Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 93
  1. #21
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Ketu qendron dhe problemi i kesaj lufte, qellimi i saj nuk eshte clirimi i popullit iraken nga diktati i Sadamit, por kontrolli total politik dhe ekonomik per arsye te shfrytezimit te rezervave te gazit nentokesor dhe per arsye te vendosjes se supremacise politike amerikane ne rajon. Ketu ngaterrohet puna, nuk po cohet Demokracia ne Irak, por meqe po synohet zaptimi i Irakut ne rruge e siper te cohet dhe demokracia e tipit amerikan.
    Huggos dhe Cupke_prej_Korce jane shprehur shume qarte.

  2. #22
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar mė parė nga DonAlda
    Persa i perket vajit qe Amerika do nga Iraku,

    Vetem 20% i vajit ka ardhur nga Iraku.
    Jo 20% e vajit qe vie ne Amerike, por 20% e vajit te prodhuar ne Bote vjen nga Iraku...


    Amerika ka depozita vaji te paprekura qe nqs nuk merr vaj nga asnje shtet, mund te jetoje e perdori ato depozita. Dhe ne keto kohe moderne qe po jetojme, teknologjia po avancon pa mase.
    Nese Amerika ka rezerva te naftes qe te mund te jetoje pa ato te vendeve arabe, une jam Madonna...

    Amerika ka 0, rrafshe e barabarte 0 rezerva te naftes. Ju kujtohet koha ne vitet '70 kur Arabia Saudite e ndaloi eksportin e naftes ne Amerike?

    Lulezoi transporti publik...

    per cfare arsye? Se baballaret e hanemet Amerikane nuk kishin privilegjin e blerjes se naftes me cmimim me te ulet ne Bote...

    Po kush tha qe familja e Bushit posedon kompani te medha qe nxjerrin nafte ne Arabine Saudite?

    Hmm...

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Popujt e botes momentalisht kane perpara disa faktore pro dhe disa kunder ne formimin e psikologjise kundrejt luftes.

    Nje nga faktoret pro-luftes vjen pa dyshim nga derdhja e pandalshme e propagandes nga ana e USA-ve, qe megjithese hipokrite dhe e paqarte ne hipokrizine e saj, prape mund te kete efekt ne njerez qe kane tendence ta besojne (si anti-islamike, servile pro-USA etj.)

    Faktori tjeter pro esht roli i Amerikes ne luftat e perparshme ballkanike dhe deri diku nga lufta ne Afganistan. Pra shum njerez e shohin naivisht Ameriken si engjelli me shpate qe sjell liri ne popujt e "roberuar".

    Faktoret negativ jane shume po un po permend vetem kryesorin:
    Ndryshe nga luftat e tjera, kjo eshte nje lufte shoviniste, ndaj nje shteti sovran, dhe USA ne kete rast synon vetem grabitjen e rezervave natyrore te atij shteti per riperteritjen e ekonomise amerikane.

    Amerika po kopjon fashistat e shovinistat qe deri dje i urrente me aq shpirt!

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga armandovranari
    Ketu qendron dhe problemi i kesaj lufte, qellimi i saj nuk eshte clirimi i popullit iraken nga diktati i Sadamit, por kontrolli total politik dhe ekonomik per arsye te shfrytezimit te rezervave te gazit nentokesor dhe per arsye te vendosjes se supremacise politike amerikane ne rajon. Ketu ngaterrohet puna, nuk po cohet Demokracia ne Irak, por meqe po synohet zaptimi i Irakut ne rruge e siper te cohet dhe demokracia e tipit amerikan.
    Huggos dhe Cupke_prej_Korce jane shprehur shume qarte.
    Armando, ti mendon se jeta e ushtareve amerikane eshte me pak e shtrenjte se nje fuci nafte?

    Ti mendon se liria e popullit te traumatizuar irakian del ne plan te dyte per tia lene planin e pare interesave ekonomike te luftes?

    Ti mendon se lufta me nje kosto 75 miliard $ vetem per clirimin e Irakut qe do te paguhet nga taksapaguesit amerikane eshte nje investim i vogel? Ti mendon se mbajtja e 200 000 trupave paqeruajtese ne Irak per 2 vjet (sipas planit) eshte nje shpenzim i vogel?

    Ti mendon se siguria e njerezimit eshte me pak e rendesishme se interesat ekonomike te momentit?

    Ti mendon se une e ti kemi te drejten morale per ti vene damken kesaj lufte si e drejte apo e gabuar?

    Damken kesaj lufte dhe pyetjes se sa e moralshme do te jete do tia vere vete populli irakian pasi te jete cliruar plotesisht nga rregjimi stalinist i Sadam Hysein. Ju e paragjykoni luften ne Irak duke e trajtuar ate sipas perspektives dhe ideologjise qe ju perqafoni, por harroni qe eshte populli irakian ai qe do te falenderoje ose denoncoje nderhyrjen e amerikaneve.

    Morali i luftes eshte pritja qe populli irakian do tu beje trupave aleate dhe cfaredo qe ju thoni, cfaredo qe Bush, Bler, Shirak, Shroder, Putin etj thone, jane te pavlera.

    Natyra njerezore i shtyn njerezit qe te besojne ate qe atyre u pelqen te besojne. Te gjithe ata qe protestonin luften nuk e benin kete pasi "besojne ne paqe" ose ne "principe", ata thjeshte gjeten nje shkak per te manifestuar xhelozine dhe histerine e tyre ndaj suksesit te padiskutueshem te admnistrates amerikane ne luften ndaj terrorizmit si brenda dhe jashte Amerikes.

    Clinton: "It's the economy stupid!"
    Bush: "It's the security spudid!"
    Kohet ndryshojne si pa e kuptuar, por njerezit nuk e kane aq te lehte ndryshimin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    ° dIsOrDeR ° Maska e Orso
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    313
    Albo kam nje pyetje te vetme per ty.
    "Por pse jane vetem SH.B.A. qe nisen luften ne Irak dhe asnje nga EU nuk i dha mbeshtetje??

    Kaq kisha!


    PnL ppl
    ORSO

  6. #26
    alvi
    i/e ftuar
    Ca folni ju per kundershtim lufte ne SHBA?
    71% jane per luften.
    Nga i nijgoni kto prralla amon.
    Se dalin ca viktima duke bo demonstrata, ku shumica urrejne ameriken dhe duan socializem, e jane internacionalista a ku e di un, nuk do te thote qe populli Amerikan eshte kundra.
    71%
    Jam krenar qe jam pjese e atij 71%.
    Bravo Presidenti Bush, dac per voj, dac per liri, dac per me me rujt nga terrorrizmi, mbeshtetjen time e ke.
    Folni ju kot, do pagukena ne 75miliard dollare, dhe do vrasim bijte tane, per te fituar nafte.
    Hajde menje hajde.
    A e dini ju ca dmth 75miliard dollare?
    A e kni idene se cdo te thote vrasja e amerikaneve e syte e ketij populli?
    Nuk krahasohen as 100 miliard dollare me vrasjen e nje ushtari amerikan, se i tille popull eshte ai amerikan, popull me zemer, prandaj dhe morracaketbarbare, mendojne se jane amerikanet budallenj, e frikacake, te pabese, pa zot etj, etj.
    I bene hesapet pa hanxhine, neper shpella po jetojn si klysha urithash, se nuk kan ku shkojn me.
    Sa per EU, Franca dhe Gjermania nuk jane gjithe EU.
    Franca kurre s'na ka perkrahur, madje dhe kur do bombardohej Kadafi, qe kishte vrare 280 njerez me ate avionin ne Lockerby, nuk na dha te drejten e fluturimit. Atyre u vjen inat qe i cliruam nga Gjermanet.
    Gjermania, ende do te sundoje boten, dhe ja ka arritur qellimit te sundoje Evropen ekonomikisht, prandaj dhe Ameriken e kane hale ne sy.
    Spanja e Italia jane per luften, dhe perkrahin Ameriken.
    Pse e fute EU ne nje thes ti?

    Sa per Francen shyqyr thuj qe nuk i kemi perkrah, se pas cdo batalioni Francez do i duhej te rrinte nje batalion amerikan, se kush jau ka besen atyre per lufte.

    E moret vesh lajmin e fundit?
    Qeveria Franceze ka ndaluar fishekzjarret ne Eurodisney, se kur i degjonin ushtaret franceze fishekzjarret, fillonin te hidhnin armet ne toke, dhe dorezoheshin.(lol)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    a mund te bisedojme qetesisht ne kete teme pa bere propagande e pa folur si neper mitingje ?

    Shpirtifshehur ka bere nje pyetje ( dhe ka nderhyre disa here per te mos devijuar nga pyetja) se cila eshte psikologjia e atyre qe jane kunder luftes,dmth si e arsyetojne ata qendrimin e tyre.

    Alvi,
    (po te drejtohem ty i sigurte se nuk do fillojme te shahemi reciprokisht edhe sikur te kemi opinione te ndryshme)

    Pyetja eshte pse keta 29% qe mbeten (meqe ti thua 71% jane pro, une e di 76 %) jane kunder? per c'arsye?
    A nuk te duken se jane pak si teper per ti quajtur "morracake" apo socialiste ? Gjithashtu , a eshte e thene qe shumica (e votave) eshte gjithmone ne anen drejte?
    (R.Alia ne '91 mori 70% ,po s'ishte me te drejten, apo jo?)

    Me respekt per te gjithe.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #28
    alvi
    i/e ftuar
    Pelin.
    Ku e mbeshtes unedeklaraten per socialiste, se morracake ishte "e nxituar."
    Sponsor i mitingjeve kundra luftes, eshte World Workers Party, me ne krye Ramsey Clark, qe do te coje Klintonin ne gjyq per krime lufte ne Jugosllavi(?!)
    Se dyti.
    Jane po ata njerez qe dalin me fotografi te Che Gue Vares neper bluza ne mitingje.
    Jane liberalet fanatike, qe nuk duan Bushin.
    Jane studente qe paten rastin te dalin nga mesimi per te demonstruar, sic kena dal dhe ne ne 91-92, se aty kishte goca me shumice.
    Jane keta "pacifiste" qe thyejne xhamat e dyqaneve.
    Prandaj pelin per mendimin tim, jam i bindur se jane socialiste qe harrojne se gezojne jete te mire e mireqenie prej kapitalizmit.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Orso
    Albo kam nje pyetje te vetme per ty.
    "Por pse jane vetem SH.B.A. qe nisen luften ne Irak dhe asnje nga EU nuk i dha mbeshtetje??
    Per cilen Europe e ke fjalen ti, pasi 18 vende europiane sot jane ne koalicionin e aleateve? Ato vende qe nuk e mbeshteten SHBA jane Franca, Gjermania, Rusia dhe vendet e beneluksit. Sic e tha ministri i mbrojtjes Rumsfeld, "keta jane europa e vjeter". Britani, Italia, Spanja, Portugalia, Polonia, Cekia, Hungaria, Shqiperia, Bullgaria, vendet balltike, te gjitha mbeshtesin qendrimin amerikan.

    Qe te kuptosh se perse amerikanet jane me te shqetesuar se vendet e tjera ne Irak duhet te kesh te qarte qe amerikanet jane shteti qe mbron sigurine e Europes dhe mbare botes. Europianet po ndertojne sot nje treg dhe ekonomi te perbashket europiane fale sigurise rajonale dhe boterore qe siguroi Amerika me fitoren ne luften e ftohte.

    Europianet mundohen te frenojne punen e Natos, institucion qe e ngriten Amerikane si ombrelle per te mbrojtur aleatet europiane nga rreziku nuklear rus gjate luftes se ftohte.

    Europiane mundohen te frenojne dhe nxjerrin jashte loje OKB, nje tjeter institucion qe u themelua nga amerikanet me deshiren qe te luante rol aktiv ne PARANDALIMIN E KONFLIKTEVE NDERKOMBETARE pas L II B, pavaresisht se sot OKB eshte kthyer ne nje klub pensionistesh qe nuk u ka ngelur gje tjeter pervec pordheve.

    Europianet jane mesuar qe amerikanet ti marrin prej dore, por kesaj here me duket se amerikanet e humben durimin me aleatet e tyre mosmirenjohes europiane, dhe ne vend te dores, do tu japin shkelma.

    Do te jete interesant te shohim zhvillimet ne Europe pas luftes ne Irak.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Sapo degjova nje lajm sot, se televizioni dhe mediat amerikane, per shkak te luftes jane te censuruara keto dite...

    Eh, shyqyr..gjysma e se keqes... vetem keshtu mund te shpjegohen regimet...
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerėzve
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •