Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 93 prej 93
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Per sa i perket qendrimit te Europes, gjykuar perseri, nga prekja e interesave te saj, per mua ishte krejt normal.
    Nuk ka se si te jete qendrimi i Europes normal, pasi Europa nuk eshte kontinent sovran apo dominues, sic i pelqen te hiqet apo te jete ne te ardhmen. Europa eshte ai kontinent qe edhe sot e kesaj dite sigurine ia ruajne trupat e dislokuara amerikane dhe barren financiare e heqin taksapaguesit amerikane.

    Te drejten e fjales ne arenen nderkombetare e kane ato vende qe mbrojne sigurine e tyre dhe marrin pergjegjesite si vende me te zhvilluara per te ndihmuar shoqerite e prapambetura qe ende nuk kane ate me elementaren dhe me te shenjten, lirine.

    Miqte dhe aleatet jane te tille per gezime dhe dite te veshtira. Europianet e vjeter nuk u gjenden per amerikanet atehere kur Amerikan kish nevoje per ta, por u dhane prioritet kontratave me rregjimin e Sadamit karshi maredhenieve me SHBA.

    Si perfundim, mendoj qe lufta eshte nje e keqe e domosdoshme nga e cila duhet te nxirren sa me shume perfitime.
    Asnje njeri human dhe normal ne kete bote nuk e do luften, por kjo nuk do te thote qe ne bote nuk duhet te kete lufte. Historia na meson se ne bote ka patur, ka dhe do te kete luftra, pasi veta jeta e njeriut ne toke eshte nje lufte me vetveten, me njerezit perreth apo me vdekjen.

    Edhe komunizmi nuk predikonte luften, perkundrazi, paqen, bashkejetesen, barazine, boten pa kufij, por ja qe praktimi i ideologjise komuniste ne shoqeri te ndryshme te botes solli vetem nje lufte veteshkateruese per ato shoqeri. Ne shqiptaret e kemi cuar nje shkalle me lart me "luften e klasave" dhe te njejten lufte nderrmerte dhe Sadam Husein ne Irak.

    Nuk me cudit aspak kur degjoj apo lexoj mendime kunder luftes ne Irak nga amerikane apo europiane, pasi keta jane lindur e rritur ne kohe paqe dhe nuk e njohin luften apo diktaturen. Ajo qe mua me cudit eshte se si shqiptaret qe e hoqen ne lekuren e tyre diktaturen komuniste 50 vjecare dhe luften e klasave, mund te jene kunder kesaj lufte.

    Nuk ka shpjegim tjeter, perfundimi llogjik eshte qe: a) keta njerez flasin per gjera qe nuk i kuptojne ne kompleksitetin e tyre b) keta jane te njejtet njerez qe kane nje nostalgji konstante per rregjimin komunist dhe bindjet komuniste. Qendrimi kunder luftes per ta nuk eshte nje "qendrim paqedashes", por nje qendrim kunder asaj superfuqie qe i vuri "CIZMEN" ne fyt komunizmit. Keta jane idhtaret e nje ideologjie te vdekur qe nuk mund te gjejne vetveten ne realitetin e mijevjecarit te trete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #92
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Ej
    Po cfare tha Bushi pas luftes : Tani irakenet me duken me te bukur!
    Heh !!!!!!!!!!!!!!!
    ...niente che amassi di piu'...

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    Mund te gjeni pak me teper psikologji ketu .
    Ndonjerit mund ti beje mjaft mire.



    Bisede me Susan Sontag


    A keni pare sa flamuj ka ne Shtetet e Bashkuara? pyet Susan Sontag, me kembet e mbeshtetura mbi tryezen e kuzhines se saj te madhe. Duke pare atletet e saj te bardha i pergjigjemi se po: gjithandej syri te sheh flamuj, neper dyqane, jashte pallateve dhe ne makina. Shkrimtarja vazhdon: 'Nese nuk mban flamur, rrezikon te marresh ndonje kritike. Pas 11 shtatorit eshte krijuar nje koktejl nacionalizmi dhe gjuhe fetare- me Jezusin qe i thote Bushit qe te pushtoje Irakun- gje kjo, e cila eshte shume shqetesuese".

    Susan Sontag tani eshte shtatedhjete vjec dhe ende nuk e ka humbur radikalitetin dhe mprehtesine qe e bene ate te famshme. Mbetet nje grua shume e bukur me syte e saj te thelle dhe te erret, me floket e gjate qe i bien mbi shpatulla dhe me duart delikate qe i levizin pa pushim. Nga atiku i saj ne Celsi, ne Manhatan, mund te shohesh gjithe bregun e New Xhersit si dhe te admirosh gratacelat e Midtown-it. Shtepia eshte e mbushur me libra, me piktura dhe me flete te shkruara. Sontag ka shkruar ese dhe novela si dhe ka qene regjizore teatri dhe filmi. Ne nje interviste te fundit ajo eshte veteperkufizuar si "nje intelektuale qe i perket nje lloji te dale jashte mode, pikerisht liberaleve te dikurshem". Ne esene e fundit ("Regarding the Pain of others"), e cila doli ne librarite amerikane ne muajin prill, ajo flet per luften dhe menyren e trajtimit te saj nga mediat. Nderkohe qe, gjate kesaj interviste, prirja e saj debatuese e shtyn shpesh qe te shprehe shqetesimin ne lidhje me ndryshimin e Amerikes se Xhorxh W.Bushit.

    Kur ju lindi ideja per librin?

    "Ne shkurt te vitit 2001. Lindi nga nje ide, rezultat i nje pervoje te pjekur tashme gjate tre viteve te rrethimit te Sarajeves. Ishte gati nje erresire totale: nuk kishte as gazeta, as televizor dhe as telefon. Gjendesha ne zemer te luftes, por nuk e shihja menyren se si paraqitej ajo. Kur kthehesha ne New Jork ose kur shkoja ne qytetet evropiane, habitesha nga pyetjet qe me drejtonin njerezit. Megjithe mbulimin televiziv dhe njerezit e vdekur nga gjakderdhjet ne vendet publike, lufta, e pare nga jashte, dukej se i perkiste nje bote jashte asaj reale. Nje dite, nje historian i njohur me pyeti se me cilen linje ajrore udhetoja per te shkuar ne Sarajeve, me Alitalian apo Luftansen? Si mund te mendohej qe ne nje vend ku kishte cdo dite bombardime, te mund te fluturonin avionet civile?".

    Me pas ndodhi ajo qe ndodhi me 11 shtator. Dhe ju nuk ndodheshit ne New Jork...

    "Isha ne Berlin. Kur u ktheva, e kuptova qe pamjet qe jepeshin ne televizor ishin te gjitha te filmuara nga larg. Pas nje jave u botua nje fotografi ku shihej qarte nje dore mes germadhave. Atehere i pyeta miqte e mi qe punonin ne gazeta nese kishin pare pamje te tjera te ngjashme. Mu pergjigjen qe po, por nuk mund t'i botonin".

    Perse?

    "Per dy arsye, te cilat jane gjithnje te njejtat. E para: ishte nje ceshtje parimore. E dyta: shfaqja e pamjeve te tilla do te shkaktonte vuajtje tek te afermit. Ajo pamje me mbiu serish para syve ne nje seri prej tre fotografish te botuara ne "New Jork Times", te cilat tregojne vrasjen e nje ushtari taleban. Askush nuk i ben pyetje vehtes nese ky njeri ka grua, vellezer, apo femije. Kabuli nuk eshte ne hene, dikush prej tyre mund te lidhet me Internet dhe ta shohe kete pamje ne sitin e "New Jork Times". Por ne kemi prirjen te mos i tregojme te vdekurit tane, por vetem ata te armiqve".

    Si e shpjegoni kete fakt?

    "Ne e konsiderojme vehten njerez me vlera, por kete koncept nuk e zbatojme per pjesen tjeter te botes".

    Cfare pershtypje ju lane pamjet nga lufta ne Irak?

    "Duket sikur sheh "Star wars". Disa dite me pare "New Jork Times" botoi nje fotografi ku shihen ushtaret amerikane, te cilet kontrollojne nje grup te burgosurish irakene. Te paret dy metra te gjate ngjajne si gjigande, ndersa te dytet jane te vegjel, te shtrire per toke dhe te lidhur si gjela deti. Nuk besoj qe amerikanet te mund ta kuptojne se e gjithe kjo jashte vendit te tyre ngjan dicka brutale".

    Cili eshte ndryshimi mes luftes se pare nga Amerika dhe jashte saj?

    "Kur isha ne France kam pare pamje femijesh te vrare, te cilat nuk jane shfaqur kurre nga televizioni amerikan. Gazetat dhe televizioni i tremben reagimit te protestes te lexuesve dhe shikuesve dhe braktisjes se sponsoreve. Duhet ta dini qe vendi aktualisht karakterizohet nga nje prirje e madhe nacionaliste. Para disa ditesh Kris Hexh, ish korrespondent i New Jork Times ne Sarajeve, pothuajse u lincua nga studentet e nje kolegji ne Ilinois, ku ai ishte ftuar per te mbajtur nje fjalim. Kjo pasi ai guxoi te kritikonte Shtetet e Bashkuara. Ata madje e ndaluan qe te vazhdonte fjalen".

    Cfare efekti pati shpikja e gazetareve "embedded", te futur ne repartet ushtarake?

    "Ata nuk u shpiken sot, sepse ishin edhe gjate Luftes se Dyte Boterore, edhe pse mbanin emer tjeter. Fotografi Robert Kapa zbarkoi ne Normandi ne qershor te vitit 1944 me nje uniforme pa yje. Por ajo ishte nje lufte per te cilen njerezit mendonin se duhej te luftonin. Me pas i erdhi rradha pervojes tragjike ne Vietnam, ndaj se ciles gazetaret u treguan shume kritike. Por aktualisht njerezit e Bushit parapelqejne te kthehen ne gjendjen e Luftes se Dyte Boterore".

    Duhet ta pranoni qe Karl Rouv, i cili kohet e fundit ka organizuar zbarkimin e Xhorxh W.Bushit ne avionmbajtesen Linkoln, eshte nje regjizor i shkathet i imazhit te presidentit...

    "Karl Rouv me kujton Albert Spirin, njeriun qe organizoi mbledhjen e Nurembergut ne vitin 1934 ne Gjermani. Eshte gjithnje ajo ideja e vjeter, sipas se ciles ngjarjet duhen shnderruar ne spektakel. Kjo eshte farse. Por Bushi qe zbret nga nje avion me uniforme aviatori nuk shkakton te qeshura. Aktualisht Shtetet e Bashkuara gjenden ne mes te nje orgjie ekzaltimi nacionalist hakmarres. Shto ketu edhe manipulimin e opinionit publik".

    Ne librin tuaj, ju e kritikoni ashper Zhan Bodrijardin, teoricienin e shoqerise se spektaklit.

    "Bodrijard flet per nje bote mediatike, ne te cilen realiteti e ka humbur kuptimin. Ai thote se duhet te rrime urte dhe te jemi te kenaqur. Menyra e tij e tij e te parit te gjerave perfaqeson iluzionin e botes se te privilegjuarve. Bodrijard nuk ka pare kurre nje lufte per se afermi. Eshte nje fjale goje per te te thote se nuk ka me realitet. Per shume njerez te ketij planeti, bota nuk eshte nje spektakel. Ne bejme pjese ne ate 5 apo 10% qe udheton me avion dhe qe ka frigorifer. Mund te ndodhe qe dikush ne lagjen Parioli te Romes te merzitet duke pare bombardimet mbi Irak dhe t'i thote gruas qe te nderroje stacion. Por per shume njerez qe shohin Al Zhaziren, ato pamje nuk perbejne aspak nje spektakel".

    Por ne fund te fundit, spektakli i luftes i ofroi perfundime te mira presidentit.

    "Lufta pati si shkak armet e shkaterrimit ne mase, te cilat nuk u gjenden. Por ky fakt duket se nuk i intereson askujt. Arsyeja e sulmit ishte thjesht te tregohej se kush ishte Numri nje. Nuk ka rendesi se nga cila ane eshte e drejta. Nuk eshte e vertete qe amerikanet nuk e kuptojne reagimin e opinionit publik boteror. Eshte thjesht fakt se atyre nuk iu behet shume vone per te. Sic shprehet Robert Kagan ne librin e tij te fundit, nuk ka rendesi ajo qe mendojne njerezit, pasi ata nuk marrin pjese ne lojen per pushtet. Pacifizmi tashme perben nje luks. Europa eshte katandisur ne nje vend pushimesh, e cila nuk ka ushtri. Realiteti eshte pushtet. Politika amerikane ka ndryshuar ndjeshem gjate viteve te fundit. Tani qendra perfaqesohet nga ekstremi i djathte dhe demokratet nuk ekzistojne me. Ata tashme sillen si republikane".

    Ju e fryni rolin e fese ne kthesen e Shteteve te Bashkuara.

    "Shume amerikane veteperkufizohen si "Born again christians", pra kristiane te rilindur. Dhe shume syresh nuk iu vjen per te qeshur kur Bush tregon gjate nje interviste se filozofi i tij i parapelqyer eshte Jezu Krishti. Pra, gjendemi para nje nacionalizmi te mbeshtetur ne nje besim fanatik dhe kjo ben qe t'i shpallim lufte se Keqes. Nje here e nje kohe armiku e kishte emrin komunizem dhe ishte identifikuar me nje vend, BRSS-ne, nderkohe qe terrorizmi aktualisht mund te mbije ngado. Por kjo con ne nje lufte pa fund dhe per te rritur kuotat e nacionalizmit duhen armiq. Sa me shume te sillemi ne kete menyre, aq me shume armiq do te kemi".

    Ka nje pjese te rendesishme ne liber, ku ju shpreheni se amerikanet nuk mund ta durojne ekzistencen e nje muzeu te skllaverise. Perse?

    "Sepse ky fakt do te binte ne kundershti me tre ide baze te shoqerise amerikane. E para: Amerika perben nje perjashtim, sepse ka nje histori te ndryshme nga te gjitha vendet e tjera te botes, e dyta: Amerika eshte gjithnje e mire dhe e treta: Amerika do te fitoje gjithnje".


    Po c'lidhje ka me muzeun e skllaverise?

    "Amerika eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ka patur qofte edhe nje udheheqes namkeq. Te tjeret kane patur Musolinin, Hitlerin, Stalinin, Robespjerin, Kromuellin..., njerez keta qe kane bere gabime shume te renda dhe kane vrare njerez ne mase. Ketu nuk ka ndodhur ndonjehere asnje gje e ngjashme. Disa presidente kane qene medioker, te mefshte dhe te dobet, por askush vertet i keq. Per pasoje edhe historia e Amerikes duhet trajtuar nga kendveshtrimi pozitiv. Ne kete menyre, Shtetet e Bashkuara, qe perkujtojne tragjedite e ndodhura gjithkund tjeter, si per shembull me Muzeun e Holokaustit ne Uashington, ne asnje menyre nuk mund te perballen me krimin e skllaverise se afrikaneve.

    Ky fakt do te perbente nje goditje te rende?

    "Skllaveria ishte nje krim me pasoja te renda dhe ne Shtetet e Bashkuara ai njohu tipare shume me negative krahasuar me ndonje vend tjeter te botes. Vetem ne kete vend sklleverit nuk gezonin te drejta, nuk konsideroheshin njerez dhe mund te vriteshin si qener. Ndersa ne vendet e tjera, per shembull ne Brazil ose ne Kube, sklleverit konsideroheshin si qenie njerezore, te cilat nuk mund te vriteshin pa arsye. Sot edhe njerezit me ngjyre pothuajse e kane harruar kete histori. Nje muze mbi skllaverine do te krijonte nje gjendje shperthyese. Ngritja e tij do te perbente nje ngjarje te nje rendesie te vecante per vendin, por nuk ekziston asnje lloj mundesie qe kjo gje te behet e mundur, thjesht sepse do te binte ne kundershti me mitin e ketij vendi: qe Amerika perben nje perjashtim ndaj te gjithe ligjeve te historise".



    (marre nga revista Klan)

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerėzve
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •