Portieri i Islandës, Gunnleifur Gunnleifsson, ka përdorur faqen e tij në rrjetin social Facebook, për të ironizuar Shqipërinë. Ai ka shkruar aty fillimisht se: “Mbërrita në Tiranë, në qytetin e modës”. Por më vonë, siç raporton GSH, ai ka shkruar se në vendin ku kanë bërë stërvitje, ka pasur qen të ngordhur dhe pula.
“Shkuam në sesionin e trajnimit të portierëve këtu në Shqipëri. Ne u stërvitëm në fushën ku kishte pula dhe një qen të ngordhur. Mjaft normale këtu,” shkruan ai në Facebook.
Ndërkohë një incident i vogël është shënuar gjatë ndeshjes së djeshme. Punonjësit e stadiumit kishin vendosur flamurin e Sllovenisë, në vend të atij të Islandës, por ky problem është korrigjuar shpejt.
Pas humbjes së rëndë, trajneri De Biazi tha se ishte e tmerrshme që pësuam dy gola nga Islanda, kurse kapiteni Cana tha se ishte një humbje e padrejtë.
Krijoni Kontakt