Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 65
  1. #41
    filani fisteki kta krejt bash kan honger deri dje kta vraj dikon ata dikon krejt para ligjit duhet me kan njejt kush e ka ba e bajt meshnet sbon me akuzu as me mbrojt del para gjyqit denohet ska fjal ,po nese o i pafajshem o tjeter muhabet drejtsia e thot fjalen e fundit
    APAC

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Nese del Rexhep Selimi si vrasesi i te ndjerit , atehere automatikisht bie qe Thaqi e ka dhane urdherin pasi qe ne ate kohe ishte Kryeminister i Qeverise së përkohshme vet Thaqi.
    Edhe me shum dyshoj tani pse kjo vrasje nuk u zbulua me heret , sepse THAQI KISHTE GISHT , kuptohet sikur mijera deshmore tjere qe presim te zbardhen .
    Por ky i fundit doli ne LVV ndaj spat meshire
    Pikerisht edhe une personalisht mendoj mu keshtu sic edhe ti mendon.

    Tani problemet te brendshme te PDK-se (Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kunder Thacit dhe kompanis) Hashim Thaci, me kete loje te tije mundohet qe problemin ta qes tek fusha e kundershtarit, tek Levizja Vetevendosje, sepse keta jane kundershtar te vetem qe ja rrezikojne pushtetin (karrigen). Natyrisht, nese me te vertet Raxhep Selimi do indedifikohet si i dyshuari kryesor per vrasjen e Xhemajl Mustafes, ateresh me se shumti qe do demtohet nga kjo, do jet vet Hashim Thaci. Sepse kjo loje e tije (Thacit) do jet bumerag ndaj vet ketij te fundit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #43
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Ka filluar te lokalizohet i dyshuari per vrasjen e Xhemailit, shikoni shkrimin me poshte:

    Deputeti i dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës bsohet se është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, bëjnë të ditur disa portale, të cilat theksojnë se tashmë është përgatitur edhe fletarresti për të.
    Të njëjtat burime, për të cilat është i njohur edhe emri i të dyshuarit, theksojnë se deputeti në fjalë dyshohet të ketë qenë urdhërdhënësi për vrasjen e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vrasje që u krye me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë.

    Sipas burimeve në këtë vrasje përveç deputetit është i përfshirë edhe një polic, ndërsa arrestimi i tyre pritet të behet shumë shpejt. botasot.info
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #44
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Keni durim edhe pak e mos spekuloni palidhje me emra.

  5. #45
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Tani po dihet se cili eshte i dyshuari, mirepo natyrisht se per te vertetuar fajsine duhet te ndjekur procesi gjygjesor.





    .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Edhe nje montim i nderkombetareve duhet te jete. Megjithate Gogi une sdo te hapja nje teme te tille pa qene gjithcka e sakte. Dmth qe ata po e akuzojne Rexhep Selimin. Sepse akuzen e besoj vetem kur te thote vete Rexhep Selimi e kam vra.

    Dhe duke e njohur deri diku karakterin e ketij njeriu jam e sigurte se nese e ka bere do ta pranoje.

    Une e kuptoj qe EULEX-it i duhet dikush per ta akuzu derisa marrin rroga te majme per keto pune, por nuk e kuptoj se si shqiptaret besojne kaq lehte gjera te tilla.

    Ngadale kam filluar te besoje se vertete po perdhosim , ate me te cilen ne fakt do te duhej te krenoheshim;luften tone clirimtare.
    AUTOCHTHONOUS

  7. #47
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Anita,

    Tema ka te bej "me nje person te dyshuar", pastaj shkrimet e mia precizojne se eshte Rexhep Selimi. Une nuk jam duke e gjykuar Rexhep Selimin, mirepo une jam duke thene se personi i dyshuar eshte Rexhep Selimi.

    Kjo ska te bej kush sa ka kontribuar gjate luftes, mirepo ketumpas luftes jane nderthurur shume interesa qe kane mundur ken ndikime te ndryshme ne shume vrasje.

    Ne shkrimin me larte eshte cekur nba Latif Gashi se Rexhep Selimi ka pasur Policine Sekrete. Ndersa Rexhep Selimi vazhdimisht ka akuzuar SHIK un per gjera kriminale.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #48
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Po dihet mirfilli se Llapi i pari po dyshon se e ka zbuluar vrasesin, duhet ta marim seriozishte kete pune. Pra nese ai dyshon dhe e shperndane ne opinjon eshte nje mendim i ti privat apo produkt i gatimit te nje kuzhine plehrash.

    Prokurorija s,po flet asgje thua se ata jan te shurdher dhe te verber, ata duhet ti marin per baze fjalet e Llapit dhe per dy minuta ta lidhin vrasesin dhe ta varin menjehere te plepat, keshtu eshte edhe mendimi i Llapit ai dyshon dhe dyshimi i tije duhet te behet realitet.
    Pse more nuk pritni qe organi kompetent ta jap fjalen e vet po vraponi pas putrave te ariut.

  9. #49
    Drejtesia duhet te jet ajo qe te tregoj, jo vetem kush eshte vraresi I Xhemajl Mustafes, por edhe te gjitha vrasjeve tjera qe kane ndodhur pasluftes e kendej. Natyrisht nese kjo drejtesi eshte totalisht e pavarur, sepse te gjithe jemi ne dijeni se drejtesine ne Kosove kontrolluan te gjitha qeverite e pasluftes, e sidomos kjo e tanishmja. Kjo qe tani kinse vraresi I Xhemajl Mustafes nga qenka nga Levizja Vetevendosje,mendoj qe eshte nje loje e qeverise (pushtetareve) te tanishem, e sidomos shefit te ekzekutivit (qeverise) dhe njeherit liderit te PDKse. Sepse duke patur parasysh problemet qe jane ne partine e tije ndermjet Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt me te personalisht dhe klapen e tije. Duke patur parasysh mos privatizimin apo shitjen e pronave publike (PTKse, KEKut, Trepces etj) ne menyren se si ai dhe Qeveria e tije deshirojne. Duke patur parasysh se vazhdimi I bisedimeve ndermjet Qeverise se tije dhe Shtetit te Serbise (e boterisht dihet se ne te miren dhe ne favor te kujt jane keto bisedime) eshte nje problem ne vete per vet kryeministrin, sepse ai nuk don te ket pataten e nxehte ne duart e tije. Tani me ket loje te tije do thosha, mundohet qe vemendja e opinionit popullit (Shqiptar) te Kosoves te kaloj nga keto procese negative qe po I pergaditen Kosoves dhe Popullit (nga nje pjese e bashkesise nderkombetare dhe me ndihmen e qeverise se Kosoves) e te qendrohet tek ajo ja kinse vraresi I Xhemajl Mustafes na qenka nga rradhet e Levizjes Vetvendosje. Tani shtrohet pyetja. A thua pse tani dhe pse pikerisht ne kete kohe kur boterisht dihet qe e vetmja LVV eshte ajo qe kembngulesisht kundershton bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe gjithashtu kundershton privatizimin apo shitjen e likuidimin e pronave publike fitimprues, behet kjo akuze kinse vraresi eshte ne rradhet e LVV. Nuk duhet paragjykuar, ndoshta edhe mund te jete ashtu sic po pretendohet. Por mendoj qe vrasje me te madhe qe po I behet popullit nuk ka. Sepse ketij populli (Shqiptareve) gjithnje e me teper po I vritet ardhemeria e tij.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #50
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    E ENJTE 11 TETOR 2012 09:55 **
    Kush është vrasësi i Xhemajl Mustafës ?
    Politikë

    Mujë Krasniqi, në mese Lahi Ibrahimi dhe në të majt Rexhep Selimi në Jabllanic të Gjakovës
    Prishtinë, 11 tetor - Zyrtarë të EULEX-it nuk kanë folur shumë për hetimet që janë duke u bërë rreth vrasjes së ish-anëtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa. Mediet kanë raportuar të mërkurën se deputeti i dyshuar për këtë vrasje është nga radhët e Vetëvendosjes. Por, në partinë e Albin Kurtit, sqarojnë se asnjë deputet i tyre nuk po hetohet për këtë çështje.

    Pos që kanë konfirmuar se Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të LDK-së, Xhemajl Mustafa, zyrtarë të EULEX-it nuk kanë thënë as një fjalë më shumë në lidhje me këtë rast, shkruan “Express”.

    Blerim Krasniqi, zëdhënës në Misionin Evropian për Rend dhe Ligj, ka thënë për “Express” se EULEX-i nuk komenton asnjë rast përderisa është duke hetuar.

    “Krejt çka mund të them është se Prokuroria Speciale është duke hetuar vrasjen e z. Xhemajl Mustafa”, ka thënë Krasniqi.

    Klan Kosova ka raportuar se vrasësi i ish-këshilltarit politik të ish-presidentit Ibrahim Rugova është deputet i Parlamentit të Kosovës.


    Rexhep Selimi: Deputet i Kosovës
    Përveç deputetit, është sqaruar se për vrasjen e ndodhur në nëntor të vitit 2000, i dyshuar është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

    Sipas portalit të lajmeve KosovaOnline, deputeti i dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky ueb-sajt, duke u thirrur në burime anonime, raporton se deputetit po i përgatitet edhe fletarrestimi.

    Por, në partinë e Albin Kurtit, sqarojnë se asnjë deputet i tyre nuk po hetohet për këtë çështje.

    Nga ana tjeter burime mire të informuara nga Gazeta pohoin se po përgaditet Fletearrest për Rexhep Selimin i njohur më Nofken e Luftës 10-tshi.

    Rexhep Selimi ka qen në Hierarkin e lartë të "Ushtris Çlirimtare të Kosovës" pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe pas Luftës Shefi i Ministris së Rendit pran Qveris së Përkohshme e cila ishte formuar në Rambouillet të Francës nga Ibrahim Rugova LDK, Hashim Thaqi UÇK-, Veton Surroi që përfaqsonte Poltiken e Ndërkombtarve dhe Rexhep Qosja nga Klasa Intelektuale e Kosovës, me kete rrokad, Amerikanet shpresonin që ti ulin Shqiptaret ne nje Tavolinë dhe ta kontrollonte Krahun e Luftës porë më tu larguar nga Rambuillet, Ibrahim Rugova se pranoi kete Qeveri asnjehere dhe kjo ia mundesoi dhe Hashim Thaqit që gradualisht të vije në Pushtetë në Kosovë.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •