Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 65
  1. #51
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Ka fillu nje heshtje brenda LVV, ose jane te trubullt dhe spo din cka me thene, ose skan fuqi me e marr pergjegjesine si parti e me e perjashtu Rexhep Selimin nga partia deri ne perfundim te hetimeve.

    Eshte mire me fol edhe ne situata ne veshtira LVV edhe ketu ne forum, duhet marr pergjegjesite edhe kur e kane te veshtire jo te heshtni..... po nejse skeni shume cka te thoni, sepse vrasesi i dyshuar eshte brenda jush.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    po ti ke 100 vrases te dyshum ne parti e spo te ha palla o gogol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #53
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Qe akuzat ndaj Rexhepit jane montim politik ngritur nga hashim thaqi ne bashkepunim me eulex-serbi, s'besoj qe ka nje njeri me dy mend te mos e verej dhe kuptoje. Kjo po shihet hapur, s'ka as tentativ maskimi nga pdk-istet e rinj apo "prurjet" e hashimit, respektivisht udbashet e shikistet.
    Gjeneral Selimi eshte shume i forte dhe i rrezikshem per t'birin e polarit, ma i rrezikshem se krejt VV-ja e Ldk-ja bashke. Luftetar i oreve te para dhe nder komandantet me te spikatur te Uçk-se. Me te polari jone s'ka mundesi te shtyhet ne asnje aspekt, as per atdhetari, as per trimni, as per inteligjenc. Ka lidhje e miqesi te madhe me Fatmirin, Jakupin, Familjen Jashari, me Haradinajt.. Nuk mund ta shantazhoje, frikoje e as te paraqitet me patriot ne publik.
    E atehere si te neutralizohet ky kundershtar i ashper i koheve te fundit, qe direkt me shume se çdokush tjeter e sulmon hapur nga Foltorja e Kuvendit(shikoni videot e fundit per t'u bindur). Natyrisht se ketu interes te madh per nderprerjen e sulmeve ndaj figures se hashimit paraqesin edhe padronet e tij nderkombetar. Perulja e hashimit eshte teper e shtrenjte dhe e dobishme per ta dhe vetem nepermjet tij arrijne te marrin "leshime te dhimbshme" ndaj serbise territorialisht, ekonomikisht etj, pa krijuar tensione e rebelizem nder shqiptar qe do ta minonte status quon e vendosur ne kurriz te tyre. Nderkombetaret nuk deshirojne pengesa, kane agjenden e vet dhe hashimi ju garanton permbushjen e saj.
    Natyrisht se te vertet ne keto shpifje nuk ka asgje, do te vertetohet pa dyshim, madje ndoshta nuk do kene guxim as t'i paraqesin akuzat sepse shihet qarte nderhyrja politike dhe i frikohen efektit bumerang. Njeher per njehere lansojne akuza nepermjet mediave te hashimit si kosovaonline e klani per ta matur e peshuar reagimin e qytetareve, te ldk-se e sidomos te komandanteve tjere shoke e miq te Selimit.

    Diqka tjeter me rendesi eshte te krijohet armiqesi ndermjet Ldk-se e VV-se, ose te pengohet bashkepunimi i mundshem i tyre ne opozite.
    Te gjitha analizat e sintezat, nga çfaredo pikeveshtrimi tregojne se akuzat jane me prapavije politike.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #54
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Sipas dosjes së “Sigurimit të Atdheut”, ja kush e vrau Xhemajl Mustafën!

    Personi vrasës që e jep “Sigurimi i Atdheut” Driton Zh., thuhet se ka lidhje shumë miqësore me këshilltarin për siguri të Ibrahim Rugovës, të dyshuarin me bazë të fortë për organizimin e shumë vrasjeve politike të pasluftës, Ramë Marajn. Opinionit i është i njohur fakti se Maraj u bë këshilltar për siguri në kabinetin e Ibrahim Rugovës vetëm pas vrasjes së ish-shefit të FARK-ut, Tahir Zemaj

    Dosja e “Sigurimit të Atdheut” e dorëzuar ditë më parë në EULEX, e titulluar si Dosja 2005/02/SIA, përveç që paraqet të dhëna shumë interesante dhe shqetësuese për opinionin publik dhe vendin, në njërin nga raportet e spiunimit nga ana e punëtoreve operativë të “Sigurimit të Atdheut”, flet gati në detaje edhe për zbulimin e vrasësve të intelektualit dhe bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës.

    Raporti që flet për vrasjen dhe vrasësit e Xhemajl Mustafës mban datën 18 tetor 2002. Raporti fillimisht përshkruan gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe mundësinë e rebelimit gjithëqytetar, të përgatitura nga grupe të ndryshme anekënd Kosovës. Pastaj, nga të dhënat e raportit të datës 18 tetor 2002 jepet edhe emri i një personi nga qyteti i Podujevës, për të cilin thuhet se ka organizuar dhe vrarë Xhemajl Mustafën në hyrje të banesës së tij në qendër të Prishtinës.

    Personi Driton Zh. Nga Podujeva është person i cili merret me akte kriminale (likuidime të njerëzve në Prishtinë dhe më gjerë). Driton Zh. ka lidhje të ngushta me oficerët A. SH. dhe D. G. nga Shqipëria, njëri prej të cilëve konsiderohet si shumë i rrezikshëm dhe tashmë i është ndaluar hyrja në Shqipëri. Në raport konkretisht thuhet se personi Driton ZH. ka dorë në vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe ekipin e ka në Shqipëri, për ku edhe udhëton shpesh.

    Personi vrasës që e jep “Sigurimi i Atdheut”, Driton Zh. thuhet se ka lidhje shumë miqësore me këshilltarin për siguri të Ibrahim Rugovës, të dyshuarin me bazë të fortë për organizimin e shumë vrasjeve politike të pasluftës, Ramë Marajn. Opinionit i është i njohur fakti se Maraj u bë këshilltar për siguri në kabinetin e Ibrahim Rugovës vetëm pas vrasjes së ish-shefit të FARK-ut, Tahir Zemaj.

    Për Ramë Marajn, ky këshilltar i Ibrahim Rugovës, tashmë ka të dhëna se qëndron pas rrëmbimit dhe pastaj karbonizimit të patriotit Shaban Manaj, hedhjen e bombës në oborrin e shtëpisë, krimit dhe haremit të Ibrahim Rugovës. Sipas burimeve nga Klina, Ramë Maraj qëndron edhe pas vrasjes së kryetarit të Kuvendit Komunal të Klinës, njeriut të urtë, Ismet Rraci.

    Maraj gjithashtu tanimë dihet nga të gjithë vendorët e ndërkombëtarët se ka organizuar edhe shpërthimin me bombë teledirigjuese ndaj eskortës së Ibrahim Rugovës më datë 15 mars të këtij viti, në qendër të Prishtinës.

    Ndërsa KFOR-i, UNMIK-u dhe SHPK-ja, duke pasur të dhëna të sigurta se në shtëpinë e Rugovës në Velani po përgatitej diçka e keqe për Kosovën, reaguan. Një burim ndërkombëtar thekson se i inkriminuari Ramë Maraj “na ka shpëtuar për 20 minuta”.

    Rama kishte ikur, por kishin mbetur armët ilegale, bombat teledirigjuese, para nga punët e pista, rreth një milion euro, në shtëpinë e pistë të Ibrahim Rugovës.

    (koha ditore)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Shikoni, tema tabu nuk ka! Ne sot diskutojme ne menyra te ndryshme per gjithcka, cka tash se po hezitoni...

    Ju deri dje keni gjyku dhe rigjyku, skeni len gje pa thene per SHIK-un, keni shpif gjera nga me te ndryshmet. Ndersa tani thoni ta presim drejtesine, normal drejtesine e presim
    kur kihet para syesh se deri tash klani i thaqit ka qen klan i krimit dhe i veprave anti shqiptare kjo te len te dyshosh qe vrasjet pas lufte i ka kry SHI-KU PRA NO COMENT

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Ymeri, vrasësi i Mustafës nuk është deputet i Vetëvendosjes
    Bota Sot | 12.10.2012
    Visar Ymeri shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur poshtë akuzat se një deputetë i kësaj partie ka dorë në vrasjen e Xhemail Mustafës.
    I pyetur për akuzën se një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje a ka dorë në vrasjen e Mustafës, Ymeri tha se në asnjë rast asnjë deputetë i Lëvizjes nuk është i përfshirë në vrasje. Ai tha se prej se kjo lëvizje ka hyrë në politikë është sulmuar në mënyra nga më të ndryshmet. Kjo luftë është bërë nga disa agjentë të caktuar dhe se akuzat po bëhen nga një pjesë e medieve të afërta me pushtetin. I pyetur nëse ai e din historinë e secilit prej deputetëve Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ‘po’ ia njeh historinë.

    Visar Ymeri në “Interaktiv” duke folur për seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua mocioni për privatizimin tha se deputetët e opozitës që sot votuan kundër apo abstenuan në momentin e votimit të mocionit të Vetëvendosjes për pezullimin e procesit të privatizimit, i ndihmuan kryeministrit Thaçi dhe vazhdimit të qeverisjes së keqe. Ai tha se argumentet janë në anën e Vetëvendosjes si vlerësimet e ekspertëve, të sindikalistëve, të qytetarëve që nënshkruan peticionin kundër privatizimit. Ymeri tha se pavarësisht insistimit të qeverisë Thaçi që të vazhdojë me privatizimin duhet ta dijë, që këto kompani nuk janë pronë private, por publike. Ai tha se as qytetarët nuk e duan privatizimin, ky ka qenë mesazhi ndaj atyre që duan të investojnë në privatizimin e PTK-së apo të ndonjë kompanie tjetër.
    Ai tha se do ta sfidojnë privatizimin në të gjitha format, me protesta, me reagime në aleancë me sindikatat, qytetarët etj. BS

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nuk esht e rasishtme qe po sulmohet vetvendosja edhe ne ket rast ka nje prapavi politike kto dit ka filluar nje luft anti vetvendosje nga ana e mediave qe jan te aferta me partin ne pushtet kjo esht tmerr per qytetaret nje luft speciale si kur ne periudhen kur u montu nje gjykim kunder fatmir limajt kjo esht skenar nga SPIUNET E SHIKUT KJO SKA DILEM POR RRUGEN E VETVENDOSJES NUK DOTE MUND TA NDAL AS KUSH EDHE NESE SULMOHEN NGA GJYKATA E EULE-SHAT E NDERKOMBTARVE

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    haminella

    Citim Postuar më parë nga haminella Lexo Postimin
    Qe akuzat ndaj Rexhepit jane montim politik ngritur nga hashim thaqi ne bashkepunim me eulex-serbi, s'besoj qe ka nje njeri me dy mend te mos e verej dhe kuptoje. Kjo po shihet hapur, s'ka as tentativ maskimi nga pdk-istet e rinj apo "prurjet" e hashimit, respektivisht udbashet e shikistet.
    Gjeneral Selimi eshte shume i forte dhe i rrezikshem per t'birin e polarit, ma i rrezikshem se krejt VV-ja e Ldk-ja bashke. Luftetar i oreve te para dhe nder komandantet me te spikatur te Uçk-se. Me te polari jone s'ka mundesi te shtyhet ne asnje aspekt, as per atdhetari, as per trimni, as per inteligjenc. Ka lidhje e miqesi te madhe me Fatmirin, Jakupin, Familjen Jashari, me Haradinajt.. Nuk mund ta shantazhoje, frikoje e as te paraqitet me patriot ne publik.
    E atehere si te neutralizohet ky kundershtar i ashper i koheve te fundit, qe direkt me shume se çdokush tjeter e sulmon hapur nga Foltorja e Kuvendit(shikoni videot e fundit per t'u bindur). Natyrisht se ketu interes te madh per nderprerjen e sulmeve ndaj figures se hashimit paraqesin edhe padronet e tij nderkombetar. Perulja e hashimit eshte teper e shtrenjte dhe e dobishme per ta dhe vetem nepermjet tij arrijne te marrin "leshime te dhimbshme" ndaj serbise territorialisht, ekonomikisht etj, pa krijuar tensione e rebelizem nder shqiptar qe do ta minonte status quon e vendosur ne kurriz te tyre. Nderkombetaret nuk deshirojne pengesa, kane agjenden e vet dhe hashimi ju garanton permbushjen e saj.
    Natyrisht se te vertet ne keto shpifje nuk ka asgje, do te vertetohet pa dyshim, madje ndoshta nuk do kene guxim as t'i paraqesin akuzat sepse shihet qarte nderhyrja politike dhe i frikohen efektit bumerang. Njeher per njehere lansojne akuza nepermjet mediave te hashimit si kosovaonline e klani per ta matur e peshuar reagimin e qytetareve, te ldk-se e sidomos te komandanteve tjere shoke e miq te Selimit.

    Diqka tjeter me rendesi eshte te krijohet armiqesi ndermjet Ldk-se e VV-se, ose te pengohet bashkepunimi i mundshem i tyre ne opozite.
    Te gjitha analizat e sintezat, nga çfaredo pikeveshtrimi tregojne se akuzat jane me prapavije politike.
    ANALIZ SHUM E SAKT EDHE KY MUND TE JET NJE QELLIM I PARTIS NE PUHSHTET

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    Korrupt Qeveri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Eshte nje veti e popujve te vegjel qe shume shpejt bien nen ndikimin e te fortit (ne kete rast EULEX-it) dhe lujan lojen sipas muzikes se tyre. Per 12 vjet nuk u zbulua vrasesi i Xhemajl Mustafes, dhe tash EULEX-i e zbolui se eshte Rexhep Selimi (VV-ja me sakt), sepse eshte i vetmi se bashku me levizjen e tij qe po ua nxjerr te palarat edhe qeveritareve edhe opozite por edhe EULEXI-t. Une vertete do te doja te zbulohen te gjitha vellavrasjet (nese jane te tilla) te paraluftes (vrasja e vellezerve Gervalla dhe Kadri Zekes), vellavrasjet gjate luftes dhe ato te pasluftes, sepse nese jane bere nga dora "shqiptare" ai nuk mund te jete shqiptare, por spiun i shitur te shkjau.
    Nuk pajtohem qe te drejtojme gishtin drejt dikujt qe akoma nuk e dijme nese eshte apo jo vrasesi (sepse cdokush edhe i paraburgosur te jete nuk eshte fajtore por i dyshuar-derisa nuk vertetohet akuza). Prandaj them te mos ngutemi, nese kemi prite 12 vjet, te presim derisa te dale e verteta ne shesh.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •