-
Integrimi mbarė-evropian dhe populli shqiptar
Dr.Laurant Bica,pedagog
Dr.(ne proces)Merita Malile,pedagoge
Integrimi mbarė-evropian dhe populli shqiptar
1. Ndihmesa historikisht e kombit shqiptar nė qytetėrimin evropian
Njė nga filozofet mė tė shquar tė kohės sonė,anglezi Bertran Rasėll, nė veprėn e tij Njė histori e Filozofisė Perėndimore,Tiranė 2004 nė 3 vėllime nė librin e dytė Filozofia Katolike,nė kapitullin e tretė kur pėrmend katėr Doktorėt e Kishės Perėndimore:Shėn Ambrozin,Shėn Xheromin,Shėn Augustinin(si bashkėkohės,shekulli IV i erės sonė)dhe Papa Gregori i Madh,ndalet tek tre tė parėt.Menjėherė pas kohės sė tyre
civilizimi ra pėr shekuj tė tėrė dhe jo mė parė se afėr njė mijė vjet mė pas,Krishtėrimi prodhoi pėrsėri njerėz qė barazoheshin me ta nė dije dhe kulturė
Pak njerėz i kanė kapėrcyer kėta tė tre nė histori,pėrsa i pėrket ndikimit
Duke nėnvizuar ndėrmjet tyre rolin e Shėn Xheromit,Rasėlli shkruan:Shėn Xheromi i dha Kishės Perėndimore Biblėn e vet Latine(Vulgatin,qė edhe sot mbetet version zyrtar katolik i Biblės.Pra,Shėn Jeronimi qe pėrkthyes i saj.)dhe njė pjesė tė madhe tė aspiratės pėr tek manastiret.
Euzeb Jeronimi (345-420 tė erės sonė) lindi nė qytetin Stridon tė Dalmacisė ilire dhe ėshtė njė nga dijetarėt e shquar qė i ka dhėnė shumė,jo vetėm krishtėrimit,por edhe dijes njerėzore krahas Shėn Augustinit e tė tjerėve.Ska libėr enciklopedie botėrore qė tė mos e pėrmendė emrin e tij e tė mos shkruajė gjerė e gjatė pėr tė e veprėn e tij.E filluam me Shėn Jeronimin pėr tė treguar se populli shqiptar,si popull evropian i ka dhėnė Evropės e botės,figura tė rangut tė Shėn Jeronimit me dituri si deti,puse tė dijes tė shkencės sė kohės,eruditė si ata.Emrat e tyre u kanė mbijetuar kohėrave dhe kanė arritur deri nė ditėt tona,duke u bėrė burim krenarie pėr kėta bij tė popullit tonė.
Thelbi i paraqitjes sonė,sot nė kėtė kumtesė,qėndron jo thjesht tė rolit marrės, por tė ndihmesės qė sjell populli shqiptar duke u inkuadruar nė Evropė.Historikisht,nė tė gjitha kohėrat,populli ynė i ka dhėnė kontinentit tonė personalitete tė shquara.Shqiptarėt kanė kontribuar nė pėrhapjen e qytetėrimit perėndimor, nė Ballkan.Kėtu ka ndihmuar edhe pozicioni gjeopolitik i popullit tonė midis lindjes dhe perėndimit. Ai ka qenė njė urė lidhėse dhe njė bartės i qytetėrimit perėndimor,sidomos nė shekujt e fundit e deri sot.Gjithmonė populli yne i ka mbajtur sytė andej nga ishte progresi.Le tė lėvizim nėpėr kohėra pėr tė parė kėtė ecuri tė shqiptarėve si popull evropian.
Shqiptarėt kanė dhėnė ndihmesėn e tyre nga njėri cep i kontinentit evropian nė tjetrin,nga Anglia nė Itali,nga Spanja deri nė Hungari, nga Franca dhe Gjermania deri nė Rusi etj. Nuk kanė tė numėruar bėmat e tyre qė nga pėrhapja e krishtėrimit dhe deri nė hedhjen e themeleve tė kulturės sė tyre.
Nuk ėshtė vendi kėtu pėr tė hyrė nė detaje,por mė mirė po i referohem ndihmesės sė humanistėve shqiptarė nė Rilindjen Evropiane.Ishte Leonik Tomeu nga Durrėsi,mesues i Nikolla Kopernikut,qė ringjalli Aristotelin e lashtėsisė e solli nga greqishtja nė latinisht, gjuhėn franke tė kohės.Njė Gjon Gazulli nga Mirdita,pėr arritjet nė fushėn e filozofisė dhe sidomos tė astronomisė do tė kėrkohej nga oborri mbretėror hungarez,nga i shumėdituri Matias Korvini. Marin Beēikemi do tė bėnte rektorin nė Universitetin e Padovės,ndėrsa njė Mihal Artioti pasi tė pajisej me kulturėn mė tė lartė tė kohės nė shkollat humaniste tė Italisė, Francės dhe Spanjės,do tė shkonte nė Rusi,do tė pėrkthente librat fetarė tė Bizantit nė gjuhėn ruse dhe do ti hidhte themelet e kulturės ruse si askush tjetėr.Kisha ruse sė fundmi e ka shpallur si shenjtor tė vetin, kėtė bir tė njė familjeje fisnike te Ēamėrisė(Epirit)nga qyteti shqiptar i Artės,qė i dha edhe mbiemrin.Shqiptarėt do tė ngrinin nė Venedik njė Scuola degli Albanesi(shkolla e shqiptarėve)e cila do tė luante njė rol tė veēantė nė pėrhapjen e kulturės humaniste edhe midis shqiptarėve tė emigruar pas katastrofės tė pushtimit Osman tė Shqipėrisė.
A nuk ishte Skėnderbeu ynė qė iu bė gardh mbrojtės qytetėrimit evropian nga hordhitė osmane? A nuk ishin dy pashallarė osmanė me origjinė shqiptare midis tė cilėve dhe i dituri, vlonjati Lutfi Pasha, qė e sabotuan nga brenda pėrparimin e osmanėve drejt gadishullit Apenin nė Otranto e bėnė tė mos hynin dot osmanėt nė Itali.
Dy shekuj mė vonė,nė universitetin e Padovės,shqiptarja Eleni Peshkopia do tė ishte doktorja e parė e shkencave nė botė pėr filozofi qė e mbrojti atė me sukses tė plotė ,ndonėse e pati tė shkurtėr vrapin nė jetė. Ētė shkruajmė pėr Angjelika Palin, ēamen poete,filozofe qė rridhte nga njė familje fisnike dhe emri i saj ka hyrė nė enciklopeditė e botės. Po e famshmja princeshė Dora DIstria,gjithashtu princeshė e letrave,qė bėri aq shumė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt e pėr Rilindjen Kombėtare nė sallonet mondane tė Evropės! Ētė flasim pėr inxhinierin shqiptar Karl Gega,i cili ndėrtoi hekurudhėn e parė malore nė botė dhe hapi tunelin e dėgjuar tė Semeringut,qė kalon nėn Alpet e Evropės nė kufirin Itali-Zvicėr.Po pėr voskopojarin Baron Sina me banim nė Austri, qė ndėrtoi urėn e famshme qė lidhi dy pjesėt e kryeqytetit hungarez Budėn me Peshtin mbi lumin Danub.Nuk guxojmė tė hyjmė nė hollėsira se kjo kumtesė do tė shkonte tepėr gjatė.
Le tė ndalemi pėr tė marrė frymė njė moment tek Voskopoja,tek metropoli evropian nė mes tė maleve tė Shqipėrisė nė shekullin XVIII, kur Beogradi,Athina,Sofja e qytete tė tjera tė Ballkanit, para saj sishin veēse liliputė, nė krahasim me dhjetra mijėra banorė tė krishterė shqiptarė qė e popullonin atė dhe mbi 24 kishave,tė cilat e zbukuronin atė.
Voskopoja,ky qytet i themeluar mė parė nga princėt Muzakaj tė krahinės sė Oparit,nė mesin e shekullit XVIII,arriti apogjeun e vet me kulturėn materiale e shpirtėrore qė rrezatonte. Ajo u bė njė vatėr e qytetėrimit bizantin e evropian.Njė figurė qendrore e saj si protopapa Teodor Kavallioti,do tė pėrhapte idetė e Dekartit francez nė mjedisin shqiptar e ballkanik.Njė personalitet tjetėr si oparaku Kostandin Ēekani,do tė mbante ligjėrata nė Oksford tė Anglisė,nė Leiden tė Hollandės, nė Hajdelberg tė Gjermanisė. Gjithashtu do ti jepte leksione pėr shqiptarėt e vllehėt, suedezit Johan Thunman e ky pastaj nga ana e tij do tė bėhej themelues i albanologjisė.
Ēfarė tė them pėr Evgjen Bullgarin,i cili bashkė me Gotfrid Laibnicin hodhėn nė kėto kohėra,themelet e Akademisė Ruse tė Shkencave?!
Dy fjalė po i themi edhe pėr aristokracinė voskopojane,fisnikėt shqiptarė,tė cilėt smund ti dalloje nga fisnikėria evropiane nė maniera, mėnyrat tė sjelljes, nė veshje,nė shijet e tyre,nė tekat e tyre,nė luksin e tyre.
Moda dilte nė Paris,shkonte nė Venedik,pėrhapej nė Kostandinopojė,por ngjitej edhe nė qytetin nė prehėr tė maleve,pa i lėnė kusur asaj tė Parisit.Fisnikėt e tregtarėt voskopojarė i binin kryq e tėrthor Evropės. Pėr ta skish asnjė kufi.Ata ishin tė apasionuar pas luleve etj,njėsoj si fisnikėt evropianė,nuk u linin asgjė mangut nė gjithēka.
Jemi pikėrisht nė atė periudhė qė ka hyrė nė histori si Lale Devri nė lindje, apo Epoka e Tulipanėve nė Perėndim. Kjo pėrfshin pra si Lindjen dhe Perėndimin,nga Stambolli nė Hollandė,nė Paris e nė Venedik,apo edhe nė qytetin shqiptar nė zemėr tė maleve, tė Voskopojės. Francezi Zhan Faverial,qė ka shkruar njė Histori tė Shqipėrisė, tregon nėpėrmjet gojės sė njė plaku voskopojar,se njė nga shkaqet e rėnies sė saj ėshtė lluksi i grave. Voskopojarėt, sidomos gratė e kamura fisnike qė dilnin edhe nė Evropė,sidomos nė Italinė e afėrt,nuk i linin gjė mangut luksit tė Vjenės, Parisit, Romės,por as atij tė Kostandinopojės. Kur u prish Voskopoja, vrapin e mbajtėn drejt Stambollit.Rezultatet e dashurisė sė tyre pėr veshjen, kulturėn, qytetėrimin, i gjejmė nė qytetin e Korēės,kur qytetėrimi voskopojar, pas djegies sė qytetit malor, u zhvendos nė qytetin fqinj me tė, disa dhjetra kilometra larg. Sot, Korēa ruan e pėrcjell kėtė traditė, si njė nga qendrat e kulturės nė trojet mbarėshqiptare.
Edhe pashallėqet shqiptare autonome tė veriut dhe jugut,me kryeqendrat e tyre si Shkodra dhe Janina,por edhe Berati,u bėnė vatra tė civilizimit perėndimor.Nė to lulėzoi si kultura vendase,arsimi,por edhe artet,piktura, skulptura, skalistia (gdhendja e drurit). Njėkohėsisht me rrugė nga mė tė ndryshmet,u ndje ndikimi i qytetėrimit tė Perėndimit.Lidhjet e shumta qė u mbijetuan shekujve osmanė,nuk u kėputėn asnjėherė.Tradicionalisht nė shekuj,pėr mjekėsi studjohej nė Jugun e Italisė, nė qytetin e Salernos, por sbėnte pėrjashtim as Napoli e Roma. E njėjta gjė duhet thėnė edhe pėr Shkodrėn,si atė tė shekullit XVIII,ashtu edhe pėr atė tė shekullit XIX.Lidhjet me Venecian e mbarė Italinė,kanė qenė prezente nė qindvjeēarė dhe qytetėrimi i Evropės me arritjet mė tė fundit ka qenė i pranishėm nė Shkodėr,si tek Bushatllinjtė,ashtu dhe mė pas.Vetėm nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit,sipas profesor Zija Shkodrės,800 firma shkodrane esnafe,punonin me Venedikun dhe Ankonėn.Borgjezia tregtare shkodrane rrihte si rrugėt e detit,po ashtu dhe tė tokės nė brendėsitė e Ballkanit, pėrmes Gjakovės e mė thellė.Ajo njėkohėsisht ishte bartėse e tė rejave qė vinin nga komshiu mė i afėrt perėndimor,Italia.
Shqipėria,ndonėse nėn sundimin osman,pėrbėnte perėndimin e Perandorisė Osmane dhe portet e Tivarit, Ulqinit, Durrėsit, Vlorės, Prevezės, Artės etj,ishin valvola tė frymėmarrjes sė tėrė perandorisė.Nėpėrmjet tyre,jo vetėm dilnin e hynin mallrat,lėvizte ekonomia,por edhe vinte arsimi,kultura,qytetėrimi i pėrparuar,por edhe ideologjia iluministe,e cila u bė mbizotėruese nė shekujt XVIII-XIX,jo vetėm nė Shqipėri,por nė mbarė Ballkanin.
Dhe tani tė shohim si janė raportet midis Shqipėrisė e Evropės nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX dhe pėrgjatė shekullit tė XX.Nė Rilindjen Shqiptare dhe Rilindjen Osmane,Hasan Tahsinin e kanė cilėsuar si njė nga udhėheqėsit e lėvizjes sė perėndimorizimit nė Perandorinė Osmane nė Ballkan dhe nė Shqipėri.Nė kėtė drejtim,tėrė enciklopeditė turke janė nė unison nė lidhje me rolin e tij.
Vėllezėrit Frashėri,pėrfshirė mė tė voglin,Mehmetin,nė tėrė veprimtarinė e tyre sytė i mbajtėn nga perėndimi,nga Evropa,se aty ishte zhvillimi,progresi.Jo mė kot,Naimi do tė pėrsėriste fjalėt tashmė tė njohura:Dielli lind andej nga perėndon.Samiu,nė enciklopedinė e tij,do tu jepte vend jo vetėm personaliteteve lindore,por do ti mbushte faqet e 6 volumeve tė saj me figurat mė tė shquara tė kohės dhe tė sė kaluarės si Volteri,Russoi,Dekarti,Spinoza,Lajbnici e plot e plot tė tjerė.Enciklopedia e tij u bė burim i dijeve me tė cilat u rritėn breza tė tėrė nė Perandorinė Osmane,Ballkan e Shqipėri,por edhe jashte kufijve tė perandorisė. Roli i Frashėrllinjve nė pėrhapjen e iluminizmit ėshtė i jashtėzakonshėm.
Rilindasit e tjerė ecėn nė gjurmėt e Tahsinit, tė Abedin Dinos e tė Frasherllinjve tė mėdhenj.Ismail Qemali,Pashko Vasa, edhe ofiqarė (zyrtarė) tė lartė tė Perandorisė Osmane do tė luanin rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e qytetėrimit perėndimor, por bashkė me tė tjerė, do tė hidhnin themelet e pavarėsisė shqiptare.
Pjesa mė e madhe e tyre nuk qenė prezent nė momentin kulmor tė realizimit tė pėrpjekjeve tė tyre.Ky nder i takoi plakut vlonjat Ismail Qemali,qė u bė dhe artizani e realizuesi konkret i pavarėsisė. Ai ngriti flamurin nė Vlorė.
Edhe kur Shqipėria u bė shtet pas 1920,tė gjithė ata qė qenė nė krye,sytė nuk i hoqėn asnjėherė nga Perėndimi.Pėrjashto regjimin komunist qė pėr 50 vjet,sytė i ktheu nga Lindja,Bashkimi Sovjetik apo Kina. Intelektualėt me bindje e formim perėndimor,i ndoqi e i pėrndoqi sikur tė kishin kolerėn,i pėrplasi burgjeve,internimeve dhe nė rastin mė tė keq u dha plumbin kokės apo dhe i vari nė litar.Intelektualėt shqiptarė me formim perėndimor e mbanin kokėn nga oksidenti;futėn oksidentalizmin, siē e quajtėn nė atė kohė nė vend,pra synuan perėndimorizimin e Shqipėrisė. Intelektualė si Mirash Ivanaj, Branko Merxhani,Vangjel Koēa,Vasfi Samimi etj,kanė qenė nė pararojė tė kėtij procesi.
Nuk mund tė lemė pa thėnė dy fjalė edhe pėr shkollat e huaja nė Shqipėri dhe rolin e tyre nė pėrhapjen e qytetėrimit perėndimor nė edukimin e brezit tė ri me frymė oksidentale. Gjuhėt e huaja tė mėdha tė Evropės qė mėsoheshin nė to,lehtėsuan ecurinė e kėtij procesi.Liceu i Korcės me frengjishten e tij,Tregtarja e Vlorės dhe shkollat katolike tė Shkodrės me italishten e tyre,shkolla teknike e Fulcit nė Tiranė dhe Bujqėsorja nė Golem tė Kavajės,si dhe Instituti Kyriaz (Qiriaz) me anglishten e tyre,apo Medreseja e Tiranės me anglishten e italishten,si dhe gjuhėt e Lindjes, pa folur pėr Gjimnazet e shtetit nė Tiranė,Shkodėr e gjetkė,apo pėr Normalen e Elbasanit, ku bėheshin gjuhė tė tilla si frengjishtja,anglishtja apo ndonjė gjuhė tjetėr. Tė gjitha kėto shkolla kanė qenė vatra tė pėrparimit,progresit dhe dritare tė hapura drejt perėndimit.Ato krijuan nje elite me botėkuptim perėndimor qė regjimi komunist,brenda njė dhjetėvjeēari fill pas luftės,u mundua ta asgjesojė siē edhe pothuajse e asgjesoi. Pak,shumė pak prej tyre, mbijetuan deri nė vitin 1990,kurse tė tjerėt,nė si korri kosa e vdekjes, i hėngrėn burgjet e internimet , e nė rastin mė tė mirė, vdekja natyrale e pėrshpejtuar nga vuajtjet e paimagjinueshme qė kaluan nė dhomat e ferrit,tė regjimit monist.Faji i vetėm i tyre ishte se kishin mbaruar shkollė tė paraluftės psh. tė themi tekniken e Fulcit.Mjaftonte vetėm kaq qė ata tė degdiseshin burgjeve siē i degdisėn, apo dhe tė hanin ndonjė plumb pas kokės.Kėshtu e pėsoi inteligjenca shqiptare, por edhe fisnikėria shqiptare qė pati botėkuptim,mentalitet,formim oksidental,apo pse kokėn e mbajti nga Perėndimi.Po edhe ajo qė u formua nė Rusi, kishte njė tavan: kush e nxirrte kokėn mbi tė, regjimi komunist ia preu atė.
2.Vlerat materiale dhe shpirtėrore qė sjell populli shqiptar sot nė familjen evropiane
Populli e kombi shqiptar vjen sot para Evropės me ballė lart,si pėr rrugėn e pėrshkruar nė shekuj,si pjesė e pandarė e kontinentit plak,ashtu edhe me pasuritė materiale e shpirtėrore,qė i bart me vete sot e gjithė ditėn.Dhe nuk janė tė pakta!Njė pjesė e tyre janė tė njohura nė tėrė botėn dhe pjesėn tjetėr kanė pėr ti njohur mė mirė tė huajt,kur populli ynė tė integrohet nė Evropė
Por,le ti marrim me rradhė.
Sė pari,ėshtė ajo qė quhet kulturė materiale.Kėtu duhet tė ndalojmė tek vlerat arkitekturore shqiptare tė formuara nė shekuj.Ėshtė njė trashėgimi e tėrė qė e ka krijuar populli ynė,pasuri e madhe arkitektonike e mbjellė, jo vetėm brenda Shqipėrisė,por nė tėrė trojet etnike,bile nė mbarė Ballkanin e deri nė Anadoll e mė gjerė.Njė shqiptar nga Opari,ka bėrė tempullin e Taxh Mahallit nė qytetin Agra tė Indisė sė largėt-njė nga shtatė mrekullitė e botės.Po kishat e Voskopojės qė sot janė shpallur pasuri botėrore e mbrohen nga UNESCO?Dy qytete muze: Gjirokastra-vepėr e mjeshtėrve oparakė, apo qyteti i Beratit,me kishat e xhamitė e veta,apo Prizreni nė Kosovė,janė pasuri materiale e popullit tonė dhe sot,pėr turizmin kulturor janė perla.Ētė themi pėr gjithė ato objekte kulti,xhami e kisha,qė regjimi monist i bėri rrafsh me tokėn,duke na lėnė pa dėshmitė pėr historinė mesjetare tė Shqipėrisė.Edhe prej kėsaj pasurie materiale kanė mbetur disa objekte qė rastėsia i shpėtoi nga stuhia e shkatėrrimit .Afresket e kishave me pikturat e Onufrit e birit tė tij Nikolla,tė vėllezėrve Katro-Ēetiri,tė vėllezėrve Zografi, tė David Selenicasit etj., edhe sot kur i shikojmė,pas disa shekujsh provojmė emocione tė forta artistike.Kur i kanė parė specialistėt e artit apo afreskeve fetare,janė mrekulluar. Ētė themi, pėr kodikėt kishtarė,sidomos ata tė dy tė Beratit,qė ruhen nė arkivin e shtetit?Po pėr xhubletėn shqiptare si pasuri materiale etnografike, ētė themi?Kush hahet me tė si veshje nga lashtėsia,jo vetėm nė kontinentin tonė,por nė mbarė botėn!
Pa u zgjatur,mund tė themi se nė lėmin e kulturės materiale,njerėz tė shquar tė tė gjitha fushave,i kanė dhėnė vlera shoqėrisė shqiptare e mbarė Evropės.
Njė dukuri tjetėr e terrenit shqiptar,ėshtė ajo qė quhet isopolifoni:njė pasuri shpirtėrore e madhe.Specialistėt tanė,por edhe tė huaj,e kanė ēmuar lart kėtė vlerė,kėtė pasuri,relike,qė ruhet e gjallė nė gjirin e popullit shqiptar.Nė Bylis tė Mallakastrės sapo mbaroi festivali i pestė i isopolifonisė.Nė sallat prestigjioze tė botės, si nė Mynih tė Gjermanisė e gjetkė,kėngėt tona polifonike me iso,i kanė rrėmbyer spektatorėt e huaj!
Kombi shqiptar vjen nė familjen evropiane me njė pasuri shpirtėrore tė pallogaritshme, me gjuhėn e tij shqipe,njė nga mė tė vjetrat e kontinentit e tė mbarė botės krahas sanskritishtes e gjuhėve tė tjera mė tė vjetra botėrore qė ruhen tė gjalla edhe sot.Popullit shqiptar,popujt e tjerė tė botės,sot e mė tepėr nė tė ardhmen,do ti jenė mirėnjohės qė ka ruajtur tė gjallė shqipen,gjuhėn e tij,qė ėshtė njė gjuhė e jashtėzakonshme,me vlerė edhe pėr mbarė njerėzimin!
Evropa e ka ēmuar, e ēmon sot e do ta ēmojė popullin tonė edhe nė tė ardhmen, pėr disa nga virtytet e tij tė paēmuara,siē janė besa,trimėria-burrėria-fisnikėria,mikpritja-bujaria.Tė ndaleshim pėr secilėn do tė shkonte gjatė, por po themi nga dy fjalė pėr secilėn prej tyre.Fjala besa ka hyrė siē ėshtė nė shqip,nė tė gjitha gjuhėt e Ballkanit. Besa shqiptarethonė popujt e Ballkanit kur duan tė flasin pėr fjalėn e dhėnė,tė mbajtur pa diskutim.Trimėria-burrėria,por edhe fisnikėria shqiptare kanė spikatur nė shekuj edhe sot.Ndėrsa mikpritja-bujaria shqiptare proverbiale,kė ska lėnė pa fjalė nga tė huajt qė e kanė provuar.Ajo ėshtė e tillė sa edhe nė Kanunin e Shqiptarit,edhe gjaksi po tė trokiti nė derė, je i detyruar ta presėsh e pėrcjellėsh, pėr aq sa i ardhuri ėshtė nė besėn tėnde.Vetėm pasi mbaron mikpritja dhe e pėrcjell jashtė derės,atėherė vepron pėrsėri ligji i gjakmarrjes.
Shqipėria,duke filluar nga vitet 2000 e deri mė sot,ėshtė bėrė vendi i mbi dhjetė konferencave shkencore pėr harmoninė ndėrfetare qė ekziston prej shekujsh nė kėtė vend,i cili nuk di se ēdo tė thotė urrejtje fetare,luftė fetare!Ėshtė interesante se Shqipėria ėshtė njė mozaik i pothuajse tė gjitha feve monoteiste botėrore,i feve abrahamike dhe i disa degėzimeve tė kėtyre,duke filluar nga judaizmi,krishtėrimi me dy nėndarjet e tij dhe qė prej njė shekulli e gjysėm dhe tė njė degėzimi tė tretė tė tij, siē janė ortodoksizmi,katolicizmi dhe protestantizmi,muslimanizmi nė dy degėzimet e tij:synit dhe atė shiit,me njė sekt tė kėtij tė fundit,si Bektashizmi,qė pėrbėn njė komunitet mė vete e qė konsiderohet si fe e katėrt e shqiptarėve.Evropianėt,nė kėtė drejtim,kanė se ētė mėsojnė nga populli shqiptar,nga eksperienca e tij lidhur me harmoninė e tolerancėn e tij ndėrfetare shembullore.Konferencat e zhvilluara nė Shqipėri nė kėtė drejtim, u kanė treguar jo vetėm evropianėve, por tėrė botės se kanė nevojė tė dėgjojnė e marrin leksione nga populli shqiptar.Mjafton tė kujtojmė se asnjė hebre-izraeliti nuk i doli gjak nga hundėt nė Shqipėri,asnjė nga ata mijėra qė jetuan apo u strehuan nė vendin tonė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk iu prek njė fije floku dhe jo vetėm su dorėzuan nė duar tė nazistėve,por u fshehėn e u ruajtėn me fanatizėm.Antisemitizmi,njė dukuri e zakonshme atėherė nė mbarė Evropėn,ska pasur e kurrė ska pėr tė pasur vend nė gjirin e popullit shqiptar.
Ndaj, nė mbyllje tė kėsaj kumtese,mund tė themi me krenari se populli shqiptar,kombi ynė,ėshtė njė komb me vlera tė veēanta.Duke hedhur hapat drejt Evropės,nė kuadrin e integrimit,ballin e mban lart, i vetėdijshėm pėr vlerat e veta tė shumta materiale e shpirtėrore qė bart e i bėn pasuri tė pėrbashkėt me popujt e tjerė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt