm", dhe i fton ata të shohin punën e tij për të zbuluar nëse ka në të vërtetë fyerje për një fetar. Vasili tregon se shfaqja ka të bëjë me jetën e një fëmije, Joshua, që nga lindja e tij, vitet e shkollës, ku ai zgjidhet si lider nga një grup njerëzish, të cilët nuk janë homoseksualë. "Në projekt ka një pasazh nga Ungjilli i Mateut, i cili lexohet pastër. "Kjo është një vepër arti dhe jo një libër historie. Shfaqet në një teatër privat, ku vjen për të parë vetëm kushdo që dëshiron", shton regjisori.

    Ndërkohë që shfaqja ishte anuluar më herët për disa arsye teknike dhe është shtyrë për më 11 tetor, protestuesit premtuan se do të jenë para teatrit edhe të enjten e ardhshme, së bashku me batalionet e sulmit të "Agimit të Artë".
    Ku e gjete kete lajm ti?Hajde prit superpatriotet tani

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga ionian Lexo Postimin
    Ku e gjete kete lajm ti?Hajde prit superpatriotet tani
    grekofoni i del te keqes perpara

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ndërkohë që shfaqja ishte anuluar më herët për disa arsye teknike dhe është shtyrë për më 11 tetor, protestuesit premtuan se do të jenë para teatrit edhe të enjten e ardhshme, së bashku me batalionet e sulmit të "Agimit të Artë".
    Batalionet e sulmit? lol

    Paskan edhe batalione te sulmit keta! Athua keto sulmet i bejne me shpesh me Gillette apo Wilkinson?

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Grekët e kërcënojnë me vdekje, aktori shqiptar: Protestat i nxiti Kisha

    Shqiptarë, do t’ju vrasim, do t’ju djegim të gjallë!”. Simpatizantët e “Agimit të Artë” në Greqi kanë kërcënuar me vdekje regjisorin dhe aktorin shqiptar, Laert Vasili. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur ai ka qëndruar plotë 12 orë i ngujuar në teatrin grek të Athinës që gjendet në “Rrugën e shenjtë”, ndërsa grupe ultranacionalistësh grekë bënin thirrje antishqiptare dhe premtonin se do t’i merrnin jetën. Shkak për këtë është bërë tematika e shfaqjes, që pretendohet të ketë përmbajtje fyese për besimtarët ortodoksë dhe Krishtin. Vetë Laert Vasili, ka thënë dje për “Gazeta Shqiptare” se gjithë kjo është nxitur nga Kisha Greke në Athinë, e cila iu është drejtuar besimtarëve me fjalët: Kush e ndjek shfaqjen, i përket Satanait. “Ka ikur koha e inkuizicionit, kur Kisha i dënonte njerëzit si Galileo Galilein dhe Xhordano Brunon. Jam i lumtur që vendimet e saj nuk zbatohen më”. Kështu u shpreh Vasili, pasi i shpëtoi ‘atentatit ekstremist’ grek ndaj tij. Në një intervistë telefonike dhënë “Gazetës Shqiptare”, ai rrëfen frikën për jetën në shtetin fqinj, se si Kisha Greke nxit urrejtjen, mungesën e interesimit nga shteti shqiptar dhe premtimin se asgjë nuk do ta ndalë.

    Zoti Vasili, a mund të na rrëfeni se si ka ndodhur ngjarja?
    Ka qenë pasditja e të enjtes, data 4 tetor, kur grupe ekstremistësh ultranacionalistë grekë kanë bllokuar hyrjen e teatrit në “Rrugën e Shenjtë”. Me banderola nëpër duar, simpatizantët e “Agimit të Artë” në Greqi, kanë bërë thirrje për ta ndaluar shfaqjen, që sipas tyre ofendon Krishtin, ndërsa më kanë kërcënuar me vrasje. Ata janë shfaqur para teatrit rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa aty kanë ardhur edhe forca të shumta policore, që kanë ndaluar hyrjen e tyre në ambientet e teatrit. Ne atë natë kishim premierën e shfaqjes teatrale “Corpus Kristi”, e cila është shfaqja ime e tretë si regjisor në shtetin grek. Me dy shfaqjet e para unë kam dërguar në Greqi dy çmime të para ndërkombëtare.

    Sa kohë keni qëndruar në teatër dhe sa veta ishit?
    Kemi qëndruar të mbyllur nga ora 17:00 e së enjtes deri në orën 05:00 të së premtes. Protestuesit ikën nga ora 03:00 e mëngjesit, ndërsa ne me policinë qëndruam edhe dy orë të tjera.

    Kush ishin protestuesit?
    Ata njihen si simpatizantë të partisë “Agimi i Artë” në Greqi. Por, mes tyre kishte besimtarë fanatikë, që erdhën të nxitur nga Kisha Greke.

    Pse thoni se janë nxitur nga Kisha Greke?
    Sepse këshilli i lartë i Kishës Ortodokse Greke iu ka bërë thirrje besimtarëve, që kush e ndjek këtë shfaqje nuk është më njeri i Kishës dhe i Zotit, por i Satanait. Veç kësaj, kryepeshkopi i Pireut i ka dërguar një letër kryeministrit grek, ku i kërkon të ndalojë shfaqjen e pjesës teatrale. Teatri ndodhet në atë që quhet “Rruga e shenjtë”, sepse është rruga që të zbret nga Akropoli drejt pjesës tjetër të qytetit. Është pikërisht zona ku organizoheshin ceremonitë teatrale të Greqisë së Lashtë, vendi ku lindi teatri.

    Si i konsideroni protestuesit? Ata janë kundër jush si shqiptar apo kundër shfaqjes?
    Unë nuk mund të them me përqindje se sa ishin kundër meje për shkak të origjinës shqiptare e sa kundër shfaqjes, por di të them se në banderolat e tyre shkruhej: “Shqiptarë, do t’ju djegim të gjallë, do t’ju bëjmë varrin, do t’ju vrasim”. Unë nuk di si t’i konsideroj ata, një tufë të çmendurish fanatikë, që zbatuan ultimatumin që iu kishte dhënë Kisha.

    Vetëm dy ditë më parë, jeta juaj ishte në rrezik. Si ndiheni tani?
    Jam mirë, megjithëse gjithë ajo që ndodhi ka qenë një dhunë e tepërt shpirtërore për mua, kundra teatrit dhe shfaqjes. Nuk është normale që kjo të ndodhë tani, kur ne jemi në vitin 2012. Kanë ikur kohët e inkuizicionit, kur Kisha i dënonte njerëzit si Galileo Galilein dhe Xhordano Brunon. Jam i lumtur që vendimet e saj nuk zbatohen më.

    Si do ia bëni me shfaqjen?
    Premiera atë natë u ndalua, por ne kemi vendosur ta shfaqim në datën 11 tetor. Besoj se deri atë ditë do jenë qetësuar të gjithë. Unë do vijoj të ushtroj të drejtën time të lirisë së fjalës. Nëse shfaqja do të ndalohet sërish, do ta vë në skenë në një vend të fshehtë dhe do të lajmëroj vetëm disa njerëz që ta shohin.

    Si janë sjellë kolegët grekë me ju?
    Kam gjetur mbështetje e solidaritet nga kolegë e artistë grekë, por edhe nga shumë media. Mund të them se ka 90% të njerëzve që më duan dhe një fraksion prej 10% që nuk më do, e këta janë pjesë e fraksioneve ultranacionaliste.
    A ju ka kontaktuar ambasada shqiptare për t’u interesuar për ju pas ngjarjes?
    Jo, nuk është interesuar fare. Mbase sepse unë kam përfaqësuar shtetin grek në disa aktivitete, por unë gjithnjë e kam deklaruar identitetin tim shqiptar. Kam pasur përplasje edhe herë të tjera, por shteti shqiptar nuk është interesuar asnjëherë për mua.

    Po shteti grek?
    Policia na ka thënë se do jetë gjithnjë pranë nesh për të na ndihmuar.



    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8

    Athinë, fanatikët ndalojnë sërish shfaqjen e Laert Vasilit

    Episode kanë ndodhur mbrëmë vonë, për herë të dytë në teatrin Hitrio në Athinë, ku anëtarët e Agimit të Artë dhe anëtarë të organizatave parakishtare protestuan përsëri kundër shfaqjes së “Corpus Christi”, të artistit shqiptar Laert Vasili.

    Rreth 120 persona u mblodhën para teatrit në orën e parashikuar për fillimin e shfaqjes dhe me parullën “Greqia është ortodoksia” ndaluan hyrjen e shikuesve dhe premierën e saj, duke pretenduar se Krishti në të shfaqet si homoseksual.

    Midis protestuesve ishin 5 deputetë të Agimit të Artë, përfshirë deputetët Elias Panagiotara dhe Kristos Papas. Protestuesit u përpoqën të hynin në teatër, ku kishte mbetur e bllokuar trupa artistike. U desh ndërhyrja e policisë, e cila përdori kimikate për t’i ndaluar ata.

    Kuratori i shfaqjes e përshkroi situatën si dhunim: “Njerëzit na mallkuan, na shanë dhe kërcënuan për jetën regjisorin Laert Vasili. Unë mendoj se kam qenë i dhunuar, ndihem i poshtëruar. Nuk do ta harroj këtë natë", tha ai ndër të tjera.

    Së bashku me aktorët në teatër, u bllokuan edhe gazetarët dhe kameramanët, që kishin shkuar për ndjekur shfaqjen. Aktorët folën për terrorin që përjetuan dhe pakënaqësinë e tyre që për herë të dytë nuk mund të bëjë premierën.

    Kjo është hera e dytë që protestues fanatikë ndalojnë premierën e shfaqjes së Laert Vasilit dhe “Corpus Christi”. Edhe në 4 tetor anëtarë të organizatave parakishtare dhe të Agimit të Artë u mblodhën para teatorit me flamuj grekë duke protestuan, ndërkohë që gjykata e shfuqizoi kërkesën e tyre që shfaqja të konsiderohet si blasfemi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ca i kruhet ***** ne kti sju rrika rahat.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ca i kruhet ***** ne kti sju rrika rahat.
    Greket e sotem jane si puna e muhamedanve

    Kjo tregon qe Greket e sotem nuk kan ngjasim me te vjetrit

    Greket e vjeter ishin dashamires dhe kontribues ne art, kultur dhe filozofi
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •