Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Konflikti turko-sirian si mbulesë për të sulmuar Iranin?

    Bota Sot | 13.10.2012Qendra e dikurshme e Perandorisë Islame, Siria, mbulon një zonë që për shekuj ka qenë objektiv i invazionit dhe pushtimit, që nga romakët, mongolët, kryqtarët e turqit. Vendi i fushave pjellore, maleve të larta dhe shkretëtira-shtëpi, është vendbanim i grupeve të ndryshme etnike dhe fetare, përfshirë kurdët, armenët, asirianët, të krishterët, druzët, alavinjët dhe arabët suni - që përbëjnë shumicën e popullsisë myslimane në këtë shtet. Sot ky vend është vatër e konfliktit të përgjakshëm në të cilën luftojnë sirianët kundër sirianëve. Por, kjo luftë është shndërruar në krizë ndërkombëtare, që lehtë mund të hapë derën për sulmin amerikan dhe izraelit kundër Iranit.
    Siria moderne e fitoi pavarësinë e saj nga Franca në 1946, por ajo gati tërë kohën e ka kaluar në periudha të paqëndrueshmërisë politike, të shkaktuara nga interesat kontradiktore të grupeve të ndryshme.

    Në skenën botërore Siria është bërë gjithnjë e më e izoluar në vitet e fundit, meqë është kritikuar për mbështetjen e kryengritësve në Irak dhe për rolin e saj në Liban.

    Ky izolim ka shfaqur shenja të shkurta të paqes, pas një përpjekjeje të shkurtër nga Franca që Sirinë ta kthejë në arenën ndërkombëtare më 2008. Por, shkelja e ndalesës së OKB-së për armatosjen e militantëve libanez të Hezbollahut, ka çuar në zgjerimin e sanksioneve amerikane në maj 2010. Sanksionet e mëtejshme ndërkombëtare janë vendosur pas protestave të përgjakshme, që shpejt shkaktuan luftën civile më 2011 dhe 2012.

    Problemi i madh nisi më 16 mars 2011. Kryengritja siriane filloi atëherë kur 35 persona u arrestuan gjatë një proteste në Damask, të quajtur “Dita e Dinjitetit”. Protestuesit kërkonin lirimin e të burgosurve politikë. Në qytetin jugor të Deraai, forcat e sigurisë vranë protestuesit, ndërsa vrasjet e mëtejshme kanë ndezur protestat e dhunshme që u shndërruan në luftë civile.

    Masakra e popullsisë në Siri vazhdon nga dita në ditë, dhe numri i të vdekurve rritet çdo ditë për dhjetëra më shumë.

    Kriza sirian në muajin tetor ka marrë formë krejtësisht të re. Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se vendi i tij ishte "jo shumë larg" nga lufta me Sirinë. Pas sulmeve ndërkufitare të javës së kaluar, revolta kundër presidentit sirian rrezikon të tërheqë vendet fqinje. Por, pavarësisht nga retorika luftarake, Erdogani tha se Turqia nuk dëshiron luftë. Sidoqoftë, tensioni në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë nuk ndalet dhe shkëmbimi i zjarrit artilerik, në zonën rreth kufirit, po bëhet një dukuri e përditshme.

    Gjërat janë përkeqësuar kur një aeroplan sirian aterroi në Ankara, pasi fluturaket luftarake turke e detyruan aterrimin e dhunshëm nga dyshimi se po dërgohen armë për presidentin sirian. Këtu tashti u ngatërrua Moska, si një aleat besnik të regjimit të Assadit, që kërkoi një shpjegim për ulje e detyruar të pasagjerëve rusë. Sirianët e akuzuan Turqinë për rrëmbim të aeroplanit. Turqia kategorikisht i kundërshton akuzat dhe pretendon se aeroplani transportonte armë ruse. Sipas informatave të fundit, aty kishte pjesë të radarëve rusë për mbrojtjen kundërajrore siriane.

    Meqë në muajt e fundit nuk zbuten thashethemet e një sulmi potencial amerikan ose izraelit në Iran, studimi që kanë përgatitur Anthony H. Cordesman dhe Abdullah Toukan, analizon mënyrë se si SHBA-të mund të ndërmarrin një sulm preventiv kundër Iranit. Koincidencë apo jo, rruga optimale e sulmit, vlerësojnë analistët, do të ishte përgjatë kufirit turko-sirian, e pastaj përmes Irakut në Iran dhe prapë në rrugën e mëparshme. Burime të Pentagonit konfirmojnë për AP se në Jordani gjenden mbi njëqind ushtarë amerikanë të cilët janë atje për t’u siguruar që "marrëdhëniet ndërmjet Jordanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbeten të forta, në mënyrë që të përballen me pasojat e mundshme të ngjarjeve që mundë të pasojnë në Siri”. Ndërsa, është sekret publik se në Siri moti janë të pranishme inteligjenca amerikane, franceze dhe ajo gjermane.

    A është Irani arsyeja kryesore për të cilën SHBA-të do të intervenojnë në Siri, kjo mbetet të shihet.

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Personalisht me duket absurditet i madh kjo analize qe ke bere ti.

    SHBA-ja ka me 100-ra arsye te tjera te sulmoje Iranin , pse u dashka te fuse ne konflikt Sirine me Turqine per ti rene Iranit?

    Perderisa SHBA-ja nuk nderhyu ne Siri sigurisht qe nuk do nderhyje as ne Iran.
    Interesat e Rusise jane pothuajse te njejta si ne rastin me Sirine ashtu edhe me Iranin.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Mbules i Izraelit.
    Ata,mbi 100 ushtare amerikan ne Jordani,jane patjeter me pushtu Iranin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •