Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    "Radikalo-terroristët-islamiko" e kërcënojn : Policia e arreston për mashtrim.


    Esat H. nga fshati Smirë i Vitisë kishte paraqitur në polici një “kërcënim” nga radikalistë islamikë, pasi “dikush” kishte shkruar grafite në mur dhe kishte shtënë me armë zjarri. Pas gati tre muajsh, policia ka zbuluar se 31-vjeçari kishte inskenuar ngjarjen, pasi synonte të gjente strehim në shtete perëndimore.
    Policia e Vitisë ka ngritur kallëzim penal ndaj Esat H.-së, 31-vjeçar, nga Smira e Vitisë, për tri vepra penale “lajmërim i rrejshëm”, “posedim pa leje i armës” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Esati, më 16 korrik të këtij viti, rreth 22:20, kishte paraqitur në polici një rast kërcënimi, i cili pas gati tre muajsh është zbuluar se ka qenë i rrejshëm.

    Ai kishte deklaruar se ka dëgjuar të shtëna nga armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Patrulla policore nga stacioni i Vitisë kishte shkuar në vend të ngjarjes, së bashku me Njësitet e Hetimeve Rajonale dhe njësitet e Krim Teknikës. Ata kishin vërejtur gjurmë të katër predhave që kishin goditur murin e jashtëm të shtëpisë së tij. Po ashtu, në murin e shtëpisë ishte shkruar një mbishkrim kërcënues, megjithëse vështirë i lexueshëm

    Zëdhënësi rajonal i policisë, Ismet Hashani, bëri të ditur për Gazetën JnK se pas një numër intervistimesh, hetuesit të enjten kanë vërtetuar definitivisht se bëhet fjalë për lajmërim të rrejshëm.

    “Dyshohet se natën e incidentit, i dyshuari me revolen e tij ka shtënë vetë 4 herë në drejtim të shtëpisë së tij. Gjithashtu me ngjyrë të kuqe ka shkruar grafitë në mure, kinse është i rrezikuar nga radikalizmi islamik”, tha Hashani.

    Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se ky inskenim nga i dyshuari është bërë me qëllim që të vërë në lajthitje organet kompetente dhe të sigurojë ndonjë dokument se kinse ai dhe familja e tij janë të rrezikuar në Kosovë. Ai synonte që me këtë dokument të gjente më lehtë strehim në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.

    Revolja e llojit TT, me të cilën ka kryer veprën i dyshimti është konfiskuar.

    Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penale për tri vepra penale dhe rasti është proceduar në gjykatë. /Telegrafi/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Per interes material po fusin percarje nderfetare , ashtu sic benin dhe disa tjer me heret qe shpallnin se jan ber katolik , e pastaj kerkonin azil ne Skandinavi.

    Ai njeri bile e pat djeg shtepin e vet , vetem per te qen me bindes se esht i kercnuar per shkak te konvertimit te tije.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Ja fute kot ti! jeni specialist per desinformata dhe genjeshtra ju Vehabet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •