Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Thumbs up Shqipėria merr statusin kandidat

    TIRANE- Komisioni Europian rekomandoi dje qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Europian, por me kushtin qė tė shėnohet progres nė fushėn e drejtėsisė, nė atė tė administratės publike si dhe nė reformėn parlamentare, duke kėrkuar njėkohėsisht edhe njė angazhim mė tė fortė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    “Gazeta Shqiptare” boton sot gjetjet kryesore tė Raportit tė Progresit 2012 pėr Shqipėrinė.

    PROGRES-RAPORTI 2012
    Raporti i Progres pėr Shqipėrinė ėshtė pjesė e Paketės sė Zgjerimit 2012 tė miratuar nga Komisioni Evropian mė 10 tetor. Komisioni Evropian arriti nė pėrfundimin se Shqipėria ka bėrė progres drejt pėrmbushjes sė kritereve politike pėr anėtarėsim nė BE duke kryer njė numėr reformash tė rėndėsishme kundrejt prioriteteve kyē tė Opinionit tė Komisionit tė vitit 2010. Duke pasur parasysh kėtė, Komisioni Evropian rekomandon qė Shqipėrisė t’i jepet statusi i vendit kandidat nė BE, pasi tė pėrmbushė masat kyēe nė fushat e reformės sė gjyqėsorit dhe administratės publike dhe rishikimin e rregullores sė Kuvendit. Komisioni do tė vlerėsojė gjithashtu pėrpjekjet e mėtejshme tė Shqipėrisė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Me qėllim qė tė jetė nė gjendje tė kalojė nė fazėn tjetėr dhe tė hapė negociatat e asociimit, Shqipėria duhet tė demonstrojė veēanėrisht njė implementim tė qėndrueshėm tė angazhimeve tė ndėrmarra dhe plotėsimin e prioriteteve kyēe tė mbetura qė nuk janė pėrmbushur plotėsisht. Fokusi duhet tė jetė shteti ligjor dhe tė drejtat themelore. Dialogu i qėndrueshėm politik do tė mbetet esencial pėr njė proces tė suksesshėm tė reformave. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2013 do tė jetė njė test themelor nė lidhje me kėtė dhe njė parakusht pėr ēdo rekomandim pėr hapjen e negociatave.

    KRITERI POLITIK
    Shqipėria ka bėrė pėrparime nė pėrmbushjen e kriterit politik tė Kopenhagės pėr anėtarėsi nė Bashkimin Evropian. Koordinimi i punės lidhur me integrimin nė BE ėshtė pėrmirėsuar mė tej, duke ēuar nė rishikimin e Planit Kombėtar tė Veprimit pėr trajtimin e prioriteteve kyēe tė BE-sė. Ky proces ka qenė transparent dhe pjesėmarrės, pėrfshirė diskutime me opozitėn nė Komisionin Parlamentar pėr Integrimin Evropian. Dialogu politik mes palėve ėshtė pėrmirėsuar shumė duke i lejuar Shqipėrisė tė plotėsojė katėr nga pėrparėsitė kyēe, veēanėrisht ato qė kanė tė bėjnė me funksionimin e duhur tė kuvendit, miratimin e ligjeve nė pritje qė kėrkojnė shumicė tė pėrforcuar, emėrimin e Avokatit tė Popullit dhe proceset dėgjimore dhe votuese pėr institucionet kryesore dhe modifikimin e kuadrit ligjor pėr zgjedhjet. Shqipėria ėshtė nė udhėn drejt pėrmbushjes sė dy prioriteteve kyēe lidhur me reformėn e administratės publike dhe pėrmirėsimin e trajtimit tė tė dėnuarve. Ka patur progres edhe pėr prioritetet e mbetura, pėrfshirė hapa me rėndėsi si miratimi i ligjit mbi gjykatėn administrative, rritja e sekuestrimit tė pasurive kriminale, miratimi i njė strategjie gjithėpėrfshirėse mbi reformėn e pronave dhe sanksioneve shtrėnguese pėr dhunėn nė familje. Miratimi i amendimeve kushtetuese qė kufizojnė imunitetin e zyrtarėve tė lartė dhe gjyqtarėve shėnoi njė hap me rėndėsi nė luftėn kundėr korrupsionit. Shqipėria vazhdon tė luajė njė rol konstruktiv nė ruajtjen e stabilitetit nė rajon dhe nxitjen e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė me vende tė tjera tė Ballkanit Perėndimor dhe BE-sė. Megjithatė, nevojiten pėrpjekje tė tjera dhe tė qėndrueshme pėr tė pėrmbushur plotėsisht kriterin politik tė Kopenhagės. Pėr sa i takon demokracisė dhe shtetit ligjor, ėshtė thelbėsore tė mbėshtetemi nė progresin e bėrė dhe tė sigurohet qėndrueshmėria e dialogut politik dhe pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr reforma. Janė tė nevojshme masa konkrete pėr forcimin e pėrgjegjshmėrisė, pavarėsisė dhe efikasitetit tė sistemit gjyqėsor. Duhet forcuar precedenti i hetimeve, pėrndjekjes dhe dėnimeve nė rastet e korrupsionit nė tė gjitha nivelet. Lufta kundėr krimit tė organizuar duhet pėrmirėsuar mė tej. Vėmendje e veēantė i duhet kushtuar zbatimit tė vazhdueshėm tė strategjisė pėr tė drejtat e pronėsisė. Zbatimi i instrumentave legjislative dhe politike nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, veēanėrisht nė lidhje me romėt, duhet pėrmirėsuar mė tej.

    KRITERI EKONOMIK
    Ekonomia shqiptare ka vazhduar tė ketė stabilitet makroekonomik. Shqipėria ka bėrė pėrparim drejt shndėrrimit nė njė ekonomi tregu funksionale. Ajo duhet tė jetė nė gjendje tė pėrballet me presione konkurruese dhe forcat e tregut brenda Bashkimit nė periudha afatmesme, me kusht qė reformat strukturore tė pėrshpejtohen dhe thellohen, pėrfshirė pėrforcimin e sistemit ligjor dhe forcimin e kapitalit fizik dhe njerėzor. Kėrkesa e brendshme ka kontribuar mė sė shumti nė rritjen e GDP me 3,1% nė vitin 2011, e megjithatė veprimtaria ekonomike ka ngecur nė ēerekun e parė tė vitit 2012 nga pėrēarjet e pushtetit. Inflacioni ka mbetur i pandryshuar falė politikes sė shėndoshė monetare tė Shqipėrisė. Megjithatė, ekonomia shqiptare ka mbetur e cėnueshme pėr shkak tė njė defiēiti tė lartė dhe defiēiti fiskal ėshtė rritur nė vitin 2011. Tė metat qė prekin shtetin ligjor dhe mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė pengojnė zbatueshmėrinė e kontratave dhe kanė ndikime negative mbi investimet dhe klimėn e biznesit. Mbetet shqetėsimi mbi nivelin e lartė nė rritje tė huave jopėrformuese nė sistemin bankar. Sektori informal dhe mbledhja e dobėt e taksave mbeten njė sfidė.

    LEGJISLACIONI I BE
    Shqipėria ka bėrė njė progres tė moderuar nė pėrmirėsimin e aftėsive tė saj pėr tė ndėrmarrė detyrimet e anėtarėsisė pėrmes pėrafrimit tė legjislacionit dhe standardeve tė saj me ato tė BE-sė, veēanėrisht nė fushat e konkurrencės, taksave, statistikave, drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė, arsimit dhe kulturės dhe bashkimit doganor. Megjithatė, nevojiten pėrpjekje mė tė mėdha meqė progresi ka qenė i kufizuar nė fusha si liria e lėvizjes sė punėtorėve, prokurimi publik, ligji pėr pronėsinė intelektuale, zhvillimi i bujqėsisė dhe ai rural, siguria e ushqimit, energjia dhe mjedisi dhe ndryshimet klimaterike. Nevojiten pėrpjekje tė qėndrueshme pėr forcimin e kapacitetit administrativ pėr implementimin dhe zbatimin e legjislacionit.

    Balkanweb/
    Revolution 1848

  2. #2
    Keto kushte BE ka disa vjet qe i ka "zbardhur" e jane te njohura per shqiptaret.
    Ajo qe nuk e "zbardh" dot BE, eshte se cfare kushtesh do te nxjere partia socialiste per cdo ligj qe ka lidhje me kerkesat e BE e qe duhet detyrimisht votimi me 3/5 ne kuvend.
    Revolution 1848

  3. #3

    Statusi, Sequi: Zgjedhjet 2013 parakusht pėr ēeljen e negociatave

    TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, pasi i dorėzoi sot progres-raportin e KE krerėve mė tė lartė tė shtetit, sqaroi nė njė konferencė pėr shtyp, pikat kyce mbi tė cilat ngrihet ky raport, duke rekomanduar qė Shqipėria t’i zbatojė ato, me qėllim qė sic tha ai, propozimi i sotėm tė bėhet realitet nė dhjetor.

    “Sic e dini edhe ju unė sot kam pasur mundėsi t’ua dorėzoj raportin krerėve mė tė lartė tė shtetit. Nesėr do ia dorėzoj dhe Ramės. Jam i mendimt se dita e sotme ėshtė tejet e rėndėsishme, tregon pėrparimet qė ka bėrė Shqipėria gjatė vitit tė shkuar, pėrparimi ėshtė i konsiderueshėm. Gjatė kėtij viti vumė re njė dialog tė pėrmirėsuar politik, qė ndikoi edhe tek reformat. Nė pėrgjithėsi Shqipėria pati progres tė mirė pėr sa i pėrket pėrmbushjes sė 12 prioriteteve. Gjatė kėsaj kohe janė pėrmbushur disa kritere kyce, qė kanė tė bėjnė me funksionimin e parlamentit, zgjedhjen e Avokatit tė Popullit dhe reformėn zgjedhore. Shqipėria po ecėn nė rrugėn e duhur pėr sa i pėrket reformės pėr adminstratrėn publike”, tha Sequi.

    Kreu i BE nė vendin tonė deklaroi se njė nga parakushtet qė Shqipėrisė t’i celen negociatat pėr anėtarėsimin nė BE janė edhe zgjedhjet e vitit 2013-tė. Ai renditi disa pika kyce ku Shqipėria duhet tė ketė kujdes.

    “Zbatim i qendrueshėm i reformave, sidomos nė fushėn e sundimit tė ligjit. Tė fuqizohet pavarėsia, llogaridhėnia e institucioneve gjyqėsore. Vendosmėri nė konsolidimin e luftės ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Masa efikase pėr pėrforcimin e tė drejtave tė njeriut dhe politikave jodiskriminuese. Zgjedhjet e ardhshme tė jenė nė pėrputhje me standardet europiane, si parakusht pėr celjen e negociatave”, nėnvizoi Sequi.

    Mė tej Sequi siguroi se Shqipėria do ta marrė plotėsisht statusin nė dhjetor, “me tu pėrmbushur reforma nė gjyqėsor, ajo pėr administratėn publike dhe rregullorja e Kuvendit", tha ai, ndėrsa shtoi se vendi duhet tė tregojė angazhim pėr korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas Sequit “Ligji pėr Gjykatėn e Lartė dhe Shėrbimin Civil janė tė lidhur me reformat e sipėrpėrmendura”.

    Sequi nėnvizoi edhe njė herė se pėrmbushja e reformave do bėjė tė mundshėm statusin. “Integrimi ėshtė njė mjet me anė tė tė cilit kontribuohet qė vendet tė funksionojnė mė mirė. Pėr sa i pėrket objektivit qė ėshtė statusi, kjo ėshtė e mundshme, ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė pėrmbushja e atyre reformave. Integrimi ėshtė njė proces nga i cili tė gjithė duhet tė marrin merita, gjėrat e bėra nga qeveria dhe opozita, pėrmend edhe rolin e shoqėrisė civile, e cila dha njė kontribut tejet tė rėndėsishėm nė hartimin e planit tė veprimit”, shtoi ambasadori.

    (ma.ar/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  4. #4

    KE: Shqipėria merr statusin kandidat nė BE, por me kushte

    BRUKSEL - Shqipėria ashtu siē ishte paralajmėruar njė ditė mė parė, merr statusin e vendit kandidat nė BE, tė kushtėzuar.

    Komisioneri pėr Zgjerim Stefan Fyle duke prezantuar para komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Europian raport-progresin pėr Shqipėrinė, deklaroi se KE parashikon njė status tė kushtėzuar pėr Shqipėrinė, por me kushtin qė mė parė tė jenė realizuar disa reforma nė fushėn e drejtėsisė, nė atė tė administratės publike si dhe tė pėrmbyllė reformėn parlamentare, duke kėrkuar njėkohėsisht edhe njė angazhim mė tė fortė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Shqipėria kėshtu bėn gjysėm hapi pėrpara drejt familjes sė madhe Europiane.

    “Shqipėria ka bėrė progres domethėnės nė vitet e fundit. Duhen marrėveshje mė tė mėdha mes palėve. Ėshtė arritur sukses nė disa reforma. Duke patur kėtė progres. Komisioni i jep Shqipėrisė statusin e vendit kandidat, me kusht qė tė ketė reforma tė tjera nė Drejtėsi dhe sa i pėrket Parlamentit. Komisioni beson se njė pjesė e mirė e prioriteteve ėshtė zbatuar, por duhen pėrpjekje tė tjera sa i takon luftės kundėr krimit tė organizuar”,- deklaroi Fyle.

    Sa u pėrket 12 prioriteteve kyēe tė Komisionit Europian, tė paplotėsuara kanė mbetur tashmė reforma parlamentare dhe miratimi i ligjeve pėr Gjykatėn e Lartė dhe Shėrbimin Civil. Pas dy refuzimesh radhazi ndaj kėrkesės sė Shqipėrisė pėr tė marrė statusin e vendit kandidat, kėtė vit vendi ynė arriti tė kalojė provimin e Brukselit, megjithėse jo me notėn maksimale. Shqipėria do tė bėhet kėshtu vendi i pestė i Ballkanit kandidat pėr tė hyrė nė BE, pas Kroacisė qė do tė anėtarėsohet nė 2013-ėn, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė.

    Perfundimet e Raportit
    KE thekson nė Raport se sigurimi i qėndrueshmėrisė sė dialogut politik ėshtė thelbėsor pėr funksionimin e institucioneve demokratike dhe pėr rrugėn e Shqipėrisė nė BE. Sa i pėrket demokracisė dhe sundimit tė ligjit, dialogut politik nė Parlament ėshtė pėrmirėsuar dhe vihet re njė atmosferė mė konstruktive gjatė komisioneve kuvendore dhe takimeve plenare. Raporti thekson se progres i mirė ėshtė arritur nė fushat kyēe tė reformės politike si funksionimin e duhur tė Parlamentit.

    KE me raportin vuri nė dukje se ka progres nė reformėn gjyqesore dhe luftėn kundėr korrupsionit nė reformėn pėr imunitetin e zyrtarėve, Gjykatėn Administrative, nė mbrojtjen e minoriteteve dhe komunitetit rom, nė mbrotjjen e tė drejtave tė grave dhe nė luften kundėr krimit tė organizuar.

    Sa i pėrket sistemit gjyqėsor, progres ėshtė bėrė nė kompletimin e reformės gjyqėsore, qė ėshtė dhe njė ēėshtje kyēe nė prioritetet e BE. Strategjia e reformės gjyqėsore dhe plani i veprimit i marsit 2012-tė ka nisur tė zbatohet. Ligji mbi Gjykatat Administrative dhe Ligji mbi Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare janė miratuar.
    Megjithatė, e rėndėsishme mbetet tė forcohet pėrgjegjshmėria, pavarėsia dhe efikasiviteti i gjyqėsorit.

    Progres i mirė ėshtė raportuar nė luftėn kundėr korrupsionit nė gjyqėsor, nėpėrmjet kufizimit tė imunitetit tė gjyqtarėve.

    Raporti i KE vlerėsoi rolin e Shqipėrisė nė marrėdhėniet ndėrajonale, zhvillimi i ekonomisė, progresin nė ēėshtjen e pronave dhe pse nėnvizon se regjistrimi i pronave ende nuk ka pėrfunduar. Sipas raportit, kompesimi i ish-pronarėve ka ecur me ritme tė ngadalta.

    21 Janari, KE: Tė hidhet dritė mbi ngjarjen
    Raporti i KE thekson qė procedurat pėr tė hedhur dritė mbi ngjarjet e 21 Janarit 2011 duhet tė pėrfundojnė pėrmes njė procesi tė besueshėm gjyqėsor.

    Gjykata e Lartė dhe Reforma Parlamentare
    Komisioni Europian rekomandon se prioritetet kyēe qė nuk arritėn tė kishin progres domethėnės do tė jetė i nevojshėm angazhimi pėr t’i plotesuar ato. Nė mėnyrė qė tė mbajmė vrullin e reformės sė tanishme dhe tė konsolidojmė arritjet e saj, Shqipėria duhet tė fokusohet veēanėrisht nė pėrshtatjen me konsensus tė rregullave tė rishikuara tė procedurės pėr Parlamentin dhe amendameteve tė ligjeve nė Gjykatėn e Lartė.
    "Nė mėnyrė pėr tė mbajtur vrullin e reformave aktuale dhe tė konsolidojė arritjet e saj deri mė sot, Shqipėria do tė ketė nevojė nė veēanti tė pėrqėndrohet nė miratimin me konsensus rregullat e procedurės sė rishikuara pėr Parlamentin dhe ndryshimet e ligjeve pėr Gjykatėn e Lartė dhe nė Shėrbimin Civil".

    Zgjedhja e Presidentit
    Raporti i KE evidenton se nė 11 Qershor 2012, u zgjodh Presidenti i ri me 4 raunde, me njė numėr tė madh votash nga maxhoranca.

    Raporti i KE pėr Shqipėri theksoi se zgjedhja e Presidentit u bė nė rrugė kushtuese, porse nuk u arrit njė gjithėpėrfshirje politike, dhe kjo solli njė tėrheqje nė konsolidimin e dialogut politik. Kjo solli njė ngadalėsim tė pėrkohshėm nė pėrpjekjet e reformave qė kėrkonin konsensus. 'Pavarėsisht retorikave mes Qeverisė dhe opozitės, marrėveshja politike vijoi tė zbatohet'.
    (el.me/d.b/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  5. #5

    Statusi, Berishės i dorėzohet progres-raporti i KE: Do dėshmojmė se e meritojmė

    TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian nė vendin tonė, Ettore Sequi i dorėzoi sot kryeministrit tė vendit raportin e progres-raportit tė KE, qė sic tha ai mbulon njė periudhė 12 mujore. Duke e quajtur kėtė ditė historike, ambasadori Sequi tha se pėrvec vlerėsimeve, raporti kėshillon edhe pėrmbushjen e disa reformave thelbėsore pėr integrimin.

    “Kam kėnaqėsinė t’i dorėzoj sot kryeministrit raportin e progresit tė KE-sė, qė mbulon njė periudhė prej 12 muajsh. Ky raport ėshtė edhe mjeti i duhur qė tregon udhėn pėr tė ardhmen. Me pak fjalė, kėtu janė mbuluar progresi, pėrparimi i bėrė gjatė vitit tė shkuar”, -tha Sequi.

    Ambasadori Sequi shtoi se Shqipėria duhet tė pėrmbushė edhe disa reforma tė tjera thelbėsore, pika kyce kėto, sic komentoi Sequi qė janė, “reforma nė gjyqėsor, nė administratėn publike, rishikimi i rregullores sė Kuvendit, miratimi i pr/ligjit pėr Gjykatėn e Lartė”, tha ai.

    “Ndėrkohė qė dėshirojmė tė shikojmė pėrparim pėr sa i pėrket luftės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Progresi duhet bazuar nė disa fjalė kyce, tė cilat kanė cuar deri nė kėto arritje, mė kryesish marrja nė konsideratė e faktit qė integrimi ėshtė objektiv kombėtar dhe ndahet nga tė gjithė, qė bazohet nė njė proces gjithėpėrfshirės. Kemi besim qė do pėrmbushen edhe reformat e kėrkuara, janė thelbėsore”, shtoi ai. E rėndėsishme pėr Shqipėrinė, vijoi ai, ėshtė edhe pėr faktin se pėrkon me vitin e 100-tė tė Pavarėsisė.

    Kreu i BE nė vendin tonė, Ettore Sequi u shpreh mė tej se Shqipėria duhet t’i pėrmbushė kėto reforma deri nė dhjetor.
    “Besoj qė kėto reforma janė afėr pėrfundimit, rėndėsi ka miratimi i kėtyre ligjeve, reformave. Kėtu ka rėndėsi edhe zbatimi, i reformave e ligjeve. Besoj qė mund tė arrini reformat me dėshirė dhe vullnet pėr dialog, me frymė kompromisi, me respekt tė ndėrsjelltė dhe tė kuptuarut se cili ėshtė interesi i vendit dhe tė ardhmen qė pėr mua ėshtė integrimi nuropian. Deri nė dhjetor kushti pėr reformat, pasi nė dhjetor kėshilli i ministrave tė BE do marrė vendimin e vetė duke u bazuar nė raportin e Komisionit Europian, ne duhet tė japim mesazhin se reforma duhet tė pėrfundojnė”, shtoi Sequi.

    STATUSI, BERISHA: DO DĖSHMOJMĖ SE E MERITOJMĖ
    Gjatė fjalės sė tij nė konferencėn e pėrbashkėt me ambasadorin e BE-sė nė vendin tonė, kryeministri Berisha shprehu angazhimin e tij maksimal pėr tė pėrmbushur kėrkesat e KE-sė, nė mėnyrė qė siē tha ai, t’i dėshmojmė familjes evropiane se e meritojmė statusin e vendit kandidat.

    Ndėrsa shprehu vlerėsimin pėr kontributin e opozitės nė pėrmbushjen e reformave, kryeministri theksoi se mazhoranca ka dėshmuar fleksibilitetin mė tė madh nė procesin e bashkėpunimit me opozitėn.

    “Komisioni kėrkon qė ndėrkohė tė votohen 3 ligje, tė cilat janė ne parlament. Unė angazhohem tė bėj ēdo gjė qė ėshtė e mundur brenda parimeve tė njė sistemi demokratik e ato ligje tė votohen qė javėn qė vjen. Kur vjen puna te qeverisja, kėto parime nuk kanė ngjyra partiake, por janė parime universale qė rregullojnė qeverisjen. Mbetem i vendosur tė punoj me intensitet tė madh.”- u shpreh kryeministri Berisha.

    Mė tej shefi i qeverisė shqiptare e cilėsoi tė logjikshme rėndėsinė qė KE i kushton procesit tė ardhshėm zgjedhor nė vend.

    “Raporti me shumė tė drejtė parashtron hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vlerėsimit tė kėtij procesi. E konsideroj tė logjikshme kėtė kėrkesė. Do bėjmė gjithēka pėr proces zgjedhor tė lirė e tė ndershėm dhe jemi tė vendosur ta demonstrojmė kėtė para ēdo qytetari shqiptar dhe para ēdo vėzhguesi dhe miku tė Shqipėrisė. Me ato zgjedhje tė dėshmojmė se meritojmė hapjen e negociatave, kėrkesė kjo ndėr mė legjitimet, mė logjiket qė mund t’i shtrohet njė vendi.”- deklaroi Berisha.

    Kryeministri e cilėsoi raportin e KE-sė si vlerėsimin mė tė madh qė u bėhet qytetarėve shqiptarė, nė 100-vjetorin e pavarėsisė sė vendit. Ai i falėnderoi shqiptarėt pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė procesit tė integrimit tė vendit nė BE, administratėn pėr pėrkushtimin nė pėrmbushjen e pikave tė Planit tė Veprimit, si dhe ambasadorin dhe delegacionin e BE-sė nė vendin tonė, pėr angazhimin dhe mbėshtetjen qė i kanė dhėnė Shqipėrisė.

    “Sot tė fituar janė qytetarėt shqiptarė, tė cilėt mezi e kanė pritur kėtė ditė dhe unė dua te zotohem para tyre se do bej gjithēka pėr tė promovuar kėtė axhendė, si axhenda mė e mirė pėr tė ardhmen”- u shpreh kryeministri.
    (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  6. #6

    Amb. SHBA: Mirėpresim miratimin e statusit, vazhdoni reformat

    IRANE- Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės me anė tė njė deklarate pėr mediat mirėpret Raportin e Zgjerimit rė BE qė rekomandon miratimin e statusit kandidat pėr Shqipėrinė me kusht pėrmbushjen e reformave tė tjera kyēe.

    “Rekomandimi ėshtė dėshmi e politikave konstruktive tė ndjekura nga tė gjitha partitė politike gjatė vitit tė kaluar dhe pėr kėtė arsye pėrfaqėson njė mundėsi historike pėr shqiptarėt. Ne i mbėshtesim me forcė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr integrim nė BE dhe nxisim tė gjitha palėt tė vazhdojnė tė shpalosin bashkėpunimin e nevojshėm pėr tė pėrfunduar dhe zbatuar reformat qė mbeten pezull”, thuhet nė deklaratėn e Ambasadės sė SHBA.
    Revolution 1848

  7. #7

    Nishani merr raportin e KE: Rekomandimet e mbetura, plotėsisht tė arritshme

    TIRANE - Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani iu dorėzua sot pasdite nga Ambasadori i BE-sė nė vendin tonė, Ettore Sequi, progres-raporti i KE pėr Shqipėrinė pėr vitin 2012.

    Siē njofton zyra e shtypit e Presidencės, Ambasadori Sequi theksoi se progres-raporti njeh arritjet e Shqipėrisė bazuar nė 12 rekomandimet e KE-sė dhe rekomandon hapat e nevojshėm qė duhet tė ndėrmerren, bazuar nė njė vullnet tė pėrbashkėt politik pėr kryerjen e reformės parlamentare, reformimin e drejtėsisė dhe reformėn administrative.

    Sipas ambasadorit Sequi, roli i Presidentit tė Republikės nė mbėshtetje tė konsensusit politik ėshtė vendimtar.

    Nga ana e tij, Presidenti Nishani falenderoi Komisionin Evropian pėr objektivitetin e treguar nė progres-raport e pėr ndihmėn e vazhduar qė KE dhe vendet e tjera tė BE-sė i kanė dhėnė Shqipėrisė nė procesin e integrimit evropian.

    Presidenti falenderoi nė mėnyrė tė veēantė Delegacionin e BE nė Tiranė pėr veprimtarinė profesionale nė mbėshtetje tė institucioneve shqiptare dhe realizimit tė reformave.

    Pasi i vlerėsoi rekomandimet e mbetura si plotėsisht tė arritshme, Presidenti Nishani shprehu bindjen se klasa politike shqiptare dhe tė gjithė aktorėt e pėrfshirė do tė vazhdojnė kontributin e tyre tė pėrkushtuar nė pėrmbushjen e kėtyre rekomandimeve duke ndarė sė bashku pėrgjegjėsitė dhe frutet e suksesit.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Revolution 1848

  8. #8
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Shqipėria merr statusin kantidat
    - Urime gjith Shqiptarve.
    Vv - Palaēo+LISBA :D

  9. #9
    SHBA: Statusi, mundesi historike per shqiptaret

    Ambasada e SHBA mirepret Raportin e Zgjerimit te BE-se qe rekomandon miratimin e statusit kandidat per Shqiperine me kusht permbushjen e reformave te tjera kyce.

    "Rekomandimi eshte deshmi e politikave konstruktive te ndjekura nga te gjitha partite politike gjate vitit te kaluar dhe per kete arsye perfaqeson nje mundesi historike per shqiptaret", - thuhet ne nje deklarate te ambasades se SHBA-se ne Tirane. Ne reagimin e ambasades theksohet se Shetetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin perpjekjet e Shqiperise per procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. "Ne i mbeshtesim me force perpjekjet e Shqiperise per integrim ne BE dhe nxisim te gjitha palet te vazhdojne te shpalosin bashkepunimin e nevojshem per te perfunduar dhe zbatuar reformat qe mbeten pezull", - thuhet ne deklarate. Deklarata e selise diplomatike te Amerikes ne Tirane thekson se ambasada e SHBA-se mirepret Raportin e Zgjerimit te BE-se qe rekomandon miratimin e statusit kandidat per Shqiperine me kusht permbushjen e reformave te tjera kyce. Plotesimi i rekomandimeve te BE dhe realizimi i reformave qe lidhen me statusin e vendit kandidat kane qene disa nga ceshtjet qe jane trajtuar ne qendrimet publike realizimin e reformave. Ambasadori Aleksander Arvizu ka theksuar se ceshtja e integrimit duhet te jete prioritet kryesor i politikes dhe kjo te deshmohet duke realizuar reformat e kerkuara.


    koha jone

  10. #10
    Sequi: Shqiperia permbushi prioritet kyce, raporti arritje

    Rozeta Rapushi

    Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sequi, e cilesoi dje nje arritje inkurajuese rekomandimin e Komisionit Europian per Keshillin qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. Ne nje konference per shtyp, pas dhenies se progres-raportit te KE-se, krereve te shtetit shqiptar, Sequi, u kujdes gjithashtu te keshillonte dhe te bente thirrje per partite politike qe te plotesojne kerkesat e mbetura, mes te cilave dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2013 me standarde per celjen e negociatave. "Gjate ketyre 11 muajve kemi vene re perparime, sidomos ato qe kane te bejne me marreveshjen politike te nentorit dhe nje dialog te permiresuar politik qe bene te mundur miratimin e reformave kyce", - u shpreh Sequi. Sipas tij, Shqiperia ka bere progres te mire per anetaresimin dhe permbushjen e prioriteteve kyce, qe jane funksionimi i parlamentit, zgjedhja e avokatit te popullit dhe reforma zgjedhore, nderkohe qe po ecen para per sa i perket prioriteteve qe kane te bejne me reformen ne administraten publike dhe permiresimin e trajtimit te te ndaluarve. "Duke marre parasysh kete progres te arritur, komisioni vendosi t'i rekomandoje keshillit te jape statusin e vendit kandidat me kerkesat e parashtruara. Komisioni Europian do te nxjerre nje raport, sapo kerkesat e bera do te plotesohen", - vijoi diplomati. Nga ana tjeter, Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, kerkoi qe klasa politike te punoje me shume dhe te fokusohet ne plotesimin e kerkesave te bera. Ne vecanti, ai permendi gjithashtu se duhet te punohet per qendrueshmerine e reformave te ndermarra dhe zbatimin e ligjit. "Statusi eshte i mundshem. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte permbushja e masave dhe reformave te kerkuara. Une mendoj qe ky eshte nje objektiv qe do te arrihet ne rast se te gjitha palet e perfshira ne proces dhe energjite qe kane, do te perdoren per dialog, me te njejtin vullnet per kompromis, ndergjegjesim per te kuptuar sfidat. Permbushja e te gjithe prioriteteve kyce, do te sillte statusin", - vijoi Sequi. Ne kete kuader, diplomati permendi faktin se nje vit me pare, askush nuk e mendonte se pas marreveshjes se nentorit, Shqiperia do te arrinte te realizonte brenda nje viti nje sere nga reformat kyce. Duke marre shkas nga ky hap, ai tha se ato qe kerkohen mund te realizohen dhe se vleresimi ne progres-raport per punen e bere, eshte inkurajues. "Kane mbetur reforma per t'u realizuar. Nuk shoh asnje arsye pse te mos vazhdoje ky angazhim per reformat", - shtoi ai. Por per ambasadorin e BE, parakusht per celjen e negociatave do te jene zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene ne perputhje me standardet europiane.

    Sipas tij, te gjithe kane pergjegjesi per integrimin e vendit, ndersa vleresoi edhe rolin e shoqerise civile per kontributin ne planin e veprimit. Ai falenderoi gjithashtu ministren e Integrimit, Majlinda Bregun, dhe kreun e komisionit te integrimit, Ditmir Bushati, per kontributin dhe ndihmen ne kete proces. Ambasadori Ettore Sequi ka deklaruar se Komisioni Europian do te vijoje asistencen teknike dhe financiare per Shqiperine. Ai theksoi se pavaresisht krizes ekonomike, me te cilen po perballet Europa, ndihma nuk do te ndalet, pasi vete Bashkimi Europian eshte i interesuar per Shqiperine.

    koha jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •