Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 93
  1. #41
    alvi
    i/e ftuar
    O Albo, e more vesh me te rene ti?
    Gjermanet do bojkotojne prodhimet amerikane(LOL)
    Aq kam qesh kur e degjova.
    A e di sa zgjat Gjermania po nuk ju blene WV, BMW etj, nga Amerika?
    Nja 2 vjet, dhe pastaj te gjithe rrefugjat ne Shqiperi do vijne.
    Amerika ka deficit tregtie me gjithe keto shtete, ato prap kruhen.
    Hajde merre vesh ti ket pune.

  2. #42
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    E pse ju duket ju valle kaq cudi, qe Europa (nje pjese) nuk e perkrah luften ?
    Per mua eshte gjeja me normale qe ekziston.
    Preken interest e tyre. Nese US e fiton kete lufte, ajo do dali me nje prestigj shume te ngritur dhe kjo do ndikoje direkt ne ngritjen e ekonomise.
    Mos valle i pelqen Europes fuqizimi ekonomik i US? Apo mos valle i pelqen Europes, afirmimi i US si shteti me i forte ushtarakisht, qe ben ate qe do vete?
    Pra eshte krejt normale dhe aspak e cuditeshme reagimi i disa nga vendeve te Europes.
    Cdo gje bazohet mbi interesat e ngushta pavaresisht se cfare "rrobe" i veshin atyre. Ka kohe qe mua nuk ma mbushin dot me mendjen, slloganet dhe fjalet e bukura si :" deshira e popullit amerikan per te pare Irakun te cliruar nga diktatura"?!

    Po per te njejten aresye, mua do me cudiste, mosperkrahja e luftes nga nje amerikan. Lufta eshte (ne total) pro interesave te tyre.
    Megjithate, nga ato qe kane diskutuar ne kete teme jane dhene argumeta mjaft bindese, se cfare e shtyn nje pjese te amerikaneve qe e kundershtojne luften.
    Ji Vetvetja!

  3. #43
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga shpirtIfshehur
    E pse ju duket ju valle kaq cudi, qe Europa (nje pjese) nuk e perkrah luften ?
    Per mua eshte gjeja me normale qe ekziston.
    Dikur, nga 78- 79 eshte kenduar nje kenge polifonike..

    " ...nuk jan shkaaaaaaaa nuk jan shkaaaaaaaa
    nuk jan shkaqeeeeeeee , por sebepeeee
    turpin e mbajtshin per veteeeeee
    Turpin eeeeeeee turpin eeeeeeeeee
    TURPIN E MBAJTSHIN PER VETE!!!! "

    P.S... shpirtifshehur , as me gjethe fiku spo te kapim dot, ti me ke je??? Me NE apo me ATA ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #44
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Me NE !!! (lol).
    Ji Vetvetja!

  5. #45
    alvi
    i/e ftuar
    Po natyrisht, se rruge te mesme nuk ka.
    O do jec me ne, o me ata.
    ah kto konget polifonike, i pershkon aktualiteti si nje fill i kuq.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Alvi,

    U vonova ca,kerkoj ndjese,por nderkohe Shpirtifshehur te kishte dhene pergjigjen ne esence; une po te jap ca detaje me teper.

    _ Cdo shtet qe eshte shtet ka nje strategji afatgjate.Usa,Rusia, Franca,Gjermania secila ka te sajen...

    Strategjia e sotme e usa eshte pervijuar ne fillim te viteve '70 me rastin e krizes energjitike.Strategjistet fillimisht e konceptuan se dominimi global i usa mund te sigurohej vetem nese ajo zoteronte Gjirin Persik dhe naften e tij.Mbas perfundimit te luftes se ftohte ,kur usa mbeti e vetmja superfuqi, strategjistet ndertuan idene se kete pozicion usa duhej ta mbante duke diskurajuar fuqi te tjera te shndrroheshin ne kompetitore te saj.Per te realizuar kete nje hap i domosdoshem eshte zoterimi i gjirit.Lufta kunder terrorizmit ishte nje shans per keta strategjiste ,qe te mbledhur tashme ne shtepine e bardhe , arriten te bindin presidentin se kishte ardhur koha e veprimit.

    Pse pikerisht Iraku?
    Sepse nga njera ane sulmi kunder tij ishte me i justifikuar dhe nga ana tjeter se me te vertete Iraku ka nje cmim strategjik te pakrahasueshem.Rezervat e tij te njohura jane me te medha se te Usa,Rusia,kina dhe Mexico se bashku,se rezervat etij globale mund te arrijne ne shifra 'kozmike' (mbi 400*10**9) dhe kostoja e nxjerrjes eshte me e lira ne bote, me pak se 1.5$ per barele,etj.

    M.Klare,profesor i paqes dhe sigurimit te botes ne Hampshire College shkruan:" Kontrolli i Irakut ka te beje me naften si Fuqi, jo me naften si karburant.Kontrolli i gjirit persik do te thote kontroll i europes,japonise dhe kines..."

    Krijimi i Opec dhe venia nen kontroll te shtetit ,dmth shtetezimi ne fakt,i kompanive te naftes ne keto vende e perjashtonte me tej usa nga nafta e gjirit.
    Por me 1970 prania ushtarake e Usa ne Gji ishte e paperfillshme dhe zoterimi i naftes nje enderr.
    Tashme kur keta strategjiste te quajtur "neokonservative" si Wolfowitz,Cheney,Rumsfeld etj e te udhehequr nga R.Perle jane mbledhur ne shtepine e bardhe mund ,me ne fund te realizojne idene e tyre.

    (Sigurisht ka dhe pikpamje te tjera politiko-strategjike, neokonservativet nuk jane te vetmit,por tashme ata jane ne pushtet.Psh ne kohen e Ruzveltit dhe Trumanit,megjithese Usa ishte ne kulmin e fuqise se saj,kohe qe jepte 50% te prodhimit boteror ndaj 12% te BS,strategjistet e asaj kohe me ne krye Ruzvelt nuk e konceptuan Usa si nje fuqi imperiale, por e kosoliduan poziten e saj nepermjet aleancave strategjike si plani Marshall,Nato etj)

    Megjithate realizimi i kesaj strategjie eshte kryer gradualisht nen te gjitha presidencat qe prej 1970.
    Ne fund te viteve '70 Carteri e shpalli Gjirin Persik zone te influences amerikane duke inicuar ate qe u quajt doktrina Carter dhe krijimin e Rapid Deployment Force(RDF)

    Ne vitet '80 Reagan shndrroi RDF ne Central Command qe pergjigjej per Gjirin dhe zonen perrreth dhe u perpoq te krijonte nje consensus strategjik sebashku me Izrael,Turqi dhe A.Saudite .

    Por deri me 1991 usa nuk i kishte bindur shtetet e gjirit per te dislokuar trupa te saj ne menyre te perhershme .A.Saudite ishte nje aleat shume i paqendrushem ,si gjithmone,luante me "shume porta".Lufta e pare ndaj Irakut e solli perseri A.Saud ne vathe.

    Arabise Saude midis dy luftrave te gjirit,gjate presidences se Clintonit, i jane shitur 43 bilion $ arme kurse Kuvaitit,Katarrit dhe Bahrein 16 bilion$ te tjera.C.Cohen,sek.mbrojtjes ka thene se : "prania jone ushtarake ne Lindjen e Mesme eshte rritur ne menyre dramatike" .

    Kur Wolwofitz me 1991 i paraqiti Bushit plak studimin per mbajtur Usa te vetmen fuqi boterore ai i ishte pergjigjur se keto gjera nuk thuhen hapur.Bushi i Vogel mendon se ka ardhur koha.Pushtimi i Afganistanit dhe rritja e influeces ne Uzbekistan e Kirgizstan ka bere qe usa te kape pozita strategjike nga Mesdheu ne Azine Qendrore.Nuk eshte rastesi qe buxheti ushtarak per vitin tjeter arrin ne shifra astronomike 400 bilion $ dhe qe eshte me i madh se buxheti ushtarak i gjithe pjeses se mbetur tjeter te botes,pra me i madh se ai i 191 shteteve te marra se bashku.Vetem buxheti i sapo miratuar per luften e gjirit eshte me i madh se buxheti ushtarak i Frances dhe Gjermanise sebashku.

    Zoterimi i Irakut sipas R.Kagan, nje lider strategjik neokonservativ, do te beje qe usa te mos vuaje me nga krizat energjitike.
    Hapi tjeter mendohet te jete A.Saudite e pabese.(sic shprehet Murawiec,nje tjeter neokonservativ)
    Rendesia e Gjirit Persik do te rritet ne menyre eksponenciale ne 20 vitet e ardhshem,aty do te prodhohet rreth 60% e gjithe naftes se prodhimit boteror.Sipas CIA-s me 2015 pritet qe 3/4 e prodhimit te naftes ne gji te shkojne ne vendet e Azise ,kryesisht ne Kine,qe eshte e papranueshme per neokonservativet.
    .....

    Alvi,
    bota eshte nje realitet i ashper, nuk eshte enderr zonjusheje me ngjyra roze; bota eshte nje marredhenie interesi,nuk eshte propagande e fjalime te bukura.

    Qe Usa te kete strategjine e saj,kete apo nje tjeter,eshte e drejta e saj e pamohueshme; ashtu sic eshte e drejta e shteteve te tjera qe te kene strategjine e tyre ,ne kundershtim apo perputhje me ate te usa.Secili do mendoje per vete ne rradhe te pare.Dikush me siper e kishte quajtur Shrederin budalla qe kundershtoi ameriken; pikerisht po te bente te kunderten do te quhej budalla.Si mund ta quash budalla kur vepron ne perputhje me interesin e vendit te vet?

    Ajo qe ne kemi pare e po shikojme jane ne fakt perpjekjet per te rivendosur ekuilibre te reja mbas luftes se ftohte.Eshte naivitet feminor te mendosh se shtete e tjera do ta pranojne dominimin amerikan pa kundershtime .Eshte gjithashtu naivitet te mendosh se kjo lufte behet per vlera morale.Ne siperfaqe po, por ne esence eshte lufte interesash.Bota eshte bazuar ne interesa; socializmi deshtoi sepse iu kundervu interesit,kapitalizmi zhvillohet vetem mbi bazen e interesit.Qenia njerezore akoma eshte nje qenie qe ecen mbi bazen e interesit.

    Eshte e tepert te thuash se Sadami eshte nje diktator per te dy palet,ata pro dhe ata kunder luftes.Ai nuk mund te mbrohet.

    Gjithashtu eshte naive kur flitet ne emer te popujve, si populli i mire amerikan ose populli i pabese francez etj.Po te ishte per popujt kjo lufte nuk do ishte bere.Lufterat i bejne politikanet, zakonisht ata te paaftet. Kete e di dhe bufi; e ka thene Cupka pe Korce bukur me lart.

    Lufta nuk eshte nje ceshtje morale per politikanet, lufta eshte nje ceshtje morale per njerez te thjeshte si ti dhe une.
    C'qendrim duhet te mbajme? Secili e gjykon vete, por minimumi eshte qe te gjykosh mbasi te jesh perpjekur te kuptosh realitetin.
    Per fat te keq shume e shohin si tifozllek; amerika apo europa, clintoni apo bushi, i majte apo i djathte....

    Eshte e tepert te te them qe edhe pikpamja ime mund te jete gabim; prandaj bisedojme per te kuptuar...

    ps- tani si 'gentelmen' qe jemi duhet t'i kerkojme falje Shpirtitfshehur qe ja devijuam krejt temen.

    gjithe te mirat.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    ..dicka me teper se.. bukur...

    te pershendes.. p e l i n >>


    Lufta kunder terrorizmit ishte nje shans per keta strategjiste ,qe te mbledhur tashme ne shtepine e bardhe , arriten te bindin presidentin se kishte ardhur koha e veprimit.

    Kontrolli i Irakut ka te beje me naften si Fuqi, jo me naften si karburant.Kontrolli i gjirit persik do te thote kontroll i europes,japonise dhe kines..."

    bota eshte nje realitet i ashper, nuk eshte enderr zonjusheje me ngjyra roze; bota eshte nje marredhenie interesi,nuk eshte propagande e fjalime te bukura.

    Eshte naivitet feminor te mendosh se shtete e tjera do ta pranojne dominimin amerikan pa kundershtime .Eshte gjithashtu naivitet te mendosh se kjo lufte behet per vlera morale.Ne siperfaqe po, por ne esence eshte lufte interesash.Bota eshte bazuar ne interesa; socializmi deshtoi sepse iu kundervu interesit,kapitalizmi zhvillohet vetem mbi bazen e interesit.Qenia njerezore akoma eshte nje qenie qe ecen mbi bazen e interesit.

    C'qendrim duhet te mbajme? Secili e gjykon vete, por minimumi eshte qe te gjykosh mbasi te jesh perpjekur te kuptosh realitetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 27-03-2003 mė 18:48
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    13
    nuk i lexova te gjitha keto qe jane shkruar ketu jo x indiferentizem por thjesht mungese kohe dhe jam i sigurte qe keni shprehur mendimet e juaja drejt kesaj teme .por eshte nje shprehje qe mua do me pelqente me shume se fjala LUFTE
    FATE L'AMORE NO LA GUERRA.
    Si thoni nuk eshte fjale me vend?
    Lufta ragazzi eshte thjesht nje motiv per te shkeputur mendjen e njerezve nga nje problem me i rendesishem ,qe sherben per realizimin e profiteve te nje pjese te caktuar.
    Il mio moto č FATE L'AMORE NO LA GUERRA

  9. #49
    alvi
    i/e ftuar
    O Pelin, fakt eshte, nuk e di ku jeton, po nese jeton ne USA dhe i ke ndjekur debatet presidenciale dhe vitet e para te presidences se Bushit, do ta dish qe ai asnje fare interesi nuk kishte per boten.
    Ai u shpreh se nuk do kishte me shtetformime, ndrrime rregjimesh, do hiqte ushtaret nga Ballkani etj.
    Per kete arsye, dhe vetem per kete arsye po i jap atij benefit of the doubt, qe po perpiqet tia zvogeloje mbeshtetjen terrorrizmit.
    Keshtu e shoh une kete lufte, pasi sic e thash dhe me lart, vete indiferenca e Bushit dhe administrates se tij deri me 11 Shtator, tregon se nuk ishte as Sadami e as Afganistani ne liste.
    Keshtu e shoh une, dhe per mua, ajo strategji makes sense, zvogelim i botes per terrorristet.
    Mesazhi eshte i qarte, ndihmo e sponsorizo, financo terrorriste, do pesosh fatin e Sadamit.
    Me beso, pas 23 vjetesh te kaluara ne Shqiperi nuk jam aq naiv sa te besoj se ju dogj barku per popullin e IRakut etj, por ja qe liria e tyre, do jete nje byproduct i kesaj lufte, ku si USA, si Iraku dalin fitimtare, pasi nuk do rrije Amerika ti pushtoje, perkundrazi do jete faktor stabiliteti ne ate vend.
    Shih, kudo ne bote ku ka prezence ushtarake te Amerikes, ka zhvillim e begati, dhe kjo i pret dhe IRakianet.
    PRandaj po te them, per mua si Alv qe jetoj e do kaloj jeten time ne USA, ka rendesi kjo lufte per arsyet qe thash me lart, ne menyre qe mos kem frike se noi morracak kokepalare te mi hedhi femijet ne ere, si dhe nga ana ekonomike, se as une nuk dua te paguaj 5$ per gallon, e mireqenia e USA eshte e lidhur drejtperdrejte me mireqenien time.
    Iraku do kete qarin e vet, se do behet shembull i ringjalljes, sic qene Franca e Gjermania dikur.
    Pra ketu i vetmi qe humb eshte Sadami.
    Franca e GJermania, nuk do humbisnin asgje, pasi asgje ne historine e Amerikes nuk sugjeron se ajo do ti mbyllte ato puset e nuk do ti shiste, pasi USA punon me sistem tjeter idealesh, parate.
    Te them te drejten, une me i sigurte do ndihesha sikur te ishte Amerika ajo qe i kishte "celsat" e naftes, sesa nje manjak si Sadami.
    Ky eshte mendimi im, te thash, ato demokratizimet, parimet etj, jane thjesht garniture.
    Kjo lufte per mendimin tim, po behet per ti zvogeluar boten terrorrizmit, se te besosh qe Sadami nuk ka lidhje me terrorrizmin nderkombetar, eshte nje shkalle tjeter naiviteti.

    P.S. SI gjithmone me vlere shkrimet e tuaja, dhe faleminderit qe ma shpjegove ate punen e WOlfowitzit.

  10. #50
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ju falenderoj, pelin dhe alvi.

    Pikerisht kete doja qe te nxirrja pak a shume ne pah ne kete teme. Shikimin e realitetit, pa zbukurime, por te thejshte dhe te ashper, ashtu sic eshte ne te vertete:
    Pelini ka dhene nje shikim pak a shume te pergjithshem dhe mua me pelqen shume kjo ketu:

    Lufta nuk eshte nje ceshtje morale per politikanet, lufta eshte nje ceshtje morale per njerez te thjeshte si ti dhe une. C'qendrim duhet te mbajme? Secili e gjykon vete, por minimumi eshte qe te gjykosh mbasi te jesh perpjekur te kuptosh realitetin.
    Per fat te keq shume e shohin si tifozllek; amerika apo europa, clintoni apo bushi, i majte apo i djathte....
    dhe mua me pelqen llogjika e alvit ketu:

    PRandaj po te them, per mua si Alv qe jetoj e do kaloj jeten time ne USA, ka rendesi kjo lufte per arsyet qe thash me lart, ne menyre qe mos kem frike se noi morracak kokepalare te mi hedhi femijet ne ere, si dhe nga ana ekonomike, se as une nuk dua te paguaj 5$ per gallon, e mireqenia e USA eshte e lidhur drejtperdrejte me mireqenien time.
    La vita, ti ke te drejte, sikur te kishte me shume njerez qe mendonin ashtu, bota do kishte me shume diell.
    Ji Vetvetja!

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerėzve
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •