Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 96
  1. #1

    Kryeministri Berisha do të vizitojë të premten, Gjakovën dhe Deçanin, në Kosovë

    Kryeministri Berisha do të vizitojë të premten, Gjakovën dhe Deçanin, në Kosovë


    Kryeministri Berisha do të zhvillojë të premten, një vizitë në Gjakovë dhe në Deçan, në Kosovë. Kjo vizitë bëhet në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare. Kryeministri Berisha sëbashku me autoritetet më të larta të Kosovës do të jetë i pranishëm në ceremonitë e vendosjes së shtatoreve të patriotëve shqiptarë në Gjakovë dhe Deçan.

    Fillimisht, Kryeministri Berisha do të ndalet në komunën e Gjakovës, ku në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, të Kryeministrit Berisha dhe autoritete vendore do të zhvillohet ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra, në qendër të këtij qyteti.

    Më pas, Kryeministri do të vizitojë Deçanin. Kryeministri Berisha do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, do të bëjë një vizite në familjen Haradinaj, si dhe do të vendosë buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

    Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha do nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

    Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.

    Në këto vizita, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet me një fjalë qytetarëve të Gjakovës dhe Deçanit, ku do të shprehë ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar she sakrificave të të gjithë patriotëve shqiptarë, kudo, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.

    11/10/2012

    http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17169

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    thote makuteria.com:
    Kjo vizitë bëhet në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare.
    shkoni e thojani femijeve ne shkolla apo atyre ne çerdhe, se ka nje probabilitet genjimi e mashtrimi ...

    ai po lot si nje deshtak i trembur ne palce me karten e "patriotizmit" ... po i largohet vendit qe po i duket perhere e me shume armiqesor e kundershtor si asnjehere tjeter ...

    ky i "perveluar" i ndjenjes se krenarise dhe peruljes (qe nuk shkojne aspak me njera tjeten) ne vend qe te shkoje aty ku qytetaret e vendit te tij po digjen, shkon e merr arratine dhe fshihet ne ceremonira e prerje shiritash ne Kosove ...

    edhe atje ka domote, ene veze ....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Në Tiranë me aq sa kishin, një çik miell, nuk u kursyen... mbase ju tepron pak kosë andej nga Gjakova

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kot per kuriozitet
    ne kosove a ka njerez qe se dun berishen?
    me sa kam njohuir ketu te gjithe e duan pa perjashtim
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    kot per kuriozitet
    ne kosove a ka njerez qe se dun berishen?
    me sa kam njohuir ketu te gjithe e duan pa perjashtim
    m'ka fole tata per burkina fason ... edhe atje e dun berishen, te gjith pa perjashtim ... ata qe s'e njofin ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Po Sllobodanka cuca e Milices do te vizitoje Mitrovicen ? Tani po e kuptoj pse Ramizi zgjodhi Salehun per drejtues te PD-se ! Me siguri per punen e Kosoves ! Sepse Salehu eshte i martuar me Sllobodanken dhe keshtu qe ka mundesi te vzitoje edhe pakicat serbe ......ne enklavat serbe apo me gjere !

    Nuk i ndahet kollaj serbi Kosoves !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 12-10-2012 më 18:46

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    qener..ju vjen plasje pse berisha pritet si hero ne kosove..nuk jam rrace komuniste ata jo..nuk jane rrace komunistesh qe ta kene hale ne sy siq e keni ju liderin e demokracise ne shqiperi..e presin birin e tyre siq ju ka hije..ashtu e priten edhe dje ..edhe pse koha ishte katastrofikisht e keqe prap ata me mijera presin djalin e tyre siq i takon..komunistave ne shqiperi ju vjen plasja..plasni...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Malsori mua më shumë më kujton kopshtin ti.. kur si fëmi që ishim, pa pikën e mendimit/kritikës ndaheshim në skuadra. Kjo nuk do të thotë që nuk je i aftë të mendohesh, përkundrazi.. thjesht zakoni dhe ndjenjat arrijnë dhe kapin "timonin" të parat dhe mendimi i shkretë ri me gisht në gojë!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    m'ka fole tata per burkina fason ... edhe atje e dun berishen, te gjith pa perjashtim ... ata qe s'e njofin ...
    nuk e kisha me tallje isha shume kurioz
    sepse flas per ketu ne austri asnje skam degju qe te thote dicka te keqe per te
    malsori ka drejte keshtu e thone dhe keta berisha eshte hero
    biles ka nga ata qe thone se pavarsia e kosoves erdh nga berisha
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10


    Zëri i Amerikës

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •