As unë e kam shumë të vështirë ta besoj historinë e plakut. Në media thuhet për 'prova të pakontestueshme' dhe ajo e ADN-së është e tillë. Nqs kanë marrë ADN-në e fetusit nga gjaku i viktimës dhe atë të plakut dhe nqs të dyja përkojnë me njëra-tjetrën atëherë ai është, ishte i ati i fëmijës.
Problemi është se lajmi raportohet në mënyrë jo shumë konçize. Jo vetëm mospërputhje moshe e detaje të tjera, por as nuk përmendet asgjëkund për krahasimin e dy ADN-ve. Thuhet '' ekzaminimet e mjekësisë ligjore'' por cilat dreqin se?!
Inati im është me të atin. Nqs është e vërtetë se plaku e ka përdhunuar me 13 apo 14 vjeç, atëherë është e kuptueshme që vajza nuk ka guxuar të flasë. Ajo është ndierë e turpëruar dhe s'ka guxuar të thotë që është përdhunuar e ka qënë shtatzanë duke e ditur që ka për baba një tiran! Ai të vdekur dhe e mbylli mortin, e imagjinoni dot ç'mund të bente po të ishte e gjallë?! Shumica e viktimave të abuzimeve seksuale e kanë të vështirë të rrefejnë për abuzimet që kryhen me to. Ndihen shumë të ngarkuara psikologjikisht dhe tërhiqen, mbyllen, bëhen të heshtura etj Familja duhet t'i vë re këto ndryshime në sjellje. Por ç'pret nga disa shpellarë që kujtojnë se femrat janë skllave. Më bëhet qejfi (edhe pse nuk është mirë të thuhet në situata të tilla) për të atin, se iu thyen mirë turinjtë dhe egoja idiote. Goca e tij që s'dilte nga oborri, që e merrte dhe e përcillte, Shën Maria e tij doli Maria Magadalenë.
Histori makabre e kalbësisë morale të shoqërisë shqiptare të shk.XXI .
Krijoni Kontakt