Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11

    Mustafa Nano - Sa do doja te isha kroat!

    SA DO DOJA TE ISHA KROAT!

    2009-04-06

    MUSTAFA NANO (KERKO ...)

    SA DO DOJA TE ISHA KROAT!

    Ja njė fotografi e ditės sė djeshme: makina qė uturinin e qė u binin borive rrugėve tė Tiranės; prej kėtyre makinave nxirrnin kokėn njerėz, qė sapo kishin zbuluar brenda vetes sentimente tė egra euro-atlantiste; njė varg i gjatė makinash tė tjera kishin dalė nė Rinas pėr tė pritur delegacionin qė sillte dokumentin e anėtarėsimit; trafiku nėpėr rrugėt e Tiranės ishte totalisht i bllokuar; kamerat televizive tė tė gjitha televizioneve filmonin e pėrcillnin drejtpėrsėdrejti nė shtėpitė e shqiptarėve tė shkretė pamje nga mbėrritja triumfatore e kėtij delegacioni tė fantaksur. TVSH-ja (tė kuptohemi, jo Taksa e Vlerės sė Shtuar, por TeleVizioni Shqiptar, qė funksionon me taksat tona) kish improvizuar njė ekran nė sheshin "Skėnderbej", dhe prej andej u shpėrndante tė gjithė kalimtarėve pamjet e fitores, pamjet e festės, pamjet e mbėrritjes sė triumfatorėve alienė, deklaratat e ndėrkryera tė njeriut mė tė ndėrkryer tė kėtyre anėve tona (ka nevojė t\‘i thuhet emri?). Kudo kish makina policie, policė, sirena, poster-a tė mėdhenj, flamuj kombėtarė, flamuj tė Partisė sė lavdishme Demokratike.


    * * * * *


    Dy ditė pėrpara anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO shkrova njė artikull, nė tė cilin theksoja pa asnjė ndėrdyshje rėndėsinė e kėsaj ngjarjeje. Por ajo qė ndodhi dy ditė mė pas (pėr dy ditė me radhė) ishte njė histeri kolektive, qė nuk kishte asnjė lidhje me rėndėsinė e ngjarjes. Ishte njė gjė e bezdisshme dhe fyese; madje, ishte - kėtė po e them gjithashtu pa asnjė ndėrdyshje - dhe e turpshme. Delegacione tė pėrcjella me pompė gati perandorake, tam-tam-e tė pafundme mass-media-tike, pamje kinse tė pėrdėllyera politikanėsh, qurravitje e buzėqeshje tė jargavitura delegatėsh shqiptarė pėrballė big-wig-ėsh euro-atlantikė, fytyra tė pėrflakura anchormen-ėsh televizivė, qė me kėtė rast kishin veshur rrobat e reporterit patetik nė shėrbim tė regjimit, apo nė ndjekje tė frymės sė regjimit, intervista e fjalime tė mbushura me mbiemra e pėrcaktorė tė shkallės sipėrore, koncerte, tubime, garė programesh televizive me temė anėtarėsimin nė NATO, lajme, lajme e prapė lajme tė lidhura prapė me dy anėt e Rhine-it tė famshėm, transmetim live i ngjarjes nga Strasbourg-u, Kehl-i e Baden-Baden-i, kthim prej pushtuesish-triumfatorė nė Tiranė, dyndje "spontane" e njerėzve nėpėr rrugėt e Tiranės me rastin e mbėrritjes sė udhėheqėsve tanė tė mėdhenj (O Zot, mė vjen pėr tė qarė dhe mua, por jo prej pėrdėllimit e jo prej emocioneve patriotike!), e kėshtu me radhė, e kėshtu pa fund. Festa vazhdon.

    Pak mė sipėr, pėrmenda shėrbimin ndaj regjimit, por edhe kapitullimin pėrballė frymės sė regjimit. Po shpjegohem. Kemi shėrbėtorėt e regjimit, tė cilėt dallohen qė larg, sidozot njė numėr institucionesh shtetėrore, televizionin publik, televizionin "Klan", por, nė anėn tjetėr, kemi edhe disa "institucione" kombėtare tė njohura nė vijimėsi pėr qasjen anti-regjim, tė cilat kanė kapitulluar megjithatė pėrballė frymės sė regjimit (me frymė kuptoj ēdo gjė qė na bėn ta shohim veten si shėrbėtorė tė politikės, qeverisė, shtetit, e jo tė shohim kėto tė fundit si shėrbėtoret tona. Kjo pra e dallon frymėn e tė gjitha regjimeve; afėrmendsh edhe tė regjimit ku po jetojmė). Ēfarė kam parasysh me "institucione" kombėtare armike tė regjimit dhe mike tė frymės sė kėtij regjimi? Kam parasysh opozitėn politike, e cila, jo vetėm nuk arriti ta denonconte kėtė harbim tė ēmendur e pa kuptim, por u bė pjesė e kėtij harbimi, kam parasysh mass-media-n opozitare, kam parasysh "Top Channel"-in (ishte interesante tė vije re se si pėrthyhej nė tė dyja anėt e Rhine-it logjika sektare e Tiranės: nė tė njėjtėn orė tė ditės, ndėrsa Fevziu intervistonte ghibelini-n Berisha, Balla intervistonte guelfin Topi. Qė tė katėrt ishin nė njė gjendje orgazmatike), kam parasysh njė frymė tė tėrė homogjene, rrjedhimisht hegjemone. Kjo frymė tė kall datėn mė shumė se sa njė Kryeministėr i sėmurė e bandit; kjo frymė tė kall datėn mė shumė se sa vetė regjimi, i cili - pėr kėtė nuk duhen mė prova - po pėrgatitet tė na vjedhė edhe rezultatin e zgjedhjeve tė ardhshme; kjo frymė tė kall datėn, pasi nxit (ose legjitimon) zhdukjen e tė gjitha foltoreve, nga ku mund tė dėgjohen edhe zėra tė mekur heterodoksė; kjo frymė tė kall datėn, pasi na bėn tė jetojmė me idenė qė nė kėtė botė kanė rėndėsi jo dinjiteti e liria jonė individuale, po njė moral e ca konvencione kolektive, mbi tė cilat ngrihen pushtete arbitrare e jetėgjata; kjo frymė tė kall datėn, pasi shpeshherė nuk ka nevojė tė tė censurojnė, ngaqė ti censuron vetveten prej frikės se gjindja mund tė tė izolojė, ose mund tė tė japė munxėt; kjo frymė tė kall datėn, pasi edhe atdheun ta bėn tė huaj. Kėto tri-katėr ditė nuk do doja tė isha shqiptar; do doja tė isha, fjala vjen, kroat, pasi kėshtu, nga njėra anė do tė mund t\‘i gėzohesha njė si biēim afermacioni euro-atlantik tė vendit tim, nga ana tjetėr as nuk do tė pėrqeshesha prej pacipėsisė sė regjimit, as nuk do tė nėpėrkėmbesha prej frymės sė regjimit. Nė Kroaci, nė tė njėjtat ditė e pėr tė njėjtėn ngjarje, nuk ka pasur asnjė lloj harbimi; festa e anėtarėsimit nė NATO nuk prishi asnjė axhendė tė jetės kroate, e cila rrodhi normalisht, ashtu si ditėt e tjera; i vetmi ndryshim kishte tė bėnte me njė theks pakėz mė tė madh mass-media-tik mbi ngjarjen. Por, edhe ky ishte theks pastėrtisht mass-media-tik, i pandotur prej frymės sė ndonjė regjimi. Ja, prandaj do doja tė isha kroat kėto tri-katėr ditė tė shkuara. E nėse zgjedhjet e ardhshme nuk do tė bėjnė gjė tjetėr, veēse do tė konfirmojnė kėtė regjim banditėsh e rrugaēėsh (n\‘daēi me vota tė vjedhura, n\‘daēi me vota tė fituara ndershmėrisht), unė do doja tė isha kroat pėrgjithmonė. Nė kėto rrethana, po tė kisha para, do t\‘i bėja naftėn kėtij vendi, do t\‘ia bėja naftėn pėr aq kohė sa do tė komandohej prej njė njeriu, qė nuk la gjė pa vjedhur nė kėtė vend (po na vjedh dhe njė arritje, e cila asėll-asėll veē atij nuk i takon asnjė ēikė). Do ta bėja kėtė pėr tė mos u identifikuar pa fund me atė soj shqiptarėsh, tė cilėt janė vėnė pa fund nė mbėshtetje tė tij, por edhe ngaqė historia e kėtyre viteve ka treguar se kur ky vend komandohet nga ata, nuk ka vend pėr tė tjerė, qė janė tė ndryshėm prej tyre. Por pėr fat tė keq nuk kam para. Nė vend tė tyre kam njė dėshirė: do doja tė isha kroat!


    * * * * *


    Janė ca pyetje qė kam pasur mė sė shumti nė kokė kėto ditėt e harbimit tė madh e tė turpshėm, e qė kanė lidhje me arsyetimet e sapobėra: Si ėshtė e mundur qė ky vend tė bjerė e tė mbesė gjithė kohėn nė duart e bandave tė tilla? Si i bėhet me ata shqiptarė qė, mė shumė se sa lajme 24 orė non stop mbi NATO-n, duan tė shohin nė televizor telefilmin e preferuar? Si i bėhet me ata shqiptarė, qė nė orėt e kėsaj karnavaleje zyrtare, d.m.th. nė orėt e bllokimit total tė Tiranės, duan tė shkojnė tė luajnė calcetto, duan tė dalin shėtitje nga liqeni, duan tė bėjnė njė xhiro deri nė Durrės, duan tė ngjiten nė malin e Dajtit pėr tė thithur pak ajėr tė pastėr, duan tė bėjnė njė xhiro me biēikletė nėpėr rrugėt e qytetit, duan tė shkojnė nė kinema, nė teatėr, nė opera, duan tė shkojnė te dentisti, apo te psikologu, apo te kursi i gjuhės sė huaj, te prindėrit e tyre nė nevojė etj., etj.? Shkurt, si i bėhet me ata shqiptarė, tė cilėt nuk duan t\‘ia dinė pėr festa tė tilla? A kanė tė drejtė kėta njerėz tė bėjnė njė jetė qė nuk lėndohet prej axhendės sė bandave me pushtet? A ėshtė ky vend edhe i tyre? A ka vend nė kėtė vend edhe pėr njerėz qė nuk kanė e nuk duan tė kenė asnjė lidhje me bandat nė pushtet, rrjedhimisht as me gėzimet, as me hidhėrimet e tyre? A mos vallė qė tė gjithė kėta (dhe me siguri janė shumica e banorėve tė kėtij vendi) do tė duhej tė thoshin: Ah, si s\‘jemi kroatė?

    shqip

  2. #12

  3. #13

  4. #14

  5. #15

  6. #16




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-10-2012 mė 15:33

  7. #17

  8. #18




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-10-2012 mė 15:39

  9. #19

  10. #20


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-10-2012 mė 16:01

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •