Kur nuk e kemi lexuar diktaturėn
260 tweet
Opinion e Martė, 16 Korrik, 2013 | 13:58 pm
AGIM BAĒI
Nderimet pėr Mehmet Shehun u shfaqėn sėrish edhe kėtė vit. Kėtė herė edhe mė me zhurmė, kur nuk mungoi as zėri i ngritur i Gramoz Ruēit.
Megjithatė, nėse pėr ish-ministrin e fundit tė diktaturės komuniste ėshtė ende e kuptueshme (nuk nėnkupton e justifikueshme) nostalgjia pėr figura tė tilla, ajo qė ēudit ėshtė bashkėngjitja e figurave tė llojit Pėllumb Xhufi nė kėtė histeri lavdesh. Si njė historian, ai mė sė paku, duhej tė ishte mė i ftohtė nė dhėnien e mendimeve, sidomos kur kemi tė bėjmė me njė figurė qė mbart mbi vete ndoshta veset mė tė rėnda tė sistemit komunist, ku ai ka vėnė vulėn e madhe tė denatyrimit tė shqiptarėve, tė skllavėrimit tė shoqėrisė.
Me qėndrimet e tij Xhufi nuk ėshtė vendosur as nė kufijtė e modestisė sė tė birit, Bashkimit, i cili nė mėnyrė qytetare, pėrmes letėrsisė, ėshtė distancuar nga modeli i tė atit. Madje me librat e tij ka dhėnė njė ndihmesė nė tė kuptuarit psikologjik tė atij sistemi qė ai e kishte njohur aq mirė.
Ajo qė e rėndon mė sė shumti nė kėtė situatė, ėshtė fakti se Xhufi vijon tė jetė lektor nė universitet, ēka do tė thotė se dashuria e tij pėr diktaturėn dhe pėrfaqėsuesit e saj mund tė transmetohet te studentėt, tė cilėt mė pas do ta mbartin te fėmijėt tanė kur tė jenė mėsimdhėnės. Pra, qėndrimi i Xhufit, nė pamje ėshtė personal, por konkretisht ėshtė njė dėm shumė i madh pėr shoqėrinė, pėr faktin se ai e pėrhap ideologjinė e tij edhe nė auditorė, pra pėr njė pjesė tė madhe tė shoqėrisė.
E nėse njė historian si Xhufi i thur elozhe njė vrasėsi si Shehu, ēfarė mund tė bėjė Ruēi, Lutaj, Zeqo, Koēi apo edhe tė tjerė, tė cilėve u ka mbetur ora pikėrisht nė atė kohė, duke mos pasur as shansin tė kuptojnė skllavėrinė e atij sistemi? Madje, nuk guxojnė tė kuptojnė se mund tė ishin njėlloj viktima, si vetė Shehu, qė ra brenda lakut qė kishte ndėrtuar pėr vite me radhė pėr bashkėqytetarėt e tij, bashkėluftėtarėt e tij, miqtė e tij, madje edhe tė afėrmit e tij.
Megjithatė, ky rikthim i ngjarjeve historike me nostalgji pėr ish-figurat e diktaturės, qė mund tė kulmojė me kėrkesėn e shpejtė pėr rikthimin e bustit tė Enverit dhe heqjes sė bustit tė Zogut, ka njė lexim mė tė gjerė sesa njė kujtim ngjarjesh historike. Ky lloj modeli i kujtimit tė figurave tė tilla lidhet pikėrisht me pafuqinė e shoqėrisė pėr tė ndėshkuar nė parim atė denatyrim tė madh qė ndodhi nė 46 vjet diktaturė komuniste, ku shqiptarėt humbėn identitetin dhe u bėnė ushtarė tė partisė. Ose nė tė kundėrt, u ndėshkuan ose me zhdukje, ose me dėnim e vetmi.
Unė besoj se pjesa e ish-komunistėve keqkuptoi mungesėn e hakmarrjes nga ish-tė dėnuarit, qė nė kėto 23 vite nuk ndėshkuan askėnd qė i kishte persekutuar, edhe pse shumicėn e tyre i kanė njohur, i kanė parė, i kanė pasur ndonjėherė edhe pėrballė, madje duke drejtuar jetėn publike.
Mungesa e njė analize tė qartė tė asaj qė ka ndodhur nė diktaturė dhe e hapjes sė dosjeve tė diktaturės bėri qė disa vite mė parė, Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Muho Asllani, Vito Kapo, Tefta Cami apo edhe tė tjerė qė ishin gjallė, tė guxonin tė dilnin publikisht tė flisnin pėr politikėn, pa treguar mė parė mynxyrat qė kishin bėrė apo qė nuk i kishin denoncuar kurrė.
Pėrcaktimet si burrė shteti pėr figurėn e Mehmet Shehut, kur ende nuk i janė shėruar plagėt qindra familjeve tė pushkatuara, tė dhunuara, tė persekutuara, janė njė apel pėr mbarė shoqėrinė, qė nuk ka gjetur ende kurajėn tė shohė tė vėrtetėn e djeshme nė sy.
* * *
Ne mund tė vijojmė tė ndėrtojmė njė tė nesėrme tė deformuar pėr fėmijėt tanė nėse do tė vijojmė ti fshihemi sė djeshmes. Mosdistancimi i qartė nga shpėrfytyrimi nėn diktaturė do tė na sjellė shumė shpejt tė gjitha pėrkujtimet e hareshme nga nostalgjikėt. Tė mos harrojmė se ende Enver Hoxha e Mehmet Shehu mbajnė dekoratat si Hero i Popullit dhe kanė aty nė shėrbim historianėt e tipit Xhufi apo Puto pėr tė ringritur legjendėn qė u duhet, duke e kthyer Shqipėrinė drejt njė humnere morale.
http://www.panorama.com.al/2013/07/1...ar-diktaturen/
exoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
21 Komente per Kur nuk e kemi lexuar diktaturėn
Realiteti hidhur
16 Korrik, 2013 - 14:46
Populli votoi qe komunizmi te kthehet prap ne pushtet e te na e pije prap gjakun me pambuk ashtu sic na e ka bere per 50 vite me radhe.
Jemi popull mosmirenjohes e qe ne nje mase te madhe vuajme nga sindromi i stokholmit.
Andaj per disa vite me radhe le ta durojme Gramoz Rucin e Edi Ramen qe te na pijne gjakun si shushunja.
Shume shpejte i harruam vitet kur ne pushtet ishte PS dhe kur nuk kishim as rryme e as uje.
Do te pendohemi por do te jete vone.
Pėrgjigjjuni
no one
16 Korrik, 2013 - 15:06
Ne te vertete nuk me vjen cudi per xhufrat or si soji i tij.Demokracia jone e ndertuar ne paqe qe aq Tolerante ,sa sot degjojme kete ulkonja te vjetra e te semure nga nostalgjia e Komunizmit ,Jo se ajo i sherbeu Popullit dhe se bashku duhet ta rimekembin,por fshiu nga ai Truall Ajken e perparimit te vendit ,beri kasaphane ne Popullin e tij .Uzurpoi, njollosi Kombin qe ne historine ,e lashte njihet Popull Trim,Besnik ,Bujar ,Besellenes ,Familje me baza te Shendosha ,Historikisht Trima qe mbrojten Vendin Luftuan deri ne piken e fundit te gjakut,Potr u Tradhetuan ,u Zhgenjyen ,dhe u vrane e gkakosen nga keta KRIMINELE te Popullit ,envera-mehmeta,kadriu ,dhe cfare do qe ishte Elita e tyre , mund ti quash race Miu , Xhelate me te urryer ne tere boten ,Kjo nuk harrohet ne Historine tone Nderimi qe i behet ,Bastardeve-Krimineleve -dhe Kasapeve te Popullit te tij ,nga leniet mbrapa te nostalgjikeve te semure ,atyre qe duan Akoma te gjakosin ate Popull ,ka nje domethenie ,Por une bej me faj Demokracine ,qe nuk beri ate qe duhej bere,,te gjykonte dhe tere ato mbeturina qe sot klithin si Ulkonja te te Semure te Komunizmit ,duhet pa cdo kusht te ishin ne qelite e burgjeve dhe atje te mesonin ,se sa e vertete dhe dinjitoze eshte ,te respektojsh Popullin tend ,dhe per krimet qe ato perdoren kunder tije ,por sot i sheh ato perbindesha te vjeteruar ,qe edhe nje here duan ta kthejne mbrapa historine ,dhe te gjakosin Popullin ate qe bene per 50 vjet me ato Parrulla ish Komuniste ,me ato tesera partie ,aq te neveritshem ,Uroj Populli vete mbasi beri nje Gabim teper Fatal per ecurine e Demokracise Idealin dhe rrugen e saj te lirise se njeriut ,qe ne e fituam pa gjak ,Fale njerezve qe vetmohuan gjithcka vetem qe ajo te vinte ne ate vend teper te Stermunduar ,te lodhut te Rraskapitur ,te lene jashte vlerave dhe bashkimit te atij Kombi si nje i vetem ,do ti rikthehet Asaj Lule te Historise se atij ,Kombi ,Demokracia eshte fituar ne bote me piken e fundit te gjakut ,Sot ato e Gezojne ,Ndoshta akoma seshte aq perhekte, por nje dallim ,Eshte si DITA me NATEN kur behet krahasimi ne bote ,Bota e ka flaku me shekuj ,
Pėrgjigjjuni
Artan Kuqi
16 Korrik, 2013 - 15:33
Z.Baci. Ju kujtoj se historia sado e dhimbshme duhet te kujtohet.Pikerisht femijet tane duhet te dine realitetin e vertete te asaj kohe.Eshte e vertete qe ne ate kohe jane kryer krime te shumta por ju kujtoj se pas viteve 91 ku ju keni qene partizan i levizjeve demokratike jane kryer krime edhe me te renda kunder ketij populli nga politikanet aktuale.Pse tani ju heshtni? Apo valle ju jane ofruar vende pune dhe nje te ardhme te sigurt? Perpara se te kritikoni te tjeret per idete e tyre fillojeni nga vetja sepse do ishte me mire
Pėrgjigjjuni
Jon
17 Korrik, 2013 - 11:37
Jane kryer krime edhe me te renda se burgosja dhe rrenimi deri ne uri kolektive qe perfundoi me eksod masiv qe ende ska mbaruar? Mbi 5000 te pushkatuar? Tortura e lincimi publik si mjet normal shteteror? Metoda qe gjenden vetem ne Korene e veriut apo Khmer rouge?
Eshte bere me keq ne 91-2013 se eshte bere ne 1944-91?
Ose jeni i semure menderisht, ose i lig ne shpirt.
Shqiperia ka dashur dhe do pastrim, deri kur ta kete do te zvarritet, se fara e keqe sundon aty ku ka vlere, ku nuk ka Zot.
Pėrgjigjjuni
Artani
16 Korrik, 2013 - 15:38
me mbushet mendja perdite e me shume se nuk meritojme me teper se Gramoz Rucin si udheheqes ,dhe psikopate si Rama e hajdute si Meta ne krye te qeverise e me opozite Fahri Balliun hhahahahaha sa ironike si nuk ikem prej ketij vendi?
Pėrgjigjjuni
histrionic
16 Korrik, 2013 - 16:36
Eshte e vertete qe regjimi i byrose politike ishte fatal per Shqiperine me mosdijen politike dhe demokratike qe e karakterizonte. Eshte e vertete se edhe Mehmet Shehu u dha pas atij sistemi dhe ra pre e tij, pavaresisht karakterit dhe formimit e tij te spikatur, ne kah te kundėrt me te Enver Hoxhes. Por Prof. Xhufi ka te drejte nese i kthen meritat, sikur edhe per kontributin vullnetar qe dha kunder fashizmit ne Brigaden Internacionale te Spanjes, qe mospermendja me cudit ose jo nga ana e gazetarit. Dhe per kete pjese, djali i tij (qe me vjen keq per keqperdorimin) mund te ndjehet vecse krenar, si te tere te afermit e atyre qe luftuan krahas tij.
Pėrgjigjjuni
Bashkim
16 Korrik, 2013 - 18:45
Xhufi ky nostaltgjik i krimineleve komunist-enverist nuk duhet te japi mesim ne shkolla ku brezi iri nuk e ka njohur diktaturen.Vlersimin per M.Shehun e ka dhene djali i tij ska nevoje me te zgjatemi me shume !Poshte diktatoret dhe perkrahesit e tyre,Rrofte Liria !
Pėrgjigjjuni
lenci
16 Korrik, 2013 - 19:48
SI KANE NISUR DUHET TE BEHMI GADI TE DEGJOJME LEVDATA EDHE PER SH.ENVER, JO ME VONE SE BRENDA VITIT TARDHSHEM.
Pėrgjigjjuni
As to me ...
16 Korrik, 2013 - 19:52
Fundėrrinat e rilindjes,me xhaketat e shqyera e tė vjetruara, por tė kthyera mbrapsht pėr tė na mbushur mendjen se janė fringo tė reja dhe shumė trendi,kanė bėrė e po bėjnė gjithēka qė idetė, praktikat dhe modeli i kohės sė Babės tė kthehet edhe njė herė nė jetėn tonė praktike.Ndoshta , kjo ishte arsyeja qė atyre u shkoi mendja ta quanin Rilindje.Shėndetsi falas,taksė progresive,punėsim nga zyrat e partisė-shtet pa ardhur ende nė pushtet.Partitė e tyre me dy koka japin ultimatume, kėrcėnojnė e kėshillojnė drejtuesit e lartė tė shtetit duke i takuar sa Rama aq edhe Meta.Sepse ata nuk kanė besim tek njėri-tjetri, kanė ide tė ndryshme , pėrveē korrupsionit qė i bashkon dhe delirit pėr pushtet.Lufta brėnda llojit do tė jetė pėr jetė a vdekje.Le ta shijoi ky popul qė u mashtrua keqas, por jo pėr njė kohė tė gjatė.Uroj qė ta kuptojė shpejt qeverisjen qė bleu me para tė pista dhe zhgėnjimi ta nxjerrė nga hipnoza!
Pėrgjigjjuni
Karocjer Dulla
16 Korrik, 2013 - 21:34
Mehmeti ishte pjese e cetes se kanibaleve qe drejtoj vendin gati 50 vjet.Edhe sikur te zinte vendin e Enverit mos kujtoni se do sillte demokraci, ishte me diktator se ustai i tij. Per te mbijetuar me i forti i cetes ha me te dobtin.Dhe faktikisht keshtu ka ndodhur. Kur thot i biri qe ishte diktator njelloj si Enveri dhe nuk do sillte ndonje ndryshim po te drejtonte vendin, nuk ja vlen per ta nderuar.Ju e respektoni vetem per pjesen si administrator, por edhe kete detyre e kryente me dhune e kerbac.
Pėrgjigjjuni
armir
16 Korrik, 2013 - 21:40
un nuk kuptoj shoqatat e te persekutumve pse nuk reagojne,pse nuk organizojne simpoziume qe te tregojne se kush ka ken bastardhi mehmet shehu e te tan plehnave te tjere qe kan shkaterru ket vend po kurt kola me ato qe u jua vunen flaket vedit per dy lek si nuk arrijne me i vu flaken vedit per idealet e tyne per te cilat kan vujt por me taman jena nji popull shume i dobet ne gjykimin e forte qe duhet ti japim ktyre plehnave te historise por edhe ktyne historianve palaco qe po e mbysin vleresimin e historise ashtu sic duhet.Autori ka te drejto kur thot se ruci edhe mund te kuptohet sepse asht rrit me ata plehna e njashtu asht ba por kto palaco historian jane ma te rrezikshem e duhet ti japim nje pergjigje te forte sic mund te ishte te bahej nji manifestim perpara asaj ndertese ku u organizu kjo shfaqje e ndyte dhe te mas i lejoshin per me e organizu po e perseris ket shfaqje te ndyt ka ardhe koha ne te cilin kena fillu me nxjerr kujin me vedin sepse nuk ka si shpjegohet kjo situate absurde .Turp turp turp
Pėrgjigjjuni
Dibrani
16 Korrik, 2013 - 21:50
Nje artikull me plote kuptim. Nje gje me duket krejtesisht kontraditore te keto nostallgjistat e tekaluarese hoxhiste si xhufi e te tjere. Parashtrohet pyetja : Me cilin jane keta, me shokun memet apo mer xhaxhin enver? Nese jene me te parin memetin, atehere duhet te distancohen nga i dyti xhaxhi enver ose anasjelltas. Sesili prej tyre ka nje bagazh te madhe te krimeve 40 vjecare dhe njekohesisht u paraqiten si kundershtar te njeri tjetrit. Po te krahasosht veprimtarin e udheheqesve komunist per me se 40 vjete, ajo ngjason me veprimtarit e bandave mafioze (te tipit all kapone). Pra kunderthenja eshte e plote. Ne Gjermani u be diferencimi me nje nen te thjeshte, sipas te cilit komunisteve nuk iu lejohej te mbajne mesim apo ligjerata; kurse tek ne ministra dhe kriminelet te tipit ; g. ruci dhe s. gjinushi jane ne poste udheheqese. Mo zot ma keq!
Pėrgjigjjuni
bedriu
16 Korrik, 2013 - 22:09
Zoterinje historian te kallepit te xhufi,milos e ku ta di une qe jane pjelle e diktatures bejne mire te heshtin
Zoti minister i ramiz alis nuk vjene me ajo kohe.
Ku kemi perfunduar
Pėrgjigjjuni
Fuat.Demiraj
16 Korrik, 2013 - 23:04
Shoku Kuqi , a keni degjuar ne keto vitet e demokracise te denohet dikush per axhitacion e propogande , per tentim arratisje , per mode te huaj .
Ju nuk mund ta kuptoni dot kurre sa vlere ka liria .
Pėrgjigjjuni
DARDHARI
16 Korrik, 2013 - 23:35
Z. Histrionic!
Ju po flisni jo drejt, une nuk e di se kush eshte ky gazetar por nje gje eshte e vertete qe: Ne ate vend nuk jane denuar asnje nga byroja dhe asnje i denuar nuk eshte hakmare kunder zhelatit te tij qe e ka torturuar e ka shkerdhyer familjen dhe sot ai perballet me te dhe ul koken se xhelati eshte avokat gjykates ,deputet, kryeministerdhe kryesoria eshte qe ai eshte biznesmen i fuqishem qe luan me para te madhe. Megjith ate qe te thuash qe mehmeti ishte bure qe duhet te hyje ne histori se ishte trim dhe kryeminister i zoti qe e solli popullin ne gjendje te MJERUSHME. Po ai duhet te hyje ne histori si njeri mizor dhe i pa shpirt qe ka bere kaqe krime te shemtuara vetem e vetem qe te jete i pari i vendit.Mos haroni qe larg pamesia e tij ishte kur i thane qe ta bejme ruge te gjera dhe AI mehmeti trm dhe i afte dora e djathe e hoxhes tha qe mos doni qe te shtrojme aerodrome qe te ulet armiku. Dhe me e bukur eshte ideja e strategut dhe luftetarit te spanjes kur tha qe te vendosen ne kollonat e vreshtave shigjeta metalike qe kur te zbarkoje armiku me parashuta tu ngulen ne ***** ky eshte mehmeti trim qe edhe po ta kene vrare edhe po te jete vetevrare eshte njesoj ai ishte nje cope muti si eshte saliu gramozi,ruci ,pashko dhe keta zhyfkat dhe putot.ata te gjithe krahasohen sot me kac islamin qe u gedhi nje dite demokrat qe mos kujtoni qe ka ndryshim te madh me socialist dhe komunist. Po shpresojme qe keta qe erdhen te mendojne te bejne dicka te mire per popullin ndryshe do ti mare dreqi shume shpejt se populli tani eshte ZGJUAR.
Pėrgjigjjuni
Aldo
16 Korrik, 2013 - 23:49
Para disa kohesh behej nje sondazh tek Neser TV ky shtrohej pyetja se cilit personazh te madh te historise tone i duhej ngritur nje monument ne sheshin Skenderbej, aty ku me pare gjendej busti i diktatorit. Alternativat ishin Zogu,Nene Tereza, Fan Noli e disa figura te tjera. A e dini se kush doli emri me i zgjedhur ne kete sondazh megjithese nuk bente fare pjese te alternativat? E pra vete ai Enver Krimineli. Qe aty mendova ore si ka mundesi qe ai njeri qeverisi ketu pa hasur ne asnje kundershtim te brendshem per 50 vjet. Pse ketu ne Shqiperi ai perversitet gjakatar ngjiti aq mire? Ishte Enveri me te tjeret te cilet na erdhen nga marsi dhe fati yne i keq qe na rane per pjese apo ne jemi popull qe prodhojme vazhdimisht kriminele te tille e jo vetem kaq, keta ne i perkrahim, i promovojme, i ngreme ne piedestal, sepse ata jane burrrrrra te vertete. Eshte ky popull aq i mire sa cshkruhet neper vjersha e romane? Apo ne kemi nevoje vazhdimisht te bejme makiazhin per ti mbushur mendjen, nuk e di se kujt, qe o sa te mire e me sa vlera jemi ne. Mendoj se thelle thelle ne shqiptaret, sigurisht shumica prej nesh, te njerezit negative shohim veten ne pasqyre e prandaj aktet e shemtuara e njerezit qe i kryejne ne i mbeshtesim. Pjesa me e madhe e shqiptareve do silleshin po njelloj nese do kishin me shume ne dore, do vrisnin sic beri Hoxha nese do kishin pushtetin e tij, do vidhnin e do plackisnin sic kane bere politikanet e ketyre 20 viteve nese do kishin mundesi ta benin kete. Prandaj ti leme perrallat folklorike e ta shohim veten ne pasqyre nese duam qe avash avash te largohemi prej se qenit aty afer me kafshen. Komplimente per shkrimin, jam 100% dakort.
Pėrgjigjjuni
Mersini
17 Korrik, 2013 - 00:16
Shumė drejt shprehet z.Agim Baēi nė shkrimin e tij Kur nuk e kemi lexuar diktaturėn. Po a ka burrė qė ia mbush mendjen Ruēit, Koēit, Xhufit, Bufit & compani? Ata vazhdojnė ta shohin realitetin me syzet e kuqe. Rėndėsi ka qė i kanė treguar tanimė fytyrat e tyre hipokrite e tė pėshtira. Ata servila tė Enverit dhe minj tė diktaturės, deri dje thoshin dhe ishin tė bindur se Mehmet Shehu ishte agjent i amerikanėve, i italianėve, i rusėve ishte njė poliagjent dhe armik i Partisė e i pushtetit popullor dhe se Enver Hoxha bėri shumė mirė qė e damkosi dhe e dėnoi si tė atillė. Tani po na thonė se ishte burrė i mirė, ishte burrė shteti, ishte hero! E vėrteta ėshtė se Shehu i Mallakastrės ishte vetėm njė burracak, qė vdiq si njė qen i braktisur nga i zoti i tij, Enveri, pėr tė cilin kishte njė adhurim prej skllavi dhe ndaj tė cilit nuk guxoi tė reagonte, apo ta zbrazte njėherė koburen. Letra e tij e lamtumirės (nė qoftė e vėrtetė) flet shumė pėr dobėsinė e karakterit tė tij. Ai ishte njė kriminel i lindur, qė tregohej trim me duarlidhurit e robėrit e luftės si dhe me popullin e pambrojtur, mbi tė cilin bėri kėrdinė, si nė jug dhe nė veri. Pėr ndjenjėn e tij tė inferioritetit ndaj Enver Hoxhės si dhe pėr disa nga krimet e pėrbindshme tė tij, flet edhe i biri, Bashkimi, tek libri Vjeshta e ankthit. Ruēi dhe Xhufi do tė bėnin mirė ta hapin atė nė faqen 109 dhe ta lexojnė pa syze. Disa dosje tė Shehut, Ballukut Hazbiut dhe ish krerėve tė tjerė komunistė, janė hapur dhe botuar nėpėr gazeta, ku del se sa poshtėrsisht janė sjellė ata duke akuzuar e duke shtyrė njėri-tjetrin drejt varrit; ndėrkohė qė Enveri i shikonte dhe i dėgjonte me kėnaqėsi ata shokė tė rremė tė idealeve komuniste, teksa gremiseshin tė pėrbaltur edhe nga ish-kuadro si Ruēi, Gjinushi e tė tjerė. Po tė kishte vazhduar edhe pak ajo kohė kacafytjesh dhe lufte brenda llojit, do tė ishin pastruar edhe disa qelbėsira si kėto qė kanė mbetur ende nė politikėn shqiptare, tė cilėt -siē ka thėnė F.Nano- jetojnė si kapitalistė dhe mendojnė si komunistė. Pra, kanė njė nostalgji tė ēmendur pėr diktaturėn dhe personazhet e saj. Populli shqiptar e ka lexuar me kurrizin e vet diktaturėn komuniste, prandaj edhe e rrėzoi tok me monumentet dhe me simbolet e saj. Po vjen dita qė ai tė ngrihet edhe njė herė, pėr ta zhdukur nga trualli shqiptar farėn e egėr komuniste, qė ka filluar tė gjallėrohet pėrsėri.
Pėrgjigjjuni
ILIRET
17 Korrik, 2013 - 10:30
Eshte pune dreqi. Sepse me sa duket, ne ate kohe i ka mbetur ora shumices se popullit shqiptar. Perse ? Ja kjo do analizuar nga ana juaj. Jo pse ne Pocem. Mallakaster, shkoi Ruci, xhufi etj. Atje ishin dhe mijra te tjere, Por sepse shqiptaret, mesa duket deri me tash nuk po gjejne alternative me te mire, dhe keshtu ata qe vleresojne M.Shehun, vjen puna dhe votohen
- Mos valle midis afrimit te formes se regjimit me diktaturen fashishte dhe nostalgjise per te kaluaren, shqiptaret zgjedhin kete te fundit? Them se ketu duhet perqendruar analiza
Pėrgjigjjuni
Gjovalini
17 Korrik, 2013 - 14:42
Konkluzioni: Jemi nje popull qe nderojme dhunuesit.
Pėrgjigjjuni
Rita
17 Korrik, 2013 - 14:42
Kurse une them qe analiza te perqendrohet ne keto 23 vjet gjurrulldie, korrupsioni ,shkelje ligjesh, rikthimi i kanunit te Dukagjinit ,tek tregtia ne nivel kombetar e nderkombetar te lendeve narkotike ,ne abuzimet ne familje ,ne shfrytezimin e femijeve e shume e shume cfaqje negative qe per cudi e marrezi bashke kane dhe uraten ,e sistemit te sotem ne vend !!!!! Me kete mund te lidhim nostalgjine per te shkuaren gjakatare !!!!Jo pa nje plan pa nje parashikim per te nesermen jane kryer e kryen keto prapsira ,ose me mire le ti emerojme sic jane ,krime per 22 vjet qe te detyrojne dhe ata qe vuajten me shume diktaturen ( gja qe si justifikon aspak ) te kene lekundje e te mos reagojne perpara fenomeneve si te M. Shehut !!! A kerkon njeri ne Rumani te rivendosin bustin e Causheskut ne mes te Bukureshtit ?????? Qe ku e ku jane krimet e gjirokastritit me te rumanit !!!!Por aty vendosen fuqite e medhaja te behej revolucioni popullor ,pas hapjes se murit te Berlinit !!!!Shqiperine ,ate vend te vogel me njerez primitiv e te vete burgosur ,le te kujdesen vete ata qe e cuan vendin ne kete gremine !!! Pastaj te mos behemi si te paditur ,jo ne Shqiperine e shqiponjave sduhet te kete skena si ne Rumani pasi nje popull po shqiptar pertej kufirit mendon,shpreson, adhuron pikerisht nga ajo qe ne quanim diktature se ishte e tille ,por hajde e thuaju vellezerve tane pertej kufirit ku lexonin veprar e tij degjonin propaganden e radio tv,shqiptar qe 99 / 100 te zezen e quante te bardhe e te kunderten ,ku jo pak prej tyre vite denoheshin me burgje per at emer !!!Kjo eshte analiza miq te dashur ,per nje pjese populli qe sprovoi asgje nga diktatura e sadistit gjirokastrit ,u la menjeane Shqiperia ,rrevanshi qe duhej marre ,e ligji qe duhej te denonte perfundimisht gjithe kupolen e P.P.Sh. e parti me emer ndryshe te mos kishte !!!! Ashtu sic parashikonte sadisti se Mehmeti sdo te ndiqte gjurmet e tij ( gja qe e shoqja ja ka dhene kete fiksim them une ose duke qene i mesuar qe cdo dekade te krijonte viktima i erdhi siraja Mehmetit ,nje qe dhe pikerisht paralel ndodh dhe kryengritja e pare e vellezerve pertej kufirit !!!!Ne vend qe te ngriheshim ne qe skishi cte hanim ironia e fatit ,ata qe shetisnin neper europe me kushte njerezore jetese ne token e vet !!!Nesje parashikimet e tiranit tone vertetohen sot se ndoshta ne te izoluarit do te vije dita qe do te hedhim poshte cdo gje ,si dhe bustin por ,prisni ata pertej kufirit ,gjaku im sdo ta bejne kuure kete gje ,do ta shihni!!!Epo e shohim dhe ketu !!!!! Ju lutem mos shkurtoni asgje ,le ta lexojne te gjithe qe e lene ne heshtje te verteten se sa keq e sa fatale eshte treguar fati,historia me ne !!!Kur kujtoj te kaluaren them se eshte e pamundur ne mes tone ( nje gjaku e nje populli te ndare ne dy shtete ) te mos kene gisht shtetet fqinje per kete anomali per kete moskuptim !!! Nje ane e kufirit didhet e i rrenqethet mishi kur kujton torturat e krimet monstruoze e tjetra denohet me burgim sepse shpreh dashuri e adhurim per tiranin gjirokastrit !!!E fqinjet veri-jug ferkojne duart pse jo dhe qeshin e qeshin pa fund se nje emer i humbur -ENFERR- dje , sot,,, e neser do te jete molle sherri e preteks per te qene ne hasmeri e ne gadishmeri per gjakderdhje !!!!!Ja dhe mallkimi yne qe na ka rene per hise apo na e sjellin ne hise pasi askush nuk don mallkimin e fatin e keq !!!Jane qeverite ata qe sjellin fatkeqsine ne popull !!!!!
Pėrgjigjjuni
kolonjari
17 Korrik, 2013 - 15:47
Kur ra diktatura prekem endren me te bukur njerezore LIRINE Per hir te liris se femijeve te mi do e vrisnja diktatorin edhe sikur te ishte BABAI im .Qendrimi i figurave te PS e LSI eshte ogur i zi per popullin.Ne emer te asaj se pa te shkuaren ska te ardhme ,po lartesohen kriminelet. Ne emer te aleances me boshtin, po fshihet tradhetia me e madhe ndaj kombit, shitia ne sllavet,Ne emer te luftes ndaj pushtusit fshiet lufta vella vrasese e kthimi ne raja te serbo-sllaveve.Kure nuk do nencmoj luften e popullit tim per clirim por koka drejtuse e asaj lufte ishte nje bande kriminale e dirixhuar nga perandoria ortodokso-komuniste, E verteta eshte se sheu luftoi ne spanje kunder nje diktature te djathte po koha tregoi se nuk luftoi per demokraci por per nje diktature te majte Eshte e vertete se ishte trim por cili nga kriminelet nuk eshte trim. Enveri e memeti kishin jetuar ne perendim, e dinin se ne demokraci nuk mund ti kthesh njerzit ne skllever e te rish ne pushtet perjetesisht, prandaj zbatuan nje nga diktaturat me teegra te njerezimit Z xhufi me qendrimin tend karshi figures se nje krimineli tregon nivelin psikologji , boten tende te brendeshme; tregon se ne shqiperi ekziston ne menyre reale rikthimi i murtajes
Krijoni Kontakt