Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351

    Lufta ne Irak dhe psikologjia e njerezve

    Po e hap kete teme ketu, tek kjo pjese e forumit, sepse dua ta shikoj luften dhe lidhjen e saj me njerezit nga pikepamja e psikologjise.

    Pyetja qe une shtroj per diskutim eshte kjo:

    Dihen qellimet e verteta te luftes qe po behet tani dhe dobite qe ajo do i sjelli popullit amerikan.
    - Perse nje % e popullit amerikan, (edhe shqiptare qe banojne ne Amerike gjithashtu) jane kunder kesaj lufte?

    Pra njeriu qe ne thelb te tij,(ne pergjithesi) eshte egoist dhe deshiron qe ATIJ cdo gje ti shkoje mire, si ndodh ne kete rast qe "mendon" dhe "kujdeset" per vetevendosjen dhe "te drejtat" e "lirite" e nje populli tjeter qe eshte larg tij, para se te kujdeset per te tijat?

    Po e shtjelloj pak me gjere:

    Lufta ne thelb, (sido qe shpallet dhe thuhet) ka pothuajse gjithmone ne baze te saj aresyet ekonomike. Keshtu edhe kjo qe po behet tani. Pra mbarimi me sukses i saj te pakten te pakten, (po e shikoj trashe problemin) do sjelli uljen e cmimit te karburantit ne Amerike. Pra ekonomikisht do jete pozitive per popullin Amerikan.

    Pra si vjen, qe nje pjese e popullit Amerikan, nuk e do ate??? Dihet qe populli amerikan eshte teper egoist dhe kjo eshte pikerisht ajo qe e ka cuar perpara Ameriken. Egoizmi dhe disiplina.

    Nese eshte fjala per "bijte e amerikes" qe mund te vriten ne lufte, dihet qe ato shkojne ne lufte vetem me deshiren e tyre dhe jane shume mire te paguar.

    Pra cfare i shtyn, ta kundershtojne luften?

    Ne fund, po sqaroj (sepse nuk dua te keqkuptohem) qe une jam KUNDER LUFTRAVE ne pergjithesi.

    Jam pothuajse e sigurt, qe edhe ketu ne forum, ka shqiptare qe banojne ne Amerike dhe qe jane kunder luftes. Do isha shume e interesuar per opinionin e tyre.

    Pra le ta diskutojme.......
    Ji Vetvetja!

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Eshte intersante kjo pikepamje psikologjike e luftes ne Irak. Per t'iu permbajtur karakterit psikologjik te trajtimit te ketij problemi duhet goxha pune dhe kujdes se mos dalim nga tema, mendoj se nuk mund ti shmangemi trajtimit politik, megjithate uroj qe te arrihet kjo ketu.
    Une do jepja nja dy arsye pse nuk e mbeshtetin Luften nje pjese e amerikaneve:
    Sepse nuk mbeshtetin ne pergjithesi presidentin Bush, nuk ka popullaritet, eshte nje lider qe i mungon karizma.

    Dhe nje arsye tjeter mund te ishte ngaqe eshte lufte e perseritur dhe njerezit jane te lodhur me luftrat.

  3. #3
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Faleminderit armando,

    Aresyeja e dyte qe ke dhene, per mua qendron. Pra vertet luftrat te lodhin, dhe sido qe te jene jane burim stresi dhe frike. Por valle kete aresye nxjerrin ata qe mohojne luften?

    Sa per te paren, une nuk jam dakord. Populli, sado medioker te jete e di mire qe lufta nuk iniciohet dhe nuk behet nga Presidenti. Ai eshte marioneta qe levizet nga duart e kapitalit te madh amerikan. Lufta nuk behet sepse Bushi do (sigurisht edhe ai do), por sepse ashtu i intereson kapitalit.

    Une perseri do doja te degjoja aresye kunder luftes, pra si e justifikojne amerikanet (dhe shqiptaret me banim ne amerike)kundershtimin e luftes brenda vetes se tyre.......
    Ji Vetvetja!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Ashtu sikurse u permend me pare cdo lufte ka nje qellim ekonomik ne thelb. E megjithate qellon qe shume njerez te bien dakort me kete lloj zgjidhjeje, sepse ka nje shkak. Psh. lufta ne Afganistan vetem disa muaj me pare jo vetem qe u miratua, por edhe u perkrah nga e gjithe bota, sepse ajo kishte si shkak 11 Shtatorin. Kurse ne luften e sotme te Irakut, askush nuk u kujdes (ashtu sic dine te bejne mire amerikanet) per te gjetur nje shkak..

    Per mua ne thelb qendron ndergjegjia e semure njerezore. Me shkakun e 11 Shtatorit, njerezimi e pati ndergjegjien e qete se po lufton kunder terrorrizmit... E megjithate pasoja nuk mund te justifikoje qellimin. Kurse sot (sidomos populli amerikan) nuk ka cfare pergjigjeje ti jape brezit te ardhshem. Kjo ndoshta e ben me shume te ndihet fajtor e te reagoje ne kete menyre....

    Gjithsesi cdo lufte e bere eshte nje varr i ri e i madh per njerezit e pafajshem... sado i realizuar te jete shkaku...


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kjo lufte perkthehet per mendimin tim...
    Nje diktator i madh , kundra nje diktatori te vogel.
    Nese ndryshojne bushi me sadamin, ndryshojne vetem ne ate qe sadami eshte diktator i vetem popullit te vet, ndersa bushi synon te diktoje gjithe boten....e dicka me keq se ta diktoje.
    ....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Shoqeria Amerikane eshte nje shoqeri e civilizuar dhe si e tille ajo nuk deshiron qe te marre pergjegjesite per viktimat civile qe do te kete kjo lufte gje e cila eshte e pashmangshme.
    Nje arsye tjeter ndoshta eshterritja e ndjenjave antiamerikane do te jete edhe me e madhe tani dhe kjo ja u ben jeten me te pasigurte.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e DonAlda
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Postime
    104
    Kjo eshte hera e pare per mua qe te jam mendimin tim ne kete forum.
    E urrej luften!
    Dua paqen.
    Por ndonjehere paqa ka cmimin e saj. Ndonjehere paqa mund te arihet vetem me lufte.
    Eshte e vertete qe luftat ne pergjitesi e kane ndihmuar shume ekonomine Amerikane, por nuk mendoj qe kjo lufte eshte rreth ekonomise. Amerika po shpenzon rreth 80 bilione dollare amerikan ne kete lufte. Nqs donin qe te ndihmonin ekonomine, atehere te mos harxhinin parate ne lufte do te ndihmonte me shume, apo jo????!
    Amerika gjithmone ka ndihmuar njerezit e vendet qe kane nevoje per ndihme. Ata ndihmuan luften e Kosovareve kunder Serbit, apo jo? Po sikur Amerikanet kurre te mos na kishin ndihmuar? Po sikur njerezit rreth botes te thonin qe duam paqe, keshtu Amerike mos shko te bombardoshe Serbine?
    Po ne Bosnje? Amerikanet perseri i ndihmuan njerezit ne Bosjne.
    Amerika gjithmone ka ndihmuar njerezit dhe shtetet qe kane patur nevoje per ndihme.
    KJO LUFTE NE IRAK, ESHTE E DREJTE. ESHTE E VETMJA MENYRE QE NJREZIT NE IRAQ TE ARRIJNE PAQE. Amerikanet nuk po e nisin kete lufte tani. Kjo lufte u nis 12 vite me pare kur George Bush senior ishte president. Sadam eshte nje diktator shume i keq. Ai vret e masakron shume jete ne Iraq. Eshte koha qe njerezit ne Irak te jetojne, e te shijojne demokracine e paqen.
    Shpresoj qe kjo lufte te mbaroj e tja arrij synimit sa me shpejte.
    Shqipetaret jetuan ne Komunizem, apo jo? A nuk na la Enver Hoxha mbrapa. Shqiperia eshte konsideruar te jete nje III World Country. A nuk eshte turp per shqiptaret te konsiterhen mbrapa, kur shtetet ne kufi me ne, (Greqia, Italia) jane me te zhvilluara. Ke duhet te "falenderojme" per kete? ~Enverin.
    Po sikur nje shtet i fuqishem si Amerika, te na vinte per ndihme, per te arritur DEMOKRACINE E VERTETE kur ishim ne Komunizem? Do te na kishte ndihmuar shume apo jo?
    FALENDEROJ AMERIKEN qe do qe te rrezoj qeverira qe nuk i perkasin koheve moderne, si ajo e Sadamit dhe e Millosevicit. Amerika do ti ndihmoje shume njerezit ne Irak me ndihme humanitare, me $$$$, dhe me nje qeveri te re demokratike e te perparuar qe ka per synim te drejtat njrezore e paqen.
    Kaq per tani!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    megjithatne keto protesta anti-lufte qe po behen,pjesmarresit me te medhenj une shoh moshat e reja dhe kryesisht emigrantet me origjine arabe qe jetojne ne ato vende.Psh televizioni i Belgjikes transmetonte protestat ne Bruksel,me c me zuri syri pjesa deerrmuese ishin Marokene.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  9. #9
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Me tere mend mendoni se lufta behet vetem per te rrezuar Sadamin eh? Come on guys...let's get serious here!

    Bushi, po te donte, e kish rrezuar Sadamin me kohe, dhe pa shamate fare. A thua inteligjenca amerikane nuk eshte aq ne gjendje? Hmmm.....

    A e di c'fare? Politika eshte nje loje e qelbur. Madje nuk ndryshon fare nga ajo qe bejne gangesteret neper rrugicat e erreta. Vetem se, eshte me e sofistikuar, me e 'civilizuar' si i thone. I mjeri popull qe eshte injorant per sa i perket menyres se si udhehiqet!

    Megjithese personalisht e quaj te pajustifikueshme ate qe po ndodh, madje e kam me te lehte te besoj se ato qe po shof ne TV jane 'hollywood pictures' dhe jo historia, ka shume arsye qe Amerika sot eshte ne lufte:

    _Ekonomia amerikane ka vite qe eshte ne recession.
    _Lindja e mesme eshte kryesisht territor islamik.
    _Imazhi se c'fare do te thote te jesh superfuqi ne shek XXI.

    Me sa po shof, populli e ka kuptuar (ndonese pa dobi) arsyen qesharake se lufta behet per te 'cliruar popullin irakian nga diktatura'. Megjithese shume njerez ende nuk jane ne dijeni per sa i perket 'aftermath-it' te luftes ne 91-shin, e shofin kete lufte si demonstrimi me brutal i forces per arsye ekonomike. Per me teper, ata e shofin se kjo qe po ndodh eshte shume e ngjashme me Holokaustin gjate luftes se dyte boterore. Vetem se, sot nuk eshte Hitleri kunder cifuteve, por Bushi kunder islamizmit.

    Nuk me duket fare cudi qe imazhi qe Bush la ne bote, qe me te drejte e kane cilesuar si 'cowboy image' do ta beje ShBA target te nje vale te re terrorizmi. Kane te drejte njerzit qe jane te friksuar.

    "God bless the righteous!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 23-03-2003 mė 15:46
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #10
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ju pershendes dhe falenderoj te gjitheve.

    Kendveshtrimi nga i cili doja une qe te diskutonim per luften, ishte ai i psikologjise se amerikaneve, pra cfare i shtyn ata qe ta kundershtojne ate.

    Te gjithe kane dhene mendime me vlere.

    Pra une nuk jam duke pyetur per gjykimin e popullit amerikan, por per gjykimin e amerikanit. Ndoshta dikush do thote, qe gjykimi i popullit perbehet nga gjykemet e individit.

    Nuk do isha plotesisht dakord me kete. Kur gjykojme si individ, sejcili ne shtepine e vet, del me ne pah egoizmi njerezor, kur bashkohemi ne turme, turmen e terheq udheqeqesi, heroi dhe egoizmi sikur zbehet pak.

    Edhe njehere dua te theksoj qe lufta nuk behet nga BUSHI, sepse ai ne thelb, mbron dhe perfaqeson interesat e kapitalit amerikan.

    Dhe thelbi i luftes, ashtu si gjithmone eshte ekonomik. Le te harxhoje sa te doje Amerika ne kete lufte, llogarite jane bere me laps me maje te holle qe ato qe do dalin nga nje xhep do futen patjeter te shumefishuara ne xhepin tjeter.

    Per mua eshte iluzion te mendosh qe Amerika futet ne lufte per te ndihmuar popujt e tjere. Kjo eshte demagogji. Amerika dhe amerikani sheh ne fillim vetem interesat e tij. Nese keto interesa perputhen ne nje moment te caktuar me ato te ndonje populli tjeter, kjo eshte nje gje qe ata nuk e lene asnjehere pa shfrytezuar.

    Sa vjet kishte Kosova qe vuante nen tiranine Serbe? Valle nuk e dinte Amerika kete? Por nderhyri pikerisht atehere, kur kjo i duhej interesave te saj dhe THX GOD, interesat e saj u perputhen ne ate moment me ato te popullit Kosovar.

    Por une nuk dua te gjykoj luften, e cila sido qe te jete, eshte lufte dhe eshte nje tmerr per njerezimin. Por luftra do kete gjithmone.Une po e quaj ate, thjesht te pashmangeshme dhe uroj me gjithe shpirt qe ti vleje sadopak popullit irakian.

    Une thjesh doja te dija dhe te diskutoja, se si amerikani i thjeshte, arsyeton kunder luftes, kur (sic e kam theksuar me siper) te pakten, te pakten cmimi i karburantit do jete me i ulet pas luftes!

    Shume nga ju me siper kane dhene idera dhe argumeta bindese dhe teper interesante.

    Perseri, ju falenderoj dhe le te vazhdojme............
    Ji Vetvetja!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerėzve
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •